Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.
Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.
“Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian
“Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj,
2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.
Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë.
Tag: bashkitë
-

Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg
-

97,7 miliardë lekë në dispozicion, bashkitë kërkojnë më shumë para për vitin e ardhshëm
Për pagat e punonjësve, mirëmbajtur rrugët, ndërtuar çerdhe e kopshte apo të tjera nevoja, 61 bashkitë do të kenë në dispozicion 97,7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Por, shoqatat dhe kryetarët e disa bashkive kërkuan në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat më shumë para në dispozicion.
Adelina Farrici, Drejtoreshë te Shoqata për Autonominë Vendore, tha: “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet apo shërbimet. Sa i takon grantit të performancës ai duhet të vazhdojë, dhe të futet si kriter edhe tek transferta e pakushtëzuar. Ka ardhur koha të rishikohet formula e transfertës së pakushtëzuar pasi kanë kaluar 10 vite nga reforma dhe kemi rezultatet e reja të censit”.Fisnik Qosja, kryetar i Bashkisë Kavajë, deklaroi: “Kërkojmë krijimin e një fondi të veçantë për bashkitë rurale dhe malore. Ky fond duhet të marrë parasysh, si territori i gjerë, dendësia e ulët të popullsisë dhe kostot e larta të infrastrukturës. Pa këtë instrument të dedikuar, pabarazia territoriale do të thellohet edhe më tej. Bashkia Kavajë përballet me mungesë të theksuar fondesh veçanërisht në infrastrukturën rurale. Rrugët rurale mbeten prej vitesh një sferë e pazgjidhur për shkak të financimeve të pamjaftueshme. Ndonëse ato janë thelbësore për ekonominë lokale”.
Halli i pazgjidhur i kryebashkiakëve është shlyerja e detyrimeve të prapambetura, që shumica janë nga koha e ish-komunave, pra i takojnë ndarjes së vjetër territoriale. Ilir Xhakolli, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, deklaroi: “Pogradeci ka trashëguar pas reformës 6 milionë euro borxh me gjithë përpjekjet është përgjysmuar por ne nuk ja dalim dot sidomos ndaj tyre që janë fituar me vendime gjyqësore. Kemi 300 mijë euro në vit shlyerje detyrimesh, por ne nuk shlyejmë asgjë sepse vetëm shlyejmë borxhe që dalin nga vendimet gjyqësore. E kam ngritur zërin ka 6 vite, nuk mund të shkojnë dëm 300 milionë lekë. Dua mbështetjen tuaj, dua një grant nga qeveria sepse gabimi është bërë që me reformën territoriale”.
Madje, për të çliruar bashkitë nga borxhet kërkohet që edhe ato të përfitojnë nga “paqja fiskale”, për fshirje të borxheve më të vjetra se 10 vjet. “Kemi shumë bashki me borxhe ende, dhe ne propozojmë që edhe ato të jenë pjesë e ‘Paqes Fiskale’, dhe tu falen borxhet e para 10 viteve”, tha Farrici. Fonde shtesë bashkitë kanë kërkuar edhe për përballimin e emergjencave civile, pasi janë shtuar fatkeqësitë natyrore. Oltion Çaçi, kryetari i Bashkisë Sarandë, u shpreh: “Vitet e fundit emergjencat civile janë shumë të rëndësishme të paktën te ato bashki që ne drejtojmë në këtë vend. Kjo vjen si efekt i ndryshimeve klimatike, kemi prezencë të shtuar të zjarreve por dhe të përmbytjeve së fundmi, kështu që kërkojmë vëmendjen tuaj për të shtuar buxhetin, sigurisht për emergjencat civile”.
Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja. Pusteci është ndërkohë bashkia që do të marrë më pak para nga buxheti i vitit të ardhshëm, vetëm 124 milionë lekë, ndjekur nga Libohova, Konispoli, Këlcyra dhe Dropulli. Pak para do të marrin edhe bashkitë Poliçan, Memaliaj, Fushë-Arrëz apo Finiq. -

Bashkitë duan më shumë para, të zgjedhurit vendor: Duhen fonde për investimet në fshatra
Edhe pse më i madh se vitet e kaluara, bashkitë e vendit kërkojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit për vitin 2026, kryesisht për investime në zonat rurale dhe për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.
Të ftuar në seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendor theksuan nevojën për më shumë investime, veçanërisht në infrastrukturën e fshatrave, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë lokale.
“Një nga problematikat më të mëdha janë financimet e ulëta për rrugët rurale, pasi ato janë të domosdoshme për ekonominë lokale. Ne si shoqatë mbetemi të angazhuar për të rritur të ardhurat vendore, por njëkohësisht kërkojmë edhe mbështetjen e të ardhurave qendrore.” shprehet kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.Nga ana tjetër, për kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, një problematikë që kërkon zgjidhje urgjente janë borxhet e akumuluara nga humbja e vendimeve gjyqësore nga ana e bashkive.
“Kërkojmë një mbështetje, një grant, pasi kur është bërë reforma territoriale borxhi i akumuluar duhej të ishte publik i shtetit dhe jo privat i bashkive përkatëse. Pavarësisht detyrimeve, ne kemi rritur të ardhurat vendore, por prapë nuk mjaftojnë, sepse qytetarët kanë më shumë nevoja dhe kërkojnë investime. Të paktën për këto vendime gjyqësore, të na akordohej një grant sipas mundësive për t’i mbuluar si shpenzime.” – shprehet kreu i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.
Ndërkohë, Instituti i Bashkive të Shqipërisë kërkoi në Komision dyfishimin e fondeve për tre zëra specifikë, me qëllim garantimin e një cilësie më të mirë jetese për qytetarët në të gjithë vendin.
“Tre janë sektorët që kërkojnë dyfishim të buxhetit. Për shembull, administrimi i pyjeve ka vetëm 6 milionë euro – është e pamundur të administrohen me kaq të gjitha pyjet dhe kullotat e vendit. Uji dhe kullimi janë hallka më e dobët e bashkive, sepse gjithmonë mungojnë fondet; kemi vetëm 11 milionë euro, ndërkohë që jemi një shtet me shumë zona rurale. Po kështu, bujqësia që dikur kontribuonte me 25% të PBB-së, sot ka rënë në vetëm 17%.” thekson Haxhimali.
Gjatë një viti, bashkitë e vendit sigurojnë pak më pak se gjysmën e të ardhurave nga taksat vendore, ndërsa pjesa tjetër u jepet nga buxheti i shtetit në formën e transfertave të pakushtëzuara, granteve apo fondeve për pagat e punonjësve të administratës./vizionplus.tv -

Bashkitë të pakënaqura me buxhetin e 2026-ës, kërkojnë ndihmë për të larë borxhet:Të jemi përfitues nga ‘Paqja Fiskale’
Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor.
“Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale, dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet, apo shërbimet. Sa i takon grantit të performancës ai duhet të vazhdojë, dhe të futet si kriter edhe tek transferta e pakushtëzuar. Ka ardhur koha të rishikohet formula e transfertës së pakushtëzuar pasi kanë kaluar 10 vite nga reforma dhe kemi rezultatet e reja të censit”, tha Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive.
“Kërkojmë krijimin e një fondi të veçantë për bashkitë rurale dhe malore. Ky fond duhet të marrë parasysh, si territori i gjerë, dendësia e ulët të popullsisë dhe kostot e larta të infrastrukturës. Pa këtë instrument të dedikuar, pabarazia territoriale do të thellohet edhe më tej. Bashkia Kavajë përballet me mungesë të theksuar fondesh veçanërisht në infrastrukturën rurale. Rrugët rurale mbeten prej vitesh një sferë e pazgjidhur për shkak të financimeve të pamjaftueshme. Ndonëse ato janë thelbësore për ekonominë lokale, lëvizshmërinë e komuniteteve dhe patjetër për turizmin”, tha Fisnik Qosja, kryetar i Bashkisë Kavajë.
Halli i pazgjidhur i kryebashkiakëve është shlyerja e detyrimeve të prapambetura, që shumica janë nga koha e ish komunave, pra i takojnë ndarjes së vjetër territoriale.Kryetari i Bashkisë së Pogradecit kërkon nga qeveria grant për të shlyer borxhet e vjetra pasi herë pas here bashkia bllokohet nga kompanitë për shkak se fitojnë gjyqet.
“Pogradeci ka trashëguar pas reformës 6 mln euro borxh me gjithë përpjekjet është përgjysmuar por ne nuk ja dalim dot sidomos ndaj tyre që janë fituar me vendime gjyqësore. Kemi 300 mijë euro në vit shlyerje detyrimesh, por ne nuk shlyejmë asgjë sepse vetëm shlyejmë borxhe që dalin nga vendimet gjyqësore. E kam ngritur zërin ka 6 vite, nuk mund të shkojnë dëm 300 milionë lekë. dua mbështetjen tuaj, dua një grant nga qeveria sepse gabimi është bërë që me reformën territoriale. Sepse ky borxh nuk duhet të ishte i bashkisë por duhet borxh publik. Bashkia herë pas herë bllokohet nga kompani që kanë fituar gjyqet, e kam të pamundur të vazhdoj në këtë situatë. Pavarësisht se i kemi rritur të ardhurat e bashkisë, mbledhim 6 milionë euro në vit, por nuk mjaftojnë. Të paktën të shlyejmë këto borxhe, ndaj kërkojmë një grant nga buxheti”, tha Ilir Xhakolli, kryetari i Bashkisë së Pogradecit.
Madje për të çliruar bashkitë nga borxhet kërkohet që edhe ato të përfitojnë nga paqja fiskale, për fshirje të borxheve më të vjetra se 10 vjet.
“Kemi shumë bashki me borxhe ende, dhe ne propozojmë që edhe ato të jenë pjesë e ‘Paqes Fiskale’, dhe tu falen borxhet e para 10 viteve”, tha Adelina Farrici Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive. -

Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat
Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka prezantuar këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive, një mekanizëm të ri vlerësimi që synon të përmirësojë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal.
Sipas qeverisë, sistemi ka për qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në bashkitë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
Ministri Ervin Demo gjatë fjalës së tij, bëri me dije se raporti për vitin 2024 përfshin tre fusha kryesore: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.
“Sot ne do të prezantojmë gjetje dhe rekomandime të marra nga raporti i sistemit të matjes së performancës bashkiake për vitin 2024, që përfshin 3 fusha: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.”, tha Demo. Ai shtoi: “Sot jemi të gjithë fitues, bashkitë që kanë miratuar planet strategjike për menaxhimin më efikas të funksioneve për vitin 2025 do të përfitojnë transfertë financiare si një incentivë për angazhimin e tyre. 10 nga bashkitë të cilat përfitojnë më shumë janë Librazhdi, Mati, Kolonja, Prrenjasi, Puka, Fushë-Arrëzi, Shijaku, Dropulli etj.”
Gjatë fjalës së tij, ministri Demo theksoi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
“Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024,”, tha Demo, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.
Ai theksoi gjithashtu se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.
Në fushën e shërbimeve publike, Demo veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve:“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së.”
Duke folur për Grantin Bazuar në Performancë, Demo e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor: “Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”
Demo njoftoi gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite. -

Ndarja territoriale ndan PS dhe PD, opozita kërkon 100 bashki, mazhoranca del kundër, debate të forta mes…
Në mbledhjen e parë të Komisionit dy bashkëkryetarët, që do të drejtojnë punimet e Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku i socialistëve dhe Luçiano Boci i demokratëve nuk arritën të ulen bashkë. Megjithatë ata e kanë të qartë mbi cilat shina duhet të ecin, siç tregojnë për mediat. “Na duhet të kemi institucione vendore të cilat janë të afta të operojnë në linjë me politikat e Brukselit për të tërhequr sa më shumë financime. Nuk është territori objektiv në vetvete. Kompetencat, burimet financiare dhe njerëzore në një territor të caktuar. Duhet t’i analizojmë të treja”.“Ndarja territoriale të jetë e përputhshme me karakteristikat ekonomike, gjeografike të zonave, me lidhjen e komunitete, historike. Të kenë një diferencë të pranueshme midis tyre në tendencat e zhvillimit”. Demokratët do të vijojnë ti qëndrojnë kërkesës për shtim të numrit të bashkive. “Mos nisemi nga një numër virtual, duam më shumë bashki dhe të përcaktojmë një numër. Ne duam ndarje më të drejtë dhe kjo na kushtëzon të themi se duhen më shumë njësi vendore. Mos kemi tendencë të ngushtimit të tyre. Propozimi për më shumë bashki. Por pritet të shihet sa mbështetje do te gjejnë tek mazhoranca e komisionit, që ka argument të kundërt nga ata.“Nuk është rruga më e mbarë që ne të shkojmë drejt një propozimi numrash që më së shumti priret nga logjika të kemi më shumë bashki që të fitojmë ne sa më shumë. Problemi që ne kemi është që të gjitha të dhënat tregojnë që bashkitë më të vogla ofrojnë shërbim më të keq. E kanë raportin e numrit të stafit për banorë më të lartë, shpenzojnë më shumë para për paga se shërbime.” Mazniku thotë se nuk është territori objektiv në vetvete të kësaj reforme por një propozim e ka, që siç duket do të haset në kundërshtimin e demokratëve.“Pjesë e diskutimit është a bën sens që në një nivel të ndërmjetëm të çojmë më shumë funksione? Tashmë që në arkitekturën e Kushtetutës është caktuar që ne kemi një sistem me dy nivele, bashki qark, apo në një nivel të ndërmjetëm, disa bashki që krijojnë më shumë si një entitet”. “Kam dëgjuar që mund të ketë propozim për kryebashi, ose bashki qendër me bashki periferike. Për mua është diskriminim. Bashkitë duhet të kenë të njëjtën rëndësi pavarësisht territoreve që mbulojnë apo ku janë. Këtë të bashkive qendër nuk e pranojmë”. Ndarja në rajone e rajonit pritet të rikthehet sërish në debat. “Duhet diskutuar si element, është një diskutim që impakton jo pak dhe mënyrën si organizohet jo vetëm pushteti vendor, por edhe pushteti i dekoncentruar, është një pushtet i qeverisë, por ndodh në territor”.
Reagon eksperti
Ndërkohë eksperti për çështjet vendore, Agron Haxhimali ka folur në një media lidhur me bisedimet për një reformë të re territoriale mes qeverisë dhe opozitës. Z. Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të administruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese.Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë. Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe”, tha ai. Z. Haxhimali tha gjithashtu se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit. “Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të rregullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve”, deklaroi z. Haxhimali. -

Pemë, drita apo fishekzjarrë? Festat po afrojnë, “lumë” tenderësh për zbukurime nga Bashkitë
Pemë, drita, fishekzjarrë e të tjera zbukurime…. qytetet po bëhen gati për festat e fund-vitit. Bashkitë kanë hapur një sërë procedurash tenderuese për blerjen e dekoreve. Plotë 12.5 milionë lekë apo mbi 125 mijë euro ka vënë në dispozicion Durrësi për të zbukuruar qytetin për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Më shumë se 11.7 milionë lekë apo 117 mijë euro planifikon të shpenzojë Kolonja, ndërsa Fieri ka vënë në dispozicion rreth 9.5 milionë lekë.Tender për blerjet e zbukurimeve për këtë fundviti kanë hapur edhe Bashkia Sarandë dhe Korçë me buxhete përkatësisht 5.2 dhe 5.9 milionë lekë.
Bashki të tjera që kanë lëshuar dorën në shpenzimet për dekorin e fundvitit janë dhe Himara me 2.5 milionë lekë, Lezha 2.4 milionë lekë, Dibra 1.6 milionë lekë. Ndërsa bashkitë që shpenzojnë më pak apo përdorin dhe dekoret e viteve më parë janë Shijaku dhe Vlora.Pak pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, urdhri i parë i Erion Veliajt ishte pikërisht dekorimi i qytetit për festat e fund-vitit (printscreen)
Në dokumentin dërguar Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve, që mban firmën e Veliajt, thuhet se duhet të merren masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.
E stolisur me atmosferën festive, duke nisur nga instalacionet e vendosura në tokë por edhe në bulevardet kryesore, e deri te pemët gjigande dhe fishekzjarrët, Bashkia Tiranë për kryeqytetin shpenzoi 25 milionë lekë fund-vitin e shkuar. -

“Kemi një jetë të humbur”/ Përmbytjet në vend, Haxhimali: Grupet e punës, të dëmshpërblejnë qytetarët
Prej gati një jave vendi ynë u përfshi nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu të cilët shkaktuan përmbytje, daljen e disa lumenjve nga shtrati, rrëshqitje dherash apo shembjen e disa urave.
Në lidhje me këtë gjendje i ftuar në një lidhje live, ishte Agron Haxhimali, Drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare.
“Jam i keqardhur që kemi një jetë të humbur, fshatra të izoluar, dëme të mëdha, shpresoj që të kalojnë shumë shpejt. Shqipëria është një vend shumë i brishtë, nuk kemi imunitetin e duhur për të përballuar situata të tilla”, tha eksperti Haxhimali.
Ndër të tjera ai shtoi se për të parandaluar fatkeqësi të tilla duhet të punohet në çdo ditë të vitit, jo vetëm në kohën kur ‘pushtohemi’ nga moti i keq.
“Për 2026-ën, 61 bashkitë kanë si fond 11 milionë euro për kullimin dhe vaditjen. Por a mjafton kjo? Sistemi ynë është i amortizuar, terreni është i disfavorshëm për situata të tilla. Puna për përmbytjet duhet të bëhet në çdo ditë të vitit, për shembull nuk duhet të bëhen ndërtime afër digave apo buzë lumit”, shtoi ai.
Në fund të fjalës së tij Haxhimali theksoi se duhet të punojmë më tepër që bashkitë të përballojnë fatkeqësi natyrore të tilla.
“Ne duhet të forcojmë bashkitë për të parandaluar situata të tilla. Jemi në situatë krize. Gati çdo muaj ka emeregjenca. Thuajse 12 qarqet u prekën nga kjo situatë”, tha eksperti Haxhimali ndërsa theksoi se grupet e punës nga bashkia duhet të fillojnë menjëherë punën për dëmshpërblimin e qytetarëve. -

Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish
Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës.
Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.
“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të adminsitruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese. Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë.
Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe.”
Më tej, Haxhimali tha se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit.
“Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të regullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve.”