Tag: bathores

  • Tiranë/ Dera e autobusit të Bathores i këput këmbën një gruaje të moshuar, kërkohen të afërmit e saj

    Tiranë/ Dera e autobusit të Bathores i këput këmbën një gruaje të moshuar, kërkohen të afërmit e saj

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bathores në Tiranë.

    Sipas burimeve, një grua e moshuar ka humbur këmbën pasi shoferi i autobusit të Kamzës ka mbyllur derën para kohe gjatë zbritjes së pasagjerëve. Sipas dëshmitarëve, dera e autobusit është mbyllur ndërsa e moshuara po zbriste, duke e rrëzuar dhe shtypur rëndë.

    Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar këputje të këmbës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas denoncimit e moshuara jeton në një azil dhe nuk ka kontakte me familjarët. Në mesazhin e bërë publik, bëhet thirrje që të afërmit ose personat që e njohin të paraqiten në Spitalin e Traumës për të ndihmuar në identifikimin dhe kujdesin ndaj saj.

     

     

  • “Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    “Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Një sherr mes të miturish ka ndodhur në Pedonalen e Bathores, Kamëz.

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet se janë goditur me mjetë presës (thikë). Të pesë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.
    “Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”m thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Sherr me thika në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë te spitali i Traumës

    Një sherr i dhunshëm mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Mësohet se janë përdorur sende të forta dhe thika.
    Si pasojë e konfliktit, pesë persona te mitur kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
    Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e sherrit.
    Hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur plotësisht motivet dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje.
    Njoftimi i Policisë:
    Kamëz/Informacion paraprak.
    Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

     

  • Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në zonën e Bathores, Tiranë, këtë të diel.

    Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona – Emrat. Sekuestrohen edhe granata

    Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona – Emrat. Sekuestrohen edhe granata

    Policia ka arrestuar dy persona në zonën e Bathores për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
    Në pranga ranë Agron Tafaj, 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç, dhe Tajson Tafa, 27 vjeç, banues në Tiranë.
    Të dy personat kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe u kapën në flagrancë në zonën e Bathores, ndërsa transportonin 4 kilogramë kanabis me qëllim shitjen në doza në zonat e Bathores dhe Kamzës.
    Pas arrestimit, shërbimet e policisë kryen kontrolle në banesat e të dyshuarve. Në banesën e 53-vjeçarit në Gjormë u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me ndriçim artificial. Gjatë kontrollit u sekuestruan:

    48 bimë dhe 120 fidanë cannabis sativa të kultivuara në vazo
    7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis
    4 kallëpe tritol
    2 granata dore
    2 ndezës
    7 fitila detonatorë
    3 kuti me ndezës minash luftarake

    Në banesën e 27-vjeçarit në Tiranë u gjetën dhe u sekuestruan:

    1 kilogram lëndë narkotike kanabis
    1 peshore elektronike
    1 shufër metalike
    1 armë e ftohtë (thikë)

    Në total, nga operacioni u sekuestruan 12 kilogramë kanabis, 168 bimë e fidanë narkotikë, municione luftarake, armë të ftohta dhe pajisje për shpërndarje droge.