Tag: bayern

  • Champions League/ “Përplasje titanësh” në Londër, Arsenal-Bayern para provës të së vërtetës

    Champions League/ “Përplasje titanësh” në Londër, Arsenal-Bayern para provës të së vërtetës

    Arsenal-Bayern do të jetë padyshim kryesfida e javës së 5 të fazes së Ligës në UEFA Champions League këtë mesjavë. Një përplasje që vë përballë dy skuadrat më të forta të momentit, me Arsenal dhe Bayern që po dominojnë respektivisht kampionatet e tyre në Angli dhe Gjermani.
    Bayerni po dominon Bundesligën me vetëm dy pikë të humbura këtë sezon, por sfida në Champions League ndaj Arsenalit është testi i parë i vërtetë për skuadrën e Vincent Kompany-t. Bavarezët kanë treguar forcë në ndeshjet e mëdha: fituan pastër ndaj Chelseat dhe morën një triumf të rëndësishëm ndaj kampionëve të Europës, PSG-së.

    Nën drejtimin e Kompany-t, Bayerni është bërë më i ekuilibruar. Mbrojtja e lartë vazhdon të jetë një rrezik i llogaritur, por skuadra nuk është më kaotike si sezonin e kaluar. Upamecano po kalon periudhën më të mirë të karrierës, Laimer po shkëlqen në krahun e djathtë, ndërsa Joshua Kimmich është ringjallur pas vështirësive nën drejtimin e Tuchel.
    Forca e madhe e Bayernit mbetet sulmi. Michael Olise po shkëlqen që nga ardhja nga Crystal Palace, ndërsa dueli i tij me Ebere Eze pritet të jetë një ndër momentet më interesante të takimit. Luis Diaz mungon për shkak kartoni të kuq, por Serge Gnabry mund të rikthehet pikërisht kundër ish-skuadrës së tij. Ndërkohë, 17-vjeçari Lennart Karl po konfirmohet si një talent premtues.
    Dhe natyrisht, lideri i sulmit është Harry Kane, në formë të jashtëzakonshme: 26 gola në 19 ndeshje këtë sezon dhe 109 gola në 114 paraqitje me Bayernin. Bavarezët udhëtojnë në Londër për të treguar se dominimi në Gjermani mund të përkthehet edhe ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë si Arsenali.

  • Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë

    Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë

    24 Nëntor 2025

    18:12

    Telesport

    Rreth një vit e gjysmë më parë, Bayern Munich humbi mundësinë për të nënshkruar me Assan Ouedraogo, i cili tashmë cilësohet si ylli i ri i Gjermanisë. Aktualisht, 19-vjeçari i cili luan si mesfushor qendëror, po shkëlqen te Leipzig, ku ka shënuar edhe 3 gola në 12 ndeshje.
    Gjatë sezonit 2023-2024, shumë klube të mëdha shprehën interes për të nënshkruar me Assan Ouedraogo. Në fund, pas spekulimeve të panumërta, futbollisti i talentuar u largua nga Schalke 04 dhe u bashkua me RB Leipzig, për 10 milionë euro.
    Babai i lojtarit zbuloi pak kohë më vonë, se i biri ishte shumë afër transferimit te Bayern Munich, të cilët i kishin propozuar kontratën me detajet e plota, por në fund bavarezët u tërhoqën për arsye që nuk u morën vesh kurrë.
    Sigurisht që drejtuesit e Bayern Munich janë bërë tani pishman, pasi Ouedraogo po rritet me shpejtësi si lojtar dhe vlera e tij në treg llogaritet 50-60 milionë euro, sipas asaj që raporton Sky Germany. 19-vjeçari debutoi pak ditë më parë me Gjermaninë dhe i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të gjetur golin.

  • Bayern punon për të ardhmen, vë në shënjestër dy talentet e Brazilit

    Bayern punon për të ardhmen, vë në shënjestër dy talentet e Brazilit

    24 Nëntor 2025

    13:05

    Telesport

    Bayern Munich thuhet se i ka vënë syrin sulmuesit të Vasco da Gama, Rayan, me “Bild” që shkruan se kampionët gjermanë po përpiqen të sigurojnë një nga sulmuesit e rinj më premtues të Brazilit.
    19-vjeçari është shfaqur si një nga lojtarët më të spikatur në Serinë A braziliane këtë sezon, duke gjetur portën 12 herë në 31 paraqitje, dhe rritja e tij e shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re në të gjithë Europën.
    Rayan nuk është i vetmi brazilian në listën e Bayern-it. Klubi po monitoron gjithashtu Souzën, mbrojtësin e majtë 19-vjeçar nga Santos, i vlerësuar shumë.
    Mbrojtësi është krahasuar herët me Marcelo-n për shkak të talentit të tij sulmues dhe stilit teknik, duke e bërë atë një tjetër talent emocionues në konsideratë, ndërsa Bayern po shqyrton përforcime afatgjata në skuadër.

  • Nuk mund të ndalen! Bayern Munich barazon rekordin unik

    Nuk mund të ndalen! Bayern Munich barazon rekordin unik

    24 Nëntor 2025

    11:53

    Telesport

    Skuadra e Vincent Kompany-t mori një fitore të thellë në shtëpi ndaj Freiburgut në javën e 11-të të Bundesliga-s.
    Në mes të pjesës së parë, rezultati ishte 0-2 në favor të miqve dhe dukej sikur Bayern Munich po shkonte drejt një humbjeje befasuese.
    Por para fundit të pjesës së parë, golat e Karl dhe Olise barazuan për bavarezët dhe në pjesën ne dytë, ata shënuan edhe katër gola të tjerë.
    Me këtë rezultat, “Die Roten” kanë vendosur një rekord historik – duke mbajtur vendin e parë në Bundesliga për 43 javë radhazi. Më parë, pikërisht Bayern kishte arritur një seri të tillë, më shumë se gjysmë shekulli më parë në fillim të viteve 1970.
    Pas 11 ndeshjeve, Bayern ka grumbulluar 31 pikë, gjashtë pikë më shumë se rivalët e tyre më të afërt.

  • VIDEO/ Bayern argëtohet ndaj Freiburgut, gola dhe përmbysje

    VIDEO/ Bayern argëtohet ndaj Freiburgut, gola dhe përmbysje

    Bayern nuk fal dhe merr 3 pikë në shtëpi ndaj Freiburg. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 6-2, në një ndeshje plot spektakël.
    Mysafirët shënuan dy herë me Suzuki dhe Manzambi, ndërsa të besuarit e Kompany barazuan që në pjesën e parë me Karl dhe Olise.

    Bayern shtoi ritmin në pjesën e dytë dhe ktheu gjithçka në favorin e vet me golat e Upamecano, Kane dhe Jackson. Olise kompletoi dopietën në të 84-tën.
    Bayern kryeson tabelën me 31 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Barazim 3-3 i Dortmund ndaj Stuttgart.

  • Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

    Bayern luan tenis, Olise-Lennart Karl të jashtëzakonshëm. Dortmund bën bllofin. Leverkusen bind në transfertë (video)

    Pas barazimit 2-2 ndaj Union Berlin, që ndali serinë e 16 fitoreve rresht, Bayern Munich është riktheyer sërish te fitorja. Bavarezët kanë mundur 6-2 Freiburg, në sfidën e javës së 11-të në Bundesligë, e luajtur në “Allianz Arena”.
    Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg në minutat e para, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Yuito Suzuki shënoi fillimisht për Freiburg në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë, Lennart Karl asiston, Michael Olise shënon.
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e bavarezëve. Dayot Upamecano kaloi Bayern në avantazh në minutën e 54-të, pasi shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe francezi gjendej i harruar nga mbrojtësit kundërshtar brenda në zonë. S’kishte si të mungonte i zakonshmi, Harry Kane, anglezi shënoi golin e katërt për bavarezët në minutën e 59-të.
    Nicolas Jackson shënon golin e pestë për bavarezët në minutën e 77-të, pas asistit fantastik të Olise. Francezi vulos fitoren 6-2 me golin e tij në minutën e 84-të, duke qenë fantastik sot, me dy gola dhe 3 assite, padyshim lojtari më i vlerësuar i ndeshjes. Notë e lartë edhe për talentin Lennart Karl. Pas kësaj fitoreje, Bayenr nis arratinë dhe momentalisht kryeson me 31 pikë, 8 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leverkusen. “Aspirinat” fituan në transfertë 1-3 ndaj Wolfsborg, me golat e Hofmann 9′, Tapsoba 25′, Tillman 33′. Vavro shënoi golin e vetëm për vendasit në pjesën e dytë.
    Dortmund ka bërë bllofin sot, duke barazuar në “Signal Iduna Park”, 3-3 ndaj Stuttgart. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Can nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Nico Schlotterbeck. Maximilian Beier dyfishoi shifrat në minutën e 40-të. Pjesa e dytë ishte vërtetë fantastike, Sttugart barazoi fillimisht shifrat 2-2 me dy golat e Deniz Undav. Karim Adeyemi shënoi golin e tretë për verdhëzinjtë në minutën e 89-të dhe u duk si goli i fitores, por jo. Deniz Undav kompletoi hat-trickun e tij duke barazuar shifrat 3-3 në shtesë. Dortmund renditet i treti me 22 pikë, aq sa Stuttgart, por këta të fundit renditen të pestët për shkak të golavarazhit.
    SHIKOGOLAT

  • Spektakël në 45 minutat e para. Bayern befasohet në shtëpi, Leverkusen dhe Dortmund drejt fitoreve të thella (video)

    Spektakël në 45 minutat e para. Bayern befasohet në shtëpi, Leverkusen dhe Dortmund drejt fitoreve të thella (video)

    22 Nëntor 2025

    16:16

    Telesport

    Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, rikthehen sot ndeshjet e kampionateve. Në Bundesligë luhet java e 11-të dhe 45 minutat e para kanë dhuruar spektakël.
    Bayern Munich është zënë në befasi nga Freiburg, ku miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë duke e gjetur të papërgatitur në dy raste mbrojtjen e Kompany. Pjesa e parë është mbyllur 2-2. Yuito Suzuki shënoi fillimisht pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Johan Manzambi dyfishoi shifrat në minutën e 17-të, duke shënuar me kokë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Talenti Lennart Karl ngushtoi shifrat për bavarezët në minutën e 22-të, pas asistit të marrë nga Michael Olise. Në minutat shtesë, Lennart Karl asiston, Michael Olise shënon.
    Dortmund është duke fituar 2-0 ndaj Stuttgart në “Signal Iduna Park”. Për verdhezinjtë shënoi fillimisht Emre Can nga penalltia, pas një faulli në zonë ndaj Nico Schlotterbeck. Maximilian Beier dyfishoi shifrat në minutën e 40-të.
    Leverkusen është duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Wolfsburg. Golat për “Aspirinat” u shënuan nga Hofmann 9′, Tapsoba 25′, Tillman 33′.
    SHIKOGOLAT

  • Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    UEFA ka pezulluar Luis Diaz me tre ndeshje në Champions League pas ndërhyrjes së tij ndaj Achraf Hakimit në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.
    Sulmuesi i Bayern Munich u ndëshkua me karton të kuq të për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e mbrojtësit maroken.
    Vendimi tregon se ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të ndaj Arsenalit, Sporting Lisbonës dhe Union Saint-Gilloise. Klubi gjerman kishte pritshmëri që pezullimi të ishte vetëm një ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.
    Vendimi i UEFA-s ka shkaktuar pakënaqësi brenda Bayernit. Klubi ka kërkuar sqarime zyrtare nga organizata europiane për të vlerësuar mundësinë e një apelimi. Bayern do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm pas marrjes së përgjigjes.

  • 50 mln euro për një 17-vjeçar? Bayern investon për mbrojtësin e së ardhmes

    50 mln euro për një 17-vjeçar? Bayern investon për mbrojtësin e së ardhmes

    21 Nëntor 2025

    16:55

    Telesport

    Tylel Tati është objektivi i i radhës i Bayern. Qendërmbrojtësi është vetëm 17 vjeç dhe luan te Nantes, ku luan si titullar.
    Djaloshi konsiderohet një nga talentet më premtues në Francë dhe kushton shumë. Foot Mercato raporton se Nante kërkon 50 mln euro për kartonin e tij.
    Tati ka interes edhe nga klube të tjera europiane, si Paris Saint-Germain, Juventus, Milan dhe Barcelona.

  • Presidenti i Bayern Munich: Optimist për rinovimin e kontratës së Upamecano

    Presidenti i Bayern Munich: Optimist për rinovimin e kontratës së Upamecano

    21 Nëntor 2025

    8:48

    Telesport

    Dayot Upamecano është një nga lojtarët që verën e ardhshme mund të jetë një transferim i lirë për klubet më të mëdha të Europës që e kërkojnë me ngulm. Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich skadon në verën e ardhshme.
    Ka pasur shumë diskutime në muajt e fundit për shumë klube të interesuara për qendërmbrojtësin francez, por në javët e fundit, si komentet e lojtarit ashtu edhe ato të bordit të Bayern Munich kanë treguar besim në rritje në rinovimin e kontratës së tij.
    Ky është konteksti në të cilin duhen interpretuar fjalët e Herbert Hainer, presidentit të klubit bavarez: “Jam optimist se mund të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Upamecano”.
    “E kam dëgjuar të thotë se është jashtëzakonisht i lumtur në Bayern, se ndihet rehat si me ekipin ashtu edhe me trajnerin. Ndaj, nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar. Jam optimist“, tha Hainer për mediat gjermane.