Tag: bayern

  • Bayern “makineri perfekte”, dorëzohet edhe Stuttgart, Karry Kane shënon tre gola

    Bayern “makineri perfekte”, dorëzohet edhe Stuttgart, Karry Kane shënon tre gola

    Bayern është një makineri golash dhe pikësh në kamiponatin gjerman. Skuadra e Vincent Kompany fitoi 5- 0 në transfertë kundër Stuttgart në duelin e javës së 13 të Bundesligës transmetuar në Tring.
    Për bavarezët ishte fantastik Harry Kane autori i 3 golave. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 11 me anë të Lajmer. Ndërkohë që në pjesën e dytë Bayern e ktheu në goleadë sfidën kudnër Stuttgart.
    Harry Cane realizoi golin e dytë në minuten e 66, ndërkohë, që Stanisiç pak caste më vonë i coi shifrat në 3- 0.  Dalja me të kuq e futbollistit Asinjon për vendasit e ndihmoi skuadrën bavareze të shënonte edhe dy herë të tjera me të njëjtin emër, Harry Kane.

    Në sajë të ketij suksesi, bayren udhëheq kampionatin me 37 pikë, 8 pikë më shumë sesa Laibzig ndjekës.

  • Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video)

    Bayern fitore me “manita” dhe nis arratinë, Leverkusen bëhet për “Aspirina” (video)

    Bayern Munich nuk di të ndalet këtë sezon në Bundesligë. Bavarezët kanë marrë fitoren e 12-të për këtë sezon, ku kanë vetëm një barazim në 13 javë dhe sot fituan 0-5 në transfertë ndaj Stuttgart.
    Bayern gjeti golin që në minutën e 10-të, ku pas një topi të gjatë të Jonas Urbig dhe kombinimit me Michael Olise, Konrad Laimer shënon me finte. Në minutën e 66-të, Harry Kane dyfishon shifrat për bavarezët pas një goli të bukur nga distanca.
    Në minutën e 78-të, Josip Stanisic shënoi golin e tretë për bavarezët, me një goditje të lehtë me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Luis Diaz. Në 10 minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë pasi i sapofutur në fushë, Lorenz Assignon, u ndëshkua me karton të kuq për ndalje të topit me dorë, duke i mohuar një rast të pastër shënimi Olise. Arbitri jep penallti, Harry Kane shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.
    Në minutën e 88-të, Harry Kane kompleton tregolëshin e tij, këtë herë pas asistit të Olise. Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich nis shkëputjen, ku distanca me ndjekësin më atë afërt Leipzig, është 11 pikë. Leverkusen vazhdon me luhatjet këtë sezon, sot “Aspirinat” janë mundur 2-0 nga Augsburg.
    https://www.goalstube.online/2025/12/stuttgart-bayern.html

  • Harry Kane bën agjentin, po tenton të joshë një anglez për Bayern

    Harry Kane bën agjentin, po tenton të joshë një anglez për Bayern

    5 Dhjetor 2025

    17:01

    Telesport

    Harry Kane thuhet se po mundohet të “tundojë” një bashkëlojtar të Anglisë që t’i bashkohet Bayern-it, qoftë në merkaton e janarit apo pas përfundimit të sezonit.
    Kontrata e Marc Guehi me Crystal Palace skadon verën e ardhshme dhe klubi ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi do të largohet.
    Në ditën e fundit të merkatos së shtatorit, Guehi ishte shumë pranë një transferimi te Liverpool për rreth 35 milionë euro, por marrëveshja u prish në momentet e fundit pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues të tij.
    “Të Kuqtë” pritet të rikthehen me një interes të ri muajin e ardhshëm, megjithëse me gjasë nuk do të ofrojnë sërish shifrën 35 milionë euro. Disa raportime tregojnë se Palace mund të pranojë një shumë rreth 25 milionë euro.
    Por Liverpool nuk është i vetmi klub në garë. Për 25-vjeçarin ka interes nga disa skuadra evropiane, mes tyre edhe Bayern, ku Kane po përpiqet ta bindë mbrojtësin që të braktisë Londrën dhe të transferohet në Mynih.

  • Bayern Munich ndalon ‘ChatGPT’ për stafin, prezanton platformën e vet të inteligjencës artificiale

    Bayern Munich ndalon ‘ChatGPT’ për stafin, prezanton platformën e vet të inteligjencës artificiale

    Bayern Munich po hyn në një epokë të re digjitale. Klubi bavarez ka ndaluar përdorimin e ChatGPT nga stafi dhe ka lansuar një platformë të brendshme të inteligjencës artificiale, e cila tashmë po përdoret në disa departamente, nga shërbimet për tifozët deri te sektori ligjor.
    Sipas Thomas Ehemann, kreu i “Digital Fan Experience”, vendimi ka të bëjë me sigurinë dhe efikasitetin: “Po bllokojmë disa platforma të AI për stafin tonë, si ChatGPT. Kjo synon t’i shtyjë punonjësit të përdorin platformën tonë. Për më tepër, gjithçka është në një ‘cloud’ privat”.
    Ai shtoi se, pavarësisht shqetësimeve, kalimi ka qenë më i lehtë se pritej: “Menduam se do të kishte më shumë rezistencë, por nuk ndodhi. Punonjësit janë të lumtur që kanë një zgjidhje fleksibile dhe të thjeshtë”.
    Sistemi i brendshëm i AI plotëson transformimin më të gjerë digjital të klubit. Vitin e kaluar, Bayerni u bashkua me ‘Celonis’, një kompani të inteligjencës së proceseve, për të përdorur ‘software’ që optimizon punën në HR, ‘merchandising’, biletari e të tjera. Lëvizje për të përmirësuar shërbimet dhe efikasitetin globalisht.

  • Chelsea i propozon shkëmbimin e bujshëm, ka më pak se 1% shanse që Bayern të pranojë

    Chelsea i propozon shkëmbimin e bujshëm, ka më pak se 1% shanse që Bayern të pranojë

    3 Dhjetor 2025

    16:04

    Telesport

    Duke qenë se Nicolas Jackson me shumë mundësi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit, pasi i mbaron periudha e huazimit te Bayern dhe vështirë se bavarezët do të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, “Blutë” kanë një propozim.
    Mediet angleze zbulojnë se Enzo Maresca ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një shkëmbim kokë më kokë mes Harry Kane dhe Nicolas Jackson. Kane po përflitet vazhdimisht për një largim të mundshëm nga Bayern në fund të këtij sezoni dhe Nicolas Jackson nuk përshtatet me sistemine lojës së trajnerit italian të “Bluve”, ai ka kërkuar shëkmbimin kokë më kokë me Kane.
    Megjithatë, duket e vështirë për të mos e thënë e pamundur që Bayern të pranojë një propozim si ky. Pavarësisht moshës, Harry Kane po tregon një super formë këtë sezon, duke shënuar 24 gola në 20 ndeshje, ndryshe nga Nicolas Jackson, i cili ka shënuar vetëm 5 gola deri tani.

  • Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    Pasi e mposhti në Champions, Arsenal kërkon të “rrëmbejë” lojtarin më të mirë të Bayern Munich

    2 Dhjetor 2025

    18:40

    Telesport

    Pasi i shkaktoi humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 në “Emirates”, sfidë e vlefshme për në Champions League, Arsenal është vënë seriozisht në ndjekje të yllit të madh të Bayern Munich, Michael Olise.
    Sipas “TEAMtalk”, drejtori sportiv i “Topçinjve”, Andrea Berta, ka nisur nga puna për të sjellë në Londër një super yll si Michael Olise, për francezin do të sihte një rikthim në Angli, ku më parë ka veshur fanellën e Crystal Palace dhe të Reading.
    Meqenëse lojtari është nën kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayern Munich nuk është i gatshëm ta lërë të shkojë, Arsenali po shqyrton të bëjë një ofertë që është shumë joshëse, që në total bashkë me bonuset shkon 120 milionë euro. Ndërsa për të bindur vetë anësorin francez, klubi londinez është i gatshëm t’i japë një rrogë të majme, rreth 300 mijë euro në javë, që do të thotë një nga futbollistët më të paguar.

  • Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    Mourinho hedh sytë nga Gjermania, kërkon mbrojtësin portugez

    30 Nëntor 2025

    13:37

    Telesport

    Benfica po shqyrton një transferim në merkaton e janarit. Trajneri Jose Mourinho po kërkon të rinovojë skuadrën në ritmet e duhura, që të mbyllë një sezon dinjitoz në vitin e tij të parë te Benfica.
    Sipas mediave portugeze, objektivi i tij i radhës është Raphaël Guerreiro. Mourinho e pëlqen shumë mbrojtësin e majtë dhe e vlerëson përvojën e tij në nivelin më të lartë.
    Guerreiro, më parë te Borussia Dortmund dhe sot te Bayern, mund të tërhiqet gjithashtu nga mundësia për të luajtur më rregullisht, gjë që te Bayern e ka të pamundur.
    Bayern mund ta shesë në janar për më pak se 3 mln euro, sepse kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

  • 12 gola dhe 6 asiste nga Luis Diaz dhe… jemi në nëntor! Kompany: “Ai shkëlqen në kaos”

    12 gola dhe 6 asiste nga Luis Diaz dhe… jemi në nëntor! Kompany: “Ai shkëlqen në kaos”

    30 Nëntor 2025

    12:25

    Telesport

    12 gola, 6 asiste. Këto janë shifrat e Luis Diaz te Bayern dhe jemi ende në nëntor!
    Sulmuesi kolumbian ka rezultuar një blerje e shkëlqyer për rekordmenët e Bundesligës dhe këtë po e tregon javë pas jave.
    “Lucho ka një lloj kreativiteti kaotik. Ai gjithmonë mund të bëjë diçka kur loja duket sikur është në kaos total”, u shpreh dje trajneri i Bayern, Vincent Kompany.
    “Si mbrojtës, gjithmonë më dukej e pakëndshme të luaja kundër lojtarëve të tillë, sepse nuk e di kurrë nëse e ke topin nën kontroll apo ai po luan me ty. Me një si Luis Diaz, as që e kupton se ku është topi dhe a e ke ti në zotërim. Më pëlqen shumë puna e tij, sidomos dinamika dhe sakrifica për skuadrën”.

  • Uli Hoeness “fut hundët” sërish! Nëse largohet Upamecano, ai ka gjetur pasuesin

    Uli Hoeness “fut hundët” sërish! Nëse largohet Upamecano, ai ka gjetur pasuesin

    30 Nëntor 2025

    9:43

    Telesport

    Uli Hoeness mund të jetë ndikuesi numër 1 në merkaton e mbrojtjes për Bayern në merkaton e verës.
    Sipas gazetës Bild, ai është një tifoz i madh i Nico Schlotterbeck dhe e ka pëlqyer qysh kur mbrojtësi gjerman ishte te Freiburg. Hoeneß vlerëson mentalitetin tipik gjerman të Nico.
    Schlotterbeck ka disa anëtarë të familjes tifozë të Bayern, të cilët do të donin ta shihnin në Mynih. Problemi është Upamecano. Bayern nuk do të shpenzojë më shumë para, nëse francezi pranon rinovimin.
    Nëse ndodh e kundërta dhe Upamecano zgjedh të largohet, atëherë Schloterbeck do të jetë objektiv absolut. Ai nuk kushton më shumë se 30 mln euro, sepse kontrata e tij skadon në 2027.

  • Hansi Flick ka një “ëndërr gjermane”, por kushton minimalisht 7,5 mln euro në vit

    Hansi Flick ka një “ëndërr gjermane”, por kushton minimalisht 7,5 mln euro në vit

    30 Nëntor 2025

    10:10

    Telesport

    Dëshira e fshehtë e trajnerit Hansi Flick nuk ka ndryshuar. Gjermani do një gjerman në mesfushë dhe i preferuari i tij është ylli i Bayern, Joshua Kimmich.
    Flick mendon se mesfusha e Barcelonës ka nevojë për një lojtar me përvojë dhe karakter. Ndryshe nga paraardhësit e tij te Barcelona, ai nuk do një dirigjent para mbrojtjes, me aftësi teknike të mira me topin, por një “luftarak”.
    Kimmich është në 3-4 vitet e fundit të karrierës dhe për të do të ishte epilogu perfekt. Barcelona gjithmonë mbetet një ëndërr për yjet e futbollit botëror. Me siguri, edhe për gjermanin.
    Hansi Flick po guxon të ëndërrojë për blerjen e ish-lojtarit të tij, por problemi janë financat e Barcelonës. Kimmich te Bayern ka pagë 7,5 mln euro neto në vit, plus 2,5 mln euro të tjera në formë bonusesh.