Tag: befasuar

  • “Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb

    “Jam i befasuar”, Xhaka pas vërshëllimave: Nuk e prisja, më dhemb

    Nga idhull i tifozëve, një lojtar që dikur i shënonte Serbisë dhe festonte me shqiponjë, në Prishtinë, në shtëpinë e tij, për herë të parë Granit Xhaka u prit me vërshëllima nga tifozët dardanë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, një situatë që nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Zvicrës:
    “Jam me të vërtetë i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, mbi të gjitha këtu në shtëpi. Të them të drejtën kjo dhemb, por më duhet ta pranojë dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes me Kosovën.

    ()

  • “Dy eksponentë të PS më thanë që gratë e tyre…”/ Hasimja habit me deklaratën: Kam qenë i befasuar nga mesazhet

    “Dy eksponentë të PS më thanë që gratë e tyre…”/ Hasimja habit me deklaratën: Kam qenë i befasuar nga mesazhet

    Ermal Hasimja një nga kandidatët e propozuar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës gjatë një interviste është shprehur i sigurt se nëse do të kandidonte përballë Ogerta Manastirliut do të fitonte.
    “Nuk do i isha futur kurrë asaj gare nëse nuk do të mendoja se do të fitoja”, tha Hasimja.
    Më tej ai zbuloi se dy eksponentë të PS, në pamundësi për ta votuar vetë pasi dihet se kë duhet të votojnë, i kanë thënë se gratë e tyre do të votonin për Hasimen nëse do të ishte në garë.
    “Në momentin e parë kam qenë i befasuar se kam marrë pafund mesazhe që vinin nga njerëz që nuk kishin lidhje me partitë. Ka patur nja dy eksponentë të PS që më kanë thënë që ne nuk mund të votojmë, por gratë do votojnë për ty”, ka thënë Hasimja.

  • “Messi dhe dy të tjerë”, Mastantuono zbulon dy lojtarët që kanë befasuar më shumë

    “Messi dhe dy të tjerë”, Mastantuono zbulon dy lojtarët që kanë befasuar më shumë

    10 Tetor 2025

    14:47

    Telesport

    Ylli i ri Real Madrid, Franco Mastantuono, ka përmendur Lionel Messin së bashku me Jude Bellingham dhe Julian Alvarez si lojtarët që e kanë befasuar më shumë.
    18-vjeçari ka shijuar një vit të rëndësishëm në 2025-ën, duke u bërë titullar i rregullt për klubin dhe kombëtaren pas një serie paraqitjesh të shkëlqyera në karrierën e tij të re.
    Mastantuono është grumbulluar me ekipin kombëtar argjentinas për dy ndeshje miqësore kundër Venezuelës dhe Porto Rikos këtë muaj, dhe ai foli me ESPN për përvojën e tij deri më tani.
    “3 lojtarë që më kanë befasuar më shumë? Së pari Leo Messi. Pastaj Bellingham. Ai më ka befasuar vërtet. Një lojtar i shkëlqyer, veçanërisht në stërvitje, pashë që ishte ndryshe nga të tjerët. Dhe pastaj, Julian Alvarez. E kam vuajtur shumë në ndeshjen e fundit”, tha ai.
    Franco Mastantuono u largua nga klubi i fëmijërisë, River Plate, për te Real Madrid pasi mbushi 18 vjeç në verë, dhe shpejt është bërë titullar i rregullt.

  • Xabi Alonso zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid

    Xabi Alonso zbulon lojtarin që e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid

    22 Shtator 2025

    16:52

    Telesport

    Real Madrid nën drejtimin e Xabi Alonso e ka nisur shumë mirë këtë sezon, duke marrë katër fitore rresht në La Liga dhe një në Champions League. Në një intervistë të fundit pas fitores 2-0 ndaj Espanyol, Xabi Alonso ka zbuluar lojtarin i cili e ka befasuar më shumë për mirë te Real Madrid.
    “Alvaro Carreras me ka befasuar më shumë. Është për t’u habitur sa shpejt është përshtatur në pozicionin e tij. Bën shumë pak gabime, ka një mentalitet fituesi dhe më ka bërë shumë përshytpje personaliteti i tij”, tha Alonso.
    Kujtojmë që Alvaro Carreras u transferua gjatë merkatos së kësaj vere për 50 milionë euro nga Benfica. 22-vjeçari mbulon krahun e majtë dhe deri tani ka treguar që nuk ka konkurrencë.