Tag: behar

  • Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët

    Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët

    SPAK ka kërkuar 74 vite burg në total për 7 të pandehurit ku bëjnë pjesë ish-policë, ish-prokuror e biznesmenë. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg. 
    Për Behar Bajrin, SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e të njëjtëve personave si dhe armabjtje pa leje e grup kriminal. Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit. 
    Për ish-prokurorin Xhavair Lita u kërkua dënimi me 6 vite burg për 2 episode korrupsuoni pasiv dhe zbulim të akteve sekrete. Për ish shefin kundër krimit të organizuar në Shkodër Ardrit Hasanbegaj u kërkua dënimi me 9 vite burg për sigurim kushtesh për vrasje në dëm të Ibrahim Licit dhe pjësmarrje në grup kriminal. 
    E njëjta masë dënimi u kërkua dhe për ish-shefin e Operacionales Oltian Bistri i akuzuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe zbulim të akteve sekrete. Të pandehurve për këto akuza iu pranua gjykimi i shkurtuar dhe nëse deklarohen fajtor përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit. Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës. 
    Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij 
    Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë 
    Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë 
    Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë 
    Ardit Hasanbegaj- vendimi do të jepet më 2 dhjetor pasi nuk ka bërë mbrojtjen avokati 
    Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin 
    Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion , fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm. Rrëzohet kërkesa për konfiskimin e 1.3 milionë euro te SPAK për Bistrin. 

  • Behar Gjoka: Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional…

    Behar Gjoka: Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional…

    Nga Julia Vrapi
    Ndarja e çmimeve dhe konkurset letrare që zhvillohen në vendin tonë kanë qenë herë pas here dhe pjesë e diskimeve nga autorë dhe studiues të letërsisë. Kritikat nuk kanë munguar dhe në drejtim të institucioneve për mënyrën se si zhvillohen konkurset letrare apo dhe ndahen vlerësimet. Studiuesi i letërsisë Behar Gjoka, një nga zërat që here pas here në reagimet e tij ka sjellë në vëmendje probleme të ndryshme në sektorin e librit, çfarë ndodh me konkurset letrare në vendin tonë, etj, në një reagim të fundit të tij flet për tekstin letrar dhe autorin. Studiuesi i njohur i letërsisë Behar Gjoka thotë se kur libri bie në duart e atyre, që ai quan përfaqësues të analfabetizmit asgjësohet teksti dhe autori. “Shpërfytyrim. Kur dija dhe kinse “dijetarët”, përdorin marifetet e pushtetit, vetëm sa çelnikosin sundimin e pushtetit, që nuk ka asnjë lidhje me qytetarin. Kur libri bie në duart e sharlantanëve dhe përfaqësuesve më të zellshëm të analfabetizmit funksional, sigurisht asgjësohet teksti dhe autori”, shprehet Behar Gjoka studiues i letërsisë në një reagim të tij, të cilin e ka ndarë edhe në rrjete sociale. Kritiku dhe shkrimtari Behar Gjoka është nga intelektualët më aktiv në fushën e letërsisë. Si studiues Gjoka herë pas here i rikthehet edhe materialeve që ka shkruar ndër vite për problemet me librin, autorët apo dhe kritikën letrare, por në këtë reagim të tij ai sjell në vëmendje edhe rëndësinë që ka letërsia. “Kur shija e lodhur e mësimdhënësve, që dinë vetëm “të korrigjojnë dhe të ndajnë çmimet” simbas klaneve dhe tarafeve, merret si kriter vlerësimi, letërsia ngjan me “kënetën” e realizmit socialist…Njerëz, horrat e pushtetit, jo vetëm politik, por edhe kulturor dhe letrar, na kanë marrë peng shpirtin, sepse letërsia është e vetmja hapësirë lirie, ku ende marrim frymë…”, shprehet  studiuesi Behar Gjoka.
    Aktivitete për letërsinë shqipe
    Si drejtues i qendrës së studimit “Pjetër Budi”, studiuesi Behar Gjoka ka zhvilluar dhe tryeza shkencore për letërsinë shqipe, problemet dhe zhvillimi i saj. Këto tryeza shkencore bëjnë bashkë autorë dhe studiues të ndryshëm, me kumtesa, pyetje dhe diskutime mbi problematikat e ndryshme të letrave shqipe. Studiuesi Behar Gjoka gjithashtu është i pranishëm në media edhe me artikuj për problematika të ndryshme politike e shoqërore. Behar Gjoka është diplomuar për kritikë letrare në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Në 2002 ai botoi librin e tij të parë “Poetika e Budit”, për të vijuar dhe me të tjerë tituj në vijim. Ndër botimet e tij përmendim: Poetika e Budit – 2002; Proza e Kutelit : studim – 2004; Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe : studim – 2005; Mashtrim i bukur : roman – 2006; Sistemi letrar piramidal : shqyrtime teorike dhe tekstologjike – 2007; Kadare i rilexuar : studim – 2008; Martin Camaj : shkrimtaria e tij – 2010; Kuteli dhe letrarja: studim – 2010; Agim Gjakova, shkrimtari i të dy anëve të kufirit – 2011. Autonomia e kritikës letrare – 2012, etj.

  • Seanca ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës/ Të pandehurit mungojnë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

    Seanca ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës/ Të pandehurit mungojnë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

    Nis seanca ndaj tre të akuzuarve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka.

    Nga relatimi i GJKKO rezulton se Pëllumb Gjoka ka lëshuar deklaratë nga burgu i Peqinit dhe kërkon të përfaqësohet nga avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Ky i fundit ka dërguar një mesazh duke thënë që ka një seancë tjetër.
    I akuzuari Behar Brajoviç ka dërguar gjithashtu deklaratë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati Elton Hyseni.
    Për Edmond Prekën është i pranishëm avokati i tij Isuf Shehu, ndërkohë që mungon avokati tjetër
    Gjykata siç raporton Anila Hoxha ka njoftuar edhe palët e dëmtuara nga të akuzuarit që nuk janë të pranishëm. Prokurorët e SPAK thonë që jemi dakord që procesi të zhvillohet në mungesë të tre të pandehurve, përderisa interesat  e tyre përfaqësohen nga avokatët e pranishëm në sallë. Të tre avokatët e të dyshuarve kërkojnë që seanca të shtyhet në ditë tjetër.

    Top Channel

  • “Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër nga Kosova

    “Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër nga Kosova

    Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.

    Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.
    Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
    Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të Kamberit.
    Mjeku psikiatër është marrë në pyetje në lidhje me rastin dhe në mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën që t’i propozonte për martesë.
    Kamberi është shprehur se nuk është e drejtë të qëndrojë në burg vetëm për faktin se ka shfaqur pëlqim për një vajzë, pasi ai tregon se në asnjë moment nuk e ka kanosur apo kërcënuar moderatoren.
    Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut, Behar Kamberi dhe hetimi i tij do të vijojë në gjendje të lirë.
     

    Top Channel

  • “Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku nga Kosova

    “Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku nga Kosova

    Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.
    Disa mesazhe, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.

    Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
    Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të Kamberit.
    Mjeku psikiatër është marrë në pyetje në lidhje me rastin dhe në mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën që t’i propozonte për martesë.
    Kamberi është shprehur se nuk është e drejtë të qëndrojë në burg vetëm për faktin se ka shfaqur pëlqim për një vajzë, pasi ai tregon se në asnjë moment nuk e ka kanosur apo kërcënuar moderatoren.
    Nisur nga kjo, Prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut, Behar Kamberi dhe hetimi i tij do të vijojë në gjendje të lirë.

  • “Të dua… dëshiroj të martohem me ty”, lirohet nga qelia mjeku psikiatër, shpërthen në lot: Nuk e kam përndjekur Albanën

    “Të dua… dëshiroj të martohem me ty”, lirohet nga qelia mjeku psikiatër, shpërthen në lot: Nuk e kam përndjekur Albanën

    behar kamberi dhe albana bejko

    TIRANË- Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, pas kallëzimit të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur prej tij. Vendimi për lirimin është marrë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka kqyrur dhe mesazhet që mjeku i ka dërguar moderatores. Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.
    Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
    Mbi të gjitha këto mesazhe të kqyrura nga prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të mjekut psikiatër Behar Kamberi.

    Lidhur me këtë rast në pyetje është marë dhe mjeku psikiatër, i cili mes lotëve ka dëshmuar në polici se thjesht ka shfaqur ndjenjat sentimentale dhe kishte ardhur në Tiranë, me shpresën për ta takuar Albanën dhe propozuar për martesë.
    Mjeku mes lotëve është shprehur se nuk mund të qëndrojë në burg vetëm se ka shfaqur pëlqimin ndaj një vajze, pasi sipas tij ai në asnjë moment nuk e ka kanosur apo ta ketë frikësuar moderatoren sportive.
    Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës pasi studioi në tërësi rastin në fjalë, vendosi urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të mjekut kosovar Behar Kamberi, duke zgjedhur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.
    Rasti në fjalë tregon vijën juridike delikate të përndjekjes dhe shfaqjes së një ndjenje dashurie ndaj një vajze, e cila edhe pse nuk shfaq dakordësinë i drejtohet policisë me një kallëzim penal, duke çuar në arrestimin e mjekut kosovar.

  • Mjeku psikiatër “çmendet” pas gazetares së RTSH, si përfundoi në qeli

    Mjeku psikiatër “çmendet” pas gazetares së RTSH, si përfundoi në qeli

    Një mjek 42-vjeçar nga Kosova, i quajtur Behar Kamberi, është arrestuar së fundmi nga policia shqiptare nën akuzën e përndjekje së moderatores sportive, Albana Bejko.
    Sipas burimeve, Kamberi dyshohet se ka ndjekur vazhdimisht moderatoren, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo.
    Mësohet se moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku është ftuar të paraqitej. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët e Komisariatit Nr. 2 kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.
    Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.
    Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

  • Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura për “themeluesin e prozës moderne shqiptare”

    Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura për “themeluesin e prozës moderne shqiptare”

    Petro Marku është themeluesi i prozës moderne shqiptare, thekson studiuesi Behar Gjoka, që pas disa vitesh hulumtim në figurën e shkrimtarit vjen me një monografi nën titullin “Shkrimtari i lirisë”.

    “Nëse do të lexohet sidomos Qyteti i fundit, kryevepra e tij, ky roman përgatiti ardhjen e Gjeneralit të Kadaresë… Është nga ato figura që i ka dhënë shumë publicistikës, i ka dhënë shumë letërsisë, i ka dhënë fjalës së lirë”, shprehet Behar Gjoka, studiues.
    Për Gjokën, Petro Marko është poeti, dramaturgu, tregimtari, publicist, njeriu që dha gjithçka për letërsinë.
    “Për mua është pas Migjenit në poezinë shqipe të viteve 30, po ashtu është heshtur që është dramaturg, ndërkohë ka tre tekste dramash që duhet të jenë pjesë e fondit të dramaturgjisë shqipe”, shton ai.
    Me një pjesë autobiografike që është pjesë e librit, Gjoka sjell fakte dhe detaje të pazbuluara nga krijimtaria e autorit që i hapi rrugë modernizimit të letërsisë shqipe.
    “Ai nuk ra dakord me monarkinë, nuk ra dakord me fashizmin dhe e burgosën, nuk ra dakord me komunizmin. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë së Punës se ishte rebel”, shton më tej ai.
    “Në librin Qyteti i fundit, ai thotë fatmirësisht më ndihmoi ish-kryeministri Mehmet Shehu që të botohet i plotë, por në 1973, Mehmet Shehu bëri një letër për ta varrosur si individ”, shprehet Gjoka.
    Duke prekur të gjitha zhanret, Gjoka nxjerr në dritë krijimtari të panjohur të Markos.
    “Nëse do të kërkojmë të bukurën, te Petro do ta gjejmë. Nëse do të kërkojmë të vërtetën, te Petro do ta gjejmë. Nëse do të kërkojmë dritëhijet që kemi sot, do t’i gjejmë. Petro na zbulon jo vetëm kohën e tij, por edhe këtë kohë”, shprehet Behar Gjoka.
    Sipas kritikës te “Petro Marko, shkrimtari i lirisë”, ruhet bashkëjetesa harmonike e shkrimtarit dhe studiuesit, për t’i ofruar lexuesit një studim të gjerë për një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe.

    Top Channel

  • Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura me “Shkrimtari i Lirisë”

    Monografia e Petro Markos/ Studiuesi Behar Gjoka sjell fakte dhe detaje të panjohura me “Shkrimtari i Lirisë”

    Petro Marku është themeluesi i prozës moderne shqiptare, thekson studiuesi Behar Gjoka, që pas disa vitesh hulumtim në figurën e shkrimtarit vjen me një monografi nën titullin “Shkrimtari i lirisë”.

    “Nëse do të lexohet sidomos Qyteti i fundit, kryevepra e tij, ky roman përgatiti ardhjen e Gjeneralit të Kadaresë… Është nga ato figura që i ka dhënë shumë publicistikës, i ka dhënë shumë letërsisë, i ka dhënë fjalës së lirë”, shprehet Behar Gjoka, studiues.
    Për Gjokën, Petro Marko është poeti, dramaturgu, tregimtari, publicist, njeriu që dha gjithçka për letërsinë.
    “Për mua është pas Migjenit në poezinë shqipe të viteve 30, po ashtu është heshtur që është dramaturg, ndërkohë ka tre tekste dramash që duhet të jenë pjesë e fondit të dramaturgjisë shqipe.”, shton ai.
    Me një pjesë autobiografike që është pjesë e librit, Gjoka sjell fakte dhe detaje të pazbuluara nga krijimtaria e autorit që i hapi rrugë modernizimit të letërsisë shqipe.
    “Ai nuk ra dakord me monarkinë, nuk ra dakord me fashizmin dhe e burgosën, nuk ra dakord me komunizmin. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë së Punës se ishte rebel”, shton më tej ai.
    “Në librin Qyteti i fundit, ai thotë fatmirësisht më ndihmoi ish-kryeministri Mehmet Shehu që të botohet i plotë, por në 1973, Mehmet Shehu bëri një letër për ta varrosur si individ”, shprehet Gjoka.
    Duke prekur të gjitha zhanret, Gjoka nxjerr në dritë krijimtari të panjohur të Markos.
    “Nëse do të kërkojmë të bukurën, te Petro do ta gjejmë. Nëse do të kërkojmë të vërtetën, te Petro do ta gjejmë. Nëse do të kërkojmë dritëhijet që kemi sot, do t’i gjejmë. Petro na zbulon jo vetëm kohën e tij, por edhe këtë kohë”, shprehet Behar Gjoka.
    Sipas kritikës te “Petro Marko, shkrimtari i lirisë”, ruhet bashkëjetesa harmonike e shkrimtarit dhe studiuesit, për t’i ofruar lexuesit një studim të gjerë për një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe.
     

    Top Channel

  • Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat

    Shokët që vranë shokët, si është shpërfytyruar bota e krimit në Shqipëri nga pabesia, besëprerja dhe intrigat

    Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë.
    Një pretendim i tillë i rëndë nuk është i provuar. Mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe sajesë.
    Gjithsesi, zbërthimi i komunikimeve të figurave të krimit në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, ka ekspozuar jo vetëm intrigat, kurthet dhe planet, por edhe besëprerjen si element që karakterizonte disa personazhe dhe klane kriminale.
    Një nga episodet më të rënda lidhet me masakrën me tre të vrarë në Bradashesh, në vitin 2018, ku një ditë më pas, Franc Çopja, organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve, shkon në varrimin e shokut të tij, Endrit Alibej.
    Franc Çopja është ‘solidarizuar’ me familjarët e të ndjerit Endrit Alibej, duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi. Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”. Dy kushërinjtë qeshin dhe tallen me dhimbjen e familjarëve të Alibejt.
    Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa akuzohen se vranë Sadikajn dhe më pas e qanë
    Në 11 qershor të vitit 2022, tek rrethrrotullimi i TEG, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin, u ekzekutua Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, i njohur si ‘Sanço’. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij i mori jetën në vend të riut, i cili ishte pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Nëna dhe motra e Sadikajt kanë akuzuar vetëm dy personazhe për krimin; Ledjan Alushaj, shoku i ngushtë i Sadikajt, i strehuar në Dubai, si dhe Edmond Papa, gjithashtu bashkëpunëtor dhe shok i Sadikajt, i ekzekutuar më pas në Tiranë.
    “Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tokë, këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt“, ka pohuar Vanesa, motra e të ndjerit Aleksandër Sadikaj.
    Nëna e Sadikajt ka rrëfyer:
    Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa. Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte. Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë. Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura. Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani. Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin“.
    Durim Bami gati të shesë çdo shok dhe mik
    Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet kudo pabesia mes anëtarëve të grupeve, ku spikat Durim Bami i Niklës, i cili tregohet i gatshëm për të shitur shokët, për t’i nxjerrë në pritë, për të ruajtur pozitat e veta.
    Referuar gjithnjë dosjeve të SPAK-ut, ish deputeti Arben Ndoka është investuar për të vrarë Durim Bamin, pasi dyshon se Bami ka gisht në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
    Arben Ndoka komunikon me Behar Bajrin. Në një moment Behar Bajri informon Arben Ndokën se Durim Bami do të shkonte në Shkodër për t’i dërguar ca para, një rast ky për t’a vrarë. Por, Bami ia dërgon paratë me dikë dhe plani dështon.
    Nga ana tjetër Durim Bami i çon fjalë Arben Ndokës për t’u normalizuar, por ndërkohë i ofron cilin do nga shokët e tij për t’ia nxjerrë në pritë vetëm që hesapet mes tyre të mbyllen. Në komunikime, Bami thotë se është gati t’i dorëzojë Ndokës cilindo shok të tij në krime, me përjashtim të të vëllait, Valterit.
    Por Ndoka kërkonte kokën e Bamit. Ndërkohë, teksa përpiqet t’a vendosë në gjumë, Durim Bami bën plan për t’a vrarë Ben Ndokën te pallati para Fakultetit Ekonomik, kur Ndoka do të shkonte për të pirë në kafe.
    Behar Bajri vrau shokun e ngushtë, gati të shiste edhe Durim Bamin
    Behar Bajri, i cili dyshohet se vrau gruan e tij 15-vjeçare Fabiola Harxhi në gjumë në vitin 2002 me të njëjtën pistoletë që kishte vrarë shtetasin Arben Tuzi, referuar dojseve Sky Ecc rezulton se pret në besë shokët, i vret natën dhe u shkon ditën për ngushëllim.
    Nga komunikimet del në pah që Behar Bajri tenton t’i nxjerrë Arben Ndokës në pritë Durim Bamin, duke e ftuar Bamin për drekë në Shkodër. Ndërkaq, në gusht të vitit 2020, Bahar Bajri arganizon vrasjen e shokut të tij Gjin Ndoji (Boriçi) në Vaun e Dejës, ndërsa të nesermen i shkon për ngushëllim në shtëpi dhe merr pjesë në varrimin e tij.
    Gjin Ndoj alias Boriçi ishte një nga miqtë e ngushtë të Behar dhe Safet Bajrit. Ndoj ka qenë njëri nga të dyshuarit e policisë, që rezulton të jetë marë në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit.
    Ndoji ishte lidhje edhe e Vis Martinajt. Ky i fundit kishte paranojë se ndoshta Gjin Ndoji, një personazh me potencial të madh kriminal, mund të bashkohej me kundështarët e tij Leonard dhe Elis Duka, pasi kishte dëgjuar se ashtu ishte shprehur Ndoji në një tavolinë pasi Dukët paguanin më shumë për krimet me porosi.
    Për shkak të dyshimit të tij, Vis Martinaj bën pakt me Behar Bajrin për të eliminuar shokun e përbashkët, për të cilin më vonë shprehet se e kishte vrarë kot. Behar Bajri merr përsipër vrasjen e Gjin Boriçit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Gjin Ndojit, pasi Musabelliu kishte plagosur investitorin strategjik Pëllumb Gjokën, pjesë e grupit Bajri. (Behar Bajri i ishte ofruar Gjokës që t’a vriste vetë për qejf dhe pa lekë Musabelliun, por Pëllumb Gjoka kërkonte që vrasja të kryhej me pagesë).
    Disa orë para se të vritej, Gjin Ndoj bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle. Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.
    Denis Brajoviq në orën 02:43 të datës 8 gusht 2020, i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qëlluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “…Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.
    Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës, rezulton t’i ketë folur autorëve. Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:
    Behari: “…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…
    Pëllumbi shprehet: “…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…
    Të nesërmen, organizatorët kanë marrë pjesë në varrimin e shokut të tyre. Pas vrasjes së Gjin Boriçit, biznesmeni Pëllumb Gjoka komunikon me oficerin e Policisë Ardit Hasanbegaj të cilin e urdhëron të mos merret me zbardhjen e ngjarjes.
    Nuredin Dumani njihte vetëm paratë
    Bashkëpunëtori SPAK-ut Nuredin Dumani ishte një vrasës në ‘treg’ me pagesë, i cili kontraktohej nga grupet kriminale. Pjesë e krimit ishte edhe vëllai i tij, Dashnor Dumani.
    Dy vëllezërit i përkisnin dy grupeve kriminale rivale. Dashnori punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën. Nuredini ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak.
    Nëse Alibej i jepte përshembull 100 mijë euro Dumanit për të vrarë Talo Çelën, Dumani mund të vriste Alibej nëse Çela i jepte 150 mijë euro. Dumani ka shitur edhe vëllanë e tij, duke e implikuar në masakrën e Bradasheshit.
    “Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhe në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë në makinë ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 2016, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret“, ka rrëfye Dumani./Prapaskena