Tag: behar

  • Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit

    Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit

    Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësorë në ngarkim të Behar Bajrit, Safet Rustemit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit
    Shkak për shtyrjen e seancës, këtë të enjte, u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.
    SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin (Rustemi), Astmer Bilalin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.
    Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

  • Trafikonin emigrantë drejt SHBA-së dhe Britanisë, GJKKO kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

    Trafikonin emigrantë drejt SHBA-së dhe Britanisë, GJKKO kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, të akuzuar për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal. Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi,  Emiljan Marashi,  Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. 29 prej tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
    6 prej tyre, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Arben Rushiti, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca, kishin kërkuar shpalljen e moskompetencës së GJKKO për gjykimin e çështjes, por kërkesa e tyre u rrëzua.  SPAK i akuzon këta persona se gjatë viteve 2022–2024 kanë organizuar kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë. Grupi siguronte dokumente të falsifikuara dhe, me ndihmën e ndërmjetësve, i dërgonte shtetasit shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare.
    Për transportimin e personave dhe dokumenteve ata përdornin agjencitë “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrën në këtë aktivitet të paligjshëm. Pagesat shkonin nga 3 mijë deri në 10 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale. Dokumentet false prodhoheshin në Tiranë, në një ambient të posaçëm të pajisur me kompjuterë, printera dhe materiale të tjera. Brenda ambientit u gjetën 37 vula të institucioneve private dhe shtetërore që shërbenin për falsifikime të ndryshme, përfshirë aplikime vizash, si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Ndër personat e goditur si pjesë e këtij grupi ishte edhe 65-vjeçari Ylli Ibrahimaj, i cili u la në arrest shtëpie, por e vijonte prodhimin e dokumenteve të falsifikuara nga banesa bashkë me të birin, ku kishte ngritur një laborator të mirëfilltë për këtë qëllim.

  • Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

    Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen për 32 persona të cilët akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh.
    Në njoftimin zyrtar të SPAK, thuhet se të pandehurit konkretisht janë: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca.
    Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Grupi strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.
    Sipas SPAK, këta persona akuzohen se gjatë viteve 2022-2024 kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në rrugë tokësore, ajrore dhe detare drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA dhe Kanadasë.

  • Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Astmer Bilai, Behar Bajri dhe Safet Bajri

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

    Ndërkohë, më 20 nëntor, u lirua nga qeia Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. 
    Por si nisi saga e ngjarjeve në Shkodër?
    Saga e vrasjeve në në Shkodër nisi në qershor të 2018 me vrasjen e biznesmenit Mehdi Kavaja. Pas vrasjes së tij, më 15 korrik u vra ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silva Ndoci.
    Më 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla. Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim tij. Në zonën e Shkodrës, ai njihej edhe si kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Por emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.
    Po në gusht të atij viti më datë 23 u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, të cilit kishin lidhje familjare, dajë dhe nip. Pas zhdukjes së tyre vetëm 4 ditë më vonë, më 27 gusht u vra Prendush Fusha.
    Por, vrasjet nuk u ndalën me aq, më 1 shtator u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, dy muaj më vonë në 14 nëntor, mbeti viktimë Fatos Ferracaku, i cili ishte kushëriri i Arjanit dhe ishte tregtar peshku. Por, pasi viti 2018 u mbyll me 7 vrasje dhe 2 të zhdukur, saga nuk u ndal deri këtu, por ekzekutimet vazhduan deri më 2019. 

    Më 24 shkurt Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Për të tre rëndojnë veprat penale:”vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
    Sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
    Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

  • Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për katër të pandehur (Emrat)

    Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për katër të pandehur (Emrat)

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasjen e Fatbardh Licit. Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.
    Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra në 2018 për shkak të përplasjes mes grupeve. Duke qenë se Ibrahim Lici ishte i vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, krijoi një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, duke inskenuar vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici.
    Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018.
    Ai u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrat thotë SPAK morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

  • Saga e vrasjeve në Shkodër/ EMRAT – Mbyllen hetimet për 4 të pandehurit që ekzekutuan Fatbardh Licin

    Saga e vrasjeve në Shkodër/ EMRAT – Mbyllen hetimet për 4 të pandehurit që ekzekutuan Fatbardh Licin

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasjen e Fatbardh Licit. Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.

    Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra në 2018 për shkak të përplasjes mes grupeve. Duke qenë se Ibrahim Lici ishte i vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, krijoi një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, duke inskenuar vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici.

    Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018.

     Ai u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrat thotë SPAK morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

  • Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

    Ndërron jetë Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

    Behar Topilla, një nga figurat më domethënëse të kujtesës së masakrës së Shavarinës në Gllanasellë, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje.

    Ai ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, ku u vranë mbi 40 civilë shqiptarë. Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin “Sole Survivor”, “I mbijetuari i vetëm”.
    Topilla kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të mbijetonte. Ai u bë dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.
    Zëri i tij ishte pjesë e dëshmisë së gjallë për masakrën e Shavarinës, një histori që ai e mbajti në shpirt deri në fund të jetës.
    Largimi i tij lë një boshllëk të madh, pasi me të shuhet një zë i pazëvendësueshëm i së vërtetës historike. Megjithatë, rrëfimi i tij mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive dhe do të jetojë si dëshmi e qëndresës përballë krimeve të luftës.

    Top Channel

  • Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale

    Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale

    Dosja “Metamorfoza”, një hetim që bazohet në mesazhet e dekriptuara të SKY ECC ka qenë një nga kuajt e betejës së SPAK në luftën kundër krimit të organizuar, pasi ekspozoi një lidhje të vjetër mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar në prokurori dhe në polici.

    Në vitin 2023, “Metamorfoza” u shfaq si një operacion i jashtëzakonshëm: goditja e parë e madhe në Shqipëri e bazuar mbi komunikimet e dekoduara të SKY ECC dhe EncroChat, një dosje që shihej edhe si meritë e drejtësis së re. Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme mbylli në heshtje atë që SPAK e kishte nisur me zhurmë, për pesë nga shtatë të pandehurit e dosjes për të cilët dënimet ishin më të ulët nga sa kishin nisur hetimet.
    Në fund të seancës, trupa gjykuese dënoi Behar Brajoviç (Bajri) me 8 vite e 8 muaj burg, Edmond Prekën me 7 vite, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin me 2 vite burg për “zbulim të akteve sekrete” dhe ish-prokurorin e Kukësit Xhevahir Litën me 3 vite e 4 muaj burg për korrupsion dhe “zbulim të akteve sekrete”. Dy të fundit, ish-polici dhe ish-prokurori dolën të lirë nga salla, pasi dënimi konsiderohet i shlyer me kohën e paraburgimit.
    Këto masa janë dukshëm më të ulëta se sa kërkesat fillestare të SPAK dhe pesha penale e dosjes është zbehur ndjeshëm në raport me atë që u reklamua publikisht si një “gjyq i madh i SKY-ECC”.
    Gjykimi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj është veçuar dhe pritet të përfundojë me një vendim të ndarë.
    Xhevahir Lita, ish-prokurori me SKY ECC
    Majtas, ish-prokurori Xhevahir Lita, djathtas, Behar Bajri
    Në qendër të akuzës ndaj Xhevahir Litës nuk ishin thjesht dy episodet formale të “korrupsionit pasiv”, por mënyra se si ai shfaqej në komunikimet e SKY ECC me Behar Bajrin, i njëjti person që akuzohej për vrasje, gjobëvënie, pastrim parash dhe drejtim grupi kriminal.
    Sipas dosjes, pak ditë para se të nisin mesazhet në SKY, një gjyqtar në Tiranë i zbuti në 29 qershor 2020 masën e sigurisë Behar Bajrit nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Për këtë vendim, SPAK dyshon se gjyqtari ka marrë një shumë deri në 5 milionë lekë të vjetra. Lita ishte prokurori i çështjes.
    Vetëm një ditë pas lirimit, më 30 qershor 2020, Behar Bajri, i identifikuar edhe si Behar Brajoviq i shkruan Litës në SKY: “…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”
    Prokurori i përgjigjet duke i kujtuar Bajrit detyrimet e tjera para institucionit: “…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”
    Ky pasazh është vetëm një nga ato që dëshmon raportin e ngushtë mes prokurorit dhe të pandehurit që shkon më tej në kërkesat e tij.
    Biseda rëndohet kur tema kalon tek “problemi” i vëllait të tij, Enver Bajrit, i cili ndodhej në të njëjtën dosje penale dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.
    Pikërisht aty shfaqet oferta prej 100 mijë eurosh që Behar Bajri i bën Litës, për ta ndarë me gjyqtarin: “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…”
    Përgjigjja e Litës ishte shmangëse, por jo refuzuese në përmbajtje: “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti…”
    Dhe më pas ai jep një udhëzim tipik për një person që e kupton se mesazhet janë prova në gjykatë: “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron…”
    Lita ishte i vetëdijshëm për dosjen e vrasjeve, gjobëvënieve dhe pastrimit të parave të grupit Bajri, por edhe se ai vetë lëviz në kufijtë e ligjit për ta bërë sa më të “butë” trajtimin penal të tyre.
    Në fund të gjykimit, provat u përkthyen në një dënim relativisht të ulët, 5 vite në total, të reduktuara në 3 vjet e 4 muaj, dhe Lita doli i lirë nga salla me argumentin se e kishte shlyer dënimin në paraburgim.
    Përgjimet për Oltion Bistrin: garant i kazinove të Pëllumb Gjokës
    Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales
    Oltion Bistri është ndër oficerët më të lartë të policisë që u prekën nga “Metamorfoza”. Në momentin e arrestimit, ai sapo ishte shkarkuar nga detyra si shef i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Më herët, kishte qenë drejtor policie në Lezhë, drejtor në Durrës dhe shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
    Forcat Operacionale, të cilat ai i drejtoi deri pak ditë para prangave, janë ndër strukturat më të rëndësishme operative, përfshirë përgjimet ambientale dhe zbatimin në terren të urdhërave të prokurorisë. Pikërisht në këtë pikë, roli i tij bëhet problematik: nga personi që duhet të zbatojë ligjin, Bistri doli në skenë si garanti i kazinove të Pëllumb Gjokës në Tiranë, në këmbim të ryshfetit.
    Një nga komunikimet më domethënëse të SKY ECC, të cituar në dosje, është biseda e 25 nëntorit 2019, ora 03:17, ku Pëllumb Gjoka, duke përdorur identitetin “7142D9”, komunikon me përdoruesin “DB7ED1”, të identifikuar si Oltian Bistri.
    Në dosje shkruhet se: “Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike.”
    Ky fragment flet vetë: “do e filmoj tjua sjell edhe dua 1 milion lek për informacionin”,një zyrtar tjetër i policisë, i përmendur prej Bistrit, kërkon shpërblim për t’i sjellë Gjokës informacion operacional duke i kujtuar se “duhet kujdes pak se drejtori është trembur”.
    Në dosje Bistri shfaqet si urë lidhëse brenda policisë, i informuar për operacionet, për gatishmërinë e kolegëve për “të filmuar” dhe “të sjellë informacion kundrejt pagesës” dhe njëkohësisht, ai vetë raporton te Gjoka se “duhet kujdes”, sepse drejtori është i trembur.
    Emri i Bistrit u identifikua falë dekodimit nga autoritetet belge dhe holandeze të komunikimeve përmes EncroChat dhe SKY ECC, që iu dorëzuan SPAK. Hetimet ndaj tij u mbyllën me tre akuza: “korrupsion pasiv”, “zbulim të akteve dhe të dhënave sekrete” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
    Vendimi i sotëm, megjithatë, e redukton gjithë këtë sjellje në një dënim 2-vjeçar vetëm për “zbulim të akteve sekrete” dhe e shpall të pafajshëm për korrupsion dhe pastrim parash.
    Pasuria e Bistrit: 3.1 milionë euro
    SPAK u përpoq ta çonte çështjen e Bistrit edhe në frontin pasuror, por këtu ngrihen pikëpyetje të tjera. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme u vendos sekuestro preventive mbi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi), 10 apartamente, një vilë luksoze në rezidencën “Green Valley”, një truall në “Rrugën e Kosovarëve”, një garazh në Selitë dhe një “Range Rover Sport”, me një vlerë totale, të cilën SPAK e vlerësoi rreth 3.1 milionë euro.
    Në arsyetimin e akuzës u tha se pasuritë e Bistrit dhe familjarëve të tij janë “disa herë më të larta se të ardhurat e ligjshme” dhe se ato janë objekt masash parandaluese pasurore, sipas ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
    Por akuzat për “korrupsion” dhe “pastrim të produkteve penale” ndaj Oltion Bistrit u rrëzuan nga gjykata. Vendimi penal e lejon ish-shefin e Operacionales të dalë i lirë nga qelia me një dënim minimal./Lapsi.al
     

  • Dosja “Metamorfoza”/ Gjykata e Posaçme jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët

    Pas katër orëve në dhomë këshillimi Gjykata e Posaçme shpall vendimin për një pjesë të dosjes ‘Metamorfoza’, të bazuar në bisedat e mbajtura mes të  pandehurve në aplikacionin Sky Ecc.

    Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, gjykata deklaroi vetëm dispozitivin dhe të arsyetuar do ta japë më vonë.
    Behar Brajoviç u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Lulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg
    Edmond Preka mbajtje pa leje në kuadër të grupit – 10 vjet. Fajtor për grup kriminal – 3 vjet. Përfundimisht dënohet me 10 vite gjashtë muaj burgim. I ulet një e treta dhe dënohet me shtatë vjet burg
    Asmer Bilali – sigurim për të vrarë tre persona dhe dënimin me 8 vjet burg. Fajtor për grup të strukturuar kriminal – 3 vite burg. Në bashkim të dënimeve, dënohet me 8. 6 muaj burgim. Në ulje të dënimit dënohet me  5. 8 muaj burgim.
    Deklarimin fajtor të ish-prokurorit Xhevahir Lita për zbulim të akteve sekrete Për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë ndaj shtetasit Behar Brajoviç – 4 vjet burg. Korrupsion i zyrtarëve të drejtësisë për 4 vjet burg. Në bashkim të dënimeve – 5 vite burgim I ulet një e treta e dënimit të dhënë 3 vjet e katër muaj dhe urdhërohet shuarja e masës së arrestit, urdhërohet lirimi i tij nëse nuk mbahet për vepër tjetër penale
    Deklarimin i pafajshëm i Oltion Bistrit pasi fakti nuk përbën vepër penale. Deklarimin fajtor të Bistrit për zbulim të akteve sekrete – 3 vjet.I pafajshëm për pastrim parash pasi fakti nuk provohet se ekziston. Përfundimisht dy vjet burg dhe urdhërohet lirimi i tij. Në lidhje me provat materiale provat të mbeten pjesë e procedimit penal. Rrëzohet kërkesa për konfiskim të pasurive me vlerë 1.3 milionë euro

    Top Channel

  • “Metamorfoza”! GJKKO jep dënimet, lirohet Oltian Bistri, 8 vite e 8 muaj për Behar Bajrin, 5 vite për Astmer Bilalin

    “Metamorfoza”! GJKKO jep dënimet, lirohet Oltian Bistri, 8 vite e 8 muaj për Behar Bajrin, 5 vite për Astmer Bilalin

    të pandehurit

    TIRANË-Gjykatën e Posaçme shpalli vendimin për të pandehurit e dosjes së parë Metamorfoza, dosja e parë e SPAK bazuar në komunikimet e aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Konkretisht për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg, por vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij. Më 2 dhjetor do të jepet dënimi edhe për Ardit Hasanbegaj.
    Behar Bajri u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Lulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg.
    Për Edmond Prekën u dha dënimi me 10 vite gjashtë muaj burgim, ku i ulet një e treta dhe dënohet me 7 vjet burg, ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar. Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
    Lirimi i menjëhershëm është vendosur për ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-kreun e operacionales Oltian Bistrin. Konkretisht Xhevair Lita u dënua me 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin.
    Ndërkohë Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion, fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm.
    Sa i përket vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme.
    Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI