Tag: bayern

  • Krahasohet me Messin, ylli i Bayern Munich mahnit botën

    Krahasohet me Messin, ylli i Bayern Munich mahnit botën

    Lennart Karl, 17-vjeçari i Bayern Munich, është shndërruar në një nga talentet më të spikatura të futbollit europian këtë sezon.
    Ai ka thyer rekorde në Champions League, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në tre ndeshje radhazi në këtë kompeticion. Paraqitjet e tij dhe aftësitë në driblim kanë bërë që shumë ekspertë ta krahasojnë me Lionel Messin.
    Harry Kane ka vlerësuar publikisht cilësitë e tij, duke theksuar se Karl ka potencial të arrijë nivele shumë të larta. Sulmuesi anglez madje ka sugjeruar se futbollisti i ri mund të jetë një opsion për Gjermaninë në Botëror. Edhe Lothar Matthaus ka kërkuar që Karl të grumbullohet menjëherë në Kombëtare, duke theksuar se ai është gati për nivele të larta.
    Pavarësisht moshës, Karl ka treguar qetësi dhe personalitet në ndeshjet më të rëndësishme. Me rritjen e shpejtë dhe mbështetjen e figurave të njohura, ai shihet si një nga yjet e së ardhmes për futbollin gjerman.

  • Bayern nuk ndalet, thyen 3-1 Sporting, Kompany i gëzohet rikthimit të Davies

    Bayern nuk ndalet, thyen 3-1 Sporting, Kompany i gëzohet rikthimit të Davies

    Me 5 fitore dhe 1 humbje në 6 ndeshje, 15 pikë në total, Bayern Munich hedh një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën me eliminim direkt në Champions. Në “Allianz Arena” ekipi i Kompany vuajti fillimisht përballë Sporting Lisbona, në një kohë kur pjesa e parë u mbyll në barazim pa gol, spikati një gol i anuluar i Karl dhe një shtyllë e Harry Kane.
    Me fillimin e fraksionit të dytë, Kimmich në përpjekje të larguar topin e devijoi në portën e tij duke i dhuruar avantazhin skuadrës portugeze. Në të 65-ët, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Gnabry i harruar në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Bayern ushtroi presion asfiksues në zonën e Sporting dhe katër minuta më vonë, Lennart Karl realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar gjigandët gjerman në avantazh. 17-vjeçari bavarez vijon të dhurojë paraqitje fantastike duke u kthyer në një xhevahir të çmuar për Bayern. Për të mbyllur llogaritë me Sporting mendoi Tah, me qendërmbrojtësin gjerman që në minutën e 73-të realizoi golin e tretë dhe të qetësisë.

    Pas këtij momenti Bayern menaxhoi me kujdes pjesën e mbetur duke hipotekuar këtë trepikësh të rëndësishëm që kënaq trajnerin Kompany, kjo edhe për një tjetër detaj po kaq të rëndësishëm, rikthimin në fushë pas një mungesë të gjatë të Alphonso Davies:
    “Sporting është një rival i vështirë, jo më kot janë mes 10 ekipeve të para në Champions. Në 10 minutat e para nuk ishim mirë, nuk e humbëm as qetësinë pasi kaluam në disavantazh. Krijuam shumë raste, nuk e ndalëm presionin dhe në fund arritëm ta përmbysim. Jam shumë i lumtur që pas kaq shumë kohësh pamë në fushë edhe Alphonso Davies, nuk ishte e lehtë as për pas një dëmtimi aq të rëndë”, u shpreh Kompany.

  • VIDEO/ Sporting frikëson Bayernin në Champions, por kampionët e Gjermanisë përmbysin ndeshjen

    VIDEO/ Sporting frikëson Bayernin në Champions, por kampionët e Gjermanisë përmbysin ndeshjen

    Bayern fiton 3-1 ndaj Sportingut në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.
    Kampionët e Gjermanisë ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk e gjetën dot golin. Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol i Kimmich i dhuroi avantazhin mysafirëve nga Lisbona.

    Ekipi i Kompany reagoi dhe vendosi ekuilibrat. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Gnabry përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.
    Karl përmbysi llogaritë, ndërsa Tah gjeti golin e qetësisë. Bayern shkon në kuotën e 15 pikëve në Champions.
     

  • Festa e Sporting zgjat pak, Bayern shënon dy gola të shpejtë (video)

    Festa e Sporting zgjat pak, Bayern shënon dy gola të shpejtë (video)

    9 Dhjetor 2025

    20:19

    Telesport

    Nëse pjesa e parë në Bayern Munich-Sporting Lisbon u mbyll pa gola, pjesa e dytë po dhuron spektakël. Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij.
    Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
    Në minutën e 69-të ishte radha e “diamantit” të ri të bavarzërve, Lennart Karl, i cili shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të parrë nga Konrad Laimer. SHIHGOLAT

  • Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video)

    Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video)

    Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj Sporting Lisbon për javën e gjashtë të Champions League, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Bavarezët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Lennart Karl, por festa e tyre shkoi kot. Goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, spektakli ishte lënë i gjithi për pjesën e dytë.
    Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij. Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
    Në minutën e 69-të ishte radha e “diamantit” të ri të bavarzërve, Lennart Karl, i cili shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të parrë nga Konrad Laimer. Me golin e sotëm, Lennart Karl është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon në tre ndeshje radhazi të UCL. Ai është vetëm 17 vjeç e 290 ditë.
    Në minutën e 77-të, ishte radha e Jonathan Tah për të gjetur golin. Pas një skeme të nisur nga goditja e dënimit nga Joshua Kimmich, ky i fundit kroson në zonë, Gnabry asiston me kokë, Tah dërgon topin në rrjetë.
    Pas kësaj fitoreje, Bayern renditet në vendin e dytë me 15 pikë në 6 ndeshje, aq sa ka Arsenal, por me një ndeshje më pak. Sporting Lisbon momentalisht rënditet në vendin e 9-të me 10 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

    Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler

    17 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, këto janë shifrat e Harry Kane këtë sezon, vetëm në Bundesligë, shifra të denja për një “top-player”, një “bomber” që i mungonte Bayern Munich që nga koha kur u largua Robert Lewandowski. Harry Kane po udhëheq Bayern në fazën ofensivë, me rendimentin e tij që i ka kaluar të gjithë pritshmëritë, madje duke vendosur edhe rekorde të pabesueshme.
    Ndaj Shtutgard, Harry Kane realizoi një “tripletë” golash. Kjo ishte hera e 10-të që kapiteni i Anglisë realizon një “tripletë” në Gjermani. Këtë shifër, Kane e arriti me 76 ndeshje në dispozicion, duke u bërë lojtari i parë që arrin më shpejt një shifër të tillë. Sulmuesi anglez thyen në këtë mënyrë rekordin e Gerd Myler. Ish “bomberit” legjendar të Bayern iu ndeshjen 161 ndeshje për të realizuar 10 “tripleta”, ndërsa Lewandowski e kapi këtë shifër me 324 ndeshje në dipozicion.

    Këto shifra dhe forma e Harry Kane ka bërë që drejtuesit e Bayern Munich të negociojnë me përfaqësues të lojtarit për të gjetur një akord të ri për rinovimin e kontratës aktuale që i përfundon në 2027, por lojtari mund të largohet në fund të këtij sezoni nëse ndonjë skuadër paguan 65 milionë euro për kartonin e tij.
     

  • Bayern planifikon goditjen e madhe në mesfushë, 85 milionë euro për yllin e ri të Premier League

    Bayern planifikon goditjen e madhe në mesfushë, 85 milionë euro për yllin e ri të Premier League

    8 Dhjetor 2025

    20:10

    Telesport

    Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, linda nevoja për një zëvendësues të mesfushorit gjerman dhe Bayern Munich duket se e ka gjetur.
    “BILD” raporton se Bayern Munich po ndjek me shumë interes mesfushorin kamerunas të Brighton, Carlos Baleba. 21-vjeçari kamerunas ka treguar se është një mesfushor i gjithanshëm, i aftë të kontribuojë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
    Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, sipas raportimit në fjalë Bayern po përgatit një ofertë rreth 85 milionë euro për mesfushorin e ri kamerunas. Nga ana tjetër, Brighton e vlerëson mbi 100 milionë euro. Për Baleba ka interes konkret edhe nga Manchester United.

  • Bayern planifikon goditjen e madhe në mesfushë, 85 milionë euro për yllin e ri të Premier League

    Bayern planifikon goditjen e madhe në mesfushë, 85 milionë euro për yllin e ri të Premier League

    8 Dhjetor 2025

    20:10

    Telesport

    Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, linda nevoja për një zëvendësues të mesfushorit gjerman dhe Bayern Munich duket se e ka gjetur.
    “BILD” raporton se Bayern Munich po ndjek me shumë interes mesfushorin kamerunas të Brighton, Carlos Baleba. 21-vjeçari kamerunas ka treguar se është një mesfushor i gjithanshëm, i aftë të kontribuojë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
    Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, sipas raportimit në fjalë Bayern po përgatit një ofertë rreth 85 milionë euro për mesfushorin e ri kamerunas. Nga ana tjetër, Brighton e vlerëson mbi 100 milionë euro. Për Baleba ka interes konkret edhe nga Manchester United.

  • 100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes

    100 mln euro për tre talente, Bayern po thur planet e së ardhmes

    7 Dhjetor 2025

    0:34

    Telesport

    Bayern ka nisur përgatitjet për merkaton e verës duke identifikuar disa talente të rinj që mund të forcojnë skuadrën.
    Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes të veçantë për tre futbollistë të dalluar për të ardhmen. Ata janë 19-21 vjeç, shenjë kjo që Bayern po investon te të rinjtë para se të bëhen big.
    Mes emrave të përmendur është Givario Read i Feyenoord-it, i cili ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të qëndrueshme si mbrojtës i djathtë. Ai kushton 35 mln euro dhe Bayern e sheh si titullar, duke qenë se Boey-Stanisic nuk bindin 100%.
    Bayern po vëzhgon me kujdes edhe Kees Smit të AZ Alkmaar, një lojtar që shihet si Pedri i ri. Ka disa analistë që e krahasojnë me Cesc Fabregas dhe Luka Modric. Smit kushton 25 mln euro.
    Objekti i tretë i interesit është Valentin Barco i Strasburgut, i cili ka lënë përshtypje me kreativitetin dhe kontributin ofensiv gjatë sezonit. Ai luan edhe si mesfushor, edhe si mbrojtës i majtë. Ka klauzolë 40 mln euro. Gjithsej, këta tre talente kushtojnë 100 mln euro.

  • Leipzig nuk “dorëzohet” dhe kërkon të rivalizojë Bayern për titullin, luan “tenis” ndaj Eintracht Frankfurt (video)

    Leipzig nuk “dorëzohet” dhe kërkon të rivalizojë Bayern për titullin, luan “tenis” ndaj Eintracht Frankfurt (video)

    6 Dhjetor 2025

    20:55

    Telesport

    Leipzig i drejtuar nga Ole Werner ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi, 6-0 ndaj Eintracht Frankfurt, për javën e 13-të në Bundesligë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, falë golave të Harder dhe Baumgartner në minutat 5′ dhe 31′.
    Protagonisti kryesor i pjesës së dytë sihte Yan Diomande, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili shënoi “hat-trick”, duke treguar dhe njëherë tjetër që jo më kot është në radarin e gjithë klubeve të mëdha. David Raum shënoi nga penalltia. Me tre golat e shënuar sot, Diomande shkon në kuotën e 6 golave këtë sezon në Bundesligë. Verën e ardhshme pritet të largohet nga Leipzig, duke ditur numrin e madh të klubeve të njohura që duan sulmuesin. Leipzig e vlerëson mbi 90 milionë euro.
    Pas kësaj fitore, Leipzig mban vendin e dytë me 29 pikë, 8 pikë më pak se Bayern i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT