Tag: bashtovës

  • Zbulohet porti lumor gjatë restaurimit të Kalasë së Bashtovës 

    Zbulohet porti lumor gjatë restaurimit të Kalasë së Bashtovës 

    Kalaja e Bashtovës më parë u përfshi në një projekt restaurimi, por gjatë tij u zbulua porti lumor. Me mbështetjen BE-së nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS, projekti restauroi muret e shekullit XV. Në materialin e publikuar në faqen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, thuhet se në anën e djathtë të hyrjes kryesore të Kalasë së Bashtovës në Rrogozhinë, në atë që besohej të ishte një nga kullat, arkeologët kanë zbuluar portin lumor të kalasë, i cili e lidhte atë me kanalin e lumit, duke mundësuar transportin e mallrave nga kalaja në det dhe porte të tjera. Kjo është një nga gjetjet kryesore të një projekti njëvjeçar restaurimi të mbështetur nga “BE për Kulturën”. Projekti, i paraprirë nga gërmime dhe studime arkeologjike, synonte ta kuptonte më mirë kështjellën fushore prej 5.400 m², të ndërtuar diku në shekullin e 15-të.
    “Kjo është shumë e rëndësishme. Le të mendojmë se si dukej ky terren 500 vjet më parë, kur u ndërtua. Lumi Shkumbin tani është relativisht afër, deti është afër dhe tani ka një fushë dhe disa pyje në mes. Gjatë gërmimeve, arkeologët tanë zbuluan se dyshemeja origjinale e kalasë shtrihet 1.7 metra nën nivelin aktual”, thotë Lejla Hadzic, Këshilltare për Trashëgiminë Kulturore në UNOPS Albania, partneri zbatues i programit “BE për Kulturën”. “Tani mund ta kuptojmë se e gjithë zona ishte pothuajse dy metra më poshtë. Kjo do të thotë që lumi do të ketë ardhur shumë më afër kalasë, gjë që, sigurisht, shpjegon faktin që kalaja ka shumë të ngjarë të ishte mbi lumë. Kjo, padyshim, e forcon arsyetimin se pse u ndërtua kjo kala fushore, me shumë gjasa për të shërbyer si një pikë e vogël mbrojtëse ku tregtarët dhe prodhuesit nga zona do të vinin për të shkëmbyer mallra”, shpjegon ajo. Parë nga kullat e kështjellës, e gjithë zona e mbrojtur mbulon një sipërfaqe prej 646.000 m². Dikur, ajo u shërbente tregtarëve që shkonin e vinin, duke lidhur njerëz, qytetërime dhe kultura, ku tregtoheshin drithëra dhe tekstile. E ndërtuar nga venedikasit dhe më vonë e pushtuar nga osmanët, të cilët ndërtuan një xhami dhe rindërtuan një pjesë në anën perëndimore, arkeologët kanë zbuluar gjithashtu, gjatë një prej studimeve të tyre jashtë njërës prej kullave, një pjesë të një shtegu që mund ta ketë lidhur kështjellën me rrugën “Egnatia”.
    Programi “BE për Kulturën” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.

  • Rama: Kalaja e Bashtovës, një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin

    Rama: Kalaja e Bashtovës, një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin

    Kalaja e Bashtovës është rihapur si një qendër kulturore falë programit “EU4Culture” të financuar nga Bashkimi Evropian.

    E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, restaurimi i kalasë së Bashtovës ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga kalaja e Bashtovës, duke e cilësuar atë si “një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike”.

    Rama u shpreh se kalaja e Bashtovës “ka rilindur duke hapur dyert për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”.

    Kalaja e Bashtovës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga viti 1948 dhe kandidate për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga 23 sitet e trashëgimisë që po restaurohen përmes programit EU4Culture, një program prej 40 milionë eurosh i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./atsh

  • Restaurohet kalaja e Bashtovës, ministri Gonxhja: Gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës shqiptare dhe të Ballkanit

    Restaurohet kalaja e Bashtovës, ministri Gonxhja: Gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës shqiptare dhe të Ballkanit

    Ministri Blendi Gonxhja ka publikuar disa pamje nga ceremonia e inaugurimit pas restaurimit të Kalasë së Bashtovës.

    Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë, u inaugurua e restaurua falë mbështetjes së Bashkimit Europian nëpërmjet programit #EU4Culture zbatuar nga UNOPS.
    Nga një monumentet e së kaluarës, Bashtova kthehet sot në një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
    “Ky investim është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke dëshmuar se integrimi europian sjell rezultate konkrete për qytetarët.
    Me qendrën e vizitorëve dhe funksione të reja kulturore e turistike, Kalaja e Bashtovës është tashmë gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës së kalave shqiptare dhe të Ballkanit”, tha Ministri.

    Top Channel

  • Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët, Rama: Ka rilindur si një hapësirë moderne për kulturën e turizmin

    Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët, Rama: Ka rilindur si një hapësirë moderne për kulturën e turizmin

    Kalaja e Bashtovës është rikthyer sërish në vëmendjen e vizitorëve, pasi ajo ka rihapur dyert nga restaurimet e bëra.
    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga ky monument kulturor i rëndësishëm, ku shfaqen vizitorët apo evente të ndryshme të ndodhura aty. Krahas fotove, Rama shkruan se kjo kala është kthyer tashmë në një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
    “Kalaja e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike, ka rilindur duke hapur dyet për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”, shkruan Rama.

    Restaurimi i Kalasë së Bashtovës është pjesë e programit të BE-së për kulturën, i cili ka për qëllim rijetëzimin e 21 siteve historike në të gjithë Shqipërinë, duke i kthyer në burime zhvillimi ekonomik dhe social.
    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Bashkimit Europian, UNOPS-it dhe institucioneve shqiptare, Kalaja e Bashtovës jo vetëm që është shpëtuar nga degradimi, por është transformuar në një qendër të re kulturore dhe turistike për rajonin.

  • Rihapet sot për publikun pas restaurimit Kalaja e Bashtovës

    Rihapet sot për publikun pas restaurimit Kalaja e Bashtovës

    Kalaja e Bashtovës ka rihapur sot dyert për publikun pas restaurimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”.

    Nga panairi, te koncertet dita e sotme është e mbushur plot aktivitete në Kalanë e Bashtovës. Të pranishmit mund të vizitojnë panairin me produktet e zonës. Gjithashtu do të ketë aktivitete dhe lojëra për fëmijë e të rinj.

    Në hapjen e Kalasë së Bashtovës nuk mungon edhe ekspozita e makinave nga “Retro Albania” dhe e motorëve ikonikë nga “Steel Wings Albania”.

    Gjithashtu të pranishmit kanë mundësinë të eksplorojnë kalanë nëpërmjet realitetit të shtuar (AR).

    Mbrëmja vazhdon me koncertin e Rona Nishliut dhe Gent Rushit dhe me pjesëmarrjen e DJ Rossa.

    E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, përmes programit EU4Culture. Restaurimi ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument./atsh

  • Kalaja e Bashtovës rihapet më 29 gusht pas restaurimit

    Kalaja e Bashtovës rihapet më 29 gusht pas restaurimit

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se Kalaja e Bashtovës do të rihapet për vizitorët më 29 gusht, pas restaurimit të realizuar si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

    “Dikur pothuajse e harruar dhe e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës po rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe programit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS,” njofton Gonxhja.

    Ceremonia e rihapjes do të zhvillohet më 29 gusht, në orën 16:00, ku vizitorët do të kenë mundësinë të dëshmojnë nga afër transformimin e këtij monumenti historik.

    Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.

    Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

    Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike./atsh/KultPlus.com

  • Kalaja e Bashtovës gati të presë vizitorët, më parë u përfshi në restaurim si pjesë e programit “EU4Culture”

    Kalaja e Bashtovës gati të presë vizitorët, më parë u përfshi në restaurim si pjesë e programit “EU4Culture”

    Kalaja e Bashtovës, që është edhe një nga më të veçantat në vendin tonë me përfundimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin do të mirëpresë vizitorët. Kalaja e Bashtovës u përfshi në restaurim, si pjesë e programit “EU4Culture”, ku një aktivitet do të zhvillohet në ditët e fundit të këtij muaji. Në faqen e Delegacionit të BE-së në Shqipëri bëhet me dije se në këtë aktivitet do të shihet se si kjo kala dikur e braktisur është rikthyer në jetë. “Më 29 gusht, ejani dhe dëshmoni transformimin e Kalasë së Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot e rikthyer në jetë dhe gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”, zbatuar nga UNOPS. Bashkohuni me ne në një aktivitet të hapur për publikun që sjell historinë në jetë me mure të restauruara, një qendër të re vizitorësh dhe një eksperiencë multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.
    Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, thuhet për aktivitetin që nis në orën 18:00. E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII.

  • Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë, event i hapur për vizitorët më 29 gusht

    Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë, event i hapur për vizitorët më 29 gusht

    Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit EU4Culture, i zbatuar nga UNOPS.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të marrin pjesë në një aktivitet të hapur për publikun më 29 gusht, i cili sjell historinë në jetë përmes mureve të restauruara, një qendre të re vizitorësh dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, deklaroi ministri Gonxhja.Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik, rreth 2 km nga fshati Vilë Ballaj. Në mesjetë, kjo zonë shërbente si port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe ishte pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike.Detaje eventi:📅 Data: 29 gusht📍 Vendi: Kalaja e Bashtovës, Rrogozhinë🕕 Ora: 18:00Vizitorët janë të ftuar të përjetojnë transformimin e një prej monumenteve më të rëndësishme historike në Shqipëri dhe të bashkohen në këtë aktivitet të veçantë kulturor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit EU4Culture, i zbatuar nga UNOPS.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të marrin pjesë në një aktivitet të hapur për publikun më 29 gusht, i cili sjell historinë në jetë përmes mureve të restauruara, një qendre të re vizitorësh dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, deklaroi ministri Gonxhja.Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik, rreth 2 km nga fshati Vilë Ballaj. Në mesjetë, kjo zonë shërbente si port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe ishte pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike.Detaje eventi:📅 Data: 29 gusht📍 Vendi: Kalaja e Bashtovës, Rrogozhinë🕕 Ora: 18:00Vizitorët janë të ftuar të përjetojnë transformimin e një prej monumenteve më të rëndësishme historike në Shqipëri dhe të bashkohen në këtë aktivitet të veçantë kulturor.

  • Kalaja e Bashtovës hap dyert për vizitorët pas restaurimit

    Kalaja e Bashtovës hap dyert për vizitorët pas restaurimit

    Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian nëpërmjet programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi sot të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të bashkohen në një aktivitet të hapur për publikun, i cili do të sjellë historinë në jetë, përmes mureve të restauruara, një qendre të re për vizitorët, dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.

    Aktiviteti do të mbahet më 29 gusht.

    “Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, theksoi ministri Gonxhja.

    Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.

    Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

    Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike./atsh/KultPlus.com

  • Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Në kalanë e Bashtovës, e cila iu nënshtrua një restaurimi të plotë për rijetësimin e saj, janë zbuluar gjetje arkeologjike.

    Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se këto gjetje hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit.

    “Bashkë me lajmin e mirë të restaurimit të kalasë unike të Bashtovës, vjen dhe ai i gjetjeve arkeologjike, që na hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit”, u shpreh kryeministri në rrjetet sociale.

    “Sipas studimeve në kala ka gjurmë të periudhës otomane të shek. XVIII, bëhet fjalë për gjylet e përmasave të ndryshme si dhe materiale qeramike të së njëjtës periudhë”, u shpreh Kryeministri.

    Jo vetëm gërmimet e mëtejshme, por edhe dokumentimi dhe studimi i materialeve të gjetura do të japin përgjigje më të sakta lidhur me këto gjetje.

    Kalaja e Bashtovës është një nga më të bukurat në Shqipëri dhe restaurimi e kthen atë në një qendër tërheqëse për vizitorët.

    E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.

    Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra.

    Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

    Mendohet se kjo kala ka qenë dykatëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës. Ajo që e bën Bashtovën të veçantë në krahasim me kështjellat e tjera që mund të vizitohen në Shqipëri është fakti se ajo është e vetmja kështjellë e ndërtuar në një fushë dhe jo në majë të kodrave apo maleve.