Tag: begaj

  • Begaj i kërkon presidentit sllovak njohjen e Kosovës, Peter Pellegrini: Nuk ka të bëjë me popullin e Shqipërisë, vendimi bazohet

    Begaj i kërkon presidentit sllovak njohjen e Kosovës, Peter Pellegrini: Nuk ka të bëjë me popullin e Shqipërisë, vendimi bazohet

    Në të parën vizitë të një presidenti sllovak në Shqipëri, Peter Pellegrini, mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga homologu i tij Bajram Begaj.
    Në takim u vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve, u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, avancimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe përkushtimi i përbashkët ndaj integrimit dhe stabilitetit rajonal.
    Ndër të tjera, krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.
    “Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”-u shpreh Begaj.

    Duke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.
    Në përgjigje të tij, presidenti Pellegrini u shpreh se ky qëndrim nuk ka të bëjë me popullin shqiptar apo me qëndrimin ndaj kombit shqiptar.
    “Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura”, tha presidenti sllovak.

  • Begaj pret me ceremoni zyrtare homologun sllovak. Hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri

    Begaj pret me ceremoni zyrtare homologun sllovak. Hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri

    Presidenti Bajram Begaj priti paraditen e sotme homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini. Kreu i shtetit bën të ditur se kjo është hera e parë që një president nga Sllovakia vjen në Shqipëri.
    Begaj e priti homologun e tij në Presidencë me një ceremoni zyrtare.

    “Sot, për herë të parë një President sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”, shprehet presidenti Begaj.
    Pas takimit, Begaj dhe Pellegrini pritet që të zhvillojnë edhe një deklaratë të përbashët për shtyp.

  • Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: U prit ngrohtësisht nga gjithë shqiptarët

    Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: U prit ngrohtësisht nga gjithë shqiptarët

    Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar Kosovën për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.
    Në një mesazh të posaçëm, Begaj falënderoi homologun e tij, Presidentin e Kenias, William Ruto, për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur.

    Po ashtu kreu i shtetit shkroi gjithashtu se ky vendim i shtetit afrikan është mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët.
    ”I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkruan Begaj.
    Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë kështu shteti i 118-të që e njeh atë.
    Njohja nga Kenia është e para për Kosovën në katër vjetët e fundit.
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia, para se presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, të konfirmonte zyrtarisht se ka pranuar njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

    “Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë”, shkroi Osmani në Facebook.
    Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars.
    Pacolli e publikoi një fotografi nga ajo që tha se ishte ceremonia e nënshkrimit të njohjes. Në fotografi, Pacolli shihet duke qëndruar pranë presidentit të Kenias, William Ruto, teksa ai nënshkruan në një dokument.

  • Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri, pritet nga homologu Van der Bellen

    Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri, pritet nga homologu Van der Bellen

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri ku prit nga homologu Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi fillimisht takimin kokë më kokë.
    Më pas dy krerët e shteteve zhvilluan bisedë në praninë e delegacioneve përkatëse dhe në fund dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

    Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
    Biseda mes tyre përfshiu një gamë të gjerë diskutimesh, detajet e së cilës Presidenti Begaj i bëri të ditura në konferencën për gazetarët me Presidentin Van der Bellen.
    Presidenti Begaj i shprehu homologut të tij mirënjohjen ndaj Austrisë për mbështetjen e hershme, të vazhdueshme e të përkushtuar në shumë fusha, si: në ekonomi, arsim, turizëm, në reformën në drejtësi dhe në veçanti në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
    “Marrëdhëniet tona përbëjnë një partneritet që forcohet dita ditës”, deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria dhe Austria kanë një dialog politik të shkëlqyer, ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta Euroatlantike: “Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”.
    Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka ecur me shpejtësi dy vitet e fundit dhe është optimiste për të hapur brenda vitit të gjithë grup-kapitujt, me objektiv kombëtar anëtarësimin në 2030: “Pavarësisht se anëtarësimi do të marrë kohën e vet, për ne më shumë rëndësi ka procesi, i cili transformon shoqërinë, transformon mirëqeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”.