Tag: bayern

  • Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    Në rast se ikën Harry Kane, Bayern gjen zëvendësuesin e anglezit në Serie A

    19 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich, për një klauzolë lirimi 65 milionë euro. Kohët e fundit është përfolur shumë për interesim të madh të Barcelonës për sulmuesin anglez. Klubi katalanas e sheh Kane si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t dhe është gati të paguajë shifrën 65 milionë euro.
    Në anën tjetër, Bayern Munich ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Harry Kane, gjithmonë nëse anglezi do të largohet. Mediet gjermane raportojnë se klubi bavarez është vënë në ndjekje të Dusan Vlahovic.
    Nuk është hera e parë që klubi gjerman interesohet për sulmuesin serb, por duke qenë se tani do të ketë mundësinë ideale për ta transferuar falas, interesimi është shumë herë më i madh dhe serioz.

  • Betejë mes Bayern dhe Barcelonën për yllin e “Aspirinave”, kushton 30 mln euro

    Betejë mes Bayern dhe Barcelonën për yllin e “Aspirinave”, kushton 30 mln euro

    19 Nëntor 2025

    19:59

    Telesport

    Alejandro Grimaldo do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayer Leverkusen. Sipas asaj që raporton “Marca”, e ardhmja e anësorit të majtë do të jetë te Bayern ose Barcelona.
    Kompany e vlerëson shumë anësorin spanjoll dhe do ta mirëpriste krahëhapur atë. Klubi bavarez është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij që është 30 milionë euro.
    Në anën tjetër është Barcelona, Grimaldo pëlqehet shumë nga Hansi Flick. 30-vjeçari ka qenë dikur pjesë e Barcelonës B dhe duket e vështirë ta refuzojë mundësinë për t’u bërë sërish katalanas.
    “Marca” bën të ditur se Barcelona është më e favorizuar sesa Bayern për transferimin e Grimaldo, pasi Leverkusen nuk do të nxirrte asnjë problem për lëvizjen e tij drejt Spanjës, ndryshe nga lëvizja drej rivalëve.

  • Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern Munchen ka hedhur hapat e parë drejt transferimit të Fisnik Asllanit, pasi sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, kampionët e Gjermanisë kanë zhvilluar “bisedime konkrete” me sulmuesin e TSG Hoffenheim. Klubi bavarez po kërkon një zëvendësues të besueshëm për Harry Kane, ndërkohë që Nicolas Jackson, aktualisht në huazim, pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.
    Asllani është shfaqur si një opsion real për Bayern, falë formës së tij mbresëlënëse këtë edicion. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është golashënuesi më i mirë i Hoffenheim këtë sezon në Bundesliga, me pesë gola të realizuar deri tani. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, duke e vendosur 23-vjeçarin në qendër të tregut të ardhshëm veror.
    Një element kyç është klauzola e lirimit e sulmuesit, e cila aktivizohet vetëm në fund të sezonit. Kjo e bën largimin e tij pothuajse të sigurt, dhe klubet e interesuara kanë nisur tashmë garën për të siguruar shërbimet e tij. Bayern, që e ka ndjekur lojtarin prej kohësh, ka shkuar një hap më tej duke zhvilluar bisedime direkte me futbollistin rreth një kalimi të mundshëm në “Allianz Arena” verën e ardhshme.
    Megjithatë, bavarezët nuk janë të vetmit në garë. Edhe Barcelona raportohet të jetë e interesuar për Asllanin, çka e rrit ndjeshëm konkurrencën për nënshkrimin e tij. Bayern po përpiqet të veprojë me shpejtësi për të mos humbur një objektiv që shihet si ideal për të rritur alternativat në sulm dhe për t’i ofruar Kane një mbështetje të fortë në vijën e avancuar.

  • Te Bayern gjejnë zgjidhje: Një francez ikën me koston zero, vjen një tjetër francez po me këtë formulë

    Te Bayern gjejnë zgjidhje: Një francez ikën me koston zero, vjen një tjetër francez po me këtë formulë

    18 Nëntor 2025

    10:03

    Telesport

    Intriga midis Bayern Munich dhe Dayot Upamecano është tashmë e njohur. Bavarezët i kanë ofruar vazhdimisht mbrojtësit të tyre një zgjatje kontrate, e cila skadon në verën e vitit 2026, por francezi gjithmonë ka refuzuar.
    Arsyeja? Një marrëveshje verbale me Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Prandaj, largimi i tij duket i sigurt dhe klubi po fillon të vlerësojë alternativat. Siç raportohet nga Bild, Bayern e ka identifikuar Ibrahima Konaté si zëvendësuesin perfekt.
    Për më tepër, kontrata e qendërmbrojtësit të Liverpool skadon gjithashtu në qershor. Sipas mediave, 26-vjeçari francez i “reds” pritet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij së shpejti. Nëse Konate refuzon rinovimin, ai mund të ikë drejt Bayern që në janar, për të shmangur humbjen e tij si transferim i lirë.

  • Bayern Munich në sulm për heroin e kualifikueseve për Kupën e Botës

    Bayern Munich në sulm për heroin e kualifikueseve për Kupën e Botës

    17 Nëntor 2025

    17:14

    Telesport

    Troy Parrott është padyshim heroi i momentit në Irlandë. E vetmja mënyrë që ëndrra e Irlandës për Kupën e Botës të vazhdonte ishte nëse ata mund të mposhtnin Portugalinë në shtëpi dhe Hungarinë jashtë fushe. Të enjten e kaluar, Troy Parrott shënoi dy herë në Dublin për të mposhtur një nga ekipet më të mira të Evropës. Dje, në një nga ndeshjet më dramatike në kualifikueset e Kupës së Botës, Parrott shënoi një tregolësh ndaj Hungarisë, me golin e fitores që erdhi në minutën e 95-të. Tani Irlanda do të luajë në play-off, duke qenë një hap larg Kupës së Botës.
    Sulmuesi 23-vjeçar që luan për AZ Alkmaar ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha. Mediat gjermane raportojnë se Bayern Munich po interesohet seriozisht për sulmuesin irlandez dhe mund të sigurojë transferimin e tij që në merkaton e janarit.
    Parrott ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat me fanellën e Az Alkmaar, ndërsa në Eredivisie ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje. Forma fantastike e irlandezit sigurisht që nuk mund të injorohet nga klubet e mëdha. Përveç Bayern, me siguri që ditët në vijim do të ketë interes serioz edhe nga klube të tjera të mëdha.

  • Janar dhe verë, zbardhet plani i Bayern për dy dritaret e merkatos

    Janar dhe verë, zbardhet plani i Bayern për dy dritaret e merkatos

    16 Nëntor 2025

    9:47

    Telesport

    Bayern ka vendosur në mbledhjen e fundit të mos jetë aktiv në merkaton e janarit.
    Skuadra aktuale konsiderohet mjaftueshëm e fortë për pjesën e mbetur të sezonit dhe lojtarëve të rinj si Lennart Karl dhe Wisdom Mike do t’u jepet mundësia për të luajtur më shumë, madje edhe si titullarë.
    Për më tepër, rikthimi i të dëmtuarve aktualë si Alphonso Davies, Itō dhe Jamal Musiala do të duket si një sesion i plotë merkatoje për tri role të ndryshme.
    Për merkaton e verës, planet janë krejt të tjera. Bayern do të rinovojë me Neuer, Upamecano, Laimer, Olise, Gnabry dhe Harry Kane. Do të largojë Jackson, Zaragoza, Palhinha, Guerreiro, Kim, Boey dhe Goretzka.
    Klubi pritet të afrojë një mbrojtës të djathtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor qendre dhe një sulmues pykë (Vlahovic me shumë mundësi).

  • “Harry Kane duhet të shkojë te Real Madrid, sepse…”

    “Harry Kane duhet të shkojë te Real Madrid, sepse…”

    14 Nëntor 2025

    17:02

    Telesport

    Harry Kane duhet të largohet nga Bayern. Kjo është këshilla që ish-futbollisti i Anglisë, Chris Waddle, i jep sulmuesit të Bayern për të ardhmen e afërt.
    “Bayern është gjë e madhe, por Real Madrid është edhe më i madh! Do të ishte një ngjarje e madhe!” – ka deklaruar Waddle.
    “Tottenham? Nuk mendoj se ata e duan në këtë moshë, plus që kushton shumë. Hapi logjik është Real Madrid. Kane është sulmues pykë, por edhe krijues golash. Perfekt për një skuadër si Real Madrid”.

  • Juventus & Liverpool duan t’i marrin titullarin Bayern-it me parametra zero

    Juventus & Liverpool duan t’i marrin titullarin Bayern-it me parametra zero

    14 Nëntor 2025

    17:06

    Telesport

    Juventus dhe Liverpool kanë kërkuar informacion për yllin e Bayern, Serge Gnabry.
    Gjermani ka edhe pak muaj kontratë në Mynih dhe në verë mund të tranferohet me parametra zero. Bayern aktualisht është i interesuar të zgjasë kontratën e sulmuesit edhe për dy sezone, sepse ai këtë vit po luan titullar dhe ka shkëlqyer me performancat e tij.
    Paga e tij aktuale (bruto) është rreth 17 mln euro. Gnabry ka pranuar ulje page për të luajtur te Bayern edhe për dy vite, por Liverpool, për shembull, mund t’i sigurojë të njëjtën pagë.

  • Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    Plani i Juventusit për merkaton: Transferimi i tre emrave “big” nga Milan, Roma dhe Bayern

    12 Nëntor 2025

    19:23

    Telesport

    “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi falas i tre emrave të njohur.
    I pari në listë është portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kuqezi dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.
    Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon. Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon me verdhekuqtë.
    Emri i tretë që po ndjek Juventus është sulmuesi anësor i Bayern, Serge Gnabry, i cili do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Për gjermanin ka interes të madh edhe nga klubet e Premier League.

  • Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    Po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Bayern, sulmuesi Harry Kane e trajneri Kompani vlerësojnë Luis Diaz

    12 Nëntor 2025

    10:09

    Telesport

    Java e kaluar ka qenë e paharrueshme për Luis Díaz, i cili, vetëm pak muaj pasi mbërriti te Bayern Munich, është bërë një lider teknik i jashtëzakonshëm për ekipin e tij. Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 kundër PSG në Champions League. Disa ditë më vonë, ai shënoi një gol të shkëlqyer kundër Union Berlin, një gol që e vendos automatikisht në garë për golin e sezonit.
    Kolegu i tij i repartit Harry Kane u mahnit nga gjuajtja “speciale” e Díaz: “E pabesueshme, sinqerisht. Mënyra se si e mbajti topin në lojë, kaloi përtej mbrojtësit të tij dhe më pas shënoi ishte thjesht një gol i veçantë, vërtet i veçantë. Ai ka prodhuar gjëra të tilla gjatë gjithë sezonit, por mendoj se ky është ndoshta më i miri i tij.”
    Edhe trajneri Vincent Kompany lëvdon lojën e mirë të Díaz këtë sezon: “Ne kishim nevojë për një lojtar si ai, që mund të ndezë atë shkëndijë që mungonte. Cilësia që kemi në këtë ekip është ajo që na duhet për të arritur objektivat tona sezonale. Tre gola të shënuar këtë javë: ka qenë një javë vërtet pozitive për të.”