Tag: bayern

  • BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian

    BAYERN MUNICH: Thjesht makinë perfekte aktualisht. Kampionat, Champions apo Kupë, verdikti final nuk ndryshon. Rekord i ri Europian

    Bayern Munich nuk ndalet dhe makina perfekte ka arritur te 14 ndeshje radhazi me fitore në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Kompany dominon në Bundesliga, në Kupë dhe në Champions League.
    Kampionët e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas një fitoreje të qartë 4-1 ndaj 1. FC Köln. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë intensive, ku Bayern tregoi superioritetin e tij, megjithëse Köln e nisi për mirë sfidën.
    FC Köln kaloi në epërsi prej 1-0 në minutën e 31’ me një goditje me kokë të Ragnar Ache pas një krosi të saktë nga Isak Johannesson. Bayern reagoi shpejt, ku në minutën e 36’, Luis Diaz shënoi golin e barazimit 1-1.
    Vetëm dy minuta më vonë, Harry Kane kaloi bavarezët në avantazh 2-1 me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutën e 64’, Kane shënoi sërish, pas një kros perfekt nga Joshua Kimmich, duke shënuar me kokë për 3-1.
    Për ta vulosur fitore, Michael Olise realizoi golin e katërt në minutën e 72’, duke finalizuar me qetësi një kombinim të luajtur brenda zonës (4-1).
    Me këtë fitore, Bayern Munich siguroi avancimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë dhe tregon formë të mirë për fazat e ardhshme, duke demonstruar fuqinë sulmuese dhe konsistencën në mbrojtje.
    14 ndeshje – 14 fitore. Sot Bayern vendosi një rekord të ri për të gjitha klubet në 5 ligat kryesore europiane.
     

  • Po shkëlqen me performancat e tij, media e huaj “hedh bombën”: Barcelona dhe Bayern Munchen janë në garë për Asllanin

    Po shkëlqen me performancat e tij, media e huaj “hedh bombën”: Barcelona dhe Bayern Munchen janë në garë për Asllanin

    Fisnik Asllani është një prej lojtarëve shqiptarë më të mirë të momentit. Forma e këtij lojtari është fantastike, ndërsa po shfaq gjithë potencialin si në klub ashtu edhe në Kombëtare.
    Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Barcelona kërkon të marrë Fisnik Asllanin. Ndërkohë në ditën e sotme, media e njohur e huaj “Fischaje.net”, ka dalë me një tjetër lajm ku thuhet se Bayern Munich do t’i bëjë Barcelonës konkurrencë për të marrë lojtarin shqiptar.“Bayern Munich hyn në garë për Fisnik Asllanin. FC Bayern Munich i është bashkuar garës për Asllanin. Bavarezët e shohin atë si një kandidat afatgjatë për të forcuar sulmin e tyre.
    Strategjia e Bayernit parashikon që Asllani të bëhet pasardhësi natyror i sulmuesit të tyre. Progresi i tij në Bundesligë ka krijuar konsensus të brendshëm se ai është një lojtar për t’u ndjekur”, shkruhet në median e huaj. /Sport Ekspres/

  • Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, duke bërë që për ekipin e Kompany të flas e gjithë Evropa. Skuadra bavareze ka fituar të gjithë ndeshjet deri me tani, 13 nw 13, me 47 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar. Sigurisht, një skuadër plot yje, por suksesi nuk lidhet vetëm me emrat. Kompany ka krijuar një ekip që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer tek Bayern-i dominimin e viteve të arta.
    Rezultatet e Bayernit kujtojnë një rekord historik: atë të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, që nisi me po aq fitore radhazi. Sot, Bayern po bën diçka të ngjashme, ka shkatërruar rivalët edhe me rezultate të thella si Leipzig-un 6-0, Hamburgun 5-0 dhe Werder Bremen-in 4-0.

    Kompany ka ruajtur sistemin klasik me katër mbrojtës dhe një qendërsulmues të vetëm Harry Kane, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në mbrojtje ka luksin të zgjedhë mes emrave si Upamecano, Kim, Davies apo Tah, ndërsa në mesfushë komandën e mbajnë Kimmich dhe Goretzka. Në fazën ofensive, Olise, Luis Díaz, Gnabry dhe i riu Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, po tregojnë se Bayern-i ka edhe të ardhme, jo vetëm të tashme.
    Në lojë, Kompany ka sjellë një fleksibilitet modern, një futboll dinamik, pa pika referimi. Ekspertët e quajnë tashmë një nga skuadrat më interesante taktikisht në Evropë, krahas PSG-së dhe Bournemouth-it të Iraolës. Me shifrat në tryezë, në Mynih, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për një sezon të mbushur me trofe.
    ()

  • Bayern projekton shitjen e madhe në verë, 80 milionë euro

    Bayern projekton shitjen e madhe në verë, 80 milionë euro

    28 Tetor 2025

    20:39

    Telesport

    Bayern Munich mund të ndahet në verë me Aleksandar Pavlovic, mesfushorin e ri difensiv, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubve të mëdha, sidomos të Manchester City.
    ”Qytetarët” kanë ofruar fillimisht 40-45 milionë euro, por oferta e tyre është refuzuar nga Bayern. Klubi bavarez ka bërë të ditur se do të heq dorë nga Aleksandar Pavlovic vetëm për një ofertë 80 milionë euro e sipër.
    Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2029, ndaj te Bayern nuk janë në presion për largimin e Pavlovic. Klubi bavarez e vlerëson shumë mbrojtësin e ri difensiv, por e sheh atë edhe edhe si një aset tregu që mund të sjellë fitim të konsiderueshëm.

  • Sulmuesin e kërkojnë në Angli, gruaja e Harry Kane del kundër rikthimit

    Sulmuesin e kërkojnë në Angli, gruaja e Harry Kane del kundër rikthimit

    28 Tetor 2025

    18:43

    Telesport

    Harry Kane ka gjithë të drejtën për t’u larguar nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni për 58 milionë euro, sipas klauzolës në kontratë të nënshkruar mes palëve.
    Në 109 ndeshje me Bayern në të gjitha kompeticionet, Kane ka shënuar 105 gola, duke treguar efikasitetin e tij dhe jo më kot konsiderohet si një nga sulnuesit më të mirë në botë.
    Për anglezin ka interes të madh në Premier League, aty ku Tottenham do e mirëpriste krahëhapur, por jo vetëm, pasi edhe Man. United interesohet për të dhe do ishte i gatshëm të paguante klauzolën e tij.
    Megjithatë, “BILD” raporton se Bayern ka një aleate të fortë për të mbajtur sulmuesin në Munich. Gruaja e Harry Kane është kundër rikthimit të sulmuesit në Angli, pasi familja e tyre është përshtatur shumë mirë në Bavari dhe mbi të gjitha janë shumë të kënaqur me privatësinë, gjë ju mungonte shumë kur ishin në Londër.

  • Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    Man. City zgjedh pasuesin e Guardiolës, trajneri i cili po bën “namin” këtë sezon me rekordet e vendosura

    28 Tetor 2025

    17:46

    Telesport

    Te Manchester City po bëhen gati për t’u ndarë me Pep Guardiolën. Cikli i trajnerit spanjoll duket se është drejt fundit, ndaj dhe “Qytetarët” po përgatiten që tani për të gjetur pasuesin e denjë të Guardiolës.
    Mediet angleze raportojnë se Manchester City ka zgjedhur Vincent Kompany si pasuesin e Guardiolës, trajneri belg i cili po bën mjaft mirë këtë sezon te Bayern Munich, duke vendosur edhe rekorde të shumta.
    Edhe pse Kompany rinovoi vetëm pak ditë më parë me Bayern deri në vitin 2029, te City shpresojnë që me largimin e Guardiolës në verën e vitit 2027, pra në fund të sezonit të ardhshëm, belgu të jetë trajneri i tyre i ri.
    Edhe pse rinovoi me Bayern, në rast se Kompany dështon të fitojë Champions League me bavarezët, largimi i tij nuk do të ishte aspak befasi.

  • Bayern po punon për një transferim të bujshëm, gati oferta 100 milionë euro

    Bayern po punon për një transferim të bujshëm, gati oferta 100 milionë euro

    28 Tetor 2025

    17:10

    Telesport

    Pavarësisht se e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon, duke fituar 13 ndeshje rresht në të gjitha kompeticionet, Bayern Munich po mendon edhe për merkaton.
    “Bild” raporton se dëshira e madhe e bavarezëve është Kenan Yildiz, ylli turk i Juventusit, i cili po shkëlqen këtë sezon. Edhe pse bardhezinjtë po punojnë për rinovimin me Yildiz, oferta e Bayern mund të ndryshojë situatën.
    Sipas raportimit në fjalë, klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e Yildiz, një shifër brenda pritshmërive të Juventusit. Pavarësisht shifrës bujare, Bayern nuk do ta ketë aspak të lehtë rrugën për transferimin e fantazistit turk, duke qenë se për të interesohen thuajse të gjitha klubet e mëdha.

  • E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    27 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani po shkëlqen duke shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e para.
    Forma e mirë e sulmuesit të Kosovës ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për të. Prej ditësh përflitet për një interes të Barcelonës, ndërsa pak minuta më parë, Florian Plettenberg për Sky Sport Germany, raporton se Bayern ka shtuar në listën e merkatos së ardhshme verore emrin e Fisnik Asllanit.
    Klubi bavarez e sheh Asllanin si një zëvendues të mundshëm për Harry Kane. Sipas raportimit në fjalë, Bayern është informuar për klauzolën e largimit të sulmuesit dardan dhe mund të arrijë marrëveshjen para verës.
    Një gjë mund të thuhet me plot gojën, me formën e treguar deri tani, largimi i Asllanit nga Hoffenheim drejt një ekipi të madh gjatë verës së ardhshme është i sigurt.

  • Goditja e madhe e Bayern: dy qendërmbrojtës për ‘vetëm’ 50 mln euro

    Goditja e madhe e Bayern: dy qendërmbrojtës për ‘vetëm’ 50 mln euro

    26 Tetor 2025

    9:58

    Telesport

    Bayern mund të bëjë një befasi të madhe në merkaton e verës.
    Klubi bavarez nuk do të blejë vetëm një qendërmbrojtës, por dy. Sipas mediave gjermane, Kim do të shitet, ndërkohë Guerreiro do të largohet me parametra zero. Spastrimi do të ndodhë edhe në krahun e djathtë, me Boey drejt shitjes në Premier League ose Arabinë Saudite.
    Plani i Bayern është transferimi i Schloterbeck dhe Guehi në të njëjtin vit, për të përforcuar pikën më të dobët në ekip, qendrën e mbrojtjes.
    Gjermani nuk do të kushtojë më shumë se 30 mln euro, sepse ka një vit të mbetur në kontratë. Guehi, kontrata e të cilit skadon në qershor, do të kushtonte 20 mln euro, që është bonusi i kërkuar prej tij dhe agjentit.
    Pra, dy qendërmbrojtës klasi për 50 mln euro. Goditje të mira!

  • Monchengladbach “viktima” e radhës, Bayern merr fitoren e tetë rresht. Çfarë jave për Lennart Karl (video)

    Monchengladbach “viktima” e radhës, Bayern merr fitoren e tetë rresht. Çfarë jave për Lennart Karl (video)

    25 Tetor 2025

    17:39

    Telesport

    Bayern Munich ka marrë fitoren e tetë rresht në kampionat. “Viktima” e radhës për bavarezët është B. Monchengladbach, e cila u mposht në fushën e saj 0-3.
    Vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 20-të, pasi Jens Castrop u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Luis Diaz. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, e gjithë pjesa e dytë foli për bavarezët.
    Joshua Kimmich hapi serinë e golave në minutën e 64-të me një goditje të bukur nga brenda zonës. Raphael Guerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 69-të, pas një asisti fantastik të Michael Olise.
    Në minutën e 80-të, 17-vjeçari Lennart Karl, i futur vetëm pak minuta më parë në fushë shënoi një supergol duke vulosur fitoren 0-3 për Bayern. Një javë e jashtëzakonshme për Lennart Karl, i cili debutoi me gol në mesjavë në Champions League dhe sot shënoi një tjetër gol spektakolar në kampionat.
    SHIKOGOLAT