Interi ka bërë një tjetër arritje të madhe. Zikaltërit kanë eliminuar Bayern Munchen teksa pas fitores në transfertë, arritën që të barazonin 2-2 në shtëpi dhe të kalonin më tej. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka përgëzuar djemtë e tij për performancën e zhvilluar dhe këtë arritje të madhe.
“Kur shkuam 2-1, në 15 minutat e fundit Bayerni e rriti intensitetin me futjen e Coman dhe Gnabry. Bayerni kishte qenë në San Siro katër herët e fundit dhe fitoi katër herë. Jemi shumë të lumtur dhe plot krenari. Kemi marrë një arritje të madhe, nuk mund të arrish gjithmonë në gjysmëfinale dhe prandaj jemi shumë krenar. Unë e quaj veten një trajner me fat, e quaj veten një trajner me fat pasi unë stërvis burra”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/
Tag: bayern
-

“Bayern Munchen erdhi 4 herë në Itali dhe fitoi 4 herë”! Trajneri i Interit: E quaj veten me fat, unë stërvis burra
-

Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)
Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 75-të erdhi goli i barazimit nga bavarezët. Goditje këndi, Olisse pason për Gnabry, ky i fundit kroson në zonë dhe Eric Dier i harruar nga mbrojtësit zikaltër shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Festë e madhe në “San Siro”, Inter kualifikohet për në gjysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndërsa Bayern e mbyll këtu aventurën në Champions League.
SHIKOGOLAT -

Kaneeeee! Zhbllokohet supersfida në “San Siro”, shënon Bayern dhe rihapet kualifikimi (video)
16 Prill 2025
22:16
Telesport
Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer. SHIKOGOLIN -

Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)
16 Prill 2025
22:22
Telesport
Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
SHIKOGOLAT -

Preferon Interin apo Bayern në gjysmëfinale? Flick është shumë i qartë me përgjigjen e tij
16 Prill 2025
19:48
Telesport
Edhe pse humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit, Barcelona u kualifikua për në gjysmëfinalet e Champions League, pas fitores 4-0 në sfidën e parë dhe rezultati i përgjithshëm ishte 5-3 në favor të katalanasve.
Barcelona do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Inter-Bayern Munich, sfida që fillon pas pak dhe luhet në “San Siro”. I pyetyr, cilin ekip preferon në gjysmëfinale, Flick dha një përgjigje tejet të sinqertë.
“Champions League është padyshim kompeticioni më i bukur në botë. Të jesh në 4 ekipet më të mira të këtij kompeticioni është diçka fantastike për klubin dhe tifozët, por kemi ende rrugë për të bërë për të shkuar deri në fund. Inter apo Bayern? Do e shoh ndeshjen nga divani në shtëpi dhe nuk kam preferencë për asnjërën nga skuadrat”, tha Flick. -

Inter – Bayern, publikohen formacionet zyrtare!
16 Prill 2025
19:54
Telesport
Bayern sonte do të tentojë mrekullinë kundër Interit. Pas humbjes 1-2 në “Allianz Arena”, bavarezët luajnë ndeshjen e kthimit në Milano me ëndrrën për të kaluar në gjysmëfinalet e Champions League.
Formacionet zyrtare sapo janë publikuar. Sonte do të luajnë këto lojtarë:
Inter: Sommer – Pavard, Acerbi, Bastoni – Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco – Thuram, Martinez
Bayern: Urbig – Laimer, Kim, Dier, Stanisic – Kimmich, Goretzka – Sane, Muller, Olise – Kane. -

Champions League/ Real-Arsenal dhe Inter-Bayern, publikohen formacionet zyrtare
Duke nisur nga ora 21:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit, të fundit në fazën çerekfinale në Ligën e Kampioneve.
Real Madrid pret në shtëpi Arsenalin dhe synon përmbysjen e madhe, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.
Interi do të përballet me Bayern Munich në “San Siro”. Zikaltërit kanë avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
INTER-BAYERN MUNICHREAL MADRID-ARSENAL
-

Bayern interesohet për Wirtz, Leverkusen i vendos çmimin
Bayer Leverkusen po ia bën shumë të vështirë Bayernit blerjen e Florian Wirtz.
“Aspirinat” duan që të mos e ndihmojnë klubin bavarez, rival i drejtpërdrejtë në kampionatin gjerman. Bayern mendonte se Wirtz do të mund të blihet për 120-140 mln euro, por jo.
Sport Bild raporton se Leverkusen kërkon 150 mln euro minimalisht për lojtarin gjerman. Shifër e lartë? Po, por Manchester City është gati të paguajë edhe më shumë.Bayern ka një plan B. Në Mynih e shohin të arsyeshme që Wirtz të rinovojë me Bayer Leverkusen, me kusht që në verën e vitit 2026 të ketë klauzolë largimi 125 mln euro.
-

Leverkusen lë Bayern me gisht në gojë, kërkon shifrën e paarritshme për Florian Wirtz
16 Prill 2025
16:31
Telesport
Bayer Leverkusen po ia bën shumë të vështirë Bayernit blerjen e Florian Wirtz.
“Aspirinat” duan që të mos e ndihmojnë klubin bavarez, rival i drejtpërdrejtë në kampionatin gjerman. Bayern mendonte se Wirtz do të mund të blihet për 120-140 mln euro, por jo.
Sport Bild raporton se Leverkusen kërkon 150 mln euro minimalisht për lojtarin gjerman. Shifër e lartë? Po, por Manchester City është gati të paguajë edhe më shumë.
Bayern ka një plan B. Në Mynih e shohin të arsyeshme që Wirtz të rinovojë me Bayer Leverkusen, me kusht që në verën e vitit 2026 të ketë klauzolë largimi 125 mln euro. -

Kane, humbësi i përjetshëm. Lautaros i mungon vetëm Champions-i. Inter-Bayern është përballja e dy bomberave
Harry Kane dhe Lautaro Martinez do të përballen sonte “kokë më kokë” në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dy sulmues të plotë, të kundërt për nga stili dhe rruga e ndjekur, por të bashkuar nga i njëjti fiksim: trofeu më i lakmuar në Europë, që të dyve iu ka shpëtuar në finale.
Ndeshja e parë, e vendosur nga një gol i argjentinasit dhe një shtyllë e anglezit, u vendos nga detajet (2-1 për zikaltrit). Sonte në “San Siro”, siç ka kujtuar Simone Inzaghi, Interi duhet të mendojë se po e nis gjithçka nga 0-0, jo nga 2-1 i Mynihut.
Kane është arketipi i sulmuesit elegant: këmbë prej numri 10, inteligjencë taktike, statistika prej kampioni të madh. Ka shënuar më shumë se të dy sulmuesit zikaltër (“ThuLa”), 374 gola në klube, por gjithmonë i ka parë titujt nga larg. As largimi nga Tottenhami dhe kalimi te Bayern Munich nuk i solli fat. Bavarezët, për herë të parë që nga viti 2013, humbën titullin e Bundesligës sezonin e kaluar.
Lautaro është fuqi, vrap dhe uri. Lider i heshtur, u rrit shpejt tek Interi, ku ka fituar dy kampionate (Serie A). Me Argjentinën ka ngritur tashmë “Copa América” (dy herë, herën e dytë si golashënuesi më i mirë) dhe Kupën e Botës. I mungon vetëm Champions-i. Më pak prolifik sesa Kane (176 gola në klube), por më ndikues në fazën e presionit, rikuperimit dhe sakrificës.
Statistikat pasqyrojnë dallimet: Kane shënon më shumë dhe vrapon më shumë, Lautaro është më i shpejtë dhe ndikon më shumë. E megjithatë, të dy janë zemra e gjallë e skuadrave respektive. Vetëm njëri do ta vazhdojë rrugën drejt “kupës me veshë të mëdhenj”. Ai që do të shënojë më shumë, sigurisht. Ai që do të dijë të jetë vendimtar në momentin që ka më shumë rëndësi.