Tag: befasi

  • Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)

    Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:32

    Telesport

    Ashtu siç dhe pritej, Barcelona dhe Atletico Madrid po dhurojnë spektakël në përballjen e tyre në “Camp Nou”, e vlefshme për La Ligën.  “Colchoneros” kanë kaluar në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit.
    Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të.
    Mbrojtja e katalanasve lë shumë ëp të dëshiruar këtë sezon dhe kapet mjaft lehtë në befasi nga kundërshtarët, njësoj siç ndodhi edhe pak më parë me golin e Alex Baena.
    Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të cilët barazuan shifrat me Raphinha-n, në minutën e 26-të. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Pedri dhe pas një veprimi të bukur në zonë, duke dribluar edhe portierin Jan Oblak në fund.
    SHIKOGOLIN

  • Trageti që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit kapet në ‘befasi’ nga stuhia, gjen ‘strehë’ pranë bregut shqiptar

    Trageti që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit kapet në ‘befasi’ nga stuhia, gjen ‘strehë’ pranë bregut shqiptar

    Një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu juglindjen.

    Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë afër bregut, ndërsa nuk raportohen dëme.
    Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bëjnë të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase.

    Top Channel

  • “U zura në befasi”, Trump i kërkoi shpjegime “Bibit” për sulmet në Siri dhe Gaza

    “U zura në befasi”, Trump i kërkoi shpjegime “Bibit” për sulmet në Siri dhe Gaza

    Presidenti Donald Trump u kap në befasi javën e kaluar nga veprimet izraelite në Gaza dhe Siri, dhe në të dyja rastet i telefonoi kryeministrit Benjamin Netanyahu për të “korrigjuar” çështjen, sipas Shtëpisë së Bardhë. Kjo nënvizon atë që burimet kanë thënë se është një dinamikë gjithnjë e më e tensionuar midis dy udhëheqësve. Një sulm i së enjtes së kaluar ndaj Kishës së vetme Katolike në Gaza shkaktoi një reagim të menjëhershëm negativ nga Trump, i cili i telefonoi Netanyahut për të shprehur pakënaqësinë e tij dhe për t’u siguruar që udhëheqësi izraelit të lëshonte një deklaratë duke e quajtur sulmin një gabim.
    Trump u habit në mënyrë të ngjashme nga sulmet ajrore të Izraelit që shënjestruan ndërtesat qeveritare në kryeqytetin sirian Damask javën e kaluar, në një kohë kur administrata e tij po punon për të rindërtuar kombin e shkatërruar nga lufta.
    “Presidenti gëzon një marrëdhënie të mirë pune me Bibi Netanyahun dhe mban komunikim të shpeshtë me të. Ai u zuri në befasi nga bombardimet në Siri dhe gjithashtu nga bombardimi i një kishe katolike në Gaza”, u tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. “Në të dyja rrëfimet, presidenti e thirri shpejt kryeministrin për të ndrequr ato situata”, vazhdoi ajo.
    Leavitt vuri në dukje përpjekjet e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio për të qetësuar tensionet në Siri, ku Trump ka lehtësuar sanksionet dhe ka mbështetur presidentin e ri, ish-udhëheqësin rebel Ahmed al-Sharaa.
    Trump, i cili priti Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të ndërlikuar me udhëheqësin izraelit. Pavarësisht se janë aleatë të fortë, të dy burrat nuk janë personalisht të afërt, thanë njerëz të njohur me dinamikën, dhe çifti ndonjëherë është ngjyrosur nga mosbesimi i ndërsjellë.
    Megjithatë, Trump dukej se ishte më afër se kurrë me Netanyahun pas vendimit të tij për t’u bashkuar me fushatën ajrore të Izraelit në Iran këtë verë. Gjatë një darke në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij muaji, Netanyahu bëri një shfaqje dramatike duke paraqitur një letër që i kishte shkruar komitetit të Nobelit, ku nominohej Trump për çmimin e paqes. Trump kishte shpresuar që vizita katër-ditore e Netanyahut në Uashington do të sillte përparim në një armëpushim në Gaza që do të përfshinte lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi dhe një rritje të konsiderueshme të sasisë së ndihmës humanitare të lejuar në enklavën e rrethuar. Presidenti amerikan tha vazhdimisht përpara vizitës se priste një armëpushim atë javë.

  • Befasi në Botërorin e Klubeve, Al Hilal i trajnerit Inzagi eliminon Mançester Sitin

    Befasi në Botërorin e Klubeve, Al Hilal i trajnerit Inzagi eliminon Mançester Sitin

    Adriatik BALLA
    Vijojnë befasitë e mëdha në Kampionatin Botëror për Klube, ku dje në mëngjes ndodhi një eliminim i bujshëm. Në fakt, janë dy befasi të njëpasnjëshme që ndodhën mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Kështu, pas eliminimit të Interit nga brazilianët e Fluminenses, ishte radha e Mançester Stit që t’i thoshte lamtumirë këtij Botërori, duke u mundur në një sfidë dramatike nga Al Hilal me rezultatin 3-4. Takimi i luajtur në Orlando nisi mjaft mirë për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 9’ me anë të Bernardo Silvës. “Qytetarët” patën disa herë raste për të dyfishuar shifrat, por Bono bëri një paraqitje fantastike në portë për t’u bërë pengesë për Sitin.
    Skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë barazuan me anë të Markos Leonardo, ndërsa 6 minuta më vonë përmbysën sfidën me anë të Malcom. Gjithsesi, Haaland riktheu dhe njëherë baraspeshën, me takimin që u detyrua të shkonte në kohën shtesë. Në minutën e 94’, Koulibaly kaloi përsëri në avantazh ekipin saudit, por pas 10 minutash sfida u barazua sërish, kësaj radhe nga Foden. Skuadra arasbe nuk kishte ndërmend të dorëzohej, teksa në minutën e 112’ gjeti golin e katërt me anë të Marcos Leonardo, e cila ishte dhe goditja fatale për Sitin, me Inzaghin që merr kështu hak pas dy vitesh për atë finale të humbur në Ligën e Kampionëve, kur drejtonte Interin. Kështu Al Hilal është në çerekfinalen e Kupës së Bote për Klube, aty ku do të ndeshet me Fluminensen, ndërsa fituesi do të ketë përballë në gjysmëfinalen ekipin që do të vazhdojë më tej mes Palmeirasit dhe Çelsit. jë tjetër befasi ndodhi të hënën, kur Interi u eliminua nga Fluminense në mënyrë krejt të papritur.
    Interi i dha lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mund 0-2 nga klubi brazilian Fluminense e luajtur në Sharlote. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga ekipi brazilian, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Kanos, pas një pakujdesie në mbrojtjen zikaltër. Nënkampionët e Europës tentuan të barazionin sfidën, duke luajtur të gjitha shanset e tyre deri në fund, por në minutën e 93’, Hercules i dha goditjen përfundimtare ekipit të Kivus. Kështu Interi e mbyll këtë kompeticion në dazën e 1/16-ave, teksa tashmë Kivu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Nga ana tjetër, Fluminense shpreson për më shumë, ku në çerekfinale do të ndeshet me Al Hilal. Siç thamë, arabët elliminuan dje në orët e para të mëngjesit skuadrën e Mançester Sitit.

  • Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze

    Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze

    1 Korrik 2025

    16:21

    Telesport

    Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford.
    Anglezi nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” dhe po mendon largimin përfundimtar nga “Djajtë e kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028, por dihet se do të shitet dhe vlera e tij është 45 mln euro.
    Bayern e sheh anglezin si lojtar interesant, i cili mund të “ringjallet” në Mynih. 45 mln euro janë pak në tregun e sotëm të merkatos, kështu që Bayern po mendon të rrezikojë me një blerje të tillë.

  • Letonezët zënë në befasi mbrojtjen e Shqipërisë dhe barazojnë shifrat (video)

    Letonezët zënë në befasi mbrojtjen e Shqipërisë dhe barazojnë shifrat (video)

    Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
    Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
    Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë, por goli iu quajt Rei Manaj.
    Në fund të pjesës së parë, Letonia barazon shifrat pas një aksioni nga goditja e këndit, ku Cernomordijs korrigjon gabimin që bëri pak minuta më parë dhe dërgon topin me kokë në portën e mbrojtur nga Strakosha.
    SHIHGOLINEBARAZIMIT
    SHIKOPRITJENESTRAKOSHES
    SHIKOAUTOGOLIN

  • Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

    Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

    3 Qershor 2025

    16:30

    Telesport

    Marcus Rashford mund të mos përfundojë te Barcelona, por në kampionatin italian.
    Sulmuesi anglez dihet se nuk ka asnjë raport me trajnerin Ruben Amorim dhe kjo qe arsyeja pse u huazua tek Aston Villa në janar, kështu që në verë nuk ka shans të vijojë në “Old Trafford”.
    Nëse Barcelona nuk paguan 40 milionë paundët e kërkuar nga Manchester United, Rashford ka një opsion tjetër: Interin.
    The Sun raporton se klubi italian është i interesuar për transferimin e Rashford këtë verë, si një përpjekje për t’u ringritur pas dështimit sezonal.