Si u bë menaxhimi i kërkesës për energji një fushë tërheqëse, shkruan The Economist Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar emra të njohur si Ralph Fiennes dhe Sir Kenneth Branagh, së fundmi u mblodhën drejtues të sektorit të energjisë dhe teknologjisë.Nuk ishin aty për ndonjë shfaqje teatrore, por për një zhvillim jo më pak dramati…
Tag: bashkohen
-

“Ik bashkë me kuajt e tu”, Topi mesazh Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse kërkon falje për 2008-ën
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka kritikuar ashpër kryedemokratin Sali Berisha dhe kupolën drejtuese të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Në një intervistë për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli, Topi tha se Berisha duhet të largohet sëbashku me eksponentë të tjerë të PD-së, që sipas tij, janë të stërkonsumuar.
Ai tha gjithashtu se nëse deputetët e PD-së në shtator do të kërkojnë falje për ndryshimet zgjedhore të vitit 2008, ai është gati t’i bashkohet Partisë Demokratike, sëbashku me shumë eksponentë të tjerë.
“Nuk e kundërshtoj unë këtë tezë, që arbitrimi është në favor të Ramës. Problemi është që ti futesh në lojë me këtë arbitër. Edhe kujt po ja kërkon këtë, ma kërkon mua që vetëm flas? Ti je në parlament, ti je në komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.
Për arbitrin unë e kam të qartë situatën, por na thuaj ti sa minuta futesh për të luajtur në lojë? Sa? Të ka ardhur momenti, ke qenë lojtar, dil bëhu trajner tani. Duhet ndërruar ekipi, duhet ndërruar trajneri, duhet ndërruar filozofia. PD duhet të bëjë një ezaurim të plotë të forcës së djathtë politike, që mund të bëjë një ndryshim epokal. Pra kuajtë duhen ndërruar.
Pra merr krahasimin në çdo lloj fushe, ju e shihni, kur loja është e fortë, sot ndërrohen nga 5 lojtarë. Ne vazhdojmë të luajmë me njerëz të stër-konsumuar. Në Parlament në shtator kërkoni falje për kodin zgjedhor të 2008. Të jeni të sigurt që do iu bashkohen shumë zëra, përfshi edhe mua”, tha mes të tjerash Topi. -

Skuadra kuqezi “plotësohet” dhe nis përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja zbret në fushë ‘më e fortë se kurrë’
Prej disa ditësh, një pjesë e futbollistëve kanë qenë të grumbulluar në Durrës, ku kanë zhvilluar seanca stërvitore të përqendruara dhe madje edhe një ndeshje miqësore. Grumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit qershor nis sot zyrtarisht në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Ndërkohë, sot pritet të kompletohet një pjesë e rëndësishme e grupit. Me ekipin do të bashkohen mesfushori Qazim Laçi, mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni dhe lideri i prapavijës, Berat Gjimshiti.
Po ashtu edhe Ernest Muçi me Arlind Ajetin. Lojtarët në fjalë kanë përfunduar angazhimet me klubet respektive dhe do t’u bashkohen përgatitjeve nga dita e sotme.
Sa i përket Jasir Asanit, anësori ofensiv që aktivizohet në Korenë e Jugut me Guanzhunë, pritet të mbërrijë nesër në Tiranë për shkak të një fluturimi të gjatë dhe angazhimit të fundit në kampionatin.
Stafi teknik pritet të rrisë intensitetin e punës me afrimin e lojtarëve titullarë dhe përgatitjen e skemës taktike që do të përdoret në këtë sfidë të rëndësishme. -

Rama: 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore
“Sezoni veror po afron dhe bashkë me të, edhe angazhimi ynë për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin.
Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”- shkruan Edi Rama. -

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”, Topalli kërkesë KQZ: Po bëhet manipulim masiv me votat
Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish situatën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit.
Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos bashkohen me shtetet e tjera të diasporës, pasi atje po bëhet manipulim masiv me votat.
Topalli: Vazhdojmë të kemi skema të krimit zgjedhor. Është kthyer jo në shqetësim, por në një alarm të fuqishëm për integritetin e votës në Greqi. Gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë të qytetarëve që jetojnë në Greqi, që ata e kanë të pamundur të marrin zarfet. Ata nuk i gjejnë zarfet as në lokalet e kontraktuar nga DHL. Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë të plotësuara. Nga Greqia vijnë kuti të mbushura, ndërkohë që qytetarët nuk marrin dot zarfet. Ndërkohë nga vendet e tjera numri i kutive është i papërfillshëm. Ajo që kemi dyshuar është që shpërbimin postar aty të nën kontraktorëve po e bën pushteti i Tiranës. Kjo e kthen në një problem të madh manipulimin masiv që po bëhet në Greqi.
I kërkojmë KQZ, që thotë se për thyerjen e standardeve do sanksionohen nënkontratkorët. Ne si forcë politike nuk jemi për sanksione, por për ruajtjen e integritetit. I bëjmë thirrje KQZ që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe mos bashkohen me vendet e tjera meqë ne kemi dyshime për skemën e manipulimit të votës. Përsëris thirrjen ndaj OSBE ODIHR që të ketë vëmendje të veçantë me atë që po ndodh me manipulimin e votës në Greqi. SPAK i përsëris që të hetojë këtë skemë.Top Channel
