Tag: bayern

  • “Nëse Van Dijk e ka qejf qytetin, duhet të vijë! Salah? Jam pro edhe për dy vite”

    “Nëse Van Dijk e ka qejf qytetin, duhet të vijë! Salah? Jam pro edhe për dy vite”

    2 Prill 2025

    15:17

    Telesport

    Eksperti i futbollit gjerman, Dietmar Hamann, ka dy propozime për merkaton e Bayern. 51-vjeçari mendon se klubi bavarez duhet të hedhë sytë nga Liverpool, ku luajnë dy yje të cilët në verë do të lirohen me parametra zero.
    “Mohamed Salah është një emër që duhet konsideruar. Ai është në lartësinë e Harry Kane. Do të ishte spektakolare për kampionatin gjerman, qoftë edhe për 1-2 vite”, ka thënë Hamann.
    I dyti në listën e tij është Virgil van Dijk. Edhe pse në fund karriere, për Hamann holandezi duhet konsideruar në merkato.
    “Van Dijk ka treguar se nuk ka mbaruar. Ai ka ende për të dhënë. Nëse i pëlqen Mynihu, pse jo? Bayern ka patur probleme me mbrojtjen, edhe pse tani duket paksa më i qëndrueshëm, por Van Dijk duhet”.

  • U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    2 Prill 2025

    15:21

    Telesport

    Kingsley Coman dhe Leroy Sane vështirë se do të jenë lojtarë të Bayern pas qershorit. Klubi ka vendosur t’i largojë. I pari do të shitet, kurse i dyti do të lihet i lirë (parametra zero).
    Mediat gjermane kanë zbuluar një emër që Bayern po studion për t’i zëvendësuar. Bëhet fjalë për Luis Henrique, i cili luan për Marseille.
    Braziliani mund të përdoret në të dyja krahët e sulmit dhe vlera e tij në treg është e ulët, rreth 18 mln euro. Bayern do ta merrte menjëherë me këtë shifër.
    Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028. Këtë sezon ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionatin francez. Në vitin 2018, ai u ftua për një provë në Mynih, por në fund transferimi nuk u konkretizua.

  • Bayern nuk ka para për të mbajtur Müller, por Van Gaal nuk e ka kuptuar ende

    Bayern nuk ka para për të mbajtur Müller, por Van Gaal nuk e ka kuptuar ende

    2 Prill 2025

    15:26

    Telesport

    “Me mua si trajner, Müller luan gjithmonë!” Kjo ishte deklarata e bujshme e Louis van Gaal 15 vite më parë, kur sulmuesi gjerman ishte vetëm 20 vjec.
    Ishte viti 2009-2010, kur Bayern luante me sistemin 4-4-1-1 vetëm për t’i lënë një vend të lirë lojtarit që katër vite më vonë do të shpallej kampion bote me Gjermaninë.
    I pyetur për lojtarin e tij të preferuar, i cili në verë 99% do të largohet nga Bayern, legjenda Van Gaal u shpreh: “Fatkeqësisht, tani Thomas nuk luan gjithmonë titullar. I takon atij të vendosë nëse do të vazhdojë kështu, apo do të zgjedhë skuadër tjetër”.
    Problemi është se Van Gaal nuk di lajmin e javës në Gjermani. Bayern nuk do ta mbajë sulmuesin dhe nuk i ka lënë hapësirë të vendosë vetë. Shkaku? Situata financiare.
    Müller ka pagë tepër të lartë dhe Bayern nuk e përballon.

  • Harry Kane hedh posht zërat për një rikthim në Premier League

    Harry Kane hedh posht zërat për një rikthim në Premier League

    Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka mohuar zërat që e lidhin me një rikthim në Premier League që në verën e ardhshme.
    Një nga arsyet kryesore të përfolura për një kthim të mundshëm do të ishte dëshira për të thyer rekordin legjendar të Alan Shearer për numrin më të madh të golave në Premier League, i cili qëndron në 260 gola, 47 më shumë se 213 golat aktualë të Kane.
    Megjithatë, kapiteni i Anglisë është shprehur shumë i lumtur në Bavari dhe për momentin nuk ka asnjë synim për të ndryshuar klub, veçanërisht tani që është pranë fitimit të trofeut të parë të madh në karrierë.

    Duke folur për ESPN, Kane sqaroi situatën e tij te Bayern:
    “Nuk jam i sigurt. Gjatë gjithë karrierës sime, kam thënë gjithmonë se nuk jam një person që mendon shumë për të ardhmen. Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Kemi një skuadër fantastike, një staf teknik fantastik dhe ndiej se, për sa kohë jam në kulmin tim, dua të luaj në nivelin më të lartë.
    Dhe ky është niveli më i lartë i mundshëm. E di që shumë gjëra mund të ndryshojnë në futboll për një kohë të shkurtër, por fokusi im është këtu. Nuk mendoj për asnjë ligë tjetër apo klub tjetër. Në futboll më pëlqen të ndjek rrjedhën dhe për momentin rrjedha më ka sjellë këtu, te Bayern-i.”

  • Bayern Munich bën me “dhimbje koke” Diego Simeonen, bavarezët hynë në garë për objektivin e madh të Atletico-s

    Bayern Munich bën me “dhimbje koke” Diego Simeonen, bavarezët hynë në garë për objektivin e madh të Atletico-s

    1 Prill 2025

    17:43

    Telesport

    Pas dëmtimit të rëndë të Alphonso Davies, i cili e ka mbyllur këtë sezon dhe ajo që dihet me siguri është se do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, Bayern Munich është hedhur në “sulm’ për të siguruar një mbrojtës të majtë për sezonin e ri.
    Klubi bavarez ka hyrë në garë për Alvaro Carreras, mbrojtësin që po shkëlqen të Benfica. Deri tani, Atletico Madrid ka qenë shumë pranë nënshkrimit me 21-vjeçarin. Diego Simeone priste që mbrojtësi i ri spanjoll të ishte përforcimi i parë për sezonin e ri, por interesi i shtuar i Bayern Munich mund të ndryshojë mendjen e lojtarit dhe vetë klubitë të Benfica-s.
    Carreras, 21 vjeç, ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij me Benfica-n ku ka spikatur për shpejtësinë, aftësitë sulmuese dhe saktësinë në pasimet e fundit. Bayern e sheh spanjollin jo vetëm si zgjidhjen e problemit sa të riaftësohet Davies, por edhe si një investim afatgjatë në krahun e majtë. Benfica e Vlerëson lojtarin 40-50 milionë euro.

  • Kompany hedh sytë nga atdheu! Monitoron dy lojtarë belgë për të ardhmen e Bayern

    Kompany hedh sytë nga atdheu! Monitoron dy lojtarë belgë për të ardhmen e Bayern

    “Het Laatste Nieuws” ka zbuluar emrat e dy talenteve që po kërkon Bayern për merkaton e verës. Ata janë shumë të rinj, por premtues për të ardhmen e tyre futbollistike.
    Objektivi i parë është 17-vjeçari Konstantinos Karetsas, ndërsa i dyti është 16-vjeçari Lucca Brughmans. Greku Karetsas luan për Genk në kampionatin belg, ku ka bërë 25 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.
    Vlera e tij aktuale sipas Transfermarkt është 13 mln euro. Ky do të ishte një investim për të ardhmen e bavarezëve, jo për ekipin A aktual.
    Talenti grek debutoi me kombëtaren helene në ndeshjen e humbur 1-0 përballë Skocisë në Nations League, duke u bërë lojtari më i ri debutues në historinë e Greqisë. Për të kanë interes edhe Chelsea, Interi dhe Atalanta. Kontrat e tij aktuale skadon në vitin 2027.
    I dyti në radhë që po ndiqet nga Bayern, Brughmans, gjithashtu luan te Genk. Ai është belg dhe konsiderohet portieri i së ardhmes. Trajneri Vincent Kompany ka kontakte direkte me familjen e tij.
    Kontrata e tij me klubin belg skadon në 2026 dhe do të jetë e thjeshtë për t’u transferuar, edhe pse ende nuk ka debutuar si profesionist, por vetëm me skuadrën U19 në UEFA Youth League.
    Edhe pse ka pësuar 16 gola në 8 ndeshje, duke ruajtur vetëm një herë portën të paprekur, vlera e portierit brenda pak javësh ka shkuar në 400 mijë euro.

  • 25 vite dhe tani është koha për ndarje, Bayern Munchen nuk e respekton dhe e largon Thomas Muller

    25 vite dhe tani është koha për ndarje, Bayern Munchen nuk e respekton dhe e largon Thomas Muller

    Thomas Muller është një lojtar që ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Bayern Munich, por tani është koha për t’u larguar. Sulmuesi 35-vjeçar gjerman u transferua nga TSV Pahl në Bayern Munich si djalë i ri në vitin 2000 dhe gjithçka pas kësaj është histori.
    Ai kaloi nëpër të gjitha kategoritë e të rinjve të klubit bavarez dhe në vitin 2008 mori mundësinë të luante për herë të parë për ekipin e parë. Megjithatë, duket se episodi i tij afatgjatë në këtë klub ka marrë fund, pasi bavarezët nuk do t’i ofrojnë kontratë të re.
    Siç raportojnë mediat gjermane BILD dhe Kicker, Muller dëshironte të vazhdonte të luante për Bayernin, por klubi vendosi që të mos merrte një zgjatje të kontratës që skadon në fund të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     
     

  • Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

    Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

    Duket e vështirë për t’u besuar, por mediat gjermane e raportojnë njëzëri: Bayern ka filluar të kursejë, sepse është në vështirësi ekonomike. Nuk bëhet fjalë për krizë financiare apo borxhe, sepse Bayern nuk i njeh këto terma. Klubi bavarez ka mjaftueshëm plane shtesë për të siguruar të ardhmen.
    Problemi është se klubi ka vendosur të reduktojë kostot, sepse ka dalë në përfundimin që merkatoja e viteve të fundit ka rezultuar thuajse e dështuar.
    Transferimi i Harry Kane për 100 mln euro ka sjellë dhimbje koke në Mynih, edhe pse sulmuesi anglez ka shkëlqyer në “Allianz Arena”. Bayern nuk është mësuar t’i futë duart kaq thellë në xhepa.
    Blerje si Sacha Boey (30 mln euro), Bryan Zaragoza (17 mln euro) dhe Joao Palhinha (51 mln euro) kanë rezultuar të pasuksesshme, sidomos ky i fundit. Portugezi deri tani ka dështuar.
    Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin, por është e pamundur që të arkëtojë më shumë se 35 mln euro me shitjen e tij, sepse nuk po flasim për një lojtar të ri në moshë, por në fund të karrierës.
    Thomas Muller do të jetë përfundimisht i larguar në verë. Pas 17 vitesh me bavarezët, ai pritet të transferohet në MLS. Bayern e ka marrë këtë vendim vetëm për arsye financiare, sepse gjermani paguhet shumë.
    Leroy Sane, ndërkohë, ka pranuar ulje page në Mynih dhe klubi sërish po ngurron për të rinovuar me të. Drejtuesit mendojnë se sulmuesi është tejet “i konsumuar” tashmë dhe ka rënie të dukshme.
    Blerja më inteligjente e Bayern ka rezultuar ajo e Michael Olise. Ai u ble për rreth 54 mln euro (mund të shkojë deri në 59 mln euro në bazë arritjesh) dhe sot kushton 80 mln euro sipas Transfermarkt.
    Bayern në verë do të shesë lojtarë si Guerreiro, Palhinha, Zaragoza, Coman dhe Tel. Ka ardhur koha për të kursyer, sepse së shpejti do të blihet ylli Florian Wirtz.

  • Bayern-i mendon për të ardhmen, ideon kthimin e ish-sulmuesit

    Bayern-i mendon për të ardhmen, ideon kthimin e ish-sulmuesit

    1 Prill 2025

    11:29

    Telesport

    Bayern Munich tashmë po planifikon të ardhmen.
    Sipas Sky Sport Deutschland, klubi bavarez ende nuk e di se kujt t’i besojë drejtimin strategjik të klubit dhe një nga emrat që po shqyrtohet është Mario Gomez, një ish-sulmues që për shumë vite ka luajtur një rol kryesor në futbollin gjerman.
    Ish-lojtari edhe i Fiorentina-s ka ende një rezidencë në Mynih dhe aktualisht është figura e tretë më me ndikim në rrjetin e Red Bull.
    Në fakt, 39-vjeçari është drejtor teknik i departamentit të futbollit të kompanisë dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Në të shkuarën e afërt, Bayern kërkoi informacion për të marrë një ide edhe për planet e tij.

  • Te Bayern të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, tek Arsenal synojnë ta marrin si lojtar të lirë

    Te Bayern të pavendosur për të ardhmen e mesfushorit, tek Arsenal synojnë ta marrin si lojtar të lirë

    1 Prill 2025

    8:33

    Telesport

    E ardhmja e Leroy Sane ende nuk është vendosur. Sipas “Sky Sport Deutschland”, futbollisti gjerman është ende i paqartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kontrata e tij me Bayern Munich skadon këtë verë.
    Shefi i klubit bavarez Max Eberl po vazhdon bisedimet me agjentët e lojtarit për zgjatjen e kontratës. Anësori sulmues është i gatshëm të pranojë një ulje rroge, por ende nuk është marrë një ofertë me shkrim nga klubi.
    Duket se edhe te Bayern Munich janë në një udhëkryq, por diçka më shumë do të mësohet tri javët e ardhshme. Ndërkohë, Arsenali vazhdon të jetë i interesuar për nënshkrimin e Leroy Sane, 29 vjeç, si lojtar i lirë.
    Klubi anglez tashmë ka kontaktuar me stafin e lojtarit për të kuptuar nëse ai është i kënaqur me destinacionin e ri. Sane është në sezonin e pestë me bavarezët, ndërkohë që më parë ka luajtur në Premier League me Manchester City.