Adriatik BALLA
Disa lojtarë të Kombëtares ndodhen në moment të vështirë, sidomos dy mbrojtësit shkodranë, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla, i pari i përjashtuar nga Lacio italiane e tjetri i dëmtuar ende pa u kthyer në formën e vet më të mirë në radhët e Majorkës në Spanjë. Kumbulla luajti shumë mirë vitin e kaluar me Espanjolin, duke shpresuar të kthehej në Barcelonë, por kjo nuk ndodhi. Një sezon i jashtëzakonshëm me Veronën i kishte siguruar atij një rritje të ndjeshme të vlerësimit, duke arritur në rreth 30 milionë euro. Më pas, megjithatë, Roma fitoi, duke ofruar 26.5 milionë euro, duke i dhënë një fitim të madh kapitali një lojtari të lindur në akademinë e të rinjve. Gjërat nuk shkuan aq mirë në kryeqytet, aq sa ai përfundoi në sy të tifozëve, veçanërisht për disa paraqitje në derbi. Pas një sezoni shumë të suksesshëm si huazim te Espanjol verën e kaluar, pati interes nga burime të ndryshme. Megjithatë, qëllimi ishte të qëndronte në Spanjë, kështu që në mesin e gushtit, Majorka i ofroi atij një marrëveshje huazimi, por jo të plotë, me një opsion blerjeje të vendosur për rreth 7 milionë euro. Lëndimi e detyroi të humbiste nëntë ndeshje radhazi, plus një në stol sepse sapo ishte rikthyer në ekip, vetëm për të luajtur pardje në fitoren 2-3 ndaj Numacias në Kupën e Mbretit. Natyrisht, kjo do të varet nga performanca e tij gjatë pjesës tjetër të sezonit, pasi kjo nuk është një shifër e papërfillshme për një klub relativisht të vogël spanjoll.
Lacio i mbyll çdo derë Hysajt
Elseid Hysaj praktikisht e ka mbyllur me Lacion. Kjo kuptohet qartësisht nga fakti se ai është lënë jashtë çdo liste të Lacios, jo vetëm për kampionatin, por edhe për kompeticionet e tjera. Klubi e kishte nxjerrë nga lista për Serinë A para 10 ditësh, duke marrë si shkas dëmtimin e tij të pësuar me Kombëtaren ndaj Anglisë. Por paralelisht me heqjen nga lista nga Seria A, Hysaj duket se është hequr përfundimisht nga listat edhe nga kompeticionet e tjera. Kjo, pasi trajneri ka vendosur të mos e grumbullojë as në Kupën e Italisë, për ndeshjen ndaj Milanit. Trajneri ka bërë publike listën e futbollistëve për këtë sfidë, ku lejohen të gjithë lojtarët që ka në dispozicion klubi dhe emri i Hysajt nuk figuron. Sipas mediave italiane, ky është mesazhi i qartë se Hysaj e ka mbyllur me klubin bardhekaltër dhe tashmë duhet të mendojë largimin që në merkaton e janarit, ndonëse ka kontratë me Lacion deri në mbyllje të sezonit.
Qëndrimi/ Trajneri i Bazelit i del në krahë Xherdan Shaqirit
Trajneri i Bazelit, Ludovic Magnin, sqaron situatën në lidhje me Xherdan Shaqirin. Pavarësisht penalltive të humbura, trajneri zviceran e ruan besimin te kapiteni i tij. Ai pohon se ai do të mbetet ekzekutuesi i penalltive nëse dëshiron. “Nëse Xherdan Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nuk ka diskutim për këtë. Shaqiri humbi ndaj St. Gallenit penalltinë e tretë këtë edicion. Por trajneri i Bazelit ka besim te Shaqiri. “Ai është kapiteni ynë dhe nëse e merr topin, do të gjuajë. Për mua, nuk ka arsye për ta dyshuar”, është shprehur Magnin. 34-vjeçari është lider i Bazelit. Ai në të gjitha garat e këtij edicioni ka shënuar dhjetë gola dhe po aq asistime.
Tag: bazelit
-

Hysaj përfundon jashtë Lacios, Kumbulla ka një shans të rikthehet në majën e karrierës
-

Zhegrova bën show në stërvitjen e Juventusit, Shaqiri shndërrohet në “problemi” i Bazelit
Adriatik BALLA
Juventusi duket i dashuruar me yllin kosovar, Edon Zhegrovën. “Zonja e Vjetër” e ka postuar një video të 26-vjeçarit dardan, i cili ishte duke u nxehur para fillimit të ndeshjes me Atalantën, që u luajt në fundjavë. “Edoni në elementin e tij”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusin në “Instagram”. Zhegrova luajti për 27 minuta në ndeshjen ndaj Atalantës, që Juventusi e barazoi 1-1 në shtëpi. “Bianconerët” ishin duke humbur 1-0, mirëpo Juan Cabal shënoi për 1-1. Zhegrova arriti të krijojë disa raste të mira shënimi, por që në fund u mbyllën pa sukses. Kjo ishte ndeshja e tretë e yllit të Kosovës me fanellën bardhezi. Deri më tash, Edoni nuk ka arritur të shënojë ose asistojë, mirëpo është lavdëruar për paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Shaqiri, “problemi” i Bazelit
Me katër gola e tri asistime në shtatë ndeshje të Superligës së Zvicrës, kapiteni i Bazelit, Xherdan Shaqiri, jo vetëm që është lojtari më i mirë i skuadrës, por është edhe top-kontribuuesi në gjithë Superligën. Në një ditë të mirë, lojtari me 125 paraqitje për Zvicrës është bindshëm lojtari më i mirë në ligë. Pa asnjë dyshim. Por të dielën, në humbjen 2:1 nga Luzerni, Shaqiri dështoi të lërë gjurmë. E njëjta mund të thuhet për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Freiburgut javën e kaluar. Apo për ndeshjen për kupë ndaj Etoil-Carouge, në të cilën humbi penallti pasi u aktivizua si zëvendësues. A është Shaqiri në minikrizë? Ndoshta. Të paktën është e kuptueshme që trajneri Ludovik Magnin e largoi nga fusha kapitenin e tij pas një ore lojë ndaj Luzernit. Problemi i madh: pa Shaqirin, sulmi i Bazelit duket edhe më pak aktiv. E gjithë loja e Bazelit është e ndërtuar rreth tij. Nëse nuk llogaritet fitorja 6:1 në raundin e parë të Kupës ndaj Bielit, Bazeli së fundi ka shënuar gol në ndeshje garuese, pa e pasur Shaqirin në fushë, në muajin maj. Në fund të majit, në ndeshjen pa shumë rëndësi ndaj Lausannes, kur tashmë titulli ishte siguruar, Kevin Karlos shënoi dy gola dhe Benie Traore realizoi një gol, para se Xherdani të aktivizohej vonë në ndeshje. Pa llogaritur ndeshjen ndaj Bielit, ata tre gola janë të vetmit në vitin 2025 që Shaqiri i ka “shijuar” nga stoli. Dhe bëhet fjalë për plot 35 ndeshje në të gjitha garat. Qartë se kjo është edhe për shkak të aktivizimit të vazhdueshëm të Shaqirit. Në 12 ndeshjet e këtij edicioni, 33-vjeçari ka munguar vetëm 156 minuta. Por për shkak të angazhimit në tri fronte, ai pritet të luajë shumë më tepër minuta se në edicionin e kaluar. Magninit i duhet plani B. Ai duket që e ka një të tillë. “Kam zgjidhjen me Koba Koindredin nëse Shaqiri nuk është në fushë”, ka thënë trajneri i Bazelit. Lojtari i transferuar nga Lozane mungoi për shkak të lëndimit në dy ndeshjet në të cilat Shaqiri pati telashe. Në ndeshjen e së dielës, Ibrahim Salah luajti si zëvendësues i Shaqirit. “Kam provuar të sjell energji të re. Nuk funksionoi në mënyrën që kam dashur. Mund të shihje pas gjysmë ore që këmbët e Shaqirit nuk ishin të lehta. Mendoj se njerëzit janë shumë të ashpër ndaj tij. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, njerëzit duhet ta dinë këtë”, theksoi trajneri. -

VIDEO/ Mosha nuk e ndal, Xherdan Shaqiri mban gjallë shpresat e Bazelit në Champions
Xherdan Shaqiri nuk njeh moshë. Megjithëse është më pak se dy muaj e ndajnë nga 34-vjetori i tij i lindjes, futbollisti shqiptar po vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushën e lojës. Sezonin e shkuar ai ishte një pikë kyçe në suksesin e Bazelit, ndërsa këtë sezon e ka nisur me po të njëjtin ritëm.
Shaqiri është shfaqur sërish si protagonist për klubin zviceran, këtë herë në Ligën e Kampionëve. Bazeli është përballur me Kopenhagenin në “play off”, ku ka barazuar me shifrat 1-1. Goli i vetëm për helvetët mban autorësinë e Xherdan Shaqirit, i cili goditi saktë një 11 metërsh në minutën e 15 të takimi. Danezët barazuan me anë të Pereirës në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë, duke e lënë kualifikimin të hapur për në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në Kopenhagen./Sport Ekspres/ -

Futbolli në Zvicër merr ngjyra shqiptare, “Dardania Basel” vihet nën kontrollin e Xhakës
Adriatik BALLA
Lojtarët shqiptarë në Zvicër kanë një CV të admirueshme dhe në të gjitha klubet e Superligës zvicerane ka shqiptarë, duke e bërë kampionatin zviceran më të dallueshëm krahasuar me kampionatet e tjera në Europë për praninë e shqiptarëve. Ata janë në përqindje të konsiderueshme. Por s’mjaftohen me kaq, një pjesë angazhohen menjëherë sapo tërhiqen nga futbolli aktiv në pozita komanduese në klube, në rolin e drejtorëve teknikë apo këshilltarëve të presidentëve, siç ka ndodhur me Behramin, Mehmedin etj. Tani në radhët janë Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që kanë ambicie për të qenë në rol drejtues. Madje Taulant Xhaka e ka nisur dhe karrierën e trajnerit këtë sezon. “Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj”. Këto ishin fjalët më të cilat legjenda e Bazelit, Taulant Xhaka, u prit nga klubi “Dardania Basel” këtë verë. 34-vjeçari mori përsipër drejtimin e klubit si trajner në kategorinë e katërt pas pensionimit. Gjatë detyrës së tij të re te Dardania, ku punoi edhe babai i tij, Ragipi, Taulant Xhaka synon të marrë licencën e trajnerit dhe të udhëheqë klubin pasi nuk arriti të ngjitet në kategorinë e tretë. Hapi i parë drejt këtij qëllimi është arritur tashmë. Këtë fundjavë, ata siguruan një fitore të thellë 5:0 kundër Munçensteinit. Legjenda e Bazelit pa ekipin e tij të luante mirë. Pas ndeshjes, ai për “BZ Basel” tha se ishte pjesërisht i kënaqur. “Nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer nga ana jonë, por është mirë, fituam 5:0”. Xhaka sqaroi se aktualisht është vetëm si trajner te Dardania. “Ekipi po luan shumë mirë. Në varësi të mënyrës se si ndihem, mund të mendoj të hyj si zëvendësues në të ardhmen nëse gjërat vështirësohen drejt fundit të sezonit”.
Objektivi afatgjatë, klubi i madh i Bazelit
Ai e sheh qartë të ardhmen e tij. “Nëse bëjmë ngritje në kategori, do të doja të vazhdoja për një vit tjetër, por varet se si zhvillohet skuadra. Qëllimi im afatgjatë, siç e kam thënë edh më parë, është të jem në stolin e Bazelit përkrah vëllait tim”, nënvizoi ai. Kur do të ndodhë kjo? E paqartë. Ajo që është e sigurt është se vëllai i tij, Graniti, po përfundon po ashtu kursin e tij për trajner. Kapiteni i Zvicrës debutoi për Sanderlandin këtë fundjavë. Në ndeshjen përshëndetëse të Taulant Xhakës, Granit Xhaka bëri bujë kur, me zë të lartë deklaroi se “një Xhaka po largohet dhe së shpejti tjetri do të kthehet”. Kjo tregon se të dy vëllezërit Xhaka e shohin të ardhmen e tyre pas futbollit aktiv si drejtues të klubit të madh të Bazelit.
Jashari ngjitet në Serie A, një tjetër “xhevahir” te Zvicra
Edhe në nivel të ekipit përfaqësues, Zvicra ka shumë shqiptarë. Një prej tyre është Ardon Jashari, që këtë verë la Klub Brtuzhin dhe u bë pjesë e Milanit në Sertie A italiane. Milan ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Barit në 1/32 e finales në Kupën e Italisë. Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti Ardon Jashari, por që nuk ishte startues. Leao kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes. Pulisiç e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të të takimit dhe vulosi fatin e kualifikimit. Në minutën e 66-të Ardon Jashari u aktivizua në lojë, duke e bërë debutimin zyrtar me kuqezinjtë. -

Përplasja me zogjtë sërish problem i fluturimeve ajrore! Avioni ishte nisur drejt Bazelit, kthehet në Shkup me urgjencë
Një avion në Maqedoninë e Veriut është përballur me probleme gjatë fluturimit.
Ai ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit dhe u detyrua të kthehet menjëherë pas ngritjes, pas përplasjejes me një tufë zogjsh.
Sipas informacioneve nga mediat vendase, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit, çka ka detyruar pilotët të marrin vendimin për t’u kthyer.
Pas një kohe të shkurtër në ajër, avioni u rikthye në aeroportin e Shkupit, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin.
Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, deklaroi se situata të tilla ndodhin herë pas here, por për rastin konkret nuk preferoi të jepte më tepë detaje. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen.
-

Panik në ajër/ Avioni u nis drejt Bazelit, por kthehet urgjentisht në aeroport pas përplasjes me zogjtë
Një avion i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”, i cili ishte nisur dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit, është detyruar të kthehet menjëherë pas ngritjes, për shkak të një përplasjeje me një tufë zogjsh.
Sipas informacioneve nga mediat në Shkup, përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërin prej motorëve të avionit. Bëhet fjalë për fluturimin me numër WZZ1KX në linjën Shkup–Bazel, i cili, pas një kohe të shkurtër në ajër, është kthyer në aeroportin e Shkupit dhe ka realizuar një ulje të sigurt, pa pasoja për pasagjerët dhe ekuipazhin.
Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, në një prononcim për mediat, ka deklaruar se situata të tilla ndodhin herë pas here dhe, ndonëse për rastin konkret nuk ka dhënë më shumë detaje, ka bërë të ditur se do të ndërmerret një hetim për të përcaktuar shkakun dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara.