Ka nisur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, kampionat ku të 12 ekipet janë të përfshira në një grup të vetëm. Tirana e nis mbarë këtë edicion, duke mundur 94-84 Fieri basket në “Fahrie Hoti”.
Bardheblutë u shkëputën 30-11 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund, duke mos lejuar miqtë nga Fieri të fitojnë. Massie me 21 pikë e Nika me 19 pikë u dalluan për kryeqytetasit.
Fitore të rëndësishme korri Elbasani, që në fushën e tij mundi 98-64 Pogradecin. Edhe këtu, vendasit u shkëputën që në fillim, duke administruar e thelluar avantazhin deri në fund (5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit).
Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 89-81 Kamza Basket, duke marrë dy pikët e para. Ndeshje e vendosur në periodën e dytë, me durrsakët që shkëputen dhe menaxhojnë epërsinë deri në fund (dyshja Wright-Goetz 42 pikë së bashku).
Superliga-Meshkuj, java e parë
Kamza Basket – Teuta, 81-89
Elbasani – Pogradeci, 98-64
Tirana – Fieri Basket, 94-84
Skënderbeu – Apolonia, 5 tetor
Partizani – Besëlidhja, 6 tetor
Vllaznia – Flamurtari, 6 tetor
Renditja: Elbasani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Teuta 2 pikë, Kamza basket 1 pikë, Fieri Basket 1 pikë, Pogradeci 1 pikë, Partizani 0 pikë, Besëlidhja 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.
Tag: basket
-

Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin
-

Igli Zejno rrëfen të bërat dhe të pabërat e rrugëtimit të tij në basketboll
Basketbolli mbylli sezonin me jo pak probleme. Natyrisht niveli i garave në basketbollin tonë lë për të dëshiruar, sikurse dhe audienca, e cila nuk është në lartësinë e kërkuar, gjë që e shprehin sallat me pak spektatorë që ndjekin ndeshjet. Por ka dhe përpjekje titanike që bëhen nga individë dhe klube të caktuara për të mbajtur basketbollin gjallë e me nivel të kënaqshëm. Për të mësuar se si perceptohet basketbolli në terren, sidomos në një akademi me ekipe zinxhirë moshash, gazeta “SOT”, intervistoi kryetrajnerin e ekipeve zinxhir të Akademisë “Goga Basket”, Igli Zejno, i cili foli për karrierën e tij, për sfidat me të cilat është përballur, arritjet në krye të ekipit vajza U-20, por edhe “plasaritjet” e krijuara në raport me Federatën Shqiptare të Basketbollit, e cila i mbyll dyert në momentin e tij më të mirë. Zejno shpalos edhe mjaft objektiva personalë që ka për në vazhdim, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e përfshirjes të sa më shumë elementëve të rinj në ekipet e basketbollit dhe rritjen e cilësisë së garave, pa harruar apelin që FSHB duhet të dijë të menaxhojë marrëdhëniet me klubet. Ai mbetet i vendosur ta çojë më tej punën e bërë tek Akademia “Goga Basket”. Këto e shumë të tjera vijnë për lexuesit në intervistën e mëposhtme.
– Igli Zejno, kryetrajneri i ekipeve zinxhir të Akademisë Goga Basket si dhe Drejtori Sportiv në të njëjtën kohë prej disa vitesh, si do ta përshkruash këtë eksperiencë?
– Së pari faleminderit për ftesën dhe për vëmendjen që ju i kushtoni basketbollit në gazetën tuaj çdo javë! Eksperienca ime në këtë akademi ka filluar që në moshë të hershme si lojtar për ekipet zinxhirë si dhe kam qenë pjesë e ekipit të parë të krijuar nga Goga Basket. Aventura ime si trajner në këtë akademi ka nisur përpara tre sezonesh, ku në vitin e parë kisha pozicionin si trajner i moshave U16 djem dhe vajza dhe zv.trajner i moshave U18. Në sezonin e dytë dhe të tretë kam mbajtur rolin e drejtorit sportiv si dhe kryetrajner i moshave U-16, U-18, U-20 djem dhe vajza. Në këto dy sezone kemi arritur të fitojmë 2 kampionate U18 djem dhe U20 vajza si dhe të marrim 3 medalje nënkampion të Shqipërisë 2 herë U16 vajza dhe një herë U18 vajza! Qëllimi jonë kryesor ka qenë zhvillimi dhe katapultimi i lojtarëve të rinj dhe lojtareve të reja në elitën e basketbollit brenda dhe jashtë Shqipërisë .
– Jeni trajneri i ekipit kampion të vajzave U-20. Komentet tuaja për këtë kampionat, për organizimin, risitë te Goga Basket, objektivat?
– Kampionati U-20 ishte një risi në basketbollin shqiptar si dhe një mundësi për djem dhe vajza të reja që të shprehin talentin dhe punën e tyre në një kompeticion të dedikuar posaçërisht për ta duke qenë se Superliga Shqiptar për djem dhe vajza është e dominuar kryesisht nga lojtarë të huaj ku elementët e rinj nuk kanë mundësi të sigurojnë minuta dhe ndonjëherë as një vend në stolat e ekipeve. Goga Basket arriti të shkruajë historinë duke ngritur kupën e kampionatit të parë të organizuar për U-20 vajza, kjo falë përkushtimit dhe punës të jashtëzakonshme të lojtareve tona. Do të doja që pjesëmarrja në këto kampionate të ishte më e madhe për ta bërë garën dhe kompeticionin sa më të fortë dhe të bukur. Objektivi për Goga Basket është krijimi i një ekipi të parë tek femrat për t’i dhënë mundësinë vajzave të akademisë tonë pas gjithë këtyre arritjeve ndër vite të luajnë në elitën e basketbollit shqiptar.
– Igli Zejno trajneri i vendit të 3-të të Europianit U16 vajza, për vitin 2024, si do ta përshkruani këtë eksperiencë ?
– Përfaqësimi i kombëtares shqiptare në një Europian për mua ishte një krenari dhe një kënaqësi e madhe. Faktikisht kjo kombëtare mu ofrua në momentin e fundit dhe pritshmëritë që federata kishte për këtë ekip ishin shumë të ulëta, kjo u tregua nga suporti që ata na dhanë duke mos u paraqitur asnjë zyrtar i federatës në 14 ditë grumbullim madje as edhe për t’i uruar vajzave suksese dhe një rrugë të mbarë! Si dhe fakti që në arritëm në shtetin ku zhvillohej ky kampionat (Gjibraltar) vetëm 12 orë para ndeshjes së parë ndërkohë që kundërshtari jonë i asaj ndeshjeje kishte arritur 2 ditë përpara. Gjithashtu, ne si staf trajnerësh dhe lojtarët duhet të lanim uniformat e kombëtares me lekët tona. Pavarësisht të gjithave, 12 vajzat e grumbulluara në këto 14 ditë punuan fort, ndoqën planin e stërvitjes dhe dhanë maksimumin ende pa arritur në kampionatin Europian. Kjo punë u shpërblye duke marrë 3 fitore dhe 2 humbje në kompeticion dhe duke u kthyer në shtëpi me medaljen e vendit të 3-të.– Jemi në dijeni që keni aplikuar për të qenë trajneri i një ekipi kombëtar për vitin 2025? Cili ka qenë ai dhe pse ju nuk u përzgjodhët ?
– Kam lexuar gazetën tuaj të fundit ku keni folur hapur se si funksion “tenderi” i kombëtareve. Kam fatin të jem pjese e një Akademie si Goga Basket ku presidenti Perikli Goga ndër vite ka suportuar ekipet kombëtare duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet dhe shërbimet e kësaj strukture. Është e vërtetë që këtë vit kam aplikuar për të vazhduar punën e vjetshme me kombëtaren U18 duke i komunikuar federatës që kishim mundësinë të ishim në finale të këtij kompeticioni. Por, edhe pse ne si Akademi plotësuam kërkesën për të grumbulluar ekipin kombëtar në ambientet tona me shërbimet maksimale, federata nuk vendosi që në këtë ekip kombëtar të isha unë trajner. Arsyen sepse mund t’jua shpjegojnë personat përgjegjës në federatë. Për këto vendime, zoti Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtori Teknik i kombëtareve i cili, siç keni shkruar dhe ju, faktikisht ka emëruar veten trajneri i kombëtares U18 djem.
– Si kanë qenë marrëdhëniet institucionale me organizmin qendror, FSHB? A ka vend për përmirësime? Dhe nëse po, si mendoni ku dhe si mund të jenë ato?– Siç thashë edhe më sipër presidenti i kësaj strukture, e cila duhet theksuar që është më e mira në rajon, ka qenë mbështetës ndër vite për të gjitha ekipet kombëtare, për ekipet e rritura dhe ekipet e moshave. Një marrëdhënie e cila është sfumuar së fundmi për mendimin tim për arsye të keqmenaxhimit të federatës. Në 3 vite që unë jam pjesë e kësaj akademie kam parë të zhvillohen mbi 10 ndeshje të ekipit kombëtar A meshkuj dhe femra si dhe kampionatin europian U18 femra, e po ashtu dhe shumë finale dhe kupa të organizuara të Superligës shqiptare ku infrastruktura jonë është e vetmja në Shqipëri ku mbas ndeshjes FSHB nuk gjobitet nga FIBA. Për mendimin tim federata jonë dhe presidenti i saj duhet të gjejnë personat e duhur për të menaxhuar këtë marrëdhënie.
– Ju jeni pjesë e një akademie që për hir të së vërtetës është më e kompletuara me infrastrukturë sportive dhe aksesore ndihmës në vendin tonë. Si mendoni që mund të jenë format e zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërmjet jush e FSHB-së?
– Akademia jonë e shfrytëzon maksimalisht infrastrukturën sportive dhe aksesorët ndihmës, duke qenë se jemi pjesëmarrës në çdo aktivitet dhe kampionat të FSHB, ku vetëm këtë sezon duke marrë pjesë me 8 ekipe djem dhe vajza! Këtë vit ne i kemi ofruar FSHB-së ambientet tona si fusha dhe zyra për t’i shfrytëzuar për të mirën e ekipeve kombëtare, për grumbullime gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm 10 ditë para kompeticionit, si dhe projekte, trajnime dhe klinika. Por zyrtarët e federatës, për arsye që mund t’i shpjegojnë vetëm ata, refuzuan ofertën tonë. Refuzuan pa na dhënë një arsye specifike.
– Disa komente apo mesazhe mbi basketbollin shqiptar?
– Për mendimin tim basketbolli shqiptar është në krizë dhe kjo duket nga finalet e Superligës ku në 3 ndeshje pallatet e sportit ngelën gati bosh. Sidomos kjo e krahasuar me finalet e kampionatit kosovar, ku nuk gjen stola bosh në pallatet e sportit. Gjithashtu, elementët e rinj janë në zhdukje dhe kjo jo sepse nuk kemi djem dhe vajza të talentuara por sepse ata nuk gjejnë dot një hapësirë në ekipe ku mbizotërojnë lojtarët e huaj. Një tjetër problem janë tarifat e larta ku vetëm për të marrë pjesë me një ekip 16-vjeçarësh duhet t’i paguajmë federatës 100.000 lekë të reja si dhe transferimi i një lojtari kushton 30.000 lekë të reja duke e krahasuar përsëri me Kosovën ku transferimi i një lojtari në ekipin U18 kushton me jo me shumë se 50 euro.
– Çfarë pritet në të ardhmen e afërt dhe të largët nga Igli Zejno?
– Në të ardhmen e afërt e shikoj veten në këtë Akademi duke vazhduar punën e nisur me të njëjtin pasion dhe dedikim që nga dita e parë. E ardhmja e largët nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ketë rezervuar, por shpresoj trajner në nivelet e larta të basketbollit.
Intervistoi: Adriatik BALLA -

Basket nën kostum politik: shfaqet Edi Rama i Lindjes së Mesme
Ngjashëm si Rama, i cili hera herës shfaq të dikurshmen e tij sportive si basketbollist, ku në rastet e ballafaqimit me ndonjë kosh rrëmben topin dhe gjuan e ku jo gjithnjë shënon, i tillë është shfaqur dhe së fundi dhe presidenti sirian Ahmed al Sharaa.
Nuk dihet nëse ka luajtur basket në rininë e tij, por nga përdorimi i topit dhe gjuatjet, si dhe nga shtati, ngjan që po.
Së fundi, al-Sharaa është kapur në video që është bërë virale ë mediat sociale, në të cilën al-Sharaa, në të cilën ai argëtohet në një fushë basketbolli të hapur në Damask me këmishë dhe kravatë, duke demonstruar aftësitë e tij në këtë lojë me dorë.
Dhe nga koshat e realizuar duket se zotëron shumë më tepër talent se Rama, i cili dhe vetë e ka pranuar se nuk ka qenë fort i talentuar në sportin e njohur të shtatlartëve.A video showing Syrian President Ahmad al-Sharaa and Foreign Minister Asaad al-Shaibani playing basketball on a court in Damascus becomes a trend on social media. pic.twitter.com/JNxmwHma8F
— Levant24 (@Levant_24_) May 6, 2025Me të është edhe ministri i Jashtëm Asad al-Shaibani, i cili po përpiqet ta konkurrojë në aftësi koshshënuese presidentin e qeverisë siriane, pra eprorin e tij shtetëror e politik. /tesheshi.com/
-

Besëlidhja fiton pa probleme ndaj Tiranës, Teuta bën detyrën ndaj Kamza Basket
Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja korri fitoren e 19-të, duke fituar pa shumë vështirësi ndaj Tiranës në “Asllan Rusi” me rezultatin 88-70.
Një ndeshje e komanduar nga skuadra kampione, që u shkëput që në 10-minutëshin e parë dhe më pas administroi avantazhin deri në fund. Pesë lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jefferson për Tiranën.
Fitore të lehtë korri Teuta, që në fushën e saj mundi thellë 107-65 Kamza Basket, tashmë të rënë në Kategorinë e Parë. Një ndeshje pa histori, komanduar nga durrsakët, ku u dalluan Powell me 33 pikë e Gorea me 25 pikë.
Superliga-Meshkuj, java e 20-të
Teuta – Kamza Basket, 107-65
Besëlidhja – Tirana, 88-70
Vllaznia – Apolonia, 6 prill
Renditja: Besëlidhja 39 pikë, Teuta 31 pikë, Apolonia 28 pikë, Tirana 28 pikë, Vllaznia 26 pikë, Kamza Basket 24 pikë.