Tag: bayern

  • Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    10 Nëntor 2025

    17:50

    Telesport

    Ibrahima Konaté është emër konkret në merkaton e Bayern. Klubi bavarez e konsideron prioritet për verën e ardhshme, kur Dayot Upamecano (me siguri) do të largohet me parametra zero drejt Madridit.
    Në podkastin gjerman “Bayern-Insider”, moderuar nga gazetari Tobias Altschäffl, u raportua se rekordmenët e Bundesligës kanë kontaktuar që tani me agjentin e Konaté, Konrad Heß.
    Ashtu si Upamecano, edhe ylli i Liverpool është në fund të kontratës. Në verë ai mund të lëvizë me parametra zero. Ofertat për të nuk mungojnë. Interes kanë shfaqur edhe Real Madrid e PSG.
    Bayern e pëlqen francezin e “Të kuqve” sidomos sepse ai ka eksperiencë në kampionatin gjerman, duke qenë se më parë ka luajtur te Leipzig.

  • Schweinsteiger zbulon sekretin e periudhës te Bayern: 10 minuta para gjysmëfinales…

    Schweinsteiger zbulon sekretin e periudhës te Bayern: 10 minuta para gjysmëfinales…

    10 Nëntor 2025

    16:22

    Telesport

    Pro Evolution Soccer. Kështu quhet loja që luan Bastian Schweinsteiger sot, por sidomos në të kaluarën, kur ishte futbollist profesionist.
    Së fundmi, legjenda e futbollit gjerman ka zbuluar një “sekret” të vogël.
    “Para gjysmëfinaleve të Champions League, unë e luaja këtë lojë deri 10 minuta para nisjes. Tani mund ta them, nuk është problem”, ka thënë ish-mesfushori i Bayern.
    Kjo anektodë e buur tregon sesa të relaktuar janë futbollistët edhe para ndeshjeve më të rëndësishme në karrierë. Kur luan PES pak minuta para një sfide kur të shohin miliona njerëz…

  • Bayern siguron “përforcimin” e parë për sezonin e ri, gati oferta 100 milionë euro

    Bayern siguron “përforcimin” e parë për sezonin e ri, gati oferta 100 milionë euro

    10 Nëntor 2025

    17:05

    Telesport

    Bayern Munich po shkëlqen këtë sezon dhe pas 16 fitoresh rresht, bavarezët janë ndalur fundjavën e fundit në barazim 2-2 ndaj Union Berlin. Kompany duket se ka krijuar një ekip të kompletuar, i aftë për të mundur këdo dhe për të fituar gjithë trofetë e mundshëm.
    Pavarësisht formës së mirë të treguar këtë sezon, Bayern Munich mendon edhe për merkaton. Te bavarezët ka një çështje që quhet “Dayot Upamecano”. Francezit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk është arritur marrëveshja mes palëve për rinovimin.
    Bavarezët nuk duan të humbin një lojtar të rëndësishëm si Upamecano, ndaj po përgatisin një ofertë që është e vështirë të refuzohet nga qendërmbrojtësi. Sacha Tavolieri raporton se Bayern është gati t’i propozojë një ofertë 5-vjeçare francezit, me një pagë vjetore 20 milionë euro, aq sa paguhen Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich.
    Për Upamecano, ka interes të madh nga Real Madrid, që po ndjek me shumë vëmendje situatën e francezit dhe është gati t’i ofrojë atij një rrogë të majme nëse vendos të transferohet te klubi madrilen.

  • Barcelona-Bayern, betejë e hapur për talentin e Olympique Lyon

    Barcelona-Bayern, betejë e hapur për talentin e Olympique Lyon

    9 Nëntor 2025

    14:50

    Telesport

    Diario Sport raporton se Barcelona është futur në garë me Bayern për sulmuesin e krahut të majtë, Malick Fofana.
    20-vjeçari i Olympique Lyon ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Bayern e kërkoi verën e shkuar, por në fund vendosi të fokusohej te një sulmues qendre (Nicolas Jackson).
    Performancat e anësorit të Lyon kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të nisin planet për rekrutimin e tij në merkaton e verës. Fofana kushton rreth 30 mln euro, maksimumi 40 mln euro duke përfshirë bonuse.

  • “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    Lothar Matthaus ka paralajmëruar transferimin e ardhshëm të Bayern.
    Sipas legjendës së futbollit gjerman, do të jetë Nico Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe nuk do të rinovojë.
    “Eshtë e qartë se Bayern po e ndjek me vëmendje. Afërmendsh, bavarezët jo vetëm duan të forcojnë mbrojtjen, por edhe të dobësojnë kundërshtarin. Jam i sigurt se Bayern do ta transferojë atë”.
    “Schlotterbeck është gjerman. A nuk ka qenë gjithmonë ëndrra e Uli Hoeness, që Bayern të bëhet ekip thuajse totalisht gjerman? Ai dhe Tah janë gjermanë dhe titullarë të kombëtares. Do të ishte zgjedhja perfekte”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.
    Bayern vërtet ka mjaft gjermanë në ekip: Neuer, Tah, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Bischof, Musiala, Karl dhe Gnabry. Ata janë baza e skuadrës. Në verë Bayern tentoi edhe dy gjermanë të tjerë, edhe pse pa sukses, Woltemade dhe Wirtz.
    Imagjinoni nëse do të ishin blerë. Thuajse gjithë formacioni do të ishte gjerman: Neuer – Davies, Schlotterbeck, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlovic – Wirtz, Musiala, Olise – Woltemade. Pra, 8 nga 11 titullarë, gjermanë!

  • VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    Rezultate interesante në Bundesligë, në ndeshjet e javës së 10-të. Kampionët e Gjermanisë, Bayern barazuan 2-2 me Union Berlin, në ndeshjen e luajtur në Stadion An der Alten Försterei.
    Holandezi Doekhi realizoi dopietë në këtë takim, duke shënuar përkatësisht në minutën e 27-të dhe 83-të. Goli i Diaz në fundin e pjesës së parë barazoi përkohësisht sfidat. Për të shpëtuar ekipin e Kompany mendoi Kane, me një gol në të 90-tën.

    Në sfidën tjetër, barazim 1-1 i Hamburg ndaj Dortmund. Verdhezinjtë, dukej se po fitonin, por pësuan gol në fund.
     

  • Bayern i rikthehet fiksimit të vjetër, 70 milionë euro për yllin e La Ligës

    Bayern i rikthehet fiksimit të vjetër, 70 milionë euro për yllin e La Ligës

    8 Nëntor 2025

    18:30

    Telesport

    Bayern Munich i është rikthyer edhe njëherë pistës së vjetër që mban emrin e Pablo Barrios. Nuk është hera e parë që bavarezët interesohen për mesfushorin e ri spanjoll, një lojtar tejet i rëndësishëm tek Atletico Madridi.
    Edhe pse mesfushori ka një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030 me “Colchoneros”, largimi i tij edhe pse i vështirë nuk është i pmaundur.
    Për të bindur Atletico-n, Bayern Munich është gati të paguajë deri 70 milionë euro për mesfushorin e ri 22-vjeçar. Pablo Barrios është pikërisht mesfushori që i mungon bavarezërve, pasi rikuperon topat, prish aksionet e kundërshtarëve dhe shumë efektiv në aksionet sulmuese.

  • Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video)

    Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video)

    Pas 16 fitoreve rresht në këtë sezon, Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë.
    Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Neuer, që padyshim mund të bënte më mirë.
    Barazimi do të vinte në minutën e 37-të, ku Luis Diaz do të shënonte një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisic. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
    Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 82-të, ku Danilho Doekhi do të shënonte sërish, këtë herë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Ishte Harry Kane në minutat shtesë që shpëtoi Bayern nga humbja, duke shënuar me kokë pas krosimit të Tom Bschof.
    Pavarësisht këtij barazimi, Bayern Munich mban vendin e parë me 28 pikë. Union Berlin renditet në vendin e 10-të me 12 pikë.
    Dortmundit i ka ikur fitorja prej duarsh në minutën e fundit, duke barazaur në transfertë 1-1 ndaj Hamburger. Verdhezinjtë shënuan të parët me Chukwuemeka, vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë me Konigsdorffer, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.
    Dortmund renditet në vendin e tretë me 21 pikë, Hamburger në vendin e 12-të me 9 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • L.Diaz, “engjëll dhe djall”, Bayern nuk ndalet, “thyen” edhe PSG (VIDEO)

    L.Diaz, “engjëll dhe djall”, Bayern nuk ndalet, “thyen” edhe PSG (VIDEO)

    16 ndeshje, 16 fitore, Bayern i këtij sezoni nuk di të ndalet, nuk njeh rivalë, duke vijuar ecurinë rekord, si asnjë ekip tjetër më parë në histori. Ekipi i Kompany “thyen” edhe PSG, me kampionët që bien në “Parkun e Princave”. Protagonisti absolut ishte Luis Diaz, me sulmuesin kolumbian që realizoi një “dopietë” golash, por njëkohësisht u ndëshkua edhe me karton të kuq.
    Sfida nisi me gol, ku pas vetëm 4 minutash, Diaz tundi rrjetën e PSG. Të besuarit e Luis Enriques iu përgjigjen shpejt, ku në minutën e 22-të, Dembele barazoi shifrat në 1-1, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. 3 minuta më pas, “Topi i Artë” në fuqi la fushës i dëmtuar. Luis Diaz ishte i papërmbajtshëm në këtë transfertë, ku në minutën e 32-të, këmbënguli deri në fund, i vodhi një top Marquinhos duke dyfishuar shifrat. Nga “engjëll në djall”, Luis Diaz mbylli mbrëmjen e tij të “çmendur” në fundin e pjesës së parë duke ndërhyrë në mënyrë të rendë ndaj Hakimit, me anësorin maroken që doli nga fusha mes lotësh. Pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit ndëshkoi drejtpërdrejt me karton të kuq sulmuesin kolumbian.

    Në fraksionin e dytë, fal dhe epërsisë numerike, PSG mori kontrollin e plotë të lojës. Në minutën e 74-ët, Joao Neves me një gol shumë të bukur ngushtoi shifrat në 1-2. Bayern mbrojtësi me fanatizëm pjesën e mbetur të këtij takimi duke ruajtur kreun e Champions League me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve.

    Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, feston pas këtij suksesi: “Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është vendosur, por ndaj PSG ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ne, le t’i shijojmë”, u shpreh Kompany. Pranon epërsinë e Bayern trajneri i PSG, Luis Enrique: “Bayern ishte më mirë në pjesën e parë, ishin më prezent në fushë dhe krijuan më shumë raste, ne i bëmë edhe disa dhurata. Më duhet ta pranoj, kundërshtari ishte më mirë se ne”, u shpreh Luis Enrique.
    ()

  • VIDEO/ Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit

    VIDEO/ Bayern “mbretëron” në Paris, fiton ndaj kampionëve të Europës, Liverpool triumf zemre ndaj Realit

    Emocione dhe spektakël në Champions. Bayern fiton 1-2 ndaj PSG, në ndeshjen që u mbajt në Francë.
    Luis Diaz “rrëmbeu skenën” në pjesën e parë, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq.

    Në pjesën e dytë, kampionët e Europës ngushtuan shifrat me Neves, por vetëm kaq, pasi nuk bënë dot diçka më shumë.
    Liverpool mposhti 1-0 Real Madrid me golin e Mac Allister.
    Atletico Madrid mund 3-1 Royale Union, sakaq 4-0 triumfon Tottenham ndaj Copenhagen.
    Sfidë interesante në Itali, me sfidën mes Juves dhe Sportingut që që u mbyll 1-1.
    Rezultatet finale: 
    Atletico Madrid – Royale Union 3 – 1
    Bodo/Glimt – Monaco 0 – 1
    Juventus – Sporting 1 – 1

     
     
    Liverpool – Real Madrid 1 – 0
    Olympiacos – PSV 1 – 1
    PSG – Bayern Munich 1 – 2
     
     

     
     
    Tottenham – Copenhagen 4 – 0