Tag: beach

  • VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në mes të plazhit në Kaliforni, mes të plagosurve edhe fëmijë

    VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në mes të plazhit në Kaliforni, mes të plagosurve edhe fëmijë

    Pesë persona, përfshirë një fëmijë, janë dërguar në spital pas rrëzimit të një helikopteri të shtunën pasdite në qytetin Huntington Beach të Kalifornisë Jugore.
    Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, pranë një parkingu në Pacific Coast Highway, midis Beach Boulevard dhe Twin Dolphins Drive, sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Huntington Beach.
    Zyrtarët lokalë konfirmuan se dy personat që ndodheshin në helikopter u nxorën të gjallë, ndërsa tre kalimtarë që ndodheshin në rrugë u plagosën. Të gjithë të lënduarit u transportuan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

    Pamje dramatike të publikuara në rrjete sociale tregojnë helikopterin duke u rrotulluar disa herë para se të përplaset me disa palma dhe me shkallët e një ure për këmbësorë që kalon mbi PCH-në, pranë hotelit Hyatt Regency Huntington Beach Resort and Spa. Video të tjera tregojnë një objekt duke rënë nga helikopteri pak çaste përpara përplasjes.
    Shkaku i përplasjes mbetet ende i paqartë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar për Sigurinë në Transport (NTSB) janë informuar për aksidentin dhe kanë nisur hetimet.
    /vizionplus.tv

  • Shkrumbohet një ‘beach bar’ në plazhin e Jonufrës, dyshohet se…

    Shkrumbohet një ‘beach bar’ në plazhin e Jonufrës, dyshohet se…

    Një zjarr ka shkrumbuar ditën e sotme një ‘beach bar’ në zonën e plazhit të Jonufrë­s, duke e shkrumbuar totalisht.

    Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që flakët të përfshijnë me shpejtësi të gjithë ambientin.
    Edhe pse forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, nuk kanë mundur ta shpëtojnë objektin, i cili u dogj i tëri. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem deme te konsiderueshme materiale.

    Top Channel

  • ‘Ksamili dhe Dhërmiu në duart e injorantëve, do i kalojnë shtetit’! Rama: Çmime marramendëse, s’ka më muzikë në beach bar

    ‘Ksamili dhe Dhërmiu në duart e injorantëve, do i kalojnë shtetit’! Rama: Çmime marramendëse, s’ka më muzikë në beach bar

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur me kritika ndaj plazheve në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’. Rama ka premtuar masa konkrete për t’i rikthyer plazhet publikut dhe për të shmangur abuzimin me çmimet dhe hapësirat publike. Rama njoftoi se shumë shpejt qeveria do ketë gati planin për bregdetin dhe se Ksamili e Dhërmiu do jenë nën kontrollin e bashkive.
    Kreu i qeverisë deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri. Rama theksoi se Ksamilit i është bërë padrejtësi nga abuzimi i privatëve, të cilët e kanë trajtuar si tokë për t’u pushtuar dhe më pas si mjet për të shfrytëzuar turistët në mënyrë të turpshme. Ndërkohë sa i përket, Dhërmiut, Rama u shpreh se do të ndalohet muzika në orët e vona në lokalet “beach bar”, të cilat sipas tij, janë kthyer në shqetësim për pushuesit në zonat bregdetare.
    Edi Rama: Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. 

    Edi Rama: Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një sërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Një tjetër element që duhet parë përfundimisht është zhurma, muzika, tallavaja e beach bar-eve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar të gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara, ku 99% e pushuesve nuk janë prezent në ato beach bar-e, 99.9 duhet të vuaj ngritjen e muzikës në kup të qiellit. Ne do ta ndalojmë muzikën! Nuk do të ketë më muzikë në beach bar-e. Do bëjmë edhe një ridimensionim të numri të beach bar-eve dhe mënyrës se si do lidhen me shërbimin në tërësi.

    /ZËRI

  • “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    “S’do të ketë më muzikë të lartë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga ‘Bypass-i’ i Fierit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend.
    Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar.
    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.

  • Kryeministri Rama: Do ta ndalojmë muzikën në baret e plazheve, stresojnë dynjanë

    Kryeministri Rama: Do ta ndalojmë muzikën në baret e plazheve, stresojnë dynjanë

    Kryeminisstri Edi Rama ka thënë sot se do të ndalohet muzika nëpër baret e plazheve.
    “Duhet të ndalojë tallavaja e beach bareve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara duhet të vuajnë ngritjen e muzikës. Ne do ta ndalojmë muzikën, s’do të ketë muzikë në beach bare dhe do të bëjmë ridimensionim të numrit të tyre dhe të mënyrës se si do të lidhen me shërbimin në tërësi. U habitëm fare, hapet beach bar, nga baech bari në barch bar është si të kalosh historinë e Rock & Roll, me një volum konkurrues. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë te beach bari, jo për ata që kalojnë te bypasi i Fierit. Nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën”, tha Rama.

  • ‘Plazhet në duart e injorantëve, do i kalojnë shtetit’! Rama: Çmime marramendëse, s’ka më muzikë në beach bar

    ‘Plazhet në duart e injorantëve, do i kalojnë shtetit’! Rama: Çmime marramendëse, s’ka më muzikë në beach bar

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama është shprehur me kritika ndaj plazheve në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’. Rama ka premtuar masa konkrete për t’i rikthyer plazhet publikut dhe për të shmangur abuzimin me çmimet dhe hapësirat publike. Rama njoftoi se shumë shpejt qeveria do ketë gati planin për bregdetin dhe se Ksamili e Dhërmiu do jenë nën kontrollin e bashkive.
    Kreu i qeverisë deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri. Rama theksoi se Ksamilit i është bërë padrejtësi nga abuzimi i privatëve, të cilët e kanë trajtuar si tokë për t’u pushtuar dhe më pas si mjet për të shfrytëzuar turistët në mënyrë të turpshme. Ndërkohë sa i përket, Dhërmiut, Rama u shpreh se do të ndalohet muzika në orët e vona në lokalet “beach bar”, të cilat sipas tij, janë kthyer në shqetësim për pushuesit në zonat bregdetare.
    Edi Rama: Po e nis me plazhet e dhunuara. Kjo është fjala e duhur për pazhin e Ksamilit, po marr atë se është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si një tokë për tu pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët e vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vënë çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazhe, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turistëve shqiptar. Në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më që plazhi publik i Ksamilit të jetë plazh privat. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijën nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një sërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Një tjetër element që duhet parë përfundimisht është zhurma, muzika, tallavaja e beach bar-eve të vendosura jo për të shërbyer, por për të stresuar të gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara, ku 99% e pushuesve nuk janë prezent në ato beach bar-e, 99.9 duhet të vuaj ngritjen e muzikës në kup të qiellit. Ne do ta ndalojmë muzikën! Nuk do të ketë më muzikë në beach bar-e. Do bëjmë edhe një ridimensionim të numri të beach bar-eve dhe mënyrës se si do lidhen me shërbimin në tërësi.

  • ‘S’do të ketë më muzikë në beach bar’, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    ‘S’do të ketë më muzikë në beach bar’, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend.

    Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar.

    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama./gazetashqip/KultPlus.com

  • “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’”, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit

    Teksa bëri një bilanc për sezonin veror turistik, kryeministri Edi Rama, komentoi edhe ndotjen akustike.

    Ai tha se s’do të ketë më muzike në ‘beach bar’ jashtë orarit të lejuar, ndërsa shtoi se volumi nuk duhet të jetë i lartë, në mënyrë që të mos dëgjohet jashtë ‘beach bar-it’..
    “Një tjetër element që duhet parë është zhurma: muzika, tallavaja e beach bar-eve, jo për të qetësuar, por për të stresuar dynjanë. 99.99% duhet të vuajnë muzikën. S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër.
    Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • “Ksamili, jo më në dorë të injorantëve”/ Rama: Çmimet marramendëse e shërbimet mizerabël. S’ka më muzikë!

    Kryeministri i vendit Edi Rama, sot, 4 shtator, në prezantimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit.
    “Ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, Gjermania apo rritja nga Kina, India, Brazili apo Australia, Turqia ose Izraeli”, tha ai lidhur me turistët që kanë vizituar vendin tonë vitin e fundit.
    Deklaroi se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri.
    Vuri theksin te udhërrëfyesit turistikë të certifikuar që sot janë 1 mijë, strukturat akomoduese e deri te sistemi i administrimit të plazheve.
    “Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo kemi pasur afro 70 mijë vizita në qendrat shëndetësore.”
    Plazh i dhunuar, kështu e cilësoi atë të Ksamilit.
    “Është ndër më të bukurit në botë, dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë. Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye që Ksamili të jetë një plazh privat, me çmime marramendëse dhe shërbime mizerabël”, deklaroi kreu i qeverisë.
    U ndal më pas edhe te plazhi i Dhërmiut.
    “Kanë vënë beach bar që çmendën Himarën! Shezlongë ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.”
    Tha se duhet shkuar më tej me ridimensionimin e plazheve publike, duke marrë shembull Lezhën si qyteti me plazhet më të pastra në vend.
    “Nuk duhet të ketë vetëm rërë, por edhe shërbim!”, shtoi kryeministri.
    Mbetjet në plazhe
    Ashtu sikur dje, 3 shtator, vijoi me ironizimet për shqiptarët që “shkarkojnë plehrat në pikat më panoramike të Shqipërisë”.
    “Kemi një transformim rrënjësor në heqjen e mbeturinave. Megjithatë sikur gjithë ushtria popullore të ngrihet për të pastruar nuk bëhet, nëse paralelisht ke nga ata që hedhin plehrat! Shqipfolësit!”
    “Janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, që thyejnë karriget në stadium dhe i kthejnë ndeshjet në luftë”, tha ai për ata që i konsideron ndotës të Shqipërisë.
    Pastrimi i mbetjeve do kryhet në nivel kombëtar, tha numri një i kabinetit.
    Do ndalohet muzika
    “Zhurma, tallavaja e beach bar-eve, që janë vendosur për të stresuar dynjanë. Zona të tëra banuara ku 99.9% e pushuesve nuk janë prezentë, duhet të vuajnë muzikën në kupë të qiellit. Ne do ndalojmë muzikën dhe do ulet dhe numri i beach bareve. Se u habitëm fare, nga beach bari në beach bar!”, deklaroi Rama.

  • Punonjësi vjedh xhiron e lokalit beach-bar dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

    Punonjësi vjedh xhiron e lokalit beach-bar dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

    Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë.
    Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka dëshmuar se kishte konstatuar mungesën e parave në beach-barin ku i dyshuari punonte. Policia ka shpallur në kërkim të riun 20-vjeçar për akuzën e vjedhjes dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22 gusht ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte”, thanë burime zyrtare.
    Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësja vjedhjeve, nëse nga punonjësi ka pasur pretendime kundrejt menaxherit dhe lokalit apo ka rrethana dhe dinamikë tjetër, për të cilën ende po hetohet.