Tag: bayern

  • Oliver Kahn sulmon Uli Hoeness: “Ka maninë t’u tregojë të tjerëve si të veprojnë, kjo dëmton Bayern”

    Oliver Kahn sulmon Uli Hoeness: “Ka maninë t’u tregojë të tjerëve si të veprojnë, kjo dëmton Bayern”

    11 Prill 2025

    15:48

    Telesport

    Oliver Kahn kritikon Bayern. Legjenda e klubit bavarez nuk ka ngurruar të thotë dy fjalë për situatat aktuale në “Allianz Arena”, ku javët e fundit kanë ndodhur plot ngjarje.
    Kryesorja ishte vendimi për të larguar Thomas Muller, lajm që Kahn nuk e ka pritur aspak mirë. “Mendoj se klubi ka humbur një shans të madh me të”.
    “25 vite te Bayern… Pret që klubi t’i ndajë gjërat mirë, jo kështu. Ishte gjë e pakëndshme për t’u parë. Klubi do të pendohet për këtë sjellje”.
    Sipas Kahn, një pjesë të fajit e ka Uli Hoeness, i cili nuk heq dorë nga tundimi për të qenë vendimmarrës te Bayern. “Uli gjithmonë ka ndjesinë që duhet të udhëzojë të tjerët për vendimet që duhet të marrin apo për ato që nuk duhet të marrin”.

  • Kane vazhdon me Bayern Mynih, ndërlikohen planet për Sesko dhe Gyökeres

    Kane vazhdon me Bayern Mynih, ndërlikohen planet për Sesko dhe Gyökeres

    11 Prill 2025

    13:56

    Alfred Lleshi

    Harry Kane ka deklaruar së fundmi për mediat angleze se ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Mynih edhe sezonin e ardhshëm. Në fund të fundit, sulmuesi i kombëtares angleze ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027 dhe nuk ka asnjë qëllim ta prishë, të paktën për momentin. Një vendim që duket se po ndikon në planet e merkatos së skuadrës bavareze.
    Sipas asaj që raporton “Bild”, njoftimi i Kane ka ndikuar në strategjinë për përforcimet e mundshme, veçanërisht në repartin ofensiv. Lojtarë si Benjamin Šeško dhe Viktor Gyökeres janë në listën e objektivave të Bayernit, por prania e Kane në skuadër mund t’i kufizojë hapësirat për ta, duke ndikuar kështu në zgjedhjet e tyre.
    Kjo situatë mund t’i shtyjë këta sulmues të shqyrtojnë alternativa të tjera, veçanërisht në Premier League, ku mund të kenë më shumë minuta loje dhe mundësi për t’u shprehur. Qëndrimi i Kane te Bayerni, pra, nuk ndikon vetëm te skuadra gjermane, por ka pasoja edhe në tregun e sulmuesve dhe vendimet e lojtarëve që kërkojnë një destinacion të ri.

  • Champions League, Bayern përgatit dy ndryshime për ndeshjen kundër Interit në Milano

    Champions League, Bayern përgatit dy ndryshime për ndeshjen kundër Interit në Milano

    10 Prill 2025

    15:44

    Telesport

    Bayern nuk e ka humbur besimin për ndeshjen e kthimit kundër Interit. Sfida në Milano do të jetë prova e zjarrit për të shpëtuar sezonin.
    Humbja 1-2 në “Allianz Arena” ishte lajm i rëndë për bavarezët, të cilët ishin përgatitur minimalisht për një barazim, sidomos sepse në dy ndeshjet e fundit kundër zikaltërve ata kanë qenë superiorë.
    Mungesat ishin vendimtare për rekordmenët e kampionatit gjerman, me yje si Musiala, Davies, Upamecano dhe Neuer të dëmtuar.
    “Bild” shkruan se në Mynih përgatitjet vazhdojnë me intensitet dhe Kompany po përgatit një plan të mirëmenduar për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Muller pritet ta nisë nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja në “Allianz Arena”, ku në rolin e numrit 10 u provua Guerreiro, një mbrojtës krahu.
    Ndërkohë, pritet që Kimmich të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke pozicionuar në mesfushë dyshen Palhinha-Goretzka. Edhe kjo, një risi nga trajneri belg.

  • Bayern thyen rregullat! Shet 5% të aksioneve për blerjen 100 milionë euro? Ndërhyn Adidas

    Bayern thyen rregullat! Shet 5% të aksioneve për blerjen 100 milionë euro? Ndërhyn Adidas

    10 Prill 2025

    15:54

    Telesport

    Një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bayern pritet të ndodhë në merkaton e verës.
    Klubi bavarez, edhe pse këtë vit nuk do të regjistrojë dot fitime neto nga të ardhurat, ka vendosur të bëjë një lëvizje që nuk e ka bërë kurrë më parë: të shesë aksione për të blerë një lojtar.
    Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili kushton 100 deri në 120 mln euro. Duke qenë se City është gati të shpenzojë kaq, ose edhe më shumë, Bayern duhet të nxitojë.
    Kicker shkruan se Bayern mund të shesë deri në 5% të aksioneve për të financuar këtë blerje marramendëse. Adidas ka interes të blejë më shumë aksione nga klubi, plus edhe Wirtz bashkëpunon me Adidas. Ka sens.

  • Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

    Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

    10 Prill 2025

    16:12

    Telesport

    Një rregull i pashkruar në futboll thotë se futbollistët nuk duhet të festojnë kur shënojnë kundër ish-skuadrave të tyre. Përjashtime, megjithatë, ka.
    Këtë mesjavë, Robert Lewandowski nuk ngurroi të festojë golat e tij kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Tifozët verdhezi u tërbuan nga veprimi i polakut.
    Ajo që ngre dyshime është se Lewandowski nuk ka festuar kur ka shënuar kundër Bayern, gjithashtu ish-skuadër ku ai ka luajtur për shumë vite.
    Arsyeja e këtij diferencimi mbase janë sukseset. Në Dortmund, Lewandowski ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku ka fituar dy herë titullin kampion dhe një herë Kupën e Gjermanisë
    Nga viti 2014 deri në vitin 2022, Lewandowski ka luajtur te Bayern. Gjithsej, 4 vite më shumë se në Dortmund. Lewandowski ka fituar 8 tituj kampionë si bavarez, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Champions League.
    Si lojtar i Bayern, ai është shpallur lojtari i vitit nga FIFA në 2020 dhe 2021.

  • E habitshme! Drejtori sportiv i Bayern kritikon lojtarin më të mirë të ndeshjes dhe shfajëson trajnerin

    E habitshme! Drejtori sportiv i Bayern kritikon lojtarin më të mirë të ndeshjes dhe shfajëson trajnerin

    Bayern nuk ka probleme vetëm në fushë dhe infermieri, por edhe në strukturat e klubit. Duket sikur në Mynih gjithmonë ndodh një ngjarje e re jashtë futbollit.
    Pas humbjes 1-2 me Interin në “Allianz Arena”, drejtori sportiv Max Eberl bëri gafën e radhës. Ai kritikoi publikisht Michael Olise, lojtarin e vlerësuar me notën më të lartë nga ekipi vendës.
    Teksa po analizonte ndeshjen, Eberl komentoi golin e parë të Interit. “Zikaltrit po luanin shkëlqyeshëm në sulm. Në një moment, Olise humbi topin, pastaj topi përfundoi në zonën tonë dhe gjërat shkuan keq”.
    Olise nuk ka reaguar për këtë deklaratë, por mbase duhet ta bëjë, sepse ai nuk ishte fajtor absolut i aksionit të pësimit të golit të parë, shënuar nga Lautaro Martinez.
    Aksioni ishte më i plotë se aq, por duket se Eberl ka parë ndonjë ndeshje tjetër. I pyetur për aktivizimin e portugezit Guerreiro si numër 10 në vend të Musialës, ai nuk e kritikoi trajnerin. Përkundrazi.
    “Guerreiro luajti një ndeshje të mirë. Ai kishte luajtur edhe më parë në këtë rol dhe madje ka shënuar në këtë pozicion”, tha Eberl. Tifozët dhe mediat në Gjermani nuk mendojnë kështu…

  • Bayern-Inter 1-2, Frattesi si Pandev më 2011. Goli i fitores në të njëjtin minutë dhe festimi “fotokopje”

    Bayern-Inter 1-2, Frattesi si Pandev më 2011. Goli i fitores në të njëjtin minutë dhe festimi “fotokopje”

    9 Prill 2025

    14:14

    Alfred Lleshi

    Shpesh flitet për cikle dhe përsëritje historike, por ajo që ndodhi të martën mbrëma në Mynih është vërtet e pabesueshme. Interi fitoi kundër Bayern Munich në “Allianz Arena” falë një goli thuajse në fund të ndeshjes, në minutën e 87-të për të qenë të saktë, shënuar nga Davide Frattesi. Ky i fundit, për të festuar një gol me rëndësi kapitale u zhvesh nga fanella dhe vrapoi drejt sektorit të tifozëve zikaltër.
    Një shpërthim gëzimi, që i kujtoi të gjithë popullit zikaltër precedentin e ngjashëm të vitit 2011 ndaj Bayernit. Në atë rast ishte Goran Pandev, ai që iu bëri keq bavarezëve me golin kualifikues (atëherë bëhej fjalë për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve).
    Elementi kurioz që lidh këto dy episode, përveç faktit se kanë qenë gola vendimtarë për fitoret respektive të Interit në Mynih, është minuta… Në të dy rastet goli i epërsisë së Interit ka ardhur në minutën e 87-të, në të njëjtën portë.
    Për më tepër, edhe maqedonasi, ashtu si Frattesi, për të festuar e kishte hequr fanellën. Në atë rast ishte goli i kualifikimit, ndërsa tashmë për Interin do të duhen edhe 90 minuta të tjera sakrifice për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

  • “Besonim te fitorja dhe kur barazuan”! Trajneri i Interit: Mos harroni, Bayern Munchen ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit në Champions League

    “Besonim te fitorja dhe kur barazuan”! Trajneri i Interit: Mos harroni, Bayern Munchen ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit në Champions League

    Interi ka arritur të fitojë ndaj Bayern Munchen në transfertë në shifrat 1-2. Zikaltërit kanë bërë befasinë e madhe ndaj gjermanëve, ndërsa menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka duartrokitur ekipin në konferencën për shtyp.
    “Më shumë se rezultati duhet të theksojmë llojin e lojës që kemi luajtur, si e kemi zhvilluar atë. Është vetëm e para, pas shtatë ditësh do të jetë ndeshja e kthimit. Bëmë diçka me rëndësi në shtëpinë e një ekipi që ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e fundit këtu në Champions League.
    Nuk pushuam së besuari te fitorja pavarësisht golit të pësuar. Kam qenë me fat që gjeta këtë grup djemsh këtu te Interi. Nuk e pamë ndeshjen Bologna-Napoli pasi po përgatiteshim dhe analizonim këtë ndeshje”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/

  • “Mund të shënonim 3 ose më shumë gola”! Trajneri i Bayern-it ironizon Interin: Festuan shumë se fituan 1 ndeshje, por ne e dimë se ka edhe një tjetër

    “Mund të shënonim 3 ose më shumë gola”! Trajneri i Bayern-it ironizon Interin: Festuan shumë se fituan 1 ndeshje, por ne e dimë se ka edhe një tjetër

    Interi ka arritur që të fitojë ndaj Bayern Munchen në shifrat 1-2. Pas kësaj humbje, trajneri i Bayern Munchen, Kompany, ka ironizuar italianët e Interit. Tekniku i gjermanëve u shpreh se nuk e kupton festën e madhe të Interit kur ka edhe një ndeshje tjetër në lojë.
    “Nuk ka rëndësi nëse është rezultati i drejtë apo jo, rezultati është ky, 1-2. Shënuam 1 gol, kishim shanset të shënonim 2, 3 gola ose më shumë se 3 gola. Në fundin e ndeshjes, pamë shumë festime nga Interi, por është në rregull, nga ana jonë, ishte thjeshtë fundi i një ndeshje, ka edhe një tjetër, ne mezi po presim ta luajmë atë ndeshjen tjetër. Kam shumë besim te përmbysja”, tha Kompany. /Sport Ekspres/

  • FORMACIONET ZYRTARE: Mes shumë mungesash, Arteta dhe Ancelotti zgjedhin më të mirët e mundshme! Situatë e njëjtë edhe te Bayern-Inter

    FORMACIONET ZYRTARE: Mes shumë mungesash, Arteta dhe Ancelotti zgjedhin më të mirët e mundshme! Situatë e njëjtë edhe te Bayern-Inter

    Sonte do të luhen ndeshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali pret kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin. Të dyka ekipet vijnë me mungesa të shumta, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirë në fushë.
    Për “Topçinjtë” mungojnë për shkak dëmtimi Calafiori, Gabriel Magalhaes, Gabriel Jesus, Havertz dhe Tomiyasu, ndërsa Sterling mungon për shkak kartonash. Te “Los Blancos” mungojnë për shkak dëmtimi, Carvajal, Ceballos, Militao, Lunin dhe Mendy, ndërsa Tchouameni mungon për shkak kartonash.
    Arsenal:Raya, Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.
    Real Madrid: Courtois, Valverde, Asencio, Rüdiger, Alaba, Modrić, Camavinga, Bellingham, Rodrygo, Mbappé, Vini Jr.
    Në “Allianz Arena”, Bayern Munich pret Interin. E njëjta situatë është edhe këtu, ku bavarezët vijnë me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Buchman, Coman, Davies, Hiroki Ito, Musiala, Neuer, Pavlovic, Upamecano, të gjithë mungojnë për arsye dëmtimi. Situata tek Inter është poak më ndryshe, mungon Asllani për shkak kartonash, ndërsa për shkak dëmtimi mungojnë Dumfries, Taremi dhe Zielinski.
    Bayern: Urbig; Stanisic, Dier, Kim; Laimer, Goretzka, Kimmich, Guerreiro; Olise, Kane, Sane.
    Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Lautaro Martínez.