Tag: batutë

  • Rama me batutë: Shqiptarët 100% pro BE, përjashto ata në trafik ose pas ndonjë sherri me gruan

    Rama me batutë: Shqiptarët 100% pro BE, përjashto ata në trafik ose pas ndonjë sherri me gruan

    Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të martë teksa ndodhet në Bruksel, barometrin e fundit europian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, ku Shqipëria doli në krye të asaj liste me 92% të qytetareve besnikë.
    Rama me batutë u shpreh se 8% tjetër gjithashtu dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, por në momentin e anketimit kanë qenë ose në trafik, ose pas ndonjë sherri me bashjëshortin/en ose pak minuta para ndeshjes për kualifikimin të botërorit ndaj Serbisë.
    Rama: Në barometrin e fundit europian mbi qëndrimet ndaj zgjerimit të BE, Shqipëria doli në krye të asaj liste me 92% të qytetareve të saj besnikë të BE-së dhe 91% mbështetës të anëtarësimit, por më lejoni që të sqaroj një gjë këtu dhe të sigurohemi që ju as të mos guxoni të mendoni se ai 8% apo 9% i mbetur nuk janë besnik ndaj BE apo mos e dhëntë  Zoti ku janë kundër anëtarësimit. Jo! Ata thjesht ndodhi që u pyetën nga anketa menjëherë pas ndonjë grindjeje me bashkëshortin apo me bashkëshorten ose do kenë qenë në mes të trafikut torturues të Tiranës ose ndoshta thjeshtë pak minuta para ndeshjes për kualifikimin të botërorit ndaj Serbisë. Ndaj nëse heqim këta faktorë të jetës së përditshme, shqiptarët janë 100% besnik ndaj BE-së dhe 100% mbështetës dhe përkrahës të anëtarësimit.

    /vizionplus.tv

  • Kur lideri gdhihet luan dhe ngryset lepurush, grotesku diplomatik i Ramës në Kopenhagen

    Kur lideri gdhihet luan dhe ngryset lepurush, grotesku diplomatik i Ramës në Kopenhagen

    Një titull që nuk është thjesht metaforë, por një diagnozë e një lideri që e nis ditën si gladiator i batutave dhe e mbyll si zvarranik i apologjive. Rama, i veshur me atletet e bardha si një influencer i samiteve, u hodh në skenën ndërkombëtare me entuziazmin e një gaztori oborri që mendon se çdo batutë është diplomaci, çdo sarkazëm është strategji, dhe çdo selfie me Macron është aleancë.Por Kopenhageni nuk ishte një TikTok ballkanik. Ishte një skenë ku batuta ndaj Presidentit Trump – një “shkëmbesë” që u shit si humor mes miqsh – u kthye në një boomerang diplomatik që goditi me forcë imazhin e Shqipërisë. Rama, që zakonisht e sheh veten si një “lider global me shpirt artisti”, u shndërrua në një “artist pa skenë”, një protagonist që nuk di të lexojë publikun ndërkombëtar, por vetëm kamerat e mediave proqeveritare.Në vend që të mbajë qëndrimin e një burrështetasi, ai u kthye në një “lepurush me poture të mbushura”, duke u fshehur pas një deklarate të stërmunduar ku lavdëronte Trumpin si rikthyesin e paqes në fjalorin perëndimor. Një kthesë që nuk ishte reflektim, por një “valle e frikës” – një koreografi e improvizuar për të shpëtuar nga pasojat e një talljeje që nuk ishte as spontane, as e padëmshme.Rama, që në mëngjes performon si “Don Quixote i diplomacisë ballkanike”, në mbrëmje shndërrohet në “Pinoku i apologjisë transatlantike”. Ai nuk është më ai që tallet me Trumpin, por ai që e quan “lider paqësor”, duke e kthyer batutën në bekim, ironinë në lutje, dhe protagonizmin në pendesë.Në këtë grotesk diplomatik, Shqipëria nuk është më një vend me ambicie europiane, por një “shtet me kollare shumëngjyrëshe dhe nerva të bardha”. Një vend që përfaqësohet nga një lider që gdhihet si “showman i samiteve” dhe ngryset si “statist i diplomacisë së frikës”.Ky titull nuk është thjesht hyrje. Është një akt i parë. Një ftesë për të hyrë në një skenë ku politika është performancë, diplomacia është batutë, dhe lideri është një karakter që nuk di të dalë nga roli. Dhe kur roli është grotesk, çdo batutë është një rrezik, çdo buzëqeshje një maskë, dhe çdo apologji një akt i dytë që nuk e shpëton dot nga farsa e aktit të parë.

  • Rama batutë me Macron për gafën e Trump: Nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan

    Rama batutë me Macron për gafën e Trump: Nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan

    Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen këtë të enjte, një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen.
    Në pamjet që po qarkullojnë, Kryeministri shqiptar Edi Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron me një batutë që sjell në vëmendje disa nga gafat e Presidentit të SHBA-së.
    Bëhet fjalë për ngatërrimin e Armenisë me Shqipërinë, ku nga ana Trump është thënë se është “shuar konflikti me Azerbajxhanin”, ndërkohë që Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë konflikt me këtë vend.
    “Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” dëgjohet të thotë Rama në video.

  • Pak durim për të kapur suksesin! Nga hakmarrja me Partizanin te zero humbje, ja përse Elbasani nuk është batutë në Superiore

    Pak durim për të kapur suksesin! Nga hakmarrja me Partizanin te zero humbje, ja përse Elbasani nuk është batutë në Superiore

    Jemi në javën e pestë të Superiores dhe Elbasani ndodhet në vendin e parë. Për këdo, e gjitha kjo duket si një “batutë” pasi mes emrash si Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia, Elbasani ishte ekipi i fundit që mund të mendohej për të kryesuar. Pavarësisht vendit të parë, spekticizmi ekziston ende se kjo renditje është vetëm e përkohshme.
    Por ja se përse Elbasani nuk është thjeshtë një batutë e momentit në Superiore. Në sezonin e shkuar, kjo skuadër i shkoi afër ngjitjes dhe kalimit në Europë, por u mund në javën e fundit nga Partizani i Skënder Gegës. Për të kapur suksesin kërkohet pak durim.Dhe koha më e mirë është pikërisht tani, Elbasani ndodhet në vendin e parë me një pikë më shumë sesa Vllaznia dhe Egnatia. Por ndryshe nga Vllaznia dhe Egnatia, Elbasani nuk e ka marrë ende humbjen e parë në kampionat.
    Të kalosh 5 javë pa humbje në një kampionat të tillë, ku 80% e ekipeve pretendojnë Final Four dhe për më tepër të kalosh pa humbje kundër pretendentve kryesorë si Dinamo, Egnatia dhe Partizani, është padyshim një arritje më vete. Por ajo që shijon edhe më shumë është fakti se Elbasani ka fituar edhe kundër Partizanit që në sezonin e shkuar i mohoi Europën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?

    “Gjallë është ky?!”/Rama ironi e batutë me komentuesin:Gjallë jam, po Luli a është?

    Kryeministri Edi Rama është rikthyer në komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët përmes rubrikës së njohur “Sy m’Sy”, që nisi gjatë fushatës së 11 majit.
    Teksa komunikonte në rrjetin social Facebook, Rama i është kthyer një komentuesi me ironi dhe me batutë
    Pasi lexoi një koment që pyeste: “Gjallë është ky?”, Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

  • “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…”, batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

    “Po vijmë me gjysmën e forcës, pasi tjetrën…”, batuta e Lorik Canës me gazetarin serb

    E gjithë vëmendja është e fokusuar në “Arenën Kombëtare”, aty ku Shqipëria mat forcat me Serbinë. Një sfidë që gjithmonë ka rezultuar më shumë se një ndeshje futbolli, me kuqezinjtë që do tentojnë ta kthejnë në një festë.
    Lorik Cana, “ikona” e njohur ka treguar për News 24 një batutë me një gazetar që provuar ta kontaktojë për mediat serbe.
    “Pata një batutë me një gazetar që u mundua të më kontaktojë për mediat serbe. Ai kishte besim te fitorja e serbëve, unë shpreha besimin se do fitojmë ne.
    I thashë që jemi duke ardhur me gjysmë-force, pasi gjysmën tjetër e kemi në krahun tjetër për momentin”- tha Cana, që i kujton Kosovën gazetarit.

  • “Mos bëni gabim të më merrni telefonin tim!”/ Ja çfarë thotë Rama për deklaratën e tij ndaj SPAK

    “Mos bëni gabim të më merrni telefonin tim!”/ Ja çfarë thotë Rama për deklaratën e tij ndaj SPAK

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar në një emision televiziv, u pyet edhe për deklaratën e tij se prokurorët s’duhet të bëjnë gabim që t’i marrin telefonin. Kreu i PS tha se ishte një batutë pasi për ta marrë telefonin e tij duhet shkuar në parlament.
    “Kjo e telefonit është batutë, sepse telefonin tim për ta marrë, duhet shkuar në parlament, e tjerë, e tjerë.
    Ajo është batutë dhe është batutë që lidhet me ç’ka ndodh me shumë telefona që i janë marrë njerëzve rrugëve. Ishte batutë, për gjithë ata që janë në parlament ka procedura të tjera. Nuk ka qenë fare lidhja konkrete me telefonin tim”, u shpreh Rama. Lidhur me deklaratën se s’do të pranojë më arrestime pa gjyq të SPAK dhe vendimet si noter të GJKKO, kreu i qeverisë tha:
    “E kam ngritur vazhdimisht problemin dhe ne kemi problem shumë të madh si shtet, që jemi në listën e zezë të Komitetit të Torturës për paraburgimet. Kjo ka qenë gjithmonë ajo që unë kam pasur si shqetësim”.

  • “Mos bëni gabim të më merrni telefonin tim!”/ Ja si përgjigjet Rama për deklaratën ndaj SPAK

    “Mos bëni gabim të më merrni telefonin tim!”/ Ja si përgjigjet Rama për deklaratën ndaj SPAK

    Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Repolitix, u pyet edhe për deklaratën e tij se prokurorët s’duhet të bëjnë gabim që t’i marrin telefonin. Kreu i PS tha se ishte një batutë pasi për ta marrë telefonin e tij duhet shkuar në parlament.
    “Kjo e telefonit është batutë, sepse telefonin tim për ta marrë, duhet shkuar në parlament, e tjerë, e tjerë. Ajo është batutë dhe është batutë që lidhet me ç’ka ndodh me shumë telefona që i janë marrë njerëzve rrugëve. Ishte batutë, për gjithë ata që janë në parlament ka procedura të tjera. Nuk ka qenë fare lidhja konkrete me telefonin tim.”, u shpreh Rama.
    Lidhur me deklaratën se s’do të pranojë më arrestime pa gjyq të SPAK dhe vendimet si noter të GJKKO, kreu i qeverisë tha:
    “E kam ngritur vazhdimisht problemin dhe ne kemi problem shumë të madh si shtet, që jemi në listën e zezë të Komitetit të Torturës për paraburgimet, kjo ka qenë gjithmonë ajo që unë kam pasur si shqetësim”.