Tag: basteve

  • Zoff për skandalin e basteve në Itali: Duhen rregulla të forta, të pezullohet nga kombëtarja kush gabon

    Zoff për skandalin e basteve në Itali: Duhen rregulla të forta, të pezullohet nga kombëtarja kush gabon

    Pas shpërthimit të rastit të fundit të basteve të paligjshme në futbollin italian, ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares axurre, Dino Zoff, mbështet idenë që Federata Italiane e Futbollit duhet të përjashtojë nga kombëtarja ata që kapen në situata të paligjshme. “Po, ndoshta ka ardhur momenti të vendosen rregulla të qarta, që kushdo që gabon në këtë drejtim të pezullohet menjëherë nga çdo aktivitet me kombëtaren. Që bëhet fjalë për gabime, kjo është e qartë”, – u shpreh ai për “Il Mattino”.
    Si është e mundur që kaq shumë të rinj bien në rrjetën e basteve?Jam i trishtuar kur lexoj për situata të tilla, që teorikisht nuk kanë shpjegim. Jeta e tyre është e bukur dhe ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata kanë tashmë privilegje, pse të mos i shfrytëzojnë dhe të jenë të lumtur kështu siç janë?
    Fitojnë shumë më tepër se në kohën tuaj, por ndoshta nuk mjaftohen me kaq…Duket se gjithmonë duan më shumë, paratë nuk mjaftojnë kurrë, kur në të vërtetë nuk duhet të jenë objektivi kryesor i jetës. Vlerat janë të tjera, është e dukshme lehtësia me të cilën gabojnë, mbizotëron sipërfaqësia dhe kështu kryejnë gabime të rënda.
    Në grumbullimet e kombëtares U-21 thuhet se ishin krijuar grupe pokeri, njëri madje quhej “Las Vegas”, kishin edhe një grup të përbashkët në WhatsApp…Koha ka evoluar edhe në lojën e letrave, sepse në kohën tonë ekzistonte vetëm ‘scopone’. Luanim gjatë grumbullimeve, në udhëtime, në ndalesat nëpër aeroporte. Shpesh lojtarët bashkoheshin me trajnerin dhe stafin teknik. Ishin momente relaksi, të ligjshme dhe argëtuese, që na bashkonin.

  • Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonali-n. Paniku për hetimin: Fajtori je ti…

    Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonali-n. Paniku për hetimin: Fajtori je ti…

    Në skandalin e ri të basteve të futbollit italian, për të cilin po hetohen futbollistë të Serie A, hetuesit janë përqendruar gjithashtu te figura e Pietro Marinoni, gjyqtar futbolli amator nga seksioni i Lodi-t, i cili aktualisht është pezulluar.
    Siç ka shpjeguar vetë Tonali gjatë marrjes në pyetje, në tetor 2023, ai dyshohet se e ka futur në botën e basteve mesfushorin e Newcastle. Sipas prokurorëve të Milanos, Marinoni akuzohet për shfrytëzimin e njohurive të tij në sektorin e futbollit profesional, për t’i lidhur futbollistët dhe vendosur ata në kontakt me menaxherët e faqeve të basteve ilegale.
    “La Repubblica” shkruan se, sipas hetuesve, Marinoni merrej me mbledhjen e parave që mbulonin borxhet dhe më pas ia dorëzonte ato Tommaso De Giacomo, njërit nga menaxherët e faqeve të përmendura. Në gusht të vitit 2022, sipas një bisede, ai tregon se do të arbitronte një ndeshje mes Aurora Pro Patria dhe Torres të Serie D (e cila më pas nuk u luajt, pasi mysafirët ishin rikthyer në Serie C) dhe kërkonte informacion për kuotat e basteve, të cilat ende nuk ishin shpallur.
    Fagioli i përgjigjet: “Qëndro qetë dhe arbitro mirë, në rregull”. Në vitin 2023, kur filluan të qarkullonin thashethemet për hetimin e prokurorisë së Romës, Marinoni shqetësohej. “Çfarë doni nga unë me këtë histori?” – shkruan ai në një bisedë. Dhe Fagioli i përgjigjet: “Është faji yt që jemi përfshirë në këtë ngatërresë, Piè, fiksoje mirë në kokë”.
    Marinoni të nesërmen duhej të arbitronte ndeshjen Monza-Fiorentina U-18, por drejtuesit e arbitrave e pezulluan menjëherë, sapo emri i tij u shfaq në rastin e basteve.

  • Skandali i basteve trondit futbollin italian, 12 futbollistë të Seria A janë nën hetim

    Skandali i basteve të paligjshme që ka përfshirë futbollin italian vijon të zgjerohet, me detaje të reja të raportuara nga “Corriere della Sera”. Prokuroria e Milanos ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar, ku janë identifikuar 12 futbollistë të njohur të Serie A të përfshirë në bastvënie të paligjshme. Janë sekuestruar rreth 1.5 milionë euro dhe janë kërkuar pesë masa arresti shtëpiak.
    Sipas hetimeve, lojtarët nuk janë të dyshuar për trukim ndeshjesh futbolli, por për vendosje bastesh në sporte të tjera. Aktiviteti ka vijuar nga dhjetori i vitit 2021 deri në tetor 2023 dhe, sipas hetuesve, motivi kryesor nuk ka qenë përfitimi financiar, por thjesht mbushja e kohës së lirë.

    Pas sekuestrimit të telefonave të Sandro Tonali dhe Nicolò Fagioli në vitin 2023, u zbulua një rrjet bastesh online, ku futbollistët investonin para përmes dy menaxherëve të faqeve të paligjshme. Ata ndihmoheshin nga tre administratorë të një argjendarie në Milano, që përdorej si “bankë” për fshehjen dhe qarkullimin e parave.
    Fillimisht, lojtarët merrnin kredi për bastet. Më pas, për të shlyer borxhin, janë udhëzuar të paguajnë përmes blerjes së orëve luksoze si Rolex, me fatura të simuluara, ndërsa orët mbeteshin në posedim të organizatorëve.
    Tonali dhe Fagioli dyshohet se kanë shërbyer si ndërmjetësues për reklamimin e faqeve të basteve te kolegët dhe për hapjen e llogarive në emër të tyre. Të dy po hetohen dhe mund të përballen me burg deri në 3 muaj dhe gjobë deri në 500 euro.
    Futbollistët e përmendur në hetim janë:

    Alessandro Florenzi (Milan, kampion Europe 2021)
    Nicolò Zaniolo (Fiorentina, ish-Roma)
    Mattia Perin (Juventus)
    Weston McKennie (Juventus)
    Leandro Paredes (Roma, kampion bote me Argjentinën)
    Ángel Di María (ish-Juventus, kampion bote)
    Raoul Bellanova (Atalanta)
    Samuele Ricci (Torino, ish-Empoli)
    Cristian Buonaiuto (Padova, ish-Cremonese)
    Matteo Cancellieri (Parma, ish-Lazio/Empoli)
    Junior Firpo (Leeds United)
    Matteo Gigante (tenist italian)

     

  • Vlorë – Zbulohet një rast i basteve sportive në një lokal, vihet në pranga një organizator, një tjetër shpallet në kërkim

    Vlorë – Zbulohet një rast i basteve sportive në një lokal, vihet në pranga një organizator, një tjetër shpallet në kërkim

    Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”.

    Në pranga ra shtetasi J. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xh. Ll., 41 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen se organizonin aktivitetin e paligjshëm në ambientet e lokalit përmes kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë F. Ç., 21 vjeç, kamarier në lokal, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi disa kompjuterë dhe telefona të përdorur për organizimin e basteve.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”