Tag: batuta

  • Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    11 Dhjetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, i cili shënoi gol ndaj Real Madridit në “Bernabéu”, në Champions League, ka bërë bujë me një deklaratë në podcast-in “The Rest is Football”. Sulmuesi 25-vjeçar i Manchester City foli me superlativa për Pep Guardiolën: “Mendoj se është një gjeni. Ajo që më ka habitur më shumë është puna e tij e palodhur. Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet, askush nuk punon më shumë se ai”.
    Haaland u shpreh me ironi edhe për faktin që nuk përdor kurrë doreza: “Im atë do të më rrihte, më pëlqen stili klasik”. Ajo që ndezi diskutime në rrjet ishte batuta për partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, 21 vjeçe: “Disa ditë më parë, gjatë darkës, pashë nëse kishte ndeshje dhe gjeta Manchester United–West Ham. Ajo më tha: Jam e lodhur nga futbolli, e shohim gjithë kohën. Unë iu përgjigja: Po për këtë jemi këtu”.

  • “Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën

    “Vetëm shumë mos e kruaj se…”/ Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Më thirrën për Metën

    Teksa shkoi në SPAK për procesin gjyqësor, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta me aktorin Julian Deda.

    Deda i thotë se po priste Kryemadhin para GJKKO, dhe me batutë tha se SPAK e kishte thirrë edhe atë për Ilir Metën.  “Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…”-ishte përgjigja e Kryemadhit.
    Diskutimi mes tyre: 
    Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…
    Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…
    Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?
    Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..
    (qeshin.)
    Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…
    Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.
    Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!

    Top Channel

  • Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

    Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

    Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA.
    Teksa hynte në derën e godinës së SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit, duke shkëmbyer edhe batuta.
    Mes tyre edhe aktori Julian Deda, që shkëmbeu një bisedë me humor me Kryemadhin, para se ajo të hynte brenda.
    Dialogu i Kryemadhit me Julian Dedën:
    Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…
    Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…
    Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?
    Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..
    (qeshin.)
    Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…
    Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.
    Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!

  • Batuta në studio, gazetari: Do bëhesh ministër nesër, do të të heqë prokurori. Xhaferri: Nuk vjedh unë

    Batuta në studio, gazetari: Do bëhesh ministër nesër, do të të heqë prokurori. Xhaferri: Nuk vjedh unë

    SPAK, arrestimet, akuzat dhe politika kanë qenë kryefjala e debatit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku nuk munguan edhe batutat.
    Ndërsa diskutohej nëse është i vlefshëm apo shkel kompetencat vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, gazetari Flogert Muça bëri një batutë me deputetin e PD-së, Besart Xhaferri, duke i thënë se nëse nesër bëhet ministër, mjafton një prokuror për t’i prishur punë edhe pa prova.
    E menjëhershme ishte batuta e Xhaferrit, i cili tha se menjëherë pas akuzës do të jepte dorëheqjen dhe më pas do të kthehej më i fortë.

    Pjesë nga biseda:
    Muça: Do jesh nesër ministër, o miku im.
    Xhaferri: Po nuk vjedh unë.
    Muça: Do të gjej unë një prokuror, të të gjejë diçka kot sa të të heqë.
    Xhaferri: Do jap dorëheqjen, do dal para drejtësisë dhe do kthehem më i fortë.

  • “Nuk jam gjeneral…”! Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeveri pa doktoraturë!

    “Nuk jam gjeneral…”! Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeveri pa doktoraturë!

    Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë.
    Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti.
    Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”.
    “Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi Rama.

  • Ekskluzive/ Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump, Shtëpia e Bardhë reagon për Top News

    Ekskluzive/ Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump, Shtëpia e Bardhë reagon për Top News

    Shtëpia e Bardhe ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

    Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.
    “Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”
    Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.
    Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve.

    Top Channel

  • Batuta e Ramës me Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump ka bërë më shumë për stabilitetin, sesa çdo lider tjetër

    Batuta e Ramës me Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump ka bërë më shumë për stabilitetin, sesa çdo lider tjetër

    Shtëpia e Bardhe ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.
    Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.
    “Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”
    Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.
    Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve.

  • Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)

    Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)

    Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. 
    Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë. 
    I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen. 
    Në pamje duket Rama duke shkëmbyer batuta me Melonin dhe presidentin francez Macroni. 
     
     
     
     
     

  • “Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

    “Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

    Drejtor Ekzekutiv i William Barnet & Son, Wulliam P. Barnet, bëri disa batuta me kryeministrin Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për AI.

    Ai e konsideroi Shqipërinë si një vend jo normal, po ashtu të njëjtën gjë tha edhe për Ramën, por duke e konsideruar si diçka pozitive.
    “Është një nder të jem këtu sot. Ju nuk jeni një vend normal (të qeshura në sallë) ai nuk është një kryeministër normal. Kjo është një gjë shumë e mirë në fakt sepse ju nuk keni kufizime.
    Ka aq shumë njerëz në Shqipëri, që popullsia barazohet me një qytet të vogël në Kinë. Juve nuk ju duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacionin, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qënurit gjeni”, tha prof. William P. Barnet.

    Top Channel

  • ‘Jeni tekanjozë’, Rama batuta me mjekët e QSUT: Ministrja është shumë e rrezikshme, uroj që mos t’ju hajë

    ‘Jeni tekanjozë’, Rama batuta me mjekët e QSUT: Ministrja është shumë e rrezikshme, uroj që mos t’ju hajë

    Kryeministri Edi Rama, shkëmbeu batuta me bluzat e bardha në QSUT, teksa prezantoi ministres së re, mjeken Evis Sala, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
    Teksa iu drejtua mjekëve Rama u shpreh se “jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj”, duke shuar që “nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë”, referuar faktin që ministrja Sala është pjesë e bluzave të bardha.
    “Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme”, u shpreh ai, duke shtuar “uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani”.
    “Duke qenë se jeni komunitet i njohur për naze, është diçka që na e keni mësuar se jeni nazeli e tekanjozë të mëdhenj, edhe për shkak edhe të  stresit të madh besoj, nuk ma ha mendja se keni ndonjë naze të mundshme për të bërë për ministren që është njësoj sikur ta keni nxjerrë vetë.
    Kjo mund të jetë shumë e mirë, por edhe shumë e rrezikshme sepse s’ka profet në fshatin e vet. Është kthyer në fshatin e vet, uroj që as mos t’ju hajë dhe as mos ha hani, por së bashku të bëni që shërbimi shëndetësor të njohë në këtë qendër një xhevahir të kurorës në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Rama.