Tag: baton

  • “Erioni s’e respekton kryetarin e PS”/ Analisti paralajmëron përplasje mes Veliajt dhe Ramës: Beteja e tij është…

    “Erioni s’e respekton kryetarin e PS”/ Analisti paralajmëron përplasje mes Veliajt dhe Ramës: Beteja e tij është…

    Analisti Baton Haxhiu ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyre, Erion Veliajn si kryebashkiak të Tiranës. I ftuar në emision analisti Baton Haxhiu është shprehur se pas këtij vendimi pro Veliajt, prite të ketë përplasje dhe beteje mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Ramës.
    Sipas Haxhiut, duke qenë se është i mbyllur në qeli, Erion Veliaj e sheh veten si viktimë politike dhe se ai tashme s’ka rrugë tjetër, por veç përplasjen. Baton Haxhiu shprehet se Veliaj nuk e respekton kryetarin e PS, pasi po të ishte ashtu, do jepte dorëheqje dhe nuk do ta mbante peng kryeqytetin.
    “Kemi thënë rreth një muaj më parë që Erion Veliaj është i izoluar dhe ka kohë të bëjë beteje politike. Nuk jam i befasuar dhe për këtë rezultat. Ideja tash e tutje, duke qene i mbyllur ai mendon që është viktimë politike.
    Pas këtij rezultati, ai do ta nisë betejën politike, duke qenë se është i izoluar dhe e quan veten si viktimë politike.S’ka rrugë tjetër më. Ai nuk dha dorëheqjen. Moralisht nuk i intereson se është i akuzuar për korrupsion. Mendoj që do përplaset me Ramën, s’ka rrugë tjetër. E para një njeri që e respekton kryetarin e PS-së për që ka ndodh, ai jep dorëheqjen dhe liron vendin dhe nuk e mban peng kryeqytetin. Fakti që ai e mban peng kryeqytetin, për arsye se bën beteje politike, jam i bindur që beteja e tij është pakthim.
    Sa do të jetë i suksesshëm është çështje tjetër… Si mund të udhëheqë dikush nga burgu?
    Nuk e di si mund ta projektojmë një lidership të Tiranës që ta udhëheqë nga burgu. Moralisht është e pa qëndrueshme. Ligji ja jep të drejtën atij ta kërkojë pafajësinë deri në fund, ta presë atë pafajësi, por qyteti nuk e pret pafajësinë e tij deri në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk është e drejtë në aspektin moral.
    Për faktin që prokuroria me vendim gjykate e mban ende në qeli, unë mendoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, moralisht ai s’mund të qëndrojë në burg. Është një vendim që edhe pse duket procedural dhe se shkelja edhe pse shkelja e ligjit…Është kontraktikë që dikush që është në burg, mund ta udhëheqë kryeqytetin”- u shpreh Baton Haxhiu.

  • Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit

    Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit

    Luis Hamilton po përjeton një sezon të parë shumë të vështirë me Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës ende nuk ka arritur të ngjitet në podium me kostumin e kuq të ekipit italian. Deri më tani janë zhvilluar 18 gara në një vit 2025 të mbushur me zhgënjime, ndërsa momentet më të mira kanë qenë fitorja në garën sprint në Kinë, si dhe vendet e katërta të arritura në Imola, Spielberg dhe Silverstone.
    Rezultatet e fundit nuk pasqyrojnë plotësisht ritmin e tij aktual, i cili është përmirësuar ndjeshëm pas pushimit veror. Përveç nivelit të Hamilton, edhe makina SF-25 ka treguar një përparim të rëndësishëm. “Është çmenduri që rezultatet nuk e tregojnë këtë. Megjithatë, ne jemi aty dhe mendoj se shumë shpejt do të kemi një fundjavë të shkëlqyer”, u shpreh Hamilton pas Çmimit të Madh të Singaporit.

    Gjithsesi, mbeten ende shumë aspekte ku skuadra mund të përmirësohet. “Mendoj se ka ende fusha ku mund të jem më agresiv. Makina është e paqëndrueshme ndonjëherë, kështu që ende nuk ndihem plotësisht i sigurt gjatë frenimit, kur jam në fazën sulmuese”, shtoi piloti britanik.
    RËNDËSIA E RREGULLOREVE TË REJA PËR VITIN 2026
    Sipas Xhenson Baton, kampion bote në vitin 2009, këto përmirësime do të jenë vendimtare për të ardhmen e Hamiltonit në Formula 1. Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-piloti britanik deklaroi se ndryshimet e mëdha në rregullore që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër do të tregojnë nëse Hamilton është ende në kulmin e tij, apo në prag të tërheqjes.
    Baton e sheh ardhjen e këtij ndryshimi si një pikë kthese në karrierën e ishshokut të tij të skuadrës te MekLareni. Ai beson se Hamilton ose do të rikthehet në formën e tij më të mirë, ose do të largohet nga sporti në moshën 41- vjeçare. “Me ndryshimet e mëdha në rregulloren e vitit të ardhshëm, ose do të shohim një Luis në kulmin e tij, ose një Luis që mund të vendosë të pensionohet”, komentoi Baton.
    © BalkanWeb

  • Kryemadhi: Hetimi për Metën nisi prej Erion Veliajt, SPAK kërkoi informacione për Baton Haxhiun

    Kryemadhi: Hetimi për Metën nisi prej Erion Veliajt, SPAK kërkoi informacione për Baton Haxhiun

    Monika Kryemadhi, deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe mashat e tij mediatike. Ajo tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.‘Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para ti paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus,’ tha Kryemadhi.Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se i bëhet presion që mund të ikë si vëllai i tij me veting.‘E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin.Dhe atij i bëjnë presion që ja hoqën vëllain me veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.Në lidhje me hetimet ndaj Baton Haxhiut, Kryemadhi bëri me dije se SPAK ka kërkuar informacion për kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm për shtëpinë në Qerret, e cila ka qenë në pronësi të Ilir Metës. Ajo theksoi se kjo është e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë.‘Është dhe dëshmia e Baton Haxhiut. SPAK kërkon informacion për Baton Haxhiun për kontratën e furnizimit më ujë të pijshëm për shtëpinë ne Qerret se ka qenë shtëpia e Ilir Metës. Po kjo e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë,’ tha Kryemadhi.Në përfundim, ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi.

  • VIDEO/ Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën nisi prej Erion Veliajt, SPAK kërkoi informacione për Baton Haxhiun

    VIDEO/ Kryemadhi: Hetimi për Ilir Metën nisi prej Erion Veliajt, SPAK kërkoi informacione për Baton Haxhiun

    Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe mashat e tij mediatike.

    Ajo tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.

    ‘Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para ti paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus,’ tha Kryemadhi.

    Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se i bëhet presion që mund të ikë si vëllai i tij me veting.

    ‘E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin.

    Dhe atij i bëjnë presion që ja hoqën vëllain me veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.

    Në lidhje me hetimet ndaj Baton Haxhiut, Kryemadhi bëri me dije se SPAK ka kërkuar informacion për kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm për shtëpinë në Qerret, e cila ka qenë në pronësi të Ilir Metës. Ajo theksoi se kjo është e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë.

    ‘Është dhe dëshmia e Baton Haxhiut. SPAK kërkon informacion për Baton Haxhiun për kontratën e furnizimit më ujë të pijshëm për shtëpinë ne Qerret se ka qenë shtëpia e Ilir Metës. Po kjo e vërtetë, jo vetëm për Baton Haxhiun, por për të gjithë,’ tha Kryemadhi.

    Në përfundim, ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.

    ‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi.

  • Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

    Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit

    Që prej emërimit të saj si drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar me bekimin e Linda Ramës, Eni Vasili ka vendosur të hapë një front të ri lufte brenda institucionit publik më të madh mediatik në vend. Me justifikimin e një “spastrimi” nga abuzuesit e së shkuarës, ajo ka nisur të ndërtojë një grup të vetin, një bandë të re që do të marrë kontrollin e projekteve, fondeve dhe ekranit të RTSH-së. Për këtë mision, Vasili ka përdorur si zëdhënës kryesor Baton Haxhiun, i cili nëpërmjet medias së tij “Albanian Post”, ka publikuar dokumente dhe artikuj me qëllim legjitimimin e fshesës së re në RTSH.
    Skema e sulmeve dhe justifikimeve
    Në vend që të përballej drejtpërdrejt me detyrimet kontraktuale që i trashëgoi nga paraardhësit, Eni Vasili ka zgjedhur një rrugë tjetër: të portretizojë të gjithë ata që kërkojnë pagat e prapambetura si pjesë e një “sistemi hajdutësh”. Në realitet, këto pagesa janë të nënshkruara me kontrata dhe lidhen me punë të kryera nga stafet e emisioneve, por Vasili i ka shndërruar në armë për të sulmuar grupin e mëparshëm dhe për të justifikuar vendimet e saj. Sulmet ndaj emrave të tillë si Kozeta Kurti apo stafe të projekteve të tjera nuk janë të rastësishme: ato shërbejnë për të treguar se “banda e vjetër” ishte e zhytur në abuzime dhe se tashmë një “drejtim i ri” do të marrë frenat. Por, duke e ngritur këtë narrativë përmes Baton Haxhiut, ajo po përgatit terrenin për të futur njerëzit e vet dhe për të kontrolluar buxhetet që sigurohen me taksat e shqiptarëve.
    Rasti Kozeta Kurti,  preteksti i parë i fshesës
    Shembulli më i përdorur nga Vasili është rasti i Kozeta Kurtit, e cila kërkoi shlyerjen e pesë muajve të papaguar për projektin “Ditari i një artisti”. Kurti pretendon se shumat që i detyrohen arrijnë në rreth 50 mijë euro për të gjithë stafin e përfshirë në realizimin e emisionit. Dokumentet e publikuara nga “Albanian Post” tregojnë shifra dhe preventivë të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se kërkesat janë të fryra dhe emisioni nuk justifikon kosto të tilla. Megjithatë, këtu qëndron thelbi i lojës së re: edhe nëse kontratat janë të mbingarkuara financiarisht, ato janë marrëveshje të nënshkruara që institucionit i duhet t’i shlyejë. Fakti që Vasili zgjedh të mos i paguajë menjëherë, por në vend të kësaj përdor dokumentet e Baton Haxhiut për t’i paraqitur si abuzime, tregon se kemi të bëjmë me një strategji politike dhe jo thjesht financiare.
    “Banda e vjetër” kundër “bandës së re”
    Në të njëjtën mënyrë janë goditur edhe projekte të tjera, apo edhe rastet absurde të garderobave luksoze të porositura për moderatorët. Të gjitha këto, pavarësisht se mund të kenë elementë abuzimi, janë të përdorura si municion për një betejë të re politike brenda RTSH-së. Në vend që të paraqitet si reformuese, Eni Vasili shihet qartë se po ndërton një logjikë “spastrimi”: kush është pjesë e sistemit të vjetër, etiketohet si hajdut dhe përjashtohet; ndërsa hapet rruga për një grup të ri njerëzish që do të menaxhojnë projekte dhe fonde nën drejtimin e saj. Baton Haxhiu, duke u shfaqur si zëri i saj publik, i jep kësaj strategjie pamjen e një “zbardhjeje” investiguese, por në thelb është një mjet për të përgatitur opinionin publik për fshesën e Vasilit. Nëse shohim me kujdes dokumentet dhe rastet e publikuara, rezulton se RTSH ka qenë për vite të tëra një arenë ku kontratat janë dhënë pa transparencë, me kosto të fryra dhe shpesh pa produkt televiziv cilësor. Por kjo situatë nuk po korrigjohet me reforma të mirëfillta, transparencë të plotë dhe auditim financiar. Përkundrazi, ajo po përdoret si justifikim për të zëvendësuar një grup interesash me një tjetër.
    Gazetarët diskreditojnë drejtoreshën e RTSH
    Për të demaskuar “masakrën” që po bën Eni Vasili në RTSH ka folur ditën e djeshme moderatori i emisionit të mëngjesit, Florian Agalliu, që tregon jo vetëm se nuk janë paguar, por Eni Vasili nuk iu kthen përgjigje për situatën e krijuar. “E nderuara drejtoreshë e RTSH zj.Eni Vasili , Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë në gjendje të mirë dhe të qetë – atë qetësi që duhet të ketë kushdo që mban mbi supe emrin e RTSH-së, një institucion që meriton më shumë dinjitet sesa heshtje. Duke iu drejtuar me respektin e duhur, atë që ju dhe ata që sollët nga pas nuk e treguat kurrë ndaj nesh, dua t’ju rikujtoj një “detaj” të vogël por shumë të rëndësishëm: ekipi i Emisionit të mëngjesit– një program i miratuar dhe i strukturuar nga vetë RTSH – ende pret pagesat e prapambetura. Po, ato pagesa që duket sikur kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur diku mes zyrave tuaja. Ne kemi sakrifikuar mëngjeset tona (4:30 është një orë që edhe zogjtë e shohin me frikë), kemi sjellë në ekran profesionalizëm, energji dhe përkushtim. Por, ndryshe nga entuziazmi ynë, shpërblimi ka mbetur pezull – ndoshta harruar në ndonjë sirtar të mbyllur me dryn , ndoshta i bllokuar në ndonjë proces burokratik që ka marrë pushime më të gjata se vetë stafi juaj. Kështu që, meqë transparenca nuk është luks por detyrim, ju lutemi të na informoni qartë:

    Kur do të kryhen pagesat e prapambetura?
    A ka një afat zyrtar që ne mund t’i referohemi, apo duhet të vazhdojmë të hamendësojmë si fallxhorë?
    Dhe si ndodh që edhe dera e protokollit – e vetmja shpresë për komunikim – u mbyll si të ishte një sekret shtetëror? Por falë Postës Shqiptare unë mbërrita në dorën tuaj me letrën që ju kam nisur muaj më parë, si dashnorët dikur sepse ju nuk keni më një zyrë protokolli , atë e keni spostuar ne paradhomën tuaj që të siguroheni mirë që askush që nuk doni ju, mos t’ju gjejë kollaj. Meqë nuk u munduat të merreni me ne “mengjezarakët”, ne “3orshat” e transmetimeve live , pa dhënë asnjë përgjigje , vendosa t’ju shkruaj publikisht. Kjo heshtje nuk është vetëm e pafalshme, është fyerje për njerëzit që punuan dhe punojnë për këtë institucion. Dhe , nëse më lejoni një shaka të vogël: Po prezantuesit e rinj si do t’i paguani kur nuk keni likujduar akoma të vjetrit apo edhe ata do të ushqehen me premtime? Në pritje për një përgjigje të qartë dhe zyrtare , duke uruar që të jetë më shumë sesa një forme e re heshtjeje”, thuhet në letrën e moderatorit për Eni Vasilin.

    /Gazeta Sot/

  • Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit…

    Eni Vasili kërkon të spastrojë RTSH nga influencat e së shkuarës për të ngritur bandën e saj brenda institucionit…

  • Njeriu që shkëlqeu te Dinamo, Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    Njeriu që shkëlqeu te Dinamo, Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    Baton Zabërgja është njeriu që shkëlqeu te Dinamo në Europë. Falë kontributit të tij, ekipi shqiptar arriti që të kalonte edhe Hajdukun e Splitit. Por për fat të keq, Zabërgja nuk ishte pjesë e Dinamos për ndeshjen kundër Jagelonias pas transferimit të tij në Ukrainë.
    Pas këtyre performancave të mira, Zabërgja është ftuar nga Foda për ndeshjet e shtatorit. Kështu lojtari shqiptar do të jetë pjesë e Kosovës për këto takime për të gëzuar shqiptarët, këtë herë në përfaqësuesen e Kosovës. /Sport Ekspres/

  • Zabërgja largohet nga Superiorja, e pret Metalist në kampionatin ukrainas

    Zabërgja largohet nga Superiorja, e pret Metalist në kampionatin ukrainas

    Adriatik BALLA
    Merkato e kësaj vere po sjell surpriza për disa prej lojtarëve më të mirë të Superiores. Një pjesë e kanë bërë zgjedhjen e tyre tashmë, por ka ende elementë që lëvizin në treg. Përkundrejt shumë afrimeve të lojtarëve të huaj, ka dhe vendas që dalin jashtë, por ata janë mjaft të paktë. Dje ndodhi një lëvizje e paralajmëruar, por e fortë. Kështu, Baton Zabërgja mbyll bashkëpunimin me Dinamon dhe nga dita e sotme ai do të jetë lojtar në kampionatin ukrainas. Me anë të një mesazhi emocional, ai është përshëndetur me klubin, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës që mbrojti ngjyrat blu. Zabërgja pranoi se ndarja nga Dinamo nuk ishte aspak e lehtë dhe se, pavarësisht se po nis një kapitull të ri në karrierën e tij, ai nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në të ardhmen për të mbyllur këtu karrierën. “Jam shumë i emocionuar, nuk di as nga t’ia filloj… Është e vështirë të shkruash një mesazh lamtumire për një ekip që besoj se ndarja me të do të jetë e përkohshme. Ky ekip me emër më dha edhe mua emër. Ky menaxhim, duke përfshirë trajnerin, kryesinë, bashkëlojtarët, dhe mbi të gjitha trajnerin Ilir Daja, i cili më dha më shumë sesa e prisja vetë, më hapi rrugën drejt qëllimeve të mia personale”, shkruan ai.
    Vlerësimi për presidencën dhe ekipin
    Në fjalët e tij, Zabërgja vlerësoi lart mbështetjen dhe përkushtimin e presidentit të klubit, Adrian Bardhi, duke theksuar se ai e pranoi si pjesëtar të familjes dhe i qëndroi pranë në çdo hap të rrugëtimit. “Presidenti Bardhi ka merita të mëdha që unë jam këtu ku jam sot. Kjo tifozeri me zemër për klubin, ky ambient familjar që më konsideroi si djalin dhe vëllain e tyre – nuk përkufizohen dot me fjalë”, nënvizoi ai. Sulmuesi premtoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për fanellën e Dinamos. “Nuk ka pasur asnjë sekondë ku të kem kursyer veten. Çdo atom energjie e kam shkrirë për të përmbushur ëndrrat tona të përbashkëta dhe për ta çuar klubin aty ku e ka vendin”, shtoi ai. Mesazhi i tij u mbyll me një urim të veçantë për klubin e zemrës.“Zoti ju bekoftë! Shpresoj të arrini në piedestalin e çdo kompeticioni, qoftë në Superiore apo në Evropë. Kudo që të jem, do të krenohem me ju. Me respekt, Baton Zabërgja – Zabi 7”, përfundon mesazhin e tij një nga lojtarët kryesorë të Dinamos, një sulmues plot talent, Zabërgja.
    Një kapitull i ri – Metalist, Ukraina
    Pas suksesit me Dinamo Sitin, Baton Zabërgja pritet të nisë një sfidë të re jashtë vendit. Destinacioni i tij i radhës është Metalist Kharkiv, klub me traditë në Ukrainë, ku ai synon të vazhdojë rritjen profesionale dhe të lërë gjurmë në futbollin evropian.

  • Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme…

    Baton Haxhiu: Kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës? Paradigma e re e botës është e tmerrshme…

    Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për mundësinë e heqjes së non-gratës së Berishës nga administrata Trump.
    Haxhiu deklaroi se nuk ka ndonjë interes as për Shqipërinë dhe Ballkanin, jo më për Sali Berishën duke e përmbyllur këtë çështje me frazën, “kujt i ha qoshja për non-gratën e Berishës?”.
    Biseda në studio: 
    Ylli Rakipi: A ka ndonjë shpresë që Berishës t’i hiqet non-grata? A ka ndonjë rëndësi kjo çështje për opozitën apo thjesht për doktorin?
    Baton Haxhiu: Bota, pradigma e re e botës është e tmerrshme. Kujt i ha qoshja për non-gratën e berishës? Asnjeriu nuk i ha qoshja për Shqipërinë dhe Ballkanin, nuk ka kohë.
    Ylli Rakipi: Si malësor nuk e duron dot ai të jetë non-grata, nuk ka faj i shkreti, se po të bësh non-grata, duhet të bësh të paktën 15-20 vetë.
    Baton Haxhiu: Non-grata nuk ka më kuptim. Berisha e ka hequr non-gratën vetë, ka fituar legjitimitetin në PD. Ai është në opozitë dhe non-grata nuk ka asnjë peshë.
    Andi Bushati: Nëse Trump i kthehet ndonjë ideje të çmendur për Kosovën, do të shohësh që i pari që do t’i ngulë thikën Kosovës, do të jetë Edi Rama dhe Rama do të afrohet me Trump dhe Berisha prapë mund të mbetet larg Trump.
    Ylli Rakipi: Epo pret Presidentin tjetër që do të vijë, kushedi kush do të jetë…
    Andi Bushati: Por ishalla nuk ndodh, jo për Berishën, por për Kosovën.

  • Thirrjet për mbylljen e RTSH-së ndezin reagimin e artistëve, Baton Haxhiu pjesë e skemave të qarqeve të huaja shumë…

    Thirrjet për mbylljen e RTSH-së ndezin reagimin e artistëve, Baton Haxhiu pjesë e skemave të qarqeve të huaja shumë…

    Dy figura të njohura të artit dhe medias shqiptare, Osman Mula dhe Mevlan Shanaj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së analistit Baton Haxhiu, i cili së fundmi ka propozuar publikisht mbylljen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Sipas Haxhiut, ky institucion historik “duhet të shuhet”, deklaratë që është përkufizuar si provokim, injorancë dhe agjendë e rrezikshme kundër institucioneve publike. Artisti i njohur Osman Mula nuk ka kursyer gjuhën në adresë të Baton Haxhiut, duke e cilësuar atë si “personazhi më i keq në historinë e gazetarisë shqiptare”. Reagimi i tij është i gjatë dhe i mbushur me akuza të drejtpërdrejta, ku ai e përshkruan Haxhiun si të “padëshiruar” në Shqipëri dhe Kosovë, të paguar për të shkatërruar institucionet, dhe me agjenda të errëta.
    “S’kisha dëshirë me shkru duke të pas ty si personazh se s’kam pas, as nuk kam asnjë lloj konsiderate për ty. Nuk kam parë asnjë rast që të vij një njeri i pa ftuar dhe ta marrin fjalën në një ambient duke u përpjek me të mbush mendjen dhe me ta imponu qëndrimin ndaj vendit, politikës, problemeve sociale dhe medias. Pasi leh nëpër stacione për politikën se cilin duhet të votojmë dhe kush është udhëheqësi më i mirë Shqiptar tani na u shfaqe duke na dhanë mend që tani duhet të shkrihet RTSh. Do të thotë që një institucion i rëndësisë të veçantë 65 vite ekzistencë, një institucion që e mbajti gjallë për dekada popullin, këtej dhe matanë kufirit me programe, ngjarje të mëdha epokale, historike, kulturore, sociale, duke hapur dhe një drejtori pas viteve 90 për diasporën duke u ndjekur në çdo vend të botës. Na del ti mor i pafytyre dhe do me na e mbush mendjen ne që u plakem në këtë institucion me një armatë mjeshtrat të mëdhenj të ekranit se duhet mbyll se kështu mendoj unë. Po kush të mbron apo kush të përkrah ty mor i pa dëshiruar edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që vjen këtu dhe nuk len radhë njeriu për të folur kur ti nuk përfaqëson asnjë njeri apo komunitet? Po të jetë si Shqiptar ti nuk më përfaqëson, po të jetë si kosovar se prej andej jam, mos ta pafsha bojën mor spiun.
    A në përfaqësosh qeverinë Shqiptare mjerë ne mor i pa fytyrë. Sa te Syri sa të Opinion, sa te Top Chanel e tek A 1. Kot nuk je këtu dhe as kot nuk paguhesh me pare të madhe, por e gjitha sipas mendimit tim, ti je i ardhur apo i ftuar nga qarqe shumë të rrezikshme në dëm të Shqipërisë. Po ne pse nuk ndërhyjmë në punën e vëllezërve tanë në Kosovë? As nuk i themi voto këtë apo këtë, as hiqe këtë apo veje këtë sepse Kosova ka institucionet e saj dhe nuk dua të ndërhyjmë se sasht as normale, as etike se nuk i shërben interesit reciprok. Por të ndërhysh ti këtu dhe pikërisht të japësh ti definicionin që të mbyllet RTSH, më krijon një shqetësim të madh. Ne sapo u mblodhëm si Këshill Drejtues, Drejtoria e Përgjithshme, AMA, kryesia e medias e Parlamentit Shqiptar, krijues dhe gazetarë mjaft të njohur se si duhet ta rrisim cilësinë programore dhe po përpiqemi çdo ditë, na del ti që duhet të flasësh i fundit na e merr fjalën i pari.
    Ti o je delirant, i paguar po që po, i futur nga dikush që don të ngrejë kulla dhe ty të ka premtu për ndonjë hale, larg qoftë me të ba dhe kokën ty në katet e larta. Pas 90 në festivalet tona u bë sofër e përbashkët me të gjithë krijuesit e Kosovës ku ti ishe shpesh herë edhe në juri. Edhe figurat e patriotëve shkrimtarëve, njerëz të pajtimit të gjaqeve, luftës çlirimtare të Kosovës ku shumë operatorë tanë kanë xhiruar brenda territoreve të luftes si I.Buçpapaj etj. Ti po ndërhyn në bukën tonë të përditshme prandaj si hyre del mor horr nga problemet tona se po na sjell pshtjellim. Shpesh herë them: Eh moj Kosovë, nxore shumë heronj të mëdhenj si Adem Jashari apo Mandela i Kosovës A.Demaçi. Figura si Bekim Fehmiu apo Fadil Vokrri, por na nxore fatkeqësisht dhe një model të së keqes Baton Haxhiun – personazhi me i keq në historinë e gazetarisë Shqiptare”, përfundon ai reagimin.
    Reagimi i Mevlan Shanajt
    Edhe regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, një nga figurat themeluese të RTSH, ka reaguar me shqetësim ndaj idesë për ta shuar këtë institucion. Shanaj i kujton Baton Haxhiut se mendimi progresiv nuk është të shkatërrosh, por të ndërtosh, dhe se RTSH duhet reformuar dhe përmirësuar, jo shuar. “Baton Haxhiut! Ke vite që në median shqiptare shfaqesh si një ndër analistët e shumtë,duke stërthënë apo mbrojtur interesa të caktuara politike dhe jo ato publike, si po thuaj të gjithë ju të paguarit! Po që të vije në mënyrë publike me guxim dhe mendim të ditur “për mbylljen e RTSH” kjo ide shkatërrimtare nga ti po më çudit! Baton, mençuri nuk është të shkatërrosh, por të ndërtosh! Jam ndër themeluesit e RTSH së! Një institucion si RTSH mbrohet me krijimtari serioze! Krijimtaria i jep personalitet atij institucioni! Grupi ynë arriti të ndërtonte një televizion me atë arkiv që citoni ju! Sipas meje ka disa vite që nuk është politika ajo që deformon nivelin artistik të RTSH por pa aftësi e menexhimit në përthithje të personelit me ambicie krijuese! Nga sa kam kuptuar, aty është mbytur roli i regjisorit apo gazetarit krijues!
    Vetëm këto figura krijojnë fytyrën artistike! Sa për garën politike mendoj se RTSH është shumë komod, pasi forcat politike kanë nënshtruar kanalet private të cilat janë nonstop media në shërbim të përfaqësimit respektiv politik nën shëmbëlltyrën e shëmtuar të politikës siç behej në redaksitë politike në RTSH vite të shkuara, por ne të krijimtarisë artistike e kishim fituar garën me spektakle, koncerte, dokumentarë, drama apo filma ! Ne kishim publikun me vete! Baton, jepe kontributin tënd për t’i shërbyer publikut shqiptar me ide krijuese dhe jo shfaruese! Kam bindje se distancimi nga format artistike apo programet cilësore sociale ka çimentuar distancimin nga publiku! Lidhur me idenë për të ftuar specialistë nga BBC, kjo rrugë duhet ndjekur duke mos u mbyllur, por duke transformuar me ndërhyrje të veçanta! Tokës i ndërrohen bimët por nuk e groposin! Po të thotë një njeri që punoi më se 30 vjet në atë Institucion që e di çdo të thotë kontroll, censurë dhe dënime, por jo deri në këtë pikë siç po thua ti, pasi kam dëgjuar në këto kohë dhe fjalën asgjësim! Hapësirat publike nuk janë të nevojshme vetëm për territore, por edhe për botën e komunikimit, informacionit dhe artit!”, shprehet ai.