Tag: bedri

  • “Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

    “Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

    Puntata e radhës së “Shihemi në Gjyq” nis me pak ‘mister’. Bedriu shfaqet në insertin prezantues me një tufë trëndafilash të freskët në dorë, por pa zbuluar se për kë janë.
    “Mos u gënjeni nga lulet se nuk janë për atë, janë për njeri tjetër. Për atë që kam ardhur, do të ndahem  sot.”
    Kur hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Bedriu më në fund shuan kureshtjen. Lulet  janë për Eni Çobanin, ndërsa nuk ngurron as t’u bëjë një kompliment të veçantë, të padëgjuar deri më tani në studio, ndërmjetëses dhe Ardit Gjebreas.
    Bedri: Më kanë thënë që keni ditëlindjen sot. Edhe 100!
    Eni Çobani: E kam pasur shumë përpara, megjithatë vazhdojnë njerëzit të më urojnë.
    Ardit Gjebrea: Tha këtë tufën me lule nuk e kam për zonjën që kam ftuar, por e kam për dikë dhe tani e morëm vesh që janë vetëm për ty.
    Bedri: Ky kompliment është vetëm për ju. Unë kam mbaruar shkollën e mesme bujqësore. Kam bërë për frutikulturë. Te molla starking lind një degë e re që nuk ka lidhje me starkingun dhe quhet starkingson. Ajo kokrra është më e shijshme, më e mirë, nuk ka lidhje me starkingun. Ajo mollë, ai syth, shpërthim sythor del një herë në 100 vjet.
    Ardit Gjebrea: Tani ku do të dalësh?
    Bedri: Ju jeni ata, shpërthimi sythor!
    Ardit Gjebrea: Jo unë, ja ku e ke! Jo me mua!
    Eni Çobani: Shumë faleminderit!
    Bedri: Më të mirë se ju s’ka më!
    “Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit, tensioni kthehet në humor
    “Shihemi në Gjyq” nisi me lule këtë herë, por jo për personin që Bedriu ka ftuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Në të vërtetë, me kunatën, Zamirën, ai ka një konflikt por fillimisht njihemi me të  përmes insertit. E revoltuar dhe e acaruar, Zamira kërkon llogari për ardhjen në studio duke e quajtur Bedriun “barkderr”.
    “Ore, unë nuk e di, ky barkderri  për çfarë më ka sjellë mua këtu more vëlla? Unë këtë nuk arrij ta kuptoj! Çfarë do ai nga mua more, çfarë do ai? Ai barkderri! Nuk i kam faj atij se po e paguaj! Çfarë do ai nga mua, çfarë do?”
    Ndryshe nga kunati i saj që e krahasoi dyshen Gjebrea-Çobani me “një shpërthim sythor”, Zamira kishte rezervuar vetëm ofendime për Bedriun. Kjo e bëri Gjebrean të ndihej pak keq, por përgjigjja e Zamirës mjaftoi për të shkaktuar të qeshura në studio.
    Ardit Gjebrea: Ndërkohë që Zamira thotë se e kam paguar, nuk më pëlqeu se të cilësoi “barkderr”. Tani… unë nuk jam edhe kaq keq me barkun, po e fus barkun brenda në momentin që do të vijë Zamira.
    Bedri: Ajo di vetëm të ofendojë. Di të ofendojë barkderr. Ç’lidhje ka barku im me muhabetet që do të bëj unë këtu? Fare.
    Eni Çobani: Ky është shpërthimi i vërtetë në fakt.
    Ardit Gjebrea: Ky është “shpërthimi sythor”. Atëherë, “shpërthim barkor”, unë po fus barkun brenda, vjen Zamira!
    Zamira: Po çfarë më bëre more, çfarë më bëre? Po si më sjell mua këtu more? Po që u bëfsh lëmsh more,  u bëfsh lëmsh! Si arrin ti të më sjellësh mua këtu more? Ore barkderr! Çfarë të thotë i ziu njeri? Si më  sjell mua këtu more?
    Ardit Gjebrea: Zamira, prit se edhe unë kam një çikë bark! Prit se ndihem edhe unë keq se edhe unë jam me bark! Pse, edhe unë barkderr jam?
    Zamira: E ke më të vogël o z. Ardit, sa e ka ai! Ti e ke më të vogël barkun!
    10 vjet në shtëpinë e kunatit! Zamira ‘e degdis’ në makinë: Do të më ndash nga gruaja?
    Një konflikt në dukje me humor, por po aq edhe dramatik ka lindur mes Bedriut dhe kunatës së tij, Zamirës. I pari e merr fjalën Bedriu për të shpjeguar për ndjekësit e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se pas ndarjes nga bashkëshorti, Zamira ka përfunduar në shtëpinë e tij.
    Ai thotë se ka një shtëpi të vogël dhe Zamira nuk shkëputet e të shkojë te familjarët e saj, por ngushton familjen e tij. I lodhur nga kjo situatë, Bedriu i kërkon kunatës të largohet dhe ajo jo vetëm s’pranon,  por madje i jep sugjerime se ku të flejë.
    Bedri: Shkonte shumë me gruan time ajo, fliste në telefon dhe atje erdhi e u përplas fillimisht se nuk e qasnin prindërit atë. Ka limite, nuk është përgjithnjë ajo punë!
    Zamira: Po mirë mo, unë çfarë të bëj tani? Ku të vete tani unë ore?
    Bedri: Unë fle në makinë!
    Zamira: E mo mirë bëre se s’ka ndonjë gjë, në makinë flenë të gjithë!
    Bedri: Më dhemb kurrizi nga makina që fle.
    Zamira: O ti zotëri, edhe po s’të doli makina, merr një batanije dhe ik nga mullarët e kashtës! Na lër rehat neve të rrimë atje! Ti po deshe ik more vëlla, bëj çfarë të duash! Unë do të rri me motrën time  atje! Do të pi edhe kafe!
    Bedri: Ik, mos më thuaj barkderr mua ti!
    Zamira: Do të pi edhe kafe! Po deshe, hajde shiko edhe filxhanët e kafesë! Aty do të rri, nuk lëviz!
    Zamira pretendon se ish-burri i ka shkatërruar dyqanin dhe më pas ajo u largua me tre fëmijët. Sipas saj,  gjykata e la pa asnjë të ardhur për fëmijët. Çështja është se kjo situatë me Bedriun nuk është e re, ajo ka  plot dhjetë vjet në shtëpinë e tij.
    Bedri: Unë jam çikë zemërgjerë, më erdhi keq dhe e futa, por jo të përfitosh nga rasti ti që të mora një herë, dy herë, 12 ditë, të rrish përgjithnjë!
    Zamira: Znj. Eni, unë jam në hall me këtë gjë! Edhe unë s’kam ku të vete! Jam femër moj!
    Eni Çobani: Po pse te Bedriu? Ke qëndruar shumë gjatë.
    Zamira: Ku të vete unë? Të fle unë poshtë urës?
    Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që fle te Bedriu?
    Zamira: Po kam nja dhjetë vjet.
    Ardit Gjebrea: Sa mo?
    Zamira: Nja dhjetë vjet.
    Bedri: Unë do vras veten!
    Ardit Gjebrea: Unë po prisja dhjetë muaj…
    Bedri: Dhjetë muaj e mbaj kështu unë atë, me mish të pjekur! Ajo edhe nesër po të ikë, prapë do të plaset atje!
    Zamira: Më ke thënë e ke derën të hapur, e hape derën, erdha!
    Në vijim të debatit mes tyre, Bedriu thotë se kunata s’mund të bëhet shkak që ai të ndahet nga gruaja.  Por Zamira ‘ia pret’ sërish me përgjigjet ofenduese dhe duke ngulur këmbë se nga shtëpia s’ka ndërmend të largohet.
    Bedri: Ajo më ofendon mua, më thotë barkderr. Po mirë unë barkderr jam, por e kam nusen 12 vjet më të  re. Ta ndaj gruan unë?
    Zamira: Avash ore avash! Do të na bësh edhe ndonjë kalama tani ti në këtë moshë! Avash ore avash ti! Me atë bark që ke ti ku do të shkosh o lumëmadhi ti? Do edhe grua ti! Atje do të rri unë me motrën time!
    Bedri: Do të më ndash ti nga gruaja mua? Vetëm Zoti do të na ndajë ne kur të na marrë!
    Zamira: Unë nuk të ndaj nga gruja!
    Bedri: Unë do ta bëj gati sëpatën kur të vish ti!
    Zamira: Ore zotëri! Unë nga gruaja nuk të ndaj! Unë do të rri atje!
    Bedri: Hajde rri atje hajde! Po më hipën nervat mua, budallallëqe bëj unë!
     
    Zamira: Nuk kam ku të vete! Do ti, s’do ti në atë shtëpi do të rri!
    “Më akuzojnë se kam dy gra!” Ndihma kthehet në barrë, kunata me tri vajza i zapton shtëpinë
    Prej dhjetë vjetësh, Bedriu mban në shtëpi kunatën e tij, Zamirën. Ky qëndrim i zgjatur ka shkaktuar një konflikt mes tyre dhe Bedriu i kërkon publikisht në “Shihemi në Gjyq” që ajo të largohet. Zamira ngulmon për të kundërtën dhe thotë se s’ka zgjidhje tjetër, por situata është bërë e sikletshme. Bedriu tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se për shkak të këtyre rrethanave, njerëzit kanë nisur të mendojnë se ka dy gra.
    Eni Çobani: Zamira, por kjo është shumë e rëndë. Jetojmë në Shqipëri, mentaliteti i tillë është. Të  shikojnë ty që hyn e del, dhjetë vjet.
    Zamira: Po edhe unë nga halli e kam.
    Eni Çobani: Dakord, nga halli, por dhjetë vjet nuk i rrihet Bedriut në shtëpi! Mirë tani, e dëgjon se çfarë i kanë thënë? Ke dy gra! Po tani më vjen keq! Unë e pranoj deri në një moment të caktuar që  Bedriu të ka hapur derën bashkë me motrën dhe të ka thënë mos rri në rrugë të madhe se të nxori  jashtë burri që jetove dhjetë vjet, bëre edhe fëmijë me të, bëre edhe biznes me të, ke bërë tre, t’i kesh me jetë. Pra me tre fëmijë, ty të lë burri dhe me tre fëmijë futesh te Bedriu. Po kush është ai Bedri që të mban moj? Po ky qenka Bedri i madh shumë!
    Zamira, e cila është e divorcuar nga bashkëshorti me të cilin pati një martesë dhjetëvjeçare dhe nënë e tri vajzave, ka qëndruar bashkë me to në shtëpinë e Bedriut. Vajza e madhe tashmë është bërë edhe nënë e një djali dhe në hapësirën vetëm 64 metra katrorë, qëndron edhe ajo. Bedriu kërkon të largohet se nuk ka vend, por Zamira s’tundet nga e saja.
    Bedri: Nuk ka atje, vetëm t’i fus në rafte.
    Zamira: Avash ti avash, do të na fusësh në rafte ne ti! Pse, çfarë u bëmë neve, kartonë të animuar të na fusësh nëpër rafte?
    Bedri: Ku ka vend atje?
    Zamira: Atje do të rrimë të tre! Do të hamë, do të pijmë bashkë atje! Pesë lekë, pesë lekë, sa të jenë! Bukë me vaj ulliri! Boll që jam brenda në shtëpi, nuk jam rrugëve!
    Ardit Gjebrea: Të tria vajzat janë aty?
    Zamira: Të tria vajzat janë me mua dhe i kam rritur unë 20 vjet!
    Eni Çobani: Jo, i ka rritur edhe Bedriu.
    Zamira: Ai, është gjallë sot dhe të na dëgjojë, asnjë kokërr leku, asnjë qindarkë!
    Ardit Gjebrea: Vajza që është bërë me fëmijë, prapë me ty është?
    Zamira: Me mua, te shtëpia ime!
    Ardit Gjebrea: Domethënë te shtëpia  e Bedriut?
    Zamira: Te shtëpia e Bedriut. Kur nuk kam më lekë të paguaj qiranë, shkoj te Bedriu. S’kam lekë të paguaj qiranë, jam papunë.
    Përfundoi në rrugë me tri vajzat pas divorcit, Zamira ngashërehet: Ai më la në spital bashkë me to!
    Këmbëngulja e Zamirës për të qëndruar në shtëpinë e kunatit, Bedriut, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” ka një histori nga pas. Gjatë rubrikës të së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan u tregua se ajo është një nënë e divorcuar me tre fëmijë. Bashkë me ta, ajo ka qëndruar për dhjetë vjet në shtëpinë e Bedriut, e cila është vetëm 64 metra katrorë.
    Situata mes tyre është vështirësuar, por Zamira sërish s’pranon të largohet. Në të vërtetë, ajo ka një shtëpi të cilën e ka ndërtuar me ish-bashkëshortin në Vlorë, por në të jeton ai. Zamira rrëfen e përlotur se ka kaluar shumë vuajtje dhe ka derdhur mund e sakrificë për atë shtëpi, por gjykata s’e ka lejuar të qëndrojë aty. Ish-burri gjithashtu nuk ka kontribuar asnjëherë për vajzat, madje me ngashërimë, ajo kujton një episod kur ai nuk pranoi as të mbante të bijën në shtëpi.
    Zamira: Vajza, më zuri apendiciti se po kërkoja shtëpi në Vlorë me qira. Kam vajtur me tri fëmijët në spital. Ditën e parë, ditën e dytë vjen drejtori  i spitalit më thotë mua “çfarë bën këtu ti me tre fëmijë?” Po kërkoj shtëpi, s’kam ku t’i çoj, më zuri apendiciti se po kërkoja shtëpi nëpër Vlorë dhe kur erdhi puna,  nuk e harroj sa të vdes, ai nuk ma mori vajzën në shtëpi! Ma hodhi vajzën e vogël kështu, i thashë të paktën merre vajzën, mos të marrë sëmundje në spital. Mori vajzën, nuk e mbajti në shtëpi.
    Eni Çobani: Babai i vajzave?
    Zamira: Babai i vajzave. “Nuk e do gruaja”, tha. Dhe më ka lënë në spital me tre fëmijët. Kam ndenjur në spital me tre fëmijët, e madhja ishte 9, e vogla ishte 7 dhe e dyta ishte 1 vjeç e gjysmë kur unë jam ndarë. Asnjë gjë fare, fare! Ia kam thënë edhe gjykatës, ia kam thënë edhe gjyqtarëve të gjithëve, po si ka mundësi more jeni bastardë, çfarë jeni? Si mund të lësh ti një grua, një nënë, një motër në mes të  rrugëve me tre fëmijë dhe pa dhënë një kokërr leku, por gjithashtu edhe shtëpinë?

  • Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

    Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

    Puntata e radhës së “Shihemi në Gjyq” nis me pak ‘mister’. Bedriu shfaqet në insertin prezantues me një tufë trëndafilash të freskët në dorë, por pa zbuluar se për kë janë.
    “Mos u gënjeni nga lulet se nuk janë për atë, janë për njeri tjetër. Për atë që kam ardhur, do të ndahem  sot.”
    Kur hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Bedriu më në fund shuan kureshtjen. Lulet  janë për Eni Çobanin, ndërsa nuk ngurron as t’u bëjë një kompliment të veçantë, të padëgjuar deri më tani në studio, ndërmjetëses dhe Ardit Gjebreas.
    Bedri: Më kanë thënë që keni ditëlindjen sot. Edhe 100!
    Eni Çobani: E kam pasur shumë përpara, megjithatë vazhdojnë njerëzit të më urojnë.
    Ardit Gjebrea: Tha këtë tufën me lule nuk e kam për zonjën që kam ftuar, por e kam për dikë dhe tani e morëm vesh që janë vetëm për ty.
    Bedri: Ky kompliment është vetëm për ju. Unë kam mbaruar shkollën e mesme bujqësore. Kam bërë për frutikulturë. Te molla starking lind një degë e re që nuk ka lidhje me starkingun dhe quhet starkingson. Ajo kokrra është më e shijshme, më e mirë, nuk ka lidhje me starkingun. Ajo mollë, ai syth, shpërthim sythor del një herë në 100 vjet.
    Ardit Gjebrea: Tani ku do të dalësh?
    Bedri: Ju jeni ata, shpërthimi sythor!
    Ardit Gjebrea: Jo unë, ja ku e ke! Jo me mua!
    Eni Çobani: Shumë faleminderit!
    Bedri: Më të mirë se ju s’ka më!/tvklan.al
     

  • Zhvillim i papritur në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

    Zhvillim i papritur në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.
    Takimi po vazhdon në zyrën e Hamzës në Komunën e Mitrovicës.
    Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.

  • Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për dy vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
    Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë periudhës ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit 2021. Dy të pandehurit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me qëllim përfitimin e pasurisë së tij.
    Më 8 prill 2021, Bedri Rexhepi ishte dërguar nga Jeton Vllasaliu në shtëpinë e vëllait të tij Nexhat në fshatin Vllasali, ku më pas u vra në mënyrë tinëzare nga Jetoni, në besim se Rexhepi kishte me vete një shumë të konsiderueshme parash.

    Pas vrasjes, veturën e viktimës Jeton e kishte fshehur në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Më pas, ai kishte telefonuar Nexhatin, i cili kishte shkuar ta merrte me makinën e tij personale, duke e ndihmuar kështu në fshehjen e provave.
    Në bazë të këtyre veprimeve, vëllezërit akuzohen për vrasje të rëndë dhe dëmtim të varreve apo kufomave.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, Gjykata e Prishtinës dënon me burgim të përjetshëm dy autorët

    Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, Gjykata e Prishtinës dënon me burgim të përjetshëm dy autorët

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

    Sipas mediave vendase, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
    Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në periudhën ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit të vitit 2021.
    Gjatë kësaj kohe, dy vëllezërit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me synimin për të përfituar nga pasuria e tij.
    Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.
    Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.
    Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj makinën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë.
    Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me makinën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur makinën e të ndjerit.
    Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.
    Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave.