Tag: basketbollit

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Michael Ray Richardson, një prej talenteve më të mëdhenj të NBA-së dhe idhull i tifozëve të Virtus Bologna.

    Ish-lojtari i katërfishtë NBA All-Star u shua në moshën 70-vjeçare në Lawton, Oklahoma, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi u konfirmua nga avokati dhe miku i tij i ngushtë, John Zelbst.
    “Bota e basketbollit ka humbur një atlet të jashtëzakonshëm,” tha Zelbst. “Michael e jetoi jetën në maksimum dhe kapërceu sfida të jashtëzakonshme. Ai është shembull i një njeriu që arrin të shpengojë veten dhe të ngrihet mbi vështirësitë. Për mua, ai është lojtari më i madh i NBA-së që nuk u fut kurrë në Sallën e Famës.”
    I njohur me nofkën “Sugar”, Richardson lindi në Denver dhe pas një karriere të suksesshme universitare u bashkua me New York Knicks në vitin 1978. Ai luajti aty deri në 1982, përpara se të kalonte te Golden State Warriors dhe më pas te New Jersey Nets. Sezoni i tij më i mirë erdhi në 1984-85, kur regjistroi mesatarisht 20.1 pikë, 8.2 asistime, 5.6 ribaunde dhe 3 vjedhje për ndeshje, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit i Rikthimit” në NBA.
    Pas përjashtimit nga liga në vitin 1986 për shkelje të politikave antidrogë, Richardson rigjeti veten në Evropë. Nga viti 1988 deri në 1991 ai u bë idhull i Virtus Bologna, ku magjepsi tifozët me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Karriera e tij europiane vazhdoi tek Jugoplastika, Libertas Livorno, Olympique Antibes, Forlì dhe sërish në Livorno, përpara se të mbyllte kapitullin e basketbollit duke u rikthyer në Antibes.
    Vdekja e Michael Ray Richardson lë një boshllëk të madh në komunitetin e basketbollit, por trashëgimia e tij në NBA dhe në basketbollin europian do të kujtohet gjithmonë.

  • Bota e basketbollit në zi, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit në zi, ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-ylli i NBA

    Bota e basketbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Michael Ray Richardson, një prej talenteve më të mëdhenj të NBA-së dhe idhull i tifozëve të Virtus Bologna.
    Ish-lojtari i katërfishtë NBA All-Star u shua në moshën 70-vjeçare në Lawton, Oklahoma, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi u konfirmua nga avokati dhe miku i tij i ngushtë, John Zelbst.
    “Bota e basketbollit ka humbur një atlet të jashtëzakonshëm,” tha Zelbst. “Michael e jetoi jetën në maksimum dhe kapërceu sfida të jashtëzakonshme. Ai është shembull i një njeriu që arrin të shpengojë veten dhe të ngrihet mbi vështirësitë. Për mua, ai është lojtari më i madh i NBA-së që nuk u fut kurrë në Sallën e Famës.”

    I njohur me nofkën “Sugar”, Richardson lindi në Denver dhe pas një karriere të suksesshme universitare u bashkua me New York Knicks në vitin 1978. Ai luajti aty deri në 1982, përpara se të kalonte te Golden State Warriors dhe më pas te New Jersey Nets. Sezoni i tij më i mirë erdhi në 1984-85, kur regjistroi mesatarisht 20.1 pikë, 8.2 asistime, 5.6 ribaunde dhe 3 vjedhje për ndeshje, duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit i Rikthimit” në NBA.
    Pas përjashtimit nga liga në vitin 1986 për shkelje të politikave antidrogë, Richardson rigjeti veten në Evropë. Nga viti 1988 deri në 1991 ai u bë idhull i Virtus Bologna, ku magjepsi tifozët me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Karriera e tij europiane vazhdoi tek Jugoplastika, Libertas Livorno, Olympique Antibes, Forlì dhe sërish në Livorno, përpara se të mbyllte kapitullin e basketbollit duke u rikthyer në Antibes.
    Vdekja e Michael Ray Richardson lë një boshllëk të madh në komunitetin e basketbollit, por trashëgimia e tij në NBA dhe në basketbollin europian do të kujtohet gjithmonë.

  • Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll , Presidenti Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe

    Besëlidhja fiton Superkupën e Shqipërisë në Basketboll , Presidenti Ujka: Urime për fitoren, sezoni i ri nis me trofe

    Ekipi i Besëlidhjes ka nisur sezonin e ri të basketbollit në mënyrën më të shkëlqyer, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Ky sukses i radhës e vendos klubin lezhjan sërish në qendër të vëmendjes dhe sjell një tjetër trofe të rëndësishëm në qytetin e Lezhës.
    “Urime për Superkupën e fituar! Ekipi ynë e nis me fitore sezonin e ri të basketbollit. Ky është rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe bashkëpunimit të të gjithëve”, u shpreh Presidenti i klubit, Ylli Ujka.
    Presidenti i ekipit të Basketbollit shprehu falënderime të veçanta për Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit, si dhe për të gjithë donatorët që kanë qenë krah skuadrës në këtë rrugëtim. Po ashtu, ai vlerësoi punën e drejtuesve të klubit, përkushtimin e lojtarëve, si dhe vizionin e trajnerit Afrim Bilali, i cili ishte një nga arkitektët kryesorë të këtij suksesi.

    Fitorja e Superkupës është një sinjal i qartë se Besëlidhja synon fitoren edhe këtë sezon, duke kërkuar të mbrojë titullin kampion dhe të sjellë të tjera suksese për tifozët e saj të zjarrtë.

  • Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

    Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

    8 Shtator 2025

    8:51

    Telesport

    Kampionati Europian i Basketbollit për meshkuj (Eurobasket 2025) ka përcaktuar tetë skuadrat më të mira, që do të vijojnë garën mes tyre për kurorën e “kampiones së Europës”.
    Ky turne, ku në fazën e grupeve morën pjesë 24 vende, po zhvillohet në 4 shtete: Qipro, Finlandë, Poloni dhe Letoni. Pas takimeve në grup u përcaktuan 16 ekipet më të mira, ndërsa tani vetëm 8 po vijojnë garën.
    Një turne që ka patur mjaft surpriza, sic janë eliminimet e Spanjës, Serbisë, Francës dhe Italisë, ndaj vështirë të përcaktohet një ekip pretendent. Ndeshja finale do të luhet më 14 shtator, në Riga të Letonisë
    Çerekfinale-Eurobasket 2025
    Lituani – Greqi,
    Turqi – Poloni,
    Gjermani – Slloveni,
    Finlandë – Gjeorgji,

  • Dodik vërshëllehet në mes të ndeshjes së basketbollit, thirrje edhe kundër Vuçiç

    Dodik vërshëllehet në mes të ndeshjes së basketbollit, thirrje edhe kundër Vuçiç

    Ndeshja miqësore e basketbollit mes Serbisë dhe Sllovenisë, e zhvilluar së fundmi, pritej me interes të madh nga publiku, kjo edhe për shkak pasi në dy ekipet merrnin pjesë edhe disa yje të NBA.

    Por eventi u shoqërua edhe me momente politike dhe protesta të hapura nga tifozët në tribuna.

    Dhe kjo u shkaktua pasi në shkallë u pa ish-presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili kohët e fundit është në qendër të skandaleve.

    Teksa Dodik, po lëvizte në pushim të ndeshjes ai u pa nga publiku dhe menjëherë u përball me thirrje “pumpaj”, një shprehje që tashmë është kthyer në simbol të protestave kundër pushtetit aktual në Serbi.

    Situata u tensionua më tej kur, pas rikthimit të Dodikut në tribunë, tifozët shpërthyen në fishkëllima të zhurmshme në drejtim të tij. Nuk munguan as ofendimet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke treguar kështu pakënaqësinë e thellë të një pjese të publikut ndaj lidershipit politik.

    pic.twitter.com/lRRt7CzcGo— Dečak iz kraja (@Virim_iz_coska) August 21, 2025

  • Avni Ponari “vulos” shkatërrimin e basketbollit shqiptar me vendime pa vulë të institucionit!

    Avni Ponari “vulos” shkatërrimin e basketbollit shqiptar me vendime pa vulë të institucionit!

    Adriatik BALLA
    Federata Shqiptare e Basketbollit po degradon çdo ditë. Veprimtaria e saj është totalisht jashtë kontrollit: merren vendime ekonomike pa Asamble, miratohen vendime organizative ku kontribuesit dhe pjesëmarrësit po injorohen plotësisht. Në qendër të kësaj situate qëndron presidenti Avni Ponari, i cili po i merr frymën anëtarëve të federatës. Kjo ndodh pikërisht në një moment kur qeveria ka nisur reforma të thella nëpër bashki dhe institucione, përfshirë edhe sektorin e sportit. Në këtë tranzicion, ku drejtuesit e rinj nuk e kanë marrë ende në dorë situatën, Ponari duket se po shfrytëzon boshllëkun institucional për të marrë vendime të rënda financiare e ekonomike të njëanshme, duke ngarkuar klubet me tarifa absurde dhe duke u sjellë sikur federata është biznes privat, në thyerje të plotë me ligjin, rregulloren dhe statutin e federatës.
    Vendime ekonomike pa vulë, pa transparencë, pa diskutime dhe pa vizion
    Në vendimin e fundit – dhe jo të vetmin – dërguar klubeve nga zyra e FSHB-së, vihet qartë mungesa e çdo forme zyrtare: nuk ka vulë institucioni, nuk ka firmëtarë të vendimit, nuk ka asnjë element formal që ta bëjë atë dokument zyrtar. Në praktikë, një letër bakalli që klubet duhet t’i binden dhe mbi bazën e saj të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Kjo është një përdhosje e simboleve materiale të këtij institucioni, ndërkohë që shkeljet morale dhe statutore janë bërë tashmë rutinë e përditshme. Vendimet që prekin ekonominë e klubeve janë më të rëndësishmet, sepse përcaktojnë mbijetesën ose falimentimin e ekipeve. Por këto vendime, që duhet patjetër të kalojnë në Asamble si organi më i lartë dhe i vetëm me të drejtë vendimmarrjeje – nuk ndjekin rrugën e ligjshme te vendimmarrjes kolektive por, përkundrazi, ato kalojnë nëpër rrugë të ngushta tromboike, që po shkatërrojnë basketbollin shqiptar. Avni Ponari me sjelljen si pronar i federatës i merr vendimet vetë, ose me një rreth të ngushtë njerëzish që askush nuk i di kush janë, pasi këto letra pa vulë, pa procesverbal, pa numër anëtarësh të pranishëm për të parë kuorumin, janë tregues i një vendimmarrje të njëanshme pa diskutim, që kurrsesi një administratë nuk mund ta dërgonte pa bekimin e tij. Në injorim total të kërkesave të anëtarëve, kjo letër përcillet me paturpësi si për të thënë: “Nuk na plas për ekipet – bëjmë si duam, vetëm na jepni lekët.” Në vend të një reflektimi real, vazhdon me propagandë boshe, duke nxjerrë foto nga aktiviteti i falimentuar prej kohësh “3×3”, apo me eksperimente të dështuara për të shpikur basketboll në zona turistike, si kampet e lajmëruara për Përmet dhe Tropojë, ku për fat të keq nuk iu përgjigj askush. Për këto arsye, kjo zyrë e ka humbur të drejtën morale të quhet Federatë e Basketbollit – sot ajo është kthyer në Federatën e Turizmit dhe Turpit.
    Pse nuk pyetet Asambleja?
    Propozimi i kujt ishte 20%? Sa veta e miratuan? Pse nuk u thirrën palët e interesit për të shtruar në tavolinë problematikat reale? Në këtë vendim as nuk tregohet kush nga kryesia ka marrë pjesë, as nëse është bërë kuorumi i nevojshëm –  për të mos kaluar më tej që një pjesë e anëtarëve ende nuk janë të certifikuar për të marrë vendime nga gjykata. Dhe më e rënda: Asambleja është hequr nga loja, duke iu mohuar të drejtën ekskluzive që i jep statuti për të vendosur mbi çështjet madhore ekonomike. Pyetja është e thjeshtë: si mund të pranohen vendime të tilla, që prekin drejtpërdrejt jetën e klubeve, pa kaluar në Asamble? Si mundet disa individë të marrin në emër të gjithë federatës vendime që shkelin hapur çdo ligj, statut dhe rregullore? Pyetje që mbeten pa përgjigje – sepse ky president nuk pranon asnjë diskutim, nuk pranon konsultim dhe mbi të gjitha nuk pranon transparencë.
    Tallje me klubet që mezi mbijetojnë
    Si ka mundësi që Avni Ponari vazhdon të injorojë hapur problemet që klubet ngrenë çdo ditë? Në email-in e fundit që klubet i kanë dërguar federatës, Ponari ka përdorur madje tone ironike, duke u tallur hapur me ekipet që mbajnë gjallë këtë sport. Klubet e basketbollit në Shqipëri mezi arrijnë të përfitojnë një ndihmë minimale nga bashkitë. Një ndihmë që shpesh është e vetmja frymëmarrje ekonomike për të mbajtur gjallë aktivitetin. Dhe në vend që federata të jetë mbështetje, presidenti Ponari e përdor këtë si mundësi për t’ua marrë frymën klubeve. Prej gati dy dekadash në krye të federatës, Avni Ponari e ka kthyer institucionin në pronë private. Klubet trajtohen si skllevër, ndërsa federata përdoret si trampolinë për interesa të ngushta personale. Në këtë skemë, një rreth servilësh bën lojën e presidentit – me sekretarin pa shkollë Franko Bushati në krye – i cili nuk çon deri në fund as programet më minimale. Shembull tipik: projekti “Time Out” i nisur me bujë, i lënë në mes. Mesa duket, nuk është çështje paaftësie individuale, por një sistem i ngritur për të mbajtur peng basketbollin shqiptar. Një sistem i ndërtuar mbi kokëfortësi, qoka me shoqata, telefonata boshe dhe premtime të zbrazëta për “suport” – gjithçka për t’u përgatitur për ditën e madhe, kur elektorati i federatës të votojë sërish.
    Koha për përgjegjësi
    Në një vend normal, ky model drejtimi do të ishte shembulli se si nuk duhet udhëhequr një federatë. Në Shqipëri, vazhdon prej shumë vitesh. Pyetja që lind është: deri kur? A do të vijë dita që dikush t’i thotë “ndal” këtij presidenti që po shkatërron një sport të tërë? Shpresa e basketbollit shqiptar qëndron tek largimi sa më parë i Ponarit dhe hapja e një kapitulli të ri, ku talentet shqiptare të kenë fushë për të luajtur dhe ëndrrat e sportistëve të mos mbyten në ujërat e interesave personale.

  • Diar Libusha, talenti nga Peja që po ndriçon në arenën Evropiane të Basketbollit

    Diar Libusha, talenti nga Peja që po ndriçon në arenën Evropiane të Basketbollit

    Në mesin e talenteve që po përfaqësojnë me krenari Kosovën në Kampionatin Evropian për grupmoshën U16 (Divizioni B) në Shkup, një emër ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të basketbollit evropian: Diar Libusha. Ky 15-vjeçar nga Peja, me një gjatësi mbresëlënëse prej 2.02 metra, po konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të gjeneratës së re dhe një shpresë për të ardhmen e basketbollit kosovar.

    Libusha, që luan në pozitat 3 dhe 4, është një kombinim i rrallë mes fuqisë fizike dhe lëvizshmërisë në fushë. Në debutimin e tij në arenën evropiane, kundër Holandës, ai shënoi 9 pikë për vetëm 18 minuta lojë, duke u dalluar si një nga lojtarët më efikas të ekipit kosovar. Por, performanca e tij nuk ka qenë vetëm në aspektin ofenziv. Diari është treguar i shkëlqyer edhe në mbrojtje, duke fituar duele të rëndësishme dhe realizuar bllokime të sakta, si dhe ka demonstruar një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar aksionet e lojës, një cilësi që është tepër e çmuar nga trajnerët dhe ekspertët.

    Gjatë sezonit të fundit me klubin e tij, KB Borea, Libusha ka treguar një përkushtim të palëkundur, duke luajtur përkatësisht me ekipet U16, U18 dhe seniorët, dhe duke realizuar një mesatare prej rreth 20 pikësh për ndeshje në kampionatin e rregullt. Ai ka qenë një faktor kyç në arritjen e skuadrës U16 në finalen e kampionatit kombëtar, ku ata arritën vendin e dytë.

    Për Kosovën, prania e Diar Libushës dhe të rinjve të tjerë në arena ndërkombëtare është një simbol i rritjes dhe forcimit të basketbollit në vend. Diari është një shembull frymëzues, pasi është i vetmi basketbollist nga Peja që ka marrë ftesë për të luajtur në dy ekipet përfaqësuese U16 dhe U18 për vitin 2025. Pjesëmarrja e tij në këtë garë ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët shohin tek ai një të ardhme të ndritur në nivele evropiane dhe botërore.

    Kosova, megjithëse e vogël në sipërfaqe, ka treguar se mund të ofrojë talente të mëdha, të cilët mund të garojnë me sukses në arenën ndërkombëtare. Përmes paraqitjeve të tilla, si ajo e Diar Libushës, po ndërtohet një bazë e fortë për një të ardhme më të ndritur të basketbollit kosovar, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit të rinisë shqiptare për sportin. Në një grup të fortë me skuadra si Kroacia, Ukraina, Holanda, Danimarka dhe Islanda, qëllimi i ekipit kosovar mbetet një paraqitje dinjitoze që do të mbështesë rritjen e mëtejshme të basketbollit në Kosovë dhe promovimin e këtij sporti në arenën evropiane./KultPlus.com

  • Nga Gerti Çarçani/ Ca fjalë mbi basketbollin, 22 pikë për 40 minuta!

    Nga Gerti Çarçani/ Ca fjalë mbi basketbollin, 22 pikë për 40 minuta!

    Nga Gerti Çarçani
    U desh, nuk e di pse një postim “entuziast” i FSHB-së, mbi një humbje dërrmuese të Serbisë karshi 20-vjecareve të koshit, që më tej, me të drejtë apo pa të drejtë të lëshohej tërë dynjaja të fliste për këtë shifër, që as rezultat nuk mund të konsiderohet. Dikush madje, kishte hapur edhe librin e shtëpisë, madje, kish harruar vetëm “motrën” të shante për të gjithë ata që guxuan në të drejtën e tyre të quanin me gjithfarlloj epitetesh këtë rezultat, për hir të së vërtetës aspak dinjitoz. Përtej anës serbe që postoi këtë sukses, nuk e kuptoj ende se kush ishte ajo mendje e ndritur që, në mes të vapës, plazhit, start gushtit gjykoi që të ofronte për publikun në rrjete sociale një rezultat tërësisht për të ardhur keq.
    Në fakt, ata që duhej të reagonin të parët ishin dhe janë ata që konsiderohen apo vetëshpallen, edhe si kokat e mëdha të basketbollit ndër vite, për ti dhënë një kontur më amortizues kësaj paraqitjeje në publik.E për hir të së vërtetës nuk është rezultati i parë ky në këto nivele bastarde, ka patur edhe vite më parë, por këtë radhë mori më shumë konotacion pasi kundërshtari ishte Serbia, por edhe sepse vetë FSHB e serviri në tabakanë e saj sociale. Ku taktikisht edhe mund ta shmangte. Sepse kështu ishte në fakt.Për të ardhur në skanimin e plotë se: “Përse na rrahin e s’na lanë me qajt?”. Pavarësisht se kush, pse këto rezultate, e përse këto çirrje më pas për një situatë të tillë.
    FSHB ndër vite e ka konsideruar sukses një recetë të tillë organizimi, për të vetmen arsye: “Sepse ka zgjedhur primare pjesëmarrjen, se sa kualitetin”. Pra, mjafton të marrim pjesë, pavarësisht se si dalim. Dhe këtë e dikton edhe skema: Federata lekë s’ka (e në të vërtetë s’ka e s’ka), nëse doni ekip kombëtar moshash, gjeni lekë, bëni ekipin, merrni pjesë, arrini çfarë mund të arrini. Dhe një skemë e tillë ka ardhur, edhe si pasojë e mungesës së financimit real, pasi shteti çon në Koksh 2.5 milionë euro për basketbollin e aq për volejbollin dhe Federatat mbesin me nga një 100-she vjetore buxheti dhe me premtimin e vetë ish-basketbollistit dinamovit që në takimin e fundit elektoralo-sportiv në investimin e FSHF-së, teksa i fliste me nostalgji Pjerinit që kish përballë, federatave u thoshte: “E di që vuani për lekë, por, më mirë do të bëhet! Dhe ata u mbushën këtu! U mbushën shumë me oksigjen premtues se më e mira do të bëhet!”
    Por, përtej parave që janë jetike, skema e diktuar ç’proporcionale në raportin masivitet-cilësi, prej vitesh ka sjellë në ndërtimin e disa skuadrave që diktohen nga burimi i financimit, e që reflektojnë më pas në parketin e turpërimit. Rezultatet më tej janë spektakolare, sepse është vjelur ajo që është korrur, e thjeshtë. Në fushë luan çuni i babit, fjala që bie, gocë e mamit, djali i hallës, çuni i shokut, djali i djalit të bosit, që befas një ditë shndërrohen në një kualitet “të frikshëm” sportiv për të veshur fanellën e ekipit kombëtar! Përfundimi: 116-22, por mbase ka pas edhe më keq, por më keq se kaq nuk ka ku shkon.Ndoshta në anën e tij trajneri, apo team-menageri i ekipit në fjalë do të thoshte: “Në vend të më falenderoni që gjeta investimin, ngrita ekipin, mora pjesë në garë, pa asnjë lekë nga shteti e federata, tani më kërkoni edhe rezultate…”
    E ndoshta këtu për një moment edhe rri pak stand-bye, paçka se vetë nuk arrij dot kurrë ta kuptoj që në 4 perioda lojë, në 40 minuta në total kohë basketbolli, një ekip kombëtar të shënojë 22 pikë, ose 5.5 pikë në një period 10 minutëshe. Pyeta një mikun tim ish-basketbollist se në 10 minuta lojë sa sulme mund të ndërtohen në total në këto nivele, që ne kemi në basket dhe kur e zotërojmë ne topin. Për një periodë diku te 20-25 sulme më tha. E për këtë ne nxorrëm 5.5 pikë. Vërtetë kaq mundësi kemi të bëjmë në një 10-minutësh lojë? 5.5 pikë? Nuk e besoj kurrë. Edhe në këtë nivel që kemi, edhe në këtë standart të ngritur të ekipeve kombëtare: Financoje vetë dhe merr pjesë!
    Për arsye menaxheriale, apo financuese mbase nuk mund ta atakohet stafi teknik i kësaj kombëtareje, por, për 22 pikët në 40 minuta lojë basketbolli, teknikisht dhe profesionalisht ato duhet të japin një shpjegim, për të mos u mjaftuar vetëm me alibinë: Shteti ka braktisur sportin etj etj etj. Teknikisht, a ka një shpjegim? Mendoj që duhet të ketë, përtej slloganit të vazhdueshëm e të përhershëm që: Këtë nivel kemi, kaq takat kemi, më shumë se kaq nuk shkojmë e lloj lloj turlirash të tjera për të mbuluar atë që nuk mundet dot të mbulohet.
    E një shpjegim të tillë duhet ta japin ata që I kanë dhënë zë basketbollit, siç edhe thuhet, në formën e një rekomandimi, këshillimi, apo edhe shprehje opinioni, për të çuar një zë deri te presidenca e FSHB-së: Avni! Nuk shkon më ky mekanizëm përfaqësimi! Pavarësisht dëgjon apo nuk dëgjon zoti Ponari.Këta zëra tani evokojnë të kaluarën e viteve të vajgurit, kur me nostalgji të madhe proklamojnë triumfe “universalë” asokohe në basketbollin e meshkujve. Që personalisht nuk më rezulton që basketbolli i asaj kohe të këtë triumfuar në europë e botë në europianë, apo botërorë në ato vite. Për aq përfaqësim sa I kishte lënë edhe sistemi. Volejbolli po, me Ela Tasen e madhe e Moza Ibrahimin e profesor Tartarin, por basketbolli? Nuk di të ketë mrekulluar dynjanë në europë e botë. Po nejse histori tjetër. Kemi mbetur ende te 75-75 që mbase edhe vetë i zoti i punës e ka harruar…!
    Sot hodha unë ca rreshta mbi këtë sistem të ekipeve kombëtare të basketbollit, por zëri më kritik i mbetet njerëzve të fushës ti kushtojnë pak kohë edhe këtij sporti, që siç thonë i kanë dedikuar jetën e tyre. Të lënë për një moment tik-tokun e plazhit teksa u del “pa dashje” ndonjë shalë porto-rikaneje, apo ndonjë meme politike, por edhe ndonjë aksion për lirimin e hapësirave publike, e të merren pak për këtë gjë që siç shpesh thonë kanë lënë gjakun dhe jetën. Sepse në këtë mënyrë do të frenojnë “diarrenë” e rrjeteve sociale, dhe do të orientojnë gjithollogët për rezultate të tilla të basketbollit të moshave në ekipet tona kombëtare!
    Në mënyrë që, në një rrugë, apo tjetër ato ti japin një argument më shumë presidentit të basketbollit që ta rishohë me urgjencë këtë mekanizëm të ekipeve kombëtare. Ose, ose të rrimë të gjithë bashkë në të njëjtin oborr “masturbimi”, e të themi pas ndeshjes: Djali (vajza) miku, shoku, luajti sot në mënyrë të shkëlqyer, ishte në ditën më të mirë. Na rrahën me 50 pikë, po çfarë rëndësie ka. Rëndësi ka që dëfrehen, por mbi të gjitha që e kanë mësuar himnin më mire, se edhe vetë ata..! Me këtë sistem realisht jemi mirë: Vetëm përpara!

  • FSHB – MUZE TURPESH!

    FSHB – MUZE TURPESH!

    Adriatik BALLA
    Basketbolli është në pikë të hallit. Si të mos mjaftonin skandalet e njëpasnjëshme dhe rënia e cilësisë sportive në tërësi në garat kombëtare të basketbollit, vjen një disfatë në Europianin e moshës U-20 për femra ndaj Serbisë, që jo vetëm nxjerr zbuluar lakuriqësinë e basketbollit tonë, por na kujton se çdo term “arritje” në gojën e zyrtarëve të koshit është për t’u hedhur në kosh e njëherësh për të kujtuar komunitetin e basketbollit të reflektojë sa nuk është vonë për këtë situatë mjerane e pa perspektivë që ka mbërthyer basketbollin shqiptar. Më poshtë gazeta paraqet një analizë të bërë nga zhvillimet dhe rrethanat e krijuara, duke mos kursyer faktet, ironinë dhe goditjen në kokë të problemit, sepse problemi është pikërisht te kokat drejtuese të basketbollit tonë.
    “Muzeu i turpeve”
    Pas turpeve të njëpasnjëshme të Presidencës së Avni Ponarit dhe Sekretariatit të Franko Bushatit, “muzeut të turpeve” të FSHB-së i shtohet së fundmi edhe një tjetër suvenir i ndryshkur: humbja historike 116-22 e vajzave të U20 ndaj Serbisë, në një ndeshje të vlefshme për Kampionatin Europian U20. Një skandal mediatik që po përmbyt rrjetet sociale dhe opinionin sportiv. Kjo sigurisht nuk është faturë për trajnerin apo ndihmësit e tij, por për vetë FSHB-në dhe për ata që rrinë pas gardheve, duke çuar mesazhe me “litar” në zyrat e Presidentit dhe të Federatës. Për sa kohë kjo zyrë dëgjon fjalët e atyre që shiten se i duan të mirën basketbollit, por që nuk bëjnë tjetër veçse kujdesen për interesat e tyre të ulëta dhe të vogla dhe trullosin dynjanë me thashetheme, kjo federatë e lëkundur dhe pa vizion do të vazhdojë të prodhojë turpe dhe të mbushë “muzeun” e saj të konsoliduar të turpeve.
    FSHB: PA PROGRAM PUNE, PA STRATEGJI
    Ndërkohë që federatat serioze – si ajo e Kosovës – kanë më shumë se një muaj që kanë shpallur formatet dhe strategjitë e sezonit të ri, FSHB hesht. Nuk ka mbledhje, nuk ka konsultime me shoqatat, nuk ka platformë pune. Përkundrazi, kur shoqatat kërkojnë të japin kontributin e tyre me propozime konkrete, ato injorohen haptazi. Sepse këtij institucioni nuk i intereson as progresi, as transparenca. E vetmja gjë që funksionon janë tarifat e fryra dhe favorizimet për servilët.
    Franko Bushati: Sekretari “MEME”
    Pak orë më parë, Bushati, në një intervistë si i ftuar dhe spektator i një spektakli gjigant të organizuar nga Antonio Shabani dhe Roni Gjecaj në Shkodër, i mahnitur nga organizimi që s’ka lidhje me atë çfarë ai shet mend e fryhet nëpër intervista, tha me zë dhe figurë: “Duhet të lexoj rregulloren e 3×3 për të parë nëse sekretarët lejohen të luajnë.” Një deklaratë qesharake që do të trondiste çdo zyrtar të FIBA-s dhe që nxjerr në pah nivelin skandaloz të njohurive – një sekretar që nuk ka as idenë më minimale për detyrën që mban edhe pse tanimë ka dy vite në krye të FSHB. Për më tepër, në këtë event të mbajtur në Shkodër – ndryshe nga ai i organizuar po në Shkodër nga federata e Ponarit dhe Bushatit – pjesëmarrja dhe entuziazmi bënë diferencën e asaj që di të bëjë FSHB dhe individë që e duan atë që bëjnë, si Antonio Shabani dhe Roni Gjecaj. Për t’u theksuar janë dhe eventet javore që bën drejtori i këtij formati 3×3, që vetëm me formatin 3×3 nuk kanë lidhje, luajnë vetë ekipet e të punësuarve të federatës dhe fitojnë po vetë ata, pastaj dalin po vetë foto në rrjete sociale. E turpshme! Pra, shqetësimi për sekretarin nuk është përgatitja për sezonin e ardhshëm, por mundësitë për të luajtur vetë. Nuk çuditemi që me firmë të presidentit dhe sekretarit të na vijë një rregullore me tarifa të dyfishuara dhe rregulla të shpikura në mbështetje dhe favorizim të servilëve të FSHB-së, që kanë kontribuar me komente dhe mesazhe pozitive në rrjete sociale apo telefonata e mesazhe drejtuar presidentit apo sekretarit. Çfarë strategjish sportive dhe financiare ka FSHB pas shumë viteve eksperiencë në europiane moshash? Natyralisht lindin pyetjet, ku rezultatet janë njësoj ose më keq nga vitet e para të pjesëmarrjes:

    Ku shkojnë fondet e destinuara për ekipet kombëtare, kur trajnerëve u kërkohet të financojnë vetë?
    Ku shkojnë të ardhurat e gjeneruara nga shifrat e çmendura të federimeve të shoqatave?
    Ku janë strategjitë e kualifikimeve të trajnerëve? Mos ndoshta shkojnë në xhepat e Ponarit dhe Bushatit, sepse këta në dalje televizive thonë që këto pagesa shkojnë për kombëtaret e moshave, por në realitet të gjithë e kanë marrë vesh që kombëtaret e moshave po mbahen nga investimet e trajnerëve. Një turp akoma më i madh.
    Kush mban përgjegjësi për turpet e padinjitetshme me përfaqësimet kombëtare?
    Ku janë anëtarët e kryesisë që duhet të kundërshtojnë çdo vendim arbitrar dhe klientelist të presidentit?
    Ku janë komisionet që duhet të bëjnë analizat e performancave sportive dhe atyre financiare?

    I vetmi komision që ekziston në këtë federatë të kalbur është Komisioni i Disiplinës që merr vendime sipas tekave të presidentit dhe sekretarit dhe ka në përbërje “vezirë me pagesë”. Po ashtu ekziston dhe SPOC, që nuk e morëm vesh se për çfarë shërben dhe kujt i intereson që linçohen personazhe pa identitet dhe pa eksperiencë. Nga kush duhet të presim përgjigje, çfarë presim për një Asamble të Jashtëzakonshme???? Ndërkohë që çdo anomali e kësaj federate pëshpëritet rëndom kafeneve dhe rrjeteve sociale, asgjë nuk thuhet me zë se basketbolli shqiptar po mbahet peng nga dy-tre njerëz që nuk kanë as moralin të përgjigjen para votuesve të tyre.
    Çfarë presim të na bëjnë më shumë se injorimi, paaftësia për të na drejtuar, tallja publike që na bëjnë duke u prezantuar me anadollakë si në arenën kombëtare ashtu dhe në atë ndërkombëtare, zhvatja me tarifat më të larta në rajon dhe Evropë, shpikje skemash me baza financiare dhe jo aftësish profesionale, largim dëshire për tu marrë me basketboll? Ndërkohë që presim e-mailet për Asamblenë e kërkuar dhe dërgimin e njoftimit për ndryshime në rregulloren e 2025-26 dërgon njoftime klinikash, duke treguar se po bën punë, kur ato njoftime si vlejnë askujt veçse atyre që zgjedh vetë për t’i kualifikuar, se të tjerët ndjekin dhe certifikohen nga patenta prestigjioze por që FSHB nuk di t’i lexojë.

  • Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, një i arrestuar, disa merren në pyetje

    Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, një i arrestuar, disa merren në pyetje

    Një person është arrestuar ndërsa të tjerë janë marrë në pyetje në lidhje me thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar të më 2 gusht mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut . 

    “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes, të bëra në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrit të Jashtëm, Panço Toshkovski, dhe zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, në ndeshjen e fundjavës. 

    I arrestuari është një 30 vjeçar.  S.M. (30) dyshohet se është përpjekur për të sjellë postera me përmbajtje fyese. 

    “Lidhur me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, dhe pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë, përfshirë edhe ndjekje penale. Sot, oficerët e Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria S.M. (30) nga Kumanova, i cili dyshohet se është përpjekur të sjellë një pano me përmbajtje fyese gjatë pushimit mes pjesëlojëve të ndeshjes së basketbollit. Pasi të sqarohet plotësisht rasti, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. 

    Ministria ka thënë se policia do të jetë jashtëzakonisht rigoroze ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht çdo thirrjeje ofenduese të bazuar në përkatësi kombëtare, etnike ose fetare. 

    “Kjo do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër, pa asnjë tolerancë. Vetëm brohoritjet dhe brohoritjet e ndershme sportive mund të na sjellin sukses, fitore dhe gëzim sportiv”, thuhet nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. 

    Udhëheqësit e tifo grupit “Kumani” mohojnë fajësinël, ka njoftuar “Alsat M”. Në mesin e të intervistuarve kanë qenë disa pjesëtarë të grupit.