Tag: basketball

  • Hapoel kryeson i vetëm Euroleague, paraqitje e mirë e ekipeve greke, fitojnë edhe Real e Barcelona

    Hapoel kryeson i vetëm Euroleague, paraqitje e mirë e ekipeve greke, fitojnë edhe Real e Barcelona

    Hapoel tel Aviv vazhdon të kryesojë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të raundit të 13-të. Skuadra izraelite, që debuton në këtë turne, fitoi 105-83 në Itali ndaj Armani Milano dhe udhëheq e vetme klasifikimin.
    Në vendin e dytë janë dy skuadrat greke. Olympiacos fitoi 98-86 ndaj Paris Basketball, ndërsa Panathinaikos mposhti 103-82 Dubai Basketball. Bashkë me to, në trion që formon vendin e dytë është edhe Crvena Zvezda, që u mund 76-73 nga Valencia .
    Skuadra turke e Anadolu Efes mposhti në sekondat e fundit 74-73 Barcelonën, ndërsa po “in extremis“ fiton Real Madrid, që mundi 100-99 Zalgiris Kaunas. Fitojnë sërish kampionët në fuqi të Fenerbahce, që u mundën 99-87 Partizan Beograd.
    Euroleague – Raundi i 13-të
    Villeurbanne – Monaco, 52-84
    Annadolu Efes – Barcelona, 74-73
    Panathinaikos – Dubai Basketball, 103-82
    Armani Milano – Hapoel Tel Aviv, 83-105
    Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 100-99
    Olympiacos – Paris Basketball, 98-86
    Virtus Bologna – Maccabi Tel Aviv, 99-89
    Partizan Beograd – Fenerbahce, 87-99
    Baskonia Gasteiz – Bayern Munich, 95-73
    Valencia Basket – Crvena Zvezda, 76-73

  • Euroleague “zgjerohet” me 20 skuadra, pjesëmarrëse edhe një skuadër nga Arabia

    Euroleague “zgjerohet” me 20 skuadra, pjesëmarrëse edhe një skuadër nga Arabia

    Më datën 30 shtator do të nisë sezoni 2025-2026 në Euroleague, eventi më i rëndësishëm kontinental në basketboll për meshkuj. Këtë vit do të jenë 20 skuadra që do të marrin pjesë në garë për trofeun.
    Pra, dy më shumë. Listës së skuadrave i janë shtuar Hapoel Tel Aviv dhe Dubai Basketball, ndërkohë që rikthehet Valencia Basket, që zë vendin e Alba Berlin. Për herë të parë në këtë kompeticion merr pjesë një skuadër arabe.
    Sipas rregullores, 6 ekipet e renditura në 6 vendet e para të sezonit të rregullt kualifikohen direkt në cerekfinalet play off. Skuadrat e renditura në ve ndet 7-10 do të luajnë në play out, për dy cerekfinalistet e fundit.
    Sezoni i rregullt do të përfundojë më 17 prill 2026. Do të luhet me sistem vajtje-ardhje, pra gjithsej do të luhen 38 javë. Skuadra turke e Fenerbahce është kampione në fuqi, ndërkohë që “final four” do të luhet në Athinë.
    Ekipet pjesëmarrëse: Anadolu Efes, Barcelona, Baskonia Gasteiz, Bayern Munich, Crvena Zvezda, Dubai Basketball, Armani Milano, Fenerbahce, Hapoel Tel Aviv, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Monaco, Olympiacos, Panathinaikos, Paris Basketball, Partizan Beograd, Real Madrid, Valencia Basket, Virtus Bologna, Zalgiris Kaunas.