Tag: bayern

  • Jo vetëm Bayern me mungesa, edhe Inter humbet për dy javë sulmuesin

    Jo vetëm Bayern me mungesa, edhe Inter humbet për dy javë sulmuesin

    Lajm i keq vjen nga infermieria për Inter. Mehdi Taremi, i cili mungoi në minutën e fundit në takimin ndaj Udinese, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano.
    “Testet, – njoftoi sot klubi zikaltër, – kanë nxjerrë në pah një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Situata e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme“.
    Sulmuesi iranian do të humbasë derbin e Kupës së Italisë ndaj Milan, ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich, planifikuar më 8 prill.
    Pra, tri sfida të rëndësishme në 8 ditë. Fokusi është rikthimi në ndeshjen në Bologna-Inter, më 20 prill, por është ende herët për të qenë të sigurt. Ky dëmtim ndërlikon mjaft pozitat e trajnerit Simone Inzaghi, pasi edhe sulmuesi titular Lautaro Martinez është drejt rikuperimit.
    Kundër Milan ai do të jetë në stol, ndaj Inzaghi ka në dispozicion vetëm Thuram, Arnautovic dhe Correa, me këtë të fundit që ka zhgënjyer edhe një herë në pjesën e madhe të kohës që trajneri i ka dhënë.

  • Barcelona nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër, Bayern  i hap rrugën katalanasve

    Barcelona nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër, Bayern i hap rrugën katalanasve

    31 Mars 2025

    17:40

    Telesport

    Verën e kaluar Nico Williams ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund anësori zgjodhi të qëndrojë tek Athletic Bilbao. Gjithsesi, katalanasit nuk janë dorëzuar dhe do tentojnë transferimin e anësorit sërish merkaton e ardhshme verore.
    Për 22-vjeçarin spanjoll ka pasur një interes të madh edhe nga Bayern Munich, por sipas Sky Germany së fundmi bavarezët janë tërhequr pasi objektivi i tyre kryesor në merkato është transferimi i Florian Wirtz nga Leverkusen.
    Kështu që Barcelona e ka hapur rrugën tani për të transferuar anësorin spanjoll. Marrëveshja me Bilbaon nuk do jetë e lehtë, por pritet të gjehet gjuha e përbashkët për një shifër 50-55 milionë euro.
    Përveç Williams, më i lumturi për këtë transferim do jetë Lamine Yamal, i cili e ka shprehur disa herë publikisht dëshirën e madhe për të luajtur bashkë te Barcelona me Williams, i cili është shoku i tij i ngushtë te Spanja dhe kanë një marrëdhënie shoqërore edhe jashtë futbollit.

  • Franck Ribery trondit: “Për pak humba këmbën”

    Franck Ribery trondit: “Për pak humba këmbën”

    Franck Ribery, një nga futbollistët më të mëdhenj francezë të brezit të tij, theu heshtjen dhe dha një intervistë zbuluese për L’Equipe. Dy vjet pas tërheqjes së tij nga fusha, ish-ylli i Bayern Munich-ut dhe Francës foli për karrierën e tij, dëmtimin e rëndë që për pak i kushtoi këmbën, marrëdhënien me Zinedine Zidane dhe hidhërimin e tij për Topin e Artë të vitit 2013, që ai beson se i ishte “vjedhur”.
    Jeta pas futbollit dhe Bayern-it
    Ribery, i cili vari këpucët në vitin 2023 ndërsa luante për Salernitana-n, u kthye në Munich, qyteti që ai e quan shtëpi. Atje ai kaloi 12 vite të lavdishme me Bayern-in, duke fituar 23 tituj. “Që nga dita e parë, dhashë gjithçka, nuk u lodha kurrë. Unë solla mentalitetin tim, të jem i bashkuar, të krijoj lidhje në ekip, në klub dhe në dhomat e zhveshjes. Me lojtarët, stafin, trajnerët, menaxhmentin. Edhe me fansat. Në Bayern isha më shumë se një lojtar”.
    Ai iu referua edhe marrëdhënies së ngushtë me Arjen Roben, me të cilin “ne ziheshim, por ai u bë shok, gati vëlla”.
    Beteja me infeksionin: “Për pak ma prenë këmbën”
    Fundi i karrierës së tij erdhi më herët nga sa priste, për shkak të problemeve me gjurin. “Situata u bë dramatike. Infeksioni po më hante, kisha vrima në të gjithë këmbën pasi isha infektuar me stafilokok. Qëndrova në spital për 12 ditë. Isha shumë i frikësuar. Ata ishin afër që të më prisnin këmbën”.
    “Unë e dua Francën, por ka pasur padrejtësi”
    Ribery nuk e harron atdheun e tij. “Në Gjermani ndihem si në shtëpinë time. Në Itali përjetova pasionin që dua për futbollin. Kudo që shkoj, njerëzit më mirëpresin me krenari dhe njohje. Por kujdes, unë e dua Francën, është vendi im. Sigurisht, ka pasur situata të vështira. Unë bëra disa budallallëqe, e di. Por kush nuk i bëri?
    Kishte edhe padrejtësi. Shumica e kritikave që kam marrë kanë ardhur nga njerëz që nuk e njohin futbollin nga brenda. Por, futbollistët më kanë respektuar gjithmonë. Ata e dinë se çfarë do të thotë të qëndrosh në nivelin më të lartë dhe të fitosh tituj për një kohë kaq të gjatë. Kam kaluar nëpër stuhi të mëdha, por gjithmonë kam qëndruar drejt. E dhashë gjithçka për bluzën në vitin 2006 dhe më pas për kualifikimin në Kupën e Botës në Brazil. Kjo është arsyeja pse disa gjëra ishin të vështira për mua t’i pranoja”.
    Zidane: Më e mira për Francën
    Kur biseda u kthye te Zinedine Zidane, Ribery tha: “Ai është si një vëlla i madh. Ai është shembull me thjeshtësinë dhe respektin e tij. Ai është ideal për kombëtaren. Zizou është imazhi më i bukur i Francës”, tha ai.
    “Padrejtësia e Topit të Artë 2013”
    Së fundi, Ribery nuk e fshehu zhgënjimin e tij për Topin e Artë 2013, kur përfundoi pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, pavarësisht se fitoi trefishin me Bayern-in.
    “Nuk do ta kuptoj kurrë pse afati i votimit u zgjat më shumë se dy javë, ndërsa unë isha në krye”, u ankua ai. /tesheshi.com/

  • Dëshira e madhe e Bayern është ylli i PSG-së, bavarezët gati të japin 100 milionë euro

    Dëshira e madhe e Bayern është ylli i PSG-së, bavarezët gati të japin 100 milionë euro

    27 Mars 2025

    17:50

    Telesport

    Pas rinovimit me Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, Bayern ka nisur nga puna për përforcimet që ka në mendje për të bërë gjatë merkatos së verës. Dëshira e madhe e bavarezëve është Bradley Barcola, sulmuesi anësor i PSG-së.
    22-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal në krah i Kinglsey Koman, që me siguri po luan sezonin e fundit me bavarezët dhe do të largohet në verë. Bradley Barcola pëlqehet shumë nga Vincent Kompany, trajneri belg ka qenë enkas në stadium në “klasiken” e Francës mes PSG-së dhe Marseille, pikërisht për të ndjekur nga afër përformancën e 22-vjeçarit.
    Barcola është një lojtar kyç për Luis Enrique-n, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon. Duket e vështirë që PSG të heq dorë prej tij, por Bayern është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për yllin e ri francez. Ditët në vijim pritet të ketë kontakte mes dy ekipeve dhe mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet.

  • Pavard synon një tjetër sukses të trefishtë në karrierë: Ky Inter mund t’ia dalë mbanë, duhet besim

    Pavard synon një tjetër sukses të trefishtë në karrierë: Ky Inter mund t’ia dalë mbanë, duhet besim

    27 Mars 2025

    8:34

    Telesport

    Benjamin Pavard dëshiron të fitojë një tjetër “tripletë” në karrierën e tij. Pas atij të fituar me Bayern Munich në 2020, tani mbrojtësi francez synon të përsëritë të njëjtën gjë me fanellën e Inter.
    “Në futboll çdo gjë është e mundur, madje edhe sukses i trefishtë. Duhet ta mbash këtë frymë deri në fund. Kam besim sepse në stërvitje e shtyj veten në maksimum. Dhe kurrë nuk mund të ngopem duke fituar“, shpjegon mbrojtësi francez.
    Në lidhje me sfidën çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, ai tha: “Një sfidë 50-50, shumë e ekuilibruar. Do të kemi rastet tona, por duhet të jemi të kthjellët në momentet e vështira, pasi Bayern është ekip i madh”.
    “Edhe Inter është po aq i madh sa Bayern dhe nuk ka asgjë më të bukur si një “San Siro” i mbushur plot. Tani unë jam edhe më shumë një tifoz i Inter se sa kur erdha”, tha Benjamin Pavard.

  • Duhet një sulmues i dytë në merkato, Bayern hedh sytë nga Bundesliga

    Duhet një sulmues i dytë në merkato, Bayern hedh sytë nga Bundesliga

    26 Mars 2025

    19:48

    Telesport

    Bayern ka nisur punën për gjetjen e një sulmuesi të dytë në vend të Harry Kane.
    Deri tani, klubi bavarez po kërkon blerje brenda kampionatit gjerman, pa riskuar shumë në merkato. Mediat kanë publikuar dy emrat e parë që Bayern po ndjek për sulmin.
    Ata janë Jonathan Burkardt (Mainz) dhe Nick Woltemade (Stuttgart), dy emra bindës dhe me mjaft potencial për të ardhmen.
    Woltemade deri tani konsiderohet opsion më interesant, edhe pse jo si pasues direkt i Kane, por si sulmues i dytë. 23-vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 24 paraqitje.

  • Barcelona, Bayern dhe Inter, nis gara për sulmuesin me parametra zero

    Barcelona, Bayern dhe Inter, nis gara për sulmuesin me parametra zero

    26 Mars 2025

    17:41

    Telesport

    Jonathan David ka edhe dy muaj kontratë me Lille dhe në verë do të mund të transferohet si lojtar i lirë sipas zgjedhjes së tij, madje duke përfituar një bonus firme.
    Sulmuesi kanadez, tashmë me kontratë drejt fundit, po konsideron ofertat që i kanë ardhur nga disa klube europiane.
    Shumë klube janë vënë pas tij, duke qenë se ai është një futbollist premtues dhe me të ardhme. Barcelona dhe Bayern janë përmendur prej muajsh, por situata ka ndryshuar.
    Interi po tregohet këmbëngulës për transferimin e kanadezit, duke qenë se ka nevojë të rinovojë skuadrën. Si lojtar me parametra zero, David është dyfish më i kërkuar se sulmues të ngjashëm me të.