Tag: bashku

  • Tragjeditë e Pierce Brosnan/ Së pari i vdiq gruaja, pastaj vajza, tani po përpiqet të pajtohet me djalin

    Tragjeditë e Pierce Brosnan/ Së pari i vdiq gruaja, pastaj vajza, tani po përpiqet të pajtohet me djalin

    Pierce Brosnan ka jetuar një jetë kontrastesh: shkëlqim kinematografik dhe plagë personale që nuk u shëruan kurrë. Aktori 72-vjeçar u pa së fundmi në Notting Hill me djalin e tij 52-vjeçar, Christopher, pas vitesh largimi dhe heshtjeje. Ishte hera e parë pas një kohe të gjatë që baba e bir u shfaqën së bashku, duke treguar se plagët midis tyre po fillojnë të shërohen.
    Christopher është djali i gruas së parë të Brosnan, aktores Cassandra Harris , të cilën ai e adoptoi, së bashku me motrën e tij Charlotte, kur vdiq babai i tyre biologjik. Brosnan dhe Harris u martuan në vitin 1980, por jeta e tyre së bashku u ndërpre në vitin 1991 kur ajo vdiq nga kanceri në vezore në moshën 43 vjeç, në të njëjtën ditë me përvjetorin e tyre të 11-të të martesës. “Ajo është brenda meje çdo ditë. Ajo më dha gjithçka, burrin që jam, babain që u bëra”, tha Brosnan për People një vit më vonë.
    Siç zbuloi aktori në një rrëfim prekës, Cassandra vdiq në krahët e tij, me Christopherin të pranishëm dhe Charlotte duke folur në telefon. “Ne ishim të gjithë bashkë. Kështu iku ajo”, tha ai në rrëfim.
    Pas vdekjes së saj, Brosnan gjeti përsëri mbështetje te gazetarja dhe modelja Keely Shay Smith , me të cilën pati dy djem, Dylan dhe Paris. Ai ka pranuar se ajo ishte “busulla” që e ndihmoi të mbante zi siç duhet. Por në vitin 2013, cikli i dhimbjes u hap përsëri kur Charlotte vdiq në moshën 42 vjeç, nga e njëjta sëmundje që i kishte vrarë nënën.
    “Vajza ime luftoi me dinjitet dhe guxim. Shpresojmë që një ditë të ketë një kurë për këtë sëmundje”, tha Brosnan në atë kohë, duke nxituar nga xhirimet për t’i thënë lamtumirë. Në një aktivitet “Stand Up For Cancer” një vit më vonë, ai tha thjesht: “I mbajta dorën gruas sime. Dhe pastaj, vite më vonë, dorën e vajzës sime. Ajo dhimbje nuk zhduket kurrë. Thjesht mëson të jetosh me të.”
    Marrëdhënia e tij me Christopher ishte e vështirë. Djali i tij kishte qenë i përfshirë në varësi dhe ishte dënuar për krime që e larguan nga familja. Brosnan kishte deklaruar në vitin 2005: “ E dua, por më është dashur ta lë të gjejë rrugën e vet. I thashë: ‘Jeto ose vdis duke u përpjekur’. Ishte gjëja më mizore që kam thënë ndonjëherë”.
    Megjithatë, sot gjithçka tregon se të dy burrat po bëjnë një fillim të ri. Babai dhe djali u fotografuan përsëri së bashku, duke buzëqeshur, në të njëjtën tavolinë. “Ata ishin të relaksuar, duke qeshur, sikur ta kishin lënë pas të kaluarën”, tha një burim për Mirror.

  • Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    David Harbour dhe Millie Bobby Brown u panë së bashku në premierën e sezonit të pestë të “Stranger Things” në Los Angeles. Aktorët shfaqën një atmosferë miqësore, duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin në tapetin e kuq, dhe gjithashtu pozuan për fotografi. Netflix publikoi një video të mbërritjes së tyre, me mbishkrimin: “David Harbour dhe Millie Bobby Brown mbërrijnë së bashku për premierën e fundit të Stranger Things”.

    Ky takim publik vjen pas lajmeve të 1 nëntorit nga Daily Mail për padinë e Brown ndaj Harbour, e cila përfshin “faqe pas faqe akuzash”. Burime thanë se Brown kishte depozituar një kërkesë për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonte xhirimi i sezonit të fundit, dhe hetimi zgjati muaj të tërë. Përfaqësues të Netflix, Brown dhe Harbour nuk kanë komentuar për PEOPLE.
    Aktorët kanë punuar së bashku që nga shtatori i 2015, kur filloi xhirimi i sezonit të parë në Atlanta. Brown ishte vetëm 11 vjeçe atëherë. Harbour ka folur më herët për marrëdhënien e veçantë me të, duke thënë se e njihte para se ajo të bëhej e famshme. Në serial, marrëdhënia e tyre prind–vajzë ka kaluar përmes shumë situatash dramatike, veçanërisht në sezonin e tretë.
    Së fundi, paraqitjet e tyre në publik dhe intervistat e kaluara kanë nxjerrë në pah momentet e sikletshme, përfshirë një intervistë të marsit 2024 me MTV, ku reagimi i Brown ndaj një shaka për martesën e saj me temë “Stranger Things” u duk i ngatërruar për shikuesit.

  • Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës

    Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës

    Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një tjetër person, së bashku me babanë e tij.
    Efektivi Klevis Koni akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babanë e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
    Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].”, thuhet në njoftimin e AMP.

  • Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

    Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

    Shqipëria është përgëzuar në Bruksel nga komisionerja për zgjerimin Marta Kos. Ajo tha se vendi ynë ka bërë një progres të paprecedentë, sa i takon kapitujve të negociatave.
    “Shqipëria ka bërë një progress të paprecedentë që nga mbledha e parë ndërqeveritare në tetor të vitit 2024. Katër grupkapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe I fundit hapet nënëntor, një rezultat I shkëlqyer dhe aspiratë e qartë me 91% mbështetje të shoqërisë për tu afruar me bllokun”, tha Kos.
    Pas këtyre deklaratave, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në “X”, shkruan:

    “Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku”./vizionplus.tv

  • Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

    Homazhe për Diogo Zhotën, shoku i tij emocionon me mesazhin

    Çabi Alonso, dikur lojtar i Liverpulit dhe sot trajner i Real Madridit, së bashku me Trent Aleksandër Arnold (ish-lojtar i Liverpulit) vizituan stadiumin përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve që do të luhet sonte.
     
    Së bashku me Emilio Butragueno dhe Dean Huijsen ata bënë homazhe në memorialin e përkohshëm në “Anfield” për Diogo Zhotën, i cili vdiq së bashku me vëllanë e tij në një aksident me makinë në korrik. Ata vendosën lule dhe mesazhe në zonën e përkujtimit për vëllezërit, të cilët vdiqën tragjikisht.
     

  • Në ‘Anfield’/ Reali vendos lule për Zhotën, Trent e ndjen më shumë

    Në ‘Anfield’/ Reali vendos lule për Zhotën, Trent e ndjen më shumë

    Kujtimi i Diogo Zhotës është më i gjallë se kurrë. Real Madridi, në prag të ndeshjes kundër Liverpulit, udhëtoi për në Anfield për t’i bërë homazhe lojtarit portugez, i cili vdiq së bashku me vëllain e tij Andre Zhota në rrugët e Zamora-s në Spanjë.

    Në veçanti, ish-shoku i skuadrës së Zhotës, tani te Reali, Trent Aleksander-Arnold, së bashku me Çabi Alonson, Dean Huijsen dhe Emilio Butraguenjon vendosën dy buqeta me lule përpara hyrjes kryesore të Anfield.

    Ndeshja Liverpul- Real Madrid për Champions League turi i katërt, zhvillohet nesër në mbrëmje (21:00).

    Vazhdo leximin

  • “Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë”

    “Leao dhe Nkunku? Jam kurioz t’i shoh të luajnë së bashku. Roma e meriton vendin e parë”

    Pas barazimeve me Pisa dhe Atalanta, kuqezinjtë do të përballen me Romën kryesuese, me synimin për t’u rikthyer te fitoret. Allegri tha në konferencë për shtyp: “Duhet të rikuperojmë energjitë, sepse luajnë më shumë ose më pak të njëjtët lojtarë.
    Roma po bën shumë mirë; Gasperini i ka dhënë identitet karakterial dhe taktikal. Leao? Është mirë, stërvitet normalisht. Tomori dhe Gimenez janë në vlerësim, Estupinan është rikuperuar, Jashari do të jetë në stol. Pulisic mund të jetë para Parmës gati, Rabiot është shumë e vështirë”.
    Për Nkunku: “Mund të jetë titullar, ka teknikë të madhe. Na duhet lojë ekipore, duke përmirësuar mbrojtjen. Leao me Nkunku? Jam kurioz t’i shoh duke luajtur së bashku, mund të krijojnë kombinime të papritura”. Për Romën: “Ka lojtarë shumë të mirë, ka pësuar vetëm 4 gola dhe është e rrezikshme. Duhet të rikuperojmë lojtarët pas pushimit të kombëtareve për të qenë gati”.
    Për Dybala: “Ka mesatare golash të lartë, duhet kujdes ndaj tij. Edhe Soulé, Cristante e Pellegrini janë të rrezikshëm”. Për objektivat e Milanit: “Synimi ynë është zona Champions, të kemi ekuilibër, pa e ekzagjeruar. Kampionatin mund ta fitojë më i miri”.

  • Trump e Xi akord për mineralet e rralla, SHBA ul tarifat për produktet kineze

    Trump e Xi akord për mineralet e rralla, SHBA ul tarifat për produktet kineze

    Ka zgjatur më pak se dy orë takimi i shumëpritur mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping që u mbajt në Korenë e Jugut.
    Të dy liderët dolën para kamerave mes buzëqeshjeve dhe shtrëngimeve të duarve, në dukje pa tension.
    Ata nuk lëshuan një deklaratë të përbashkët, por për Trump, rezultati i samitit ishte një sukses i madh.
    “Me Xi arritëm një marrëveshje për metalet e rralla”, shtoi ai duke specifikuar se ajo do të zgjasë për një vit dhe do të rinegociohet çdo 12 muaj. “Kina”, siguroi manjati, “do të vazhdojë të ruajë fluksin e eksporteve të metaleve të rralla të tokës”.
    Trump njoftoi më pas se tarifat për produktet kineze do të ulen në 47%, nga 57% që janë aktualisht dhe se Uashingtoni dhe Pekini do të punojnë së bashku për luftën në Ukrainë.
    Më tej, lideri i Shtëpisë së Bardhë shtoi se në muajin prill pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë. Ai bëri me dije se SHBA-të dhe Kina do të punojnë së bashku për luftën në Ukrainë
    Për Xi, Kina dhe Shtetet e Bashkuara “mund të marrin së bashku përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha dhe të punojnë së bashku për të mirën e të gjithë botës”.

  • Tom Cruise dhe Ana de Armas i japin fund lidhjes së tyre pas nëntë muajsh romancë

    Tom Cruise dhe Ana de Armas i japin fund lidhjes së tyre pas nëntë muajsh romancë

    Romanca midis Tom Cruise dhe Ana de Armas ka marrë fund. Sipas The Sun, marrëdhënia midis dy aktorëve është zgjidhur në mënyrë miqësore.
    De Armas dhe Cruise u bënë një nga çiftet më të përfolura të vitit. Paparacët kapën udhëtimet e tyre me avion privat, praninë e tyre në festën e ditëlindjes së David Beckham dhe imazhe të verës së tyre në një jaht me vela në Menorca, ku u panë veçanërisht të afërt. Ata madje morën pjesë së bashku në koncertin e Oasis në stadiumin Wembley.
    Ishte një deklaratë mjaft e qartë qëllimi ku nuk munguan gjestet romantike. Aktori amerikan e surprizoi aktoren spanjollo-kubaneze me një parfum të dizenjuar posaçërisht për të , e cila rrëfeu në një intervistë me një media italiane dëshirën e saj për të krijuar familje dhe për t’u bërë nënë “së shpejti, nëse është e mundur” , megjithëse nuk la të kuptohej se do të ishte me Cruise.
    Megjithatë, historia ka marrë një kthesë të papritur. Media raporton se të dy “kaluan shumë mirë së bashku, por kanë kuptuar se janë më mirë si shokë”. Në fakt, ata thonë se nuk kanë pasur debate apo tensione dhe “ata ende e duan shumë njëri-tjetrin dhe kanë vendosur të ruajnë një miqësi të mirë”.
    Një situatë që do të parandalojë tensionet mes të dyve në nivel profesional, pasi Tom Cruise dhe Ana de Armas do të duhet të vazhdojnë të takohen me njëri-tjetrin sepse ata ndajnë xhirimet në filmin “Deeper”, trillerin fantastiko-shkencor me regji të Doug Liman. Asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë mbi ndarjen e supozuar, megjithëse aktori nuk ka hezituar ta lavdërojë aktoren në disa raste: “Ajo është brilante, me aftësi të jashtëzakonshme”.

  • “Unë dhe shoku im më i mirë”, Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku pas shumë vitesh

    “Unë dhe shoku im më i mirë”, Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku pas shumë vitesh

    Edhe pse janë dy legjenda filmi që kanë punuar së bashku në filma të suksesshëm dhe janë të lidhur nga një miqësi shumë e ngushtë, Robert De Niro dhe Al Pacino nuk fotografohen shpesh së bashku.

    Megjithatë, duket se fushata e re e Moncler ishte një mundësi e mirë për ta për të pozuar para kamerës. Dy aktorët legjendarë bashkëpunuan në fushatën e tyre të parë reklamuese dhe qëndruan para objektivit të Platonit, të veshur me dy xhaketa të zeza nga koleksioni.
    Në njërën nga fotot bardh e zi të shpërndara nga Robert De Niro në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, dy aktorët shihen duke pozuar duke buzëqeshur, duke parë njëri-tjetrin dhe duke u mbështetur në një tavolinë, ndërsa në një tjetër ata po shikojnë kamerën me habi. Në mbishkrimin që shoqëroi postimin e tij, Robert De Niro shkroi: “Unë dhe shoku ime më e mirë. ”
    Shikoni fotot

    Me and the bestie… pic.twitter.com/99YrVrAc1o
    — Robert De Niro (@R0BERTDENlR0) October 14, 2025

    Përveçse miq të mirë, Robert De Niro dhe Al Pacino janë edhe një dyshe e famshme filmash, pasi kanë bashkëpunuar në disa nga filmat më të famshëm, si “The Godfather Part II” në vitin 1974, “Heat” në vitin 1995, “Righteous Kill” i publikuar në vitin 2008 dhe së fundmi, “The Irishman” në vitin 2019.

    Top Channel