Tag: batman

  • Londër/ Policët veshur si “Batman” i bëjnë gjëmën shqiptarit në urën Westminster

    Londër/ Policët veshur si “Batman” i bëjnë gjëmën shqiptarit në urën Westminster

    Shitja e kikirikëve të pjekur apo hot dogëve në Urën Westminster, përmes karrocave ambulante, janë skena që përsëriten prej vitin 1999.

    Shitësit janë shqiptarë të palicensuar e në betejë të përhershme me inspektorët e bashkisë me detyrë ndalimin e tregtimit pa licencë.
    Megjithëse shumica e pionierëve shqiptarë të kësaj tregtie janë “zhdukur” njëri prej tyre me jetëgjati tenton ta vijojë tregtimin e hot dogëve në këtë urë me e frekuentuara nga turistët.
    Mediat londineze të cilave u referohet Top Channel shkruajnë se një shqiptatë nga East Ham, i cili ishte një tregtar “produktiv” ilegal i hot dogëve në Urën Westminster, është gjobitur me mijëra paund.
    Ludovik Keqaj nga Sussex Road u përshkrua nga policia si “një nga tregtarët ilegalë më produktivë të Urës Westminster”.
    Ai duhet të paguajë një shumë prej gati 7,000 £ pasi pranoi të gjitha akuzat në gjykatë.
    Keqaj, 52 vjeç, u përball me gjashtë akuza për tregti në rrugë pa licencë në Urën Westminster, duke u gjobitur me 670 £ për secilën shkelje.
    Ai u akuzua gjithashtu për mosrespektim të një urdhri komunitar që i ndalonte tregtinë e paligjshme në Lambeth – për këtë u gjobit me 1,666 £.
    Gjithashtu, iu urdhërua të paguante një tarifë për viktimën prej 224 £ dhe shpenzimet gjyqësore prej 810 £.
    Së fundmi, dokumentet e gjykatës tregojnë se gjykata konfiskoi një bombol gazi dhe “karrocën e hot dogëve” të Keqajt.
    Kjo vjen pasi oficerët e Policisë Metropolitane u maskuan si Batman dhe Robin për të kapur tregtarët e paligjshëm në të njëjtën urë në prill.
    Oficerët nën mbulim u filmuan me kostume të ngushta superheronjsh duke “shpërndarë hakmarrje”.
    Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha: “Bandat e bixhozit të paligjshëm synojnë turistët me lojëra të njohura si ‘sfida e tre gotave’ ose ‘lojë e guaskave’. Meqenëse oficerët lokalë të Met janë bërë aq të njohur për këta individë, oficerët janë detyruar të mendojnë plane kreative për të shpërndarë ‘hakmarrjen’.”
    Dy persona u akuzuan, njëri u gjobit me gati 1,000 £, ndërsa për tjetrin u lëshua urdhër arresti.
    Megjithëse Ludovik Keqaj e mori këtë gjobë të majme në Prill 2024 ai do të dalë përsëri përpara një gjykatës “Westminster Magistrates Court” me të njëjtat akuza për tregtim ilegal në urën “Westminster”.

  • Çmenduria e fundit e Neymar. Shpenzon 1.3 milionë euro për një “Batmobil”, që… nuk mund ta ngasë

    Çmenduria e fundit e Neymar. Shpenzon 1.3 milionë euro për një “Batmobil”, që… nuk mund ta ngasë

    Nëse, si në rastin e Neymar Jr, je i apasionuar pas makinave dhe Batman është superheroi yt i preferuar…, atëherë është krejt natyrale të kesh një “Batmobil” në garazh. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së tashmë e ka realizuar këtë ëndërr, duke blerë një “Batmobil” për 1.3 milionë euro, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”.
    Ylli brazilian (që këtë sezon do të luajë me Santosin) ka marrë në zotërim një nga modelet më mbresëlënëse në botë të “Tumbler Batmobil”, mjetit legjendar të përdorur nga Batman, ndoshta falë milionave të përfituara gjatë periudhës së tij në Ligën Saudite. Në muajt e fundit ai është parë gjithashtu me një “Audi R8 Spyder V10 Plus”, një “Ferrari Purosangue”, një “Bentley Continental GT”, një “Aston Martin DBX” dhe një “Lamborghini Huracán”.

    Mendohet se ky “Batmobil” është një nga 10 njësitë që Warner Bros prodhoi për të festuar 85-vjetorin e “njeriut-lermushkë”, një makinë që dikur kushtonte 2.99 milionë dollarë. Bëhet fjalë për një mjet 4.65 metra të gjatë dhe 2.8 metra të gjerë (pra i papërshtatshëm për garazhe të përbashkëta), i ndërtuar mbi një shasi tubolare me karroceri prej fibre karboni dhe kevlari, si dhe i pajisur me motor 6.2 V8 me 525 kuaj fuqi.
    Në fakt, më shumë sesa performanca, ajo që tërheq më shumë vëmendjen te “Tumbler Batmobil” janë pajisjet e tij të veçanta (si një makinë e James Bond-it). Automjeti i ri i Neymar ka aftësinë të lëshojë bomba tymuese, përmban një imitim motori reaktiv, mitralozë (jo funksionalë, natyrisht), flapse lëvizëse dhe kabinë me dy vende (për Batman-in dhe Robin-in).

    “Batmobil Tumbler” është makina që Bruce Wayne përdori për aventurat e tij si Batman në trilogjinë e drejtuar nga Christopher Nolan dhe me aktorin Christian Bale në rolin kryesor; Batman Begins (2005), The Dark Knight (2008) dhe The Dark Knight Rises (2012).
    Neymar Jr është një fans i flaktë i sagës së Batman-it dhe këtë e ka shprehur në më shumë se një rast (madje ka edhe një tatuazh të logos së “njeriut-lermushkë” në shpinë). Ai ishte i pranishëm në premierën e “The Batman” në vitin 2022, ku nuk i rezistoi tundimit për të hipur në “Batmobilin” e Robert Pattinson. Ndoshta pikërisht aty nisi dëshira për ta pasur një të vetin. Në shumë raste është shfaqur i veshur me rroba apo maska të personazhit, por tani duket se e ka çuar pasionin e tij në një tjetër nivel.

  • Ndërron jetë Val Kilmer, ylli i “Top Gun” dhe “Batman

    Ndërron jetë Val Kilmer, ylli i “Top Gun” dhe “Batman

    Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
    Lajmin e bëri të ditur vajza e tij, Mercedes, e cila tha për New York Times se aktori humbi jetën në Los Angeles si pasojë e pneumonis.
    Kilmer kishte qenë i diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2014, por më vonë kishte kaluar një periudhë shërimi. Pas ndërhyrjes së trakeotomisë, zëri i tij ndryshoi dhe ndikoi në karrierën e tij të aktrimit. Megjithatë, ai u rikthye në ekran me një rol të veçantë, duke luajtur Iceman në filmin “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i suksesshëm i filmit të njohur “Top Gun” të Tom Cruise.
    Në dokumentarin “Val”, Kilmer shprehej për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë:
     
    “Me siguri dëgjohem më keq se ç’ndihem. Nuk mund të flas pa shtypur këtë vrimën (në fytin e tij). Duhet të zgjedhësh të hash apo të marrësh frymë. Është një pengesë e dukshme për këdo që më takon.”
     
    Val Kilmer bëri emër të madh në Hollywood me rolin e tij të paharrueshëm në “Top Gun”, një film që arriti fitime mbi 344 milionë dollarë dhe e ktheu atë në një yll të kinemasë. Ai kishte refuzuar rolet në filma të njohur si “The Outsiders” dhe “Blue Velvet”, por në vitet ‘90 e portretizoi Jim Morrison në filmin “The Doors”, një rol për të cilin ai studioi jetën e këngëtarit dhe i përkushtoi shumë kohë për ta përçuar sa më besnikisht.
    Kujtimi i Kilmer do të mbetet i gjallë përmes veprave të tij dhe ndikimit të tij në industrinë e filmit
     

  • Vdes në moshën 65-vjeçare ylli i ‘Top Gun’ dhe ‘Batman’, Val Kilmer

    Vdes në moshën 65-vjeçare ylli i ‘Top Gun’ dhe ‘Batman’, Val Kilmer

    Aktori i njohur amerikan, Val Kilmer, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare si pasojë e pneumonisë. Sipas vajzës së tij, Mercedes Kilmer, aktori u shua të martën në mbrëmje në Los Angeles, i rrethuar nga familja dhe miqtë.

    Kilmer, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si Iceman në “Top Gun”, kishte luftuar më parë me kancerin e fytit, një diagnozë që i ishte vënë në vitin 2014 dhe që kërkoi ndërhyrje të rënda mjekësore. Pavarësisht sfidave shëndetësore, ai vijoi të ishte aktiv në industrinë e filmit dhe të ndante përvojën e tij me publikun.

    Karriera e Kilmerit nisi me një sukses të madh në vitet ’80, me filma si “Top Secret!” dhe “Real Genius”, ndërsa kulmoi në vitet ’90 me rolet e tij në “Tombstone”, “True Romance” dhe thrillerin e famshëm “Heat”, ku luajti përkrah Al Pacino dhe Robert De Niro. Ai gjithashtu u bë pjesë e universin e superheronjve duke interpretuar Batmanin në “Batman Forever” (1995).

    I njohur për përkushtimin ekstrem ndaj roleve, Kilmer ishte një aktor i metodës që zhytet plotësisht në personazhet që luante. Gjatë xhirimeve të filmit “The Doors”, ku portretizoi këngëtarin legjendar Jim Morrison, ai kërkonte që të gjithë ta thërrisnin vetëm me emrin e rockstar-it.

    Pavarësisht talentit të tij, aktori shpesh përmendej si një person me të cilin ishte e vështirë të punohej, gjë që ai e pranoi vite më vonë, duke theksuar se arti për të ishte më i rëndësishëm se komercialishtja. “Në një përpjekje të palëkundur për të nderuar të vërtetën dhe thelbin e çdo projekti, unë u konsiderova i vështirë dhe u tjetërsova nga industria”, shkroi ai në librin e tij autobiografik, “I’m Your Huckleberry”.

    Val Kilmer la pas dy fëmijët e tij, Mercedes dhe Jack, si dhe ish-bashkëshorten Joanne Whalley.

  • Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”

    Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”

    Aktori i Hollivudit, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në disa nga filmat më të mëdhenj të viteve 1980 dhe ‘90, duke përfshirë Top Gun dhe Batman Forever, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

    Kilmer vdiq nga pneumonia të martën në Los Angeles, tha vajza e tij Mercedes për mediat amerikane, raporton BBC.  Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt në 2014, por më vonë u shërua.

    Kilmer luajti për herë të fundit në filmin e vitit 2023 “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i klasikut të vitit 1986. Kilmer bëri një paraqitje të shkurtër në film, duke ndarë një moment prekës me Tom Cruise në ekran.

    Kilmer luajti Batman në Batman Forever të vitit 1995

    Në vitin 2021, Kilmer ndau historinë e tij për dokumentarin “The Wave”, me regji të Leo Scott dhe Ting Poo. Kilmer prodhoi filmin me vajzën e tij Mercedes dhe djalin Jack. Dokumentari u fokusua në procesin e tij të vështirë të rimëkëmbjes dhe mori një ovacion të madh kur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë.

    Kilmer ka lindur në Los Anxhelos, Kaliforni, në vitin 1959. Tragjedia goditi familjen e tij në vitin 1977 kur vëllai i vogël i Kilmerit, Wesley u mbyt në moshën 15-vjeçare. Menjëherë pas vdekjes së vëllait të tij, Kilmer u bë personi më i ri në atë kohë që u pranua në grupin e famshëm të dramës Juilliard School. Ky ishte fillimi i karrierës së tij të aktrimit.

    Edhe pse Kilmer pati disa role në Broadway, zbulimi i tij në ekranin e madh erdhi në filmin “Top Secret!” në vitin 1984, një parodi e filmave dhe muzikalëve spiun të epokës së Luftës së Ftohtë me Elvis Presley. Kilmer luan një yll amerikan rock i cili udhëton në Gjermaninë Lindore dhe përfshihet në luftimet dhe rezistencën ndaj ribashkimit.

    Megjithatë, Kilmer u bë një yll botëror kur mori një rol në filmin “Top Gun”, ku luajti së bashku me Tom Cruise.

    Kilmer luajti përballë Tom Cruise në Top Gun të vitit 1986 (foto) dhe vazhdimin e tij të vitit 2022 Top Gun: Maverick

    Në vitin 1988, Kilmer u martua me aktoren Joanne Whalley pasi u takuan ndërsa punonin së bashku në filmin “Willoë”. Çifti kishte dy fëmijë, vajzën Mercedes, e cila lindi në vitin 1991 dhe djalin Jack, i cili lindi në 1995, përpara se të divorcohej në 1996. Kilmer ka lënë pas vajzën e tij Mercedes dhe djalin Jack.

     

  • KINEMATOGRAFIA NË ZI/ Shuhet në moshën 65 vjeçare ylli i “Top Gun” apo “Batman”, Val Kilmer!

    KINEMATOGRAFIA NË ZI/ Shuhet në moshën 65 vjeçare ylli i “Top Gun” apo “Batman”, Val Kilmer!

    Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”, “Batman Forever”, dhe “Tombstone”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Mercedes Kilmer, përmes një deklarate të lëshuar për New York Times. Shkaku i vdekjes ishte pneumonia, pas një periudhe të gjatë betejash shëndetësore.

    Kilmer ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2017 dhe kishte kaluar një trakeotomi që i kishte ndryshuar plotësisht zërin. Pavarësisht sfidave të shëndetit, ai vazhdoi të qëndronte aktiv në industrinë e filmit dhe pati një rikthim të madh në vitin 2022, kur ai përsëriti rolin e tij si Tom “Iceman” Kazansky në Top Gun: Maverick. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Një nga figurat më të dashura të Hollivudit, Kilmer ka lënë një trashëgimi të paharrueshme në kinemanë ndërkombëtare.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Kilmer u shfaq gjithashtu në role të tjera të paharrueshme, duke krijuar një profil të fortë dhe të shumëpërfolur në industrinë e filmit. Kilmer, përfundoi një nga karrierat më interesante dhe më të vlefshme në historinë e Hollivudit.

  • Lamtumirë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

    Lamtumirë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

    Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”, “Batman Forever”, dhe “Tombstone”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Mercedes Kilmer, përmes një deklarate të lëshuar për New York Times. Shkaku i vdekjes ishte pneumonia, pas një periudhe të gjatë betejash shëndetësore.
    Kilmer ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2017 dhe kishte kaluar një trakeotomi që i kishte ndryshuar plotësisht zërin. Pavarësisht sfidave të shëndetit, ai vazhdoi të qëndronte aktiv në industrinë e filmit dhe pati një rikthim të madh në vitin 2022, kur ai përsëriti rolin e tij si Tom “Iceman” Kazansky në Top Gun: Maverick.
    Një nga figurat më të dashura të Hollivudit, Kilmer ka lënë një trashëgimi të paharrueshme në kinemanë ndërkombëtare.
    Kilmer u shfaq gjithashtu në role të tjera të paharrueshme, duke krijuar një profil të fortë dhe të shumëpërfolur në industrinë e filmit. Kilmer, përfundoi një nga karrierat më interesante dhe më të vlefshme në historinë e Hollivudit.