Tag: basteve

  • Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

    Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

    Shqipëria luan në transfertë ndaj Serbisë, në përballjen e të shtunës në kuadër të kualifikueseve të botërorit.
    Për këtë takim që do luhet në Leskovac, kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre.
    Ekipi serb është favorit për 3 pikët. Një sukses i mundshëm i të besuarve të Stojkovic kuotohet me 1.66.
    Një barazim vlerësohet me 3.4, sakaq triumfi i kuqezinjve ka koeficentin 6.00. Sfida fillon në orën 20.45.
    Shqipëria dhe Serbia e barazuan pa gola takimin e tyre të parë në “Air Albania”. Kuqezinjtë patën si peng edhe një penallti të humbur nga Rei Manaj.

  • Shqipëria synon 3 pikët por kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Serbinë në ndeshjen deçizive për botërorin

    Shqipëria synon 3 pikët por kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Serbinë në ndeshjen deçizive për botërorin

    Serbia dhe Shqipëria përballen sonte në Leskovc në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026, dhe bookmakers-at e kanë bërë të qartë se presin një sfidë të luftuar deri në fund.
    Sipas koeficienteve të fundit, fitorja e Serbisë vlerësohet me 1.70, duke e bërë skuadrën vendase favorit kryesor për tri pikët. Barazimi kuotohet me 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë ka koeficientin 5.75, duke reflektuar një skenar më pak të mundshëm sipas tregut të basteve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kompanitë e basteve parashikojnë humbjen e sigurt të Shqipërisë në Leskovac, Serbia quhet në nivel tjetër

    Kompanitë e basteve parashikojnë humbjen e sigurt të Shqipërisë në Leskovac, Serbia quhet në nivel tjetër

    Nëse të gjithë shqiptarët janë duke pritur fitoren e madhe në Serbi, për kompanitë e basteve, kjo ka shumë pak gjasa që të ndodh. Shqipëria do të përballet në 11 tetor kundër Serbisë në Leskovac.
    Një ndeshje që pritet me interes shumë të madh nga tifozët shqiptarë për ngarkesën emocionale që mbart kjo përballje, por njëkohësisht edhe për vendin e dytë që do të na dërgonte për herë të parë në Play Off. Sa i përket kompanive të basteve, ato e quajnë Serbinë si favorite absolute duke e kuotuar mesatarisht me koeficentin 1.70 fitoren e Serbisë, barazimi kuotohet me koeficentin 3.50 dhe fitorja e Shqipërisë me koeficentin 4.50. /Sport Ekspres/

  • Skandali i basteve në Itali, ja si funksiononte. Organizatorët kërkojnë marrëveshje gjyqësore

    Skandali i basteve në Itali, ja si funksiononte. Organizatorët kërkojnë marrëveshje gjyqësore

    11 Shtator 2025

    9:09

    Alfred Lleshi

    Tommaso De Giacomo dhe Patrik Frizzera, të dyshuar si drejtuesit e sistemit të basteve të paligjshme, ku u përfshinë edhe disa futbollistë të Serie A (Fagioli, Zaniolo, Tonali, Florenzi, Perin, McKennie, Bellanova e Ricci), kanë zgjedhur rrugën e marrëveshjeve gjyqësore. Të mbrojtur nga avokati Vincenzo Scarano, ata morën miratimin e prokurorisë dhe gjyqtares Lidia Castellucci.
    Së bashku me ta, edhe Antonio Scinocca, Antonino Parise (përfaqësues i ‘Elysium Group’) dhe Andrea Piccini kanë paraqitur të njëjtën kërkesë. Skema e përdorur konsistonte në simulimin e “shitjes” së orëve luksoze me fatura të rreme, ndërsa në realitet ata merrnin transferta bankare për të mbuluar borxhet e lojtarëve, duke ricikluar qindra-mijëra euro.
    Ende nuk është caktuar seanca përpara gjyqtarit, që do vendosë mbi marrëveshjet. Futbollistët e përfshirë, që nuk ishin në qendër të hetimit, mund ta mbyllin çështjen vetëm me gjoba.

  • Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona

    Një skandal ka shpërthyer në Greqi, teksa autoritetet kanë zbuluar një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë që pastrojnë paratë e tyre të korrupsionit nëpërmjet lojërave të fatit.

    Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, tha se po i mbyllet rruga pastrimit të parave përmes kompanive të basteve që veprojnë ligjërisht, por “pastrojnë shumë para të zeza”.

    Bëhet fjalë për të paktën 200 zyrtarë të lartë të zbuluar deri tani, ndërsa shumat e luajtura shkojnë nga 1 mijë euro, deri në 1 mln euro.

    Midis lojtarëve të fatit janë nëpunës të lartë publikë, si drejtorë ministrish, shërbimesh publike etj., të cilët nuk mund të justifikojnë nga të ardhurat e tyre të ligjshme paratë që kanë luajtur në kompanitë e basteve që ofrojnë lojëra fati (në fushën e sportit).

    Nën mikroskopin e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, u gjetën afërsisht 200 lojtarë të fatit të cilët, nën petkun e ligjshmërisë, luanin përmes afërsisht 10 kompanive sistematike të basteve që ofronin lojëra fati, shuma parash që arrinin në një milion euro. Ka dyshime se në këtë rrjet kryhej skema e pastrimit të parave.

    Autoriteti i ka identifikuar këta 200 individë dhe ka filluar tashmë auditimin, duke krahasuar deklaratat e tyre tatimore me shumat e mëdha që kanë luajtur bixhoz.

    Skema u zbulua pas një hetimi disamujor nga zyrtarë të specializuar të Autoritetit. Pastrimi i parave të zeza u krye përmes afërsisht dhjetë kompanive sistemike të lojërave të fatit që përdorin si agjentë-mbledhës pronarë dyqanesh që nuk kanë të bëjnë fare me sektorin financiar dhe lojërat e fatit, si dyqane ushqimore, minimarkete, stacione benzine, etj. Paratë depozitoheshin nga lojtarët në para të gatshme cash.

    Shumat e parave që ishin me origjinë të panjohur fillimisht depozitoheshin në llogari lojërash fati, të cilat më pas transferoheshin në llogari bankare personale, etj. dhe kështu visheshin me petkun e legjitimitetit.

    Konkretisht, klientët – lojtarë fillimisht hapnin një llogari me kompani legjitime të lojërave të fatit online dhe merrnin një kod unik nga kompania specifike, nëpërmjet të cilit mund të depozitonin para direkt në këtë llogari, raporton Protothema.

    Domethënë, këto shuma të supozuara të lojërave të fatit janë të përziera me fondet e ligjshme që kompanitë kishin në llogaritë e tyre bankare, kartat e kreditit etj., dhe dukeshin si aktivitet lojërash fati, i cili, megjithatë, ishte një mashtrim./ Protothema.

  • Arrestohet sërish “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

    Arrestohet sërish “truri” i basteve te lokalet “333” dhe “CR7”, Lendi Palaj

    Njuland (Lendi) Palaj, i njohur si menaxher i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”, është arrestuar nga Policia e Tiranës, duke konfirmuar kështu dhjetra denoncime në median online për të, se në lokalet në pronësi të tij ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i basteve sportive.
    Sipas bluve të kryeqytetit, nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të Njuland (Lendi) Palajt në zonën e Xhamllikut, më konkretisht në rrugën “Sadik Petrela”, ka rezultuar se 28-vjeçari, së bashku me administratorin e lokalit dhe tre persona të tjerë vendosnin baste sportive me celularë.
    Të pestë ata u arrestuan, ku përveç Njuland (Lendi) Palajt, në pranga u vunë dhe Arsen Zebi, 35 vjeç, Florian Çela, 41 vjeç, Ergest Lloci, 36 vjeç dhe Erigest Alisha, 24 vjeç.
    Policia e Tiranës publikoi edhe me foto bisedat e marra nga aparatet celulare të të arrestuarve, ku ata komunikonin me klientët për vendosjen e basteve sportive dhe më pas e dërgonin skedinën me “screenshot”.

    Lokalet e lidhura me Palajn nuk mbajnë logo apo tabela të basteve, por funksionojnë në mënyrë të koduar vetëm ata që kanë “kontaktet e duhura” mund të përfshihen në sistem.
    Mbetet për t’u parë nëse këtë herë Njuland (Lendi) Palaj do të qëndrojë në burg apo do të lirohet sërish, pasi kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet. Njuland (Lendi) Palaj dyshohej si i përfshirë dhe në konfliktin e armatosur të ndodhur në 29 Prill 2025, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
    Prej dy muajsh, ai nuk arriti të arrestohej nga Policia, derisa më 29 Qershor vendosi të dorëzohej vetë në Polici, por qëndrimi i tij në komisariat nuk zgjati më shumë se 48 orësh, pasi Gjyakata vendosi t’i zbuste masën e sigurisë “arrest me burg”.
    Për këtë ngjarje u arrestuan babë e bir Arjan dhe Lorenc Telhallari, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri automatiku “Scorpions” në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”.
    Pranë vendit të ngjarjes ndodhej dhe lokali “333” ku po konsumonin kafen Elgin Hoxha dhe Mariglen Duka, të cilët dukeshin se ishin shënjestër e të shtënave me armë. Fillimisht u dyshua se shkaku i sherrit mund të kishin qenë bastet sportive.
    Lexo edhe:
    Lirhet nga qelia menaxheri i lokaleve të basteve, ndryshimi i dëshmisë që e nxorri nga burgu

  • Arrestohet Lendi Palaj, menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”

    Arrestohet Lendi Palaj, menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7”

    Tirana është shndërruar në një lloj “parajse” për bastet e paligjshme dhe e gjitha ndodh në sytë e punonjësve të Policisë të cilët mundohen të tregojnë se e luftojnë, por realiteti është ndryshe.
    Në zonën e “Ali Demit” gjenden një seri lokalesh, të branduara me logon “333” dhe “CR7” dhe pothuajse të gjithë, përveç policisë, e dinë që këto lokale shërbejnë si kamuflim për baste të paligjshme.
    Pas shumë ditësh, Lendi Palaj, i njohur si menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7” është arrestuar, pasi u përfshi në një konflikt me armë më 10 qershor në zonën e Ali Demit.
    Në njoftimin zyrtar, policia dha vetëm inicialet dhe gaboi vitin e ngjarjes, por burime të sigurta konfirmojnë se bëhet fjalë për Njulend Palajn, i quajtur ndryshe Lendi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ”Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ,” Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.“- njoftoi policia.
    Palaj nuk figuron në QKB me kompani të regjistruara, por konsiderohet “truri” i lokaleve ku lulëzojnë bastet sportive, pavarësisht ndalimit me ligj.
    Ngritja e Palajt nisi gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, kur ishte aktiv në mbledhjen e votave në Ali Dem në favor të PSD-së së Tom Doshit. Pikërisht aty ndërtoi lidhje të forta me persona kyç të rrjeteve elektorale, të cilat më pas i shfrytëzoi për të organizuar aktivitetin e basteve në mënyrë të strukturuar.
    Njerëz pranë Tom Doshit dhe Çim Babasit e ndihmuan financiarisht dhe i garantuan mbrojtje, duke i hapur rrugën për të ndërtuar një rrjet prej 25 deri në 30 lokalesh në kryeqytet, raporton Pamfleti. Këto ambiente funksionojnë në pamje të parë si kafene ose pika lojërash, por në të vërtetë ofrojnë baste të paligjshme, me pagesa kesh apo në kriptovaluta, të mbrojtura nga VPN dhe platforma të centralizuara.

  • Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

    Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

    Shqipëria do të përballet sme Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Kjo ndeshje do të luhet sot prej orës 20:45.

    Kompanitë e basteve kanë kuotuar këtë përballje, që do të luhet në “Arenën Kombëtare”. Serbia konsiderohet favorite për fitoren, me koeficientin 2.25.
    Fitorja e Shqipërisë ndërkohë është me koeficientin 3.7. Barazimit i është lënë mesatarisht kuota 2.9.

     

  • Shqipëri-Serbi, kompanitë e basteve shohin favorite përfaqësuesen e Stojkoviç

    Shqipëri-Serbi, kompanitë e basteve shohin favorite përfaqësuesen e Stojkoviç

    Shqipëri-Serbi do të jetë me shumë gjasa një përballje direkte për kërkuar minimalisht vendin e dytë në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026. Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulminacionin e tyre e paten në ngjarjet e shëmtuara të Beogradit 11 vite më parë.
    Shqipëria fitoi 3 pikët në tavolinë në atë ndeshje të ndëprerë në fundin e pjesës së pare, ndërsa në sfidën e kthimit në Elbasan ishin serbët që triumfuan 0-2 ndaj ekipit tone kuqezi, me dy gola që u shënuan vetëm në kohën shtesë. Këto janë në fakt edhe dy përballjet e vetme që ekipi ynë ka me kombëtaren serbe që nga koha kur shteti serb u largua nga ish Jugosllavia për tu përfaqësuar në eventet sportive ndërkombëtare si shtet i vetëm.
    Po në përballjen e sotme cilët janë favoritët për të fituar sipas kompanive të basteve? Në fakt përballja e sotme Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një sfidë shumë e ekuilibruar me të dyja skuadrat që do të tentojnë të marrin fitoren, teksa Shqipëria do të luajë ndeshjen e 3 të grupit eleminator, ndërsa për kombëtaren serbe, sfida ndaj kuqezinjve do të çel fushatën e tyre në këto kualifikuese.
    Sipas “Flashscore” një sukses i kombëtares tonë ndaj ekipit serb mbrëmjen e 7 Qershorit kuotohet me koeficentin 3.6, barazimi 3, ndërsa suksesi i serbëve në Tiranë me koeficentin 2.25 Një avantazh i lehtë sipas bookmakers për ekipin e Dragan Stojkoviç, por sigurisht që nuk mund e duhet të influencojë asapk në verdiktin final që do të jap fusha e lojës, aty ku djemtë e Sylvinhos i kanë të gjitha shanset të bëjnë më të mirën e të marrin maksimumin.

  • Konklava nis mes basteve dhe shanseve! Ja kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë trashëgimtari i Françeskut

    Konklava nis mes basteve dhe shanseve! Ja kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë trashëgimtari i Françeskut

    Kur do të zgjidhet Papa i ri dhe kush do të jetë ai ? Këto janë dy pyetjet themelore mbi të cilat është përqendruar vëmendja e agjencive kryesore ndërkombëtare të basteve, të cilat kanë nxjerrë në pah bastet dhe shanset mbi përfundimet hipotetike të Konklavës. Mediat italiane raportojnë se të enjten, më 8 maj, data e zgjedhjes së trashëgimtarit të Francescos, shanset janë 2.10, ndërsa më 9 maj ato jepen me 2.75. Tymi i bardhë në datën e sotme, 7 maj, konsiderohet më pak i mundshëm: probabiliteti është 9. Opsioni i 10 majit konsiderohet i pamundur. Sa i përket kandidatëve për vendin papnor, nuk janë vetëm superfavoritët, Sekretari i Shtetit Pietro Parolin dhe filipinasi Luis Antonio Tagle, por çuditërisht del edhe emri i maltezit Mario Grech.
    Qëllimi është një Konklavë dy-tre ditore
    Megjithatë, të gjithë lojtarët bien dakord se Konklava nuk do të jetë shumë e gjatë, siç u tha fillimisht. Dy ose tre ditë pune duhet të çojnë në zgjedhjen e kardinalit që do të bëhet Papë. Ata që panë hyrjen e kardinalëve në Santa Marta, shtëpinë ku ata do të qëndrojnë gjatë punës për të zgjedhur papën, thonë se disa prej tyre u panë duke mbajtur bagazhe shumë të lehta, një shenjë besimi në një qëndrim të shkurtër. Oxhaku i Kapelës Sistine do të na tregojë nëse kishin të drejtë, me tymin që do të dalë prej tij çdo ditë duke filluar nga mbrëmja e së enjtes. Një tym ditën e parë, katër në ditët në vijim.
    Mes të preferuarave dhe surprizave
    Pothuajse me siguri, agjencitë e basteve janë të sigurt, deri të enjten në mëngjes do të shohim vetëm tym të zi që del nga oxhaku. Bastorët bien dakord: dy ose tre fletët e para të votimit kanë të bëjnë me studimin dhe njohurinë. Reformatorët fillimisht mund të zgjidhnin marsejezin Jean-Marc Aveline, ndërsa konservatorët do të ishin të prirur të sugjeronin hungarezin Erdo ose kongolezin Fridolin Ambono. Votat e së enjtes pasdite mund të jenë më të mirat. Por nëse operacionet do të zvarriteshin deri të premten, në këtë pikë kandidatët që nisin si favoritë mund të vuajnë dhe mund të shfaqen “surpriza”, siç është amerikani Robert Prevost.
    A do të jetë Papa i ri reformator apo konservator?
    Organizatorët e basteve janë të bindur se do të zgjidhet vazhdimësia me Bergoglion: shanset e dhëna me 5 janë që trashëgimtari i Pjetrit të marrë emrin e Francis II, ndërsa për Gjonin dhe Gjon Palin shanset janë 6, dhe për Benediktin 7. Parolin është ende në krye (ai do të fillonte me një konsensus teorik prej rreth pesëdhjetë votash), i cili mbledh favorin e 32% të basteve, i ndjekur nga Tagle me 16%. Ganezit Peter Turkson i jepen 8%, së bashku me hungarezin Peter Erdo, ndërsa Patriarkut të Jerusalemit Pierbattista Pizzaballa i jepet 7%. Sa i përket Grech-ut surprizë, shanset për të vënë bast mbi të kanë rënë ndjeshëm: nga 42 ditë më parë, sot emri i tij është 20.
    Kohë vendimtare
    Koha do të jetë thelbësore për zgjedhjen. Si Benedikti XVI ashtu edhe Françesku u zgjodhën në ditën e dytë të Konklavit: Ratzinger në votimin e katërt, më 19 prill 2005, Bergoglio në të pestin, më 13 mars 2013. Në Konklavën e fundit, Angelo Scola ishte favoriti. Por zgjatja e operacioneve do të kishte nxitur “surprizën” e Papës që vinte nga Argjentina. Për pasardhësin e tij, fjala shkon tek oxhaku i Kapelës Sistine.