Tag: baterinë

  • Qerimaj zhgënjen në Baterinë B, kuqezinjtë mbeten shumë larg zonës së medaljeve

    Qerimaj zhgënjen në Baterinë B, kuqezinjtë mbeten shumë larg zonës së medaljeve

    Në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, ka garuar edhe shtangisti Erkand Qerimaj. Ai mori pjesë në Baterinë B të peshës 79kg, ku më herët pat garuar edhe Briken Calja (Bateria C).
    Rezultati i shkodranit ishjte zhgënjyes, me vetëm një provë të realizuar nga 6 të tilla, duke mos dhënë rezultat në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj realizoi me sukses vetëm provën e tretë, ku ngriti 150kg.
    Ndërkohë që, më herët pa dështuar të ngrejë 149kg dhe 150kg. Në stilin e shtytjes, Qerimaj nuk arrin dot të ngrejë asnjë nga tri provat e tij, fillimisht 180kg e më pas dy herë 182kg. Për pasojë, ai nuk jep rezultat në dygarësh.
    Gjithsesi, rezultatet e Cales (328kg në dygarësh) dhe Qerimajt në këtë Botëror ishin shumë larg shtangistëve më të mirë. Tri vendet e para në podium (pas përfundimit të Baterisë A), në dygarësh prekën shifrat e 361kg dhe 360kg.
    Qerimaj nuk u rendit fare në botëror pas zhgënjimit në shtytje dhe eliminimit nga dygarësh. Ndërsa Calja nuk hyri dot në “top-15” më të mirët, duke e mbyllur në vendin e 17-të.