Xherdan Shaqiri, ish-lojtari i Bayern Munich dhe Interit, ka folur për “Gazzetta dello Sport” në prag të supersfidës së sotme çerekfinale në Champions League mes dy ish-skuadrave të tij. Përmes një qëndrimi diplomatik, ai theksoi:
“Kam luajtur për të dyja klubet dhe kam përjetuar momente të mëdha me të dyja fanellat. Kjo e bën të vështirë për mua të zgjedh. Nuk mund të bëj një parashikim. Do të mbështes thjesht skuadrën më të mirë”.
Sa i përket mundësisë që Interi të përsërisë tripletën historike të vitit 2010, Shaqiri thotë: “Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Për të arritur një objektiv të tillë, duhet sezoni perfekt, me siguri edhe një dozë e mirë fati. Interi ka një skuadër shumë të mirë dhe shpirt gare të lartë, prandaj nuk mund të përjashtohet si mundësi”.
Për mungesat e shumta që po përballon Bayern Munich, ai komentoi: “Kjo është diçka që mund të ketë ndikim, sidomos kur mendon që mbrojtja e tyre ishte ndërtuar mirë. Sidoqoftë, Bayerni ka shumë cilësi edhe në stol. Mungesat mund të ndikojnë, por nuk duhet të jenë vendimtare”.
🔍 Formacionet e mundshme për mbrëmjen e sotme:🟥 Bayern MunichTrajneri Vincent Kompany duhet të përballojë plot 7 mungesa. Pikëpyetja më e madhe mbetet zëvendësimi i Davies në të majtë, ku ka balotazh mes Stanisic dhe Guerreiro. Në qendër do të jenë Dier dhe Kim, ndërsa Laimer do të jetë në të djathtë. Urbig në portë. Pa Musiala, favorit për të nisur është Müller, përkrah Olise dhe Sané, pas shpinës së Kane.
⚫ InteriEdhe Simone Inzaghi ka mungesa të rëndësishme. Dimarco nuk është në formë optimale, ndaj në të majtë pritet Carlos Augusto. Në të djathtë do të jetë Darmian, ndërsa mesfusha përbëhet nga Calhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan. Nëse turku nuk ia del, armeni do kalojë në “regji” dhe do të startojë Frattesi. Në sulm “ThuLa”; Thuram dhe Lautaro. Mbrojtja përpara Sommer do të përbëhet nga Acerbi, Pavard dhe Bastoni.