Tag: bashkimin

  • Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

    Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

    Ana Trishiç Babiç, aktualisht presidente e Republikës Srpska, konfirmoi se ajo është kandidate e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodikut për postin e kryenegociatorit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se kjo ka qenë një marrëveshje paraprake e koalicionit qeverisës, pasi një serb do të drejtonte negociatat, duke pasur parasysh që kryeministri i Këshillit të Ministrave është kroat dhe Ministri i Punëve të Jashtme është boshnjak. Sidoqoftë, emërimi është kundërshtuar fuqishëm nga partitë e bllokut boshnjak-qytetar, të cilat e shohin SNSD-në si një forcë anti-evropiane dhe pro-ruse.
    Kjo ka krijuar një përplasje politike, pasi këto parti besojnë se Dodik mund të dëmtojë përparimin e negociatave, duke përdorur ndikimin e tij për të penguar çdo përpjekje për afrimin me Bashkimin Evropian. BiH ka afate të ngjeshura, pasi deri më 17 dhjetor duhet të miratojë ligje të caktuara dhe të emërojë një kryenegociator për të hapur zyrtarisht negociatat me BE-në. Megjithatë, dy ministra të Dodikut kanë penguar miratimin e ligjeve të nevojshme, duke u përpjekur të bëjnë që RS të mos heqë dorë nga kushtetuta dhe interesat e saj, të cilat i konsiderojnë të pa negociueshme. Dodik ka thënë se nuk do të miratohen ligje të reja deri sa të arrihet një marrëveshje e brendshme, duke krijuar një bllokadë të mundshme në procesin e integrimit evropian. Ai gjithashtu e ka sulmuar kreun e delegacionit të BE-së në BiH, Luigi Soreco, duke e etiketuar si “anti-serb” dhe duke kritikuar Bashkimin Evropian për politikat e tij në rajon, të cilat ai i konsideron të dëmshme për interesat e Serbisë dhe të Republikës Srpska.

  • BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne! Brukseli i përgjigjet strategjisë së SHBA-ve: Aleatët janë më të fortë bashkë

    BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne! Brukseli i përgjigjet strategjisë së SHBA-ve: Aleatët janë më të fortë bashkë

    “Kur bëhet fjalë për vendime që lidhen me Bashkimin Europian, ato merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian, përfshirë edhe ato që prekin autonominë tonë ligjore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

    Kështu shprehet një zëdhënës i Komisionit Europian, në përgjigje të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

    “Partneriteti transatlantik është unik dhe, si gjithmonë, aleatët janë më të fortë së bashku,” thekson ai.

    Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në një postim në X, komenton Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve:

    “Kjo trajektore e politikës amerikane ishte e dukshme edhe para ardhjes së Trump; ai thjesht e përshpejtoi një proces të pakthyeshëm. SHBA-të janë në një garë gjithnjë e më të vështirë, komplekse dhe të ashpër me Kinën, dhe çdo veprim, vendim apo sjellje e tyre duhet lexuar në këtë kontekst. Trump vetëm sa e bëri të qartë se BE-ja u shërben pak ose aspak në këtë përballje.”

    Lexo dhe: Elon Musk pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: Shfuqizoni Bashkimin Evropian

    Sipas Crosetto-s, për presidentin amerikan, Bashkimi Europian nuk është i domosdoshëm sepse “nuk ka burime natyrore të rëndësishme, po humbet garën në inovacion dhe teknologji, nuk ka fuqi ushtarake dhe, krahasuar me aktorët e rinj globalë, është i vogël, i ngadaltë dhe ‘i vjetër’.”

    Ai shton se kritikat e Trump dhe të shumë figurave republikane ndaj qëndrimeve të BE-së janë të njohura prej vitesh.

    Megjithatë, ministri nënvizon se “çështja kryesore nuk është BE-ja”, gjë që shihet edhe nga hapësira e vogël që i është kushtuar Europës në dokumentin e ri strategjik. Sipas tij, çdo vendim i ardhshëm amerikan do të ketë një qëllim të vetëm: forcimin e SHBA-ve në garën me Kinën.

    Crosetto e përshkruan këtë qasje si “pragmatike, pa emocione apo lidhje, të udhëhequr vetëm nga interesi dhe orientuar drejt epërsisë ekonomike dhe teknologjike, sepse ajo përcakton epërsinë në këtë shekull.” Ai shton se kjo ishte e parashikueshme prej kohësh dhe nuk përbën asgjë të papritur për ata që kanë ndjekur zhvillimet amerikane.

    Në fund, ministri thekson se edhe vendet më të vogla, si Italia, duhet të përcaktojnë zgjedhjet dhe strategjitë e tyre brenda këtij realiteti të ri global:

    “Edhe ne kemi nevojë për burime, për teknologji, për të rritur ekonominë dhe për të mbrojtur hapësirën tonë të mirëqenies. Jo për të ushtruar epërsi mbi dikë, por për të garantuar të ardhmen tonë” shkruan ANSA. 

  • Rama: Nuk bën vaki në Bashkimin Evropian të kemi më shumë të paraburgosur, sesa të dënuar me gjyq

    Rama: Nuk bën vaki në Bashkimin Evropian të kemi më shumë të paraburgosur, sesa të dënuar me gjyq

    Edi Rama ngriti shqetesimin ne konferencen e shtypit me komisioneren Kos per gjendjen e paraburgimeve ne Shqiperi. “Nuk ben vaki ne Bashkimin Evropian, qe sipas komisionit te tortures i Strasburgut, ne vendin tone ka me shume te paraburgosur, sesa persona te gjykuar e te denuar me proces gjyqesor”, tha Rama.
    “Keshtu qe ne kete pike te gjithe duhet te bejme punen tone dhe te luajme rolin tone:, perfundoi ai.

  • Serbia po i afrohet kulmit, telashet nuk marrin fund as me largimin e Vuçiçit, ja lëvizja e BE-së që mund ta fundosë

    Serbia po i afrohet kulmit, telashet nuk marrin fund as me largimin e Vuçiçit, ja lëvizja e BE-së që mund ta fundosë

    Marsela SHYTIA
    Një ngjarje dramatike shpërtheu në 1 nëntor para Asamblesë Kombëtare të Serbisë, kur qytetarët, të cilët u mblodhën në mbështetje të një nëne që ka nisur një grevë urie pas vdekjes së djalit të saj nga shembja e një tende, u përplasën me mbështetësit e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky incident ka nxjerrë në pah tensionet e thella politike që po tronditin Serbinë, me ish-zyrtarët e lartë të vendit dhe analistët ndërkombëtarë që paralajmërojnë për pasoja të rënda për stabilitetin e vendit dhe procesin e tij të integrimit në Bashkimin Evropian. Në mes të kësaj kaosi politik, kritikët po e përshkruajnë presidentin Vuçiç si një figurë që ka nxitur ndarjen e shoqërisë serbe dhe ka mbyllur çdo mundësi për një integrim të vërtetë në Evropë. A do të mundet Serbia të dalë nga ky labirint politik, apo është në prag të një shpërthimi të ri të tensioneve?
    Kulmi i tensioneve
    Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Žarko Koraç, komentoi për HRT situatën në Serbi:.“Ky tension nuk do të zhduket. Serbia ka jetuar kështu për një vit. Vuçiç po përgatitet të bëjë një gjë monstruoze. Është e vështirë të renditësh të gjitha marrëzitë, monstruozitetet politike që ai ka bërë. Vuçiç dëshiron të organizojë një tubim në Novi Sad dhe të sjellë mbështetësit e tij. Kjo është jashtëzakonisht fyese dhe provokuese për qytetarët e Novi Sadit, ku një tendë u shemb dhe vrau 16 persona. Nëse Serbia ka qenë e ndarë dhe në prag të luftës civile deri më tani, Vuçiç po e nxit atë gjithnjë e më shpejt”, tha Koraç në emisionin e radios kroate “U mreži Prvog”. Ai shtoi se beson që Serbia po “i afrohet kulmit të tmerrshëm të asaj që kemi parë prej një viti” dhe se është mjaft i sigurt që kjo do të ndodhë.
    Integrimi europian
    Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për katër vjet. Kjo tregon një ngecje në kriteret e reformës dhe në përputhje me standardet evropiane. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha se Serbia nën sundimin e Aleksandër Vuçiçit nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Vuçiçin, i cili e di që Serbia nuk mund të hyjë në BE nën udhëheqjen e tij. Më duket se ai nuk po e kërkon këtë. Ai ka një retorikë që nënvizon se hyrja e Serbisë në BE është një qëllim strategjik i shtetit, megjithatë, gjithçka që ai bën, si në nivel vendas ashtu edhe ndërkombëtar, tregon se ai thjesht nuk ka asnjë qëllim serioz për ta afruar vendin e tij me Bashkimin Evropian”, tha ai. “Megjithatë, bëhet fjalë edhe për diçka tjetër, dhe kjo është se nëse dhe kur të ketë ndryshime politike në Serbi, pyetja e madhe është se deri në çfarë mase politika që e mban Serbinë në distancë nga Bashkimi Evropian do të eliminohet me Vuçiçin.  Por sa i përket kontekstit evropian, ndoshta këtë javë do të jemi dëshmitarë të ndryshimeve të caktuara, të cilat i kemi pritur prej kohësh, të paktën për ne në Parlamentin Evropian”, tha Picula.
    Goditje nga BE
    Picula pret që Komisioni Evropian të “heqë dorezat” në raportin e tij për Serbinë nesër. Ai beson se situata aktuale në Serbi është e tillë që Komisioni Evropian do ta pranojë narrativën e Parlamentit Evropian, i cili, thotë ai, është vazhdimisht kritik ndaj regjimit të Vuçiçit. Vlerësimet e Komisionit Evropian mund të kenë pasoja serioze për vendin kandidat. Kolumnisti i portalit Indeks, Goran Vojkoviç, tha se Aleksandër Vuçiç u përpoq të luajë rolin e një Tito të ri, në kuptimin e krijimit të mosinkuadrimit. Por Vuçiçi nuk ka kapacitet. Përveç kësaj, Jugosllavia e Titos ishte larg neutralitetit. Vuçiçi u përpoq të ishte i mirë me të gjithë, por në fund nuk është i mirë me askënd. Ai shfrytëzoi inercinë e burokracisë evropiane, tha Vojkoviq, duke theksuar se burokracia evropiane në vitet ’90 u përpoq të shpëtonte Jugosllavinë që po shkatërrohej, sepse burokratët e duan stabilitetin, jo pasigurinë.

  • Hazizaj: S’futemi në BE nëse nuk miratojmë ligjin për gjinitë

    Hazizaj: S’futemi në BE nëse nuk miratojmë ligjin për gjinitë

    Drejtori ekzekutiv i CRCA/ECPAT Altin Hazizaj, thotë se nëse Shqipëria nuk miraton ligjin për gjinitë, rrezikon të mos finalizojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    “Jemi përpara një fushate të madhe dezinformomi. Janë dy momente që unë mendoj që duhen sqaruar. E para ky është një ligj që në qoftë se Shqipëria nuk e miraton në gjendjen që është dhe unë jam i lumtur që shoqëria civile ka reaguar në masë, Shqipëria nuk ka për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

    Shqipëria ka hyrë në procesin e integrimit që do të thotë në procesin e integrimit janë gjashtë grup kapituj ku dy më të rëndësishmet janë kapitulli 23 dhe kapitulli 24. Kapitulli 24 ka të bëjë me të drejtat fundamentale që i thonë në Bashkimin Europian ose ndryshe e njohur me ato të drejta bazë të njeriut që askush nuk mund t’i shkelë.

    Bazuar mbi këtë, Bashkimi Europian ndërton dhe vendos ato që quhen brenchmarks. Brenchmarks do të thotë që janë disa momente që duhen arritur, të cilat shteti në qoftë se nuk i arrin, automatikisht procesi i anëtarësisë në Bashkimin Europian nuk ndodh. Dhe ka dhe një fakt tjetër për ta kuptuar Akili, se ne që vijmë nga fusha juridike i dimë. Ka dhe një fakt tjetër që në qoftë se nuk realizon brenchmark, pra ato rritjet kryesore ka pasoja ekstreme për neve se BE-së nuk i bëhet vonë”.

  • “Nuk është afat imagjinar”/ Rama: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE deri në 2027

    “Nuk është afat imagjinar”/ Rama: Shqipëria synon përmbylljen e negociatave me BE deri në 2027

    Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “DW”, ka folur mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sfidat e mbetura dhe pritshmëritë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

    Ai u shpreh se qeveria shqiptare po punon mbi një kalendar të dakordësuar me Bashkimin Evropian, që parashikon përmbushjen e të gjitha detyrave brenda vitit 2027, në mënyrë që më pas Komisioni Evropian t’i rekomandojë vendeve anëtare përmbylljen me sukses të negociatave.
    “Sfida është të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces. Kemi një kalendar të dakordësuar bashkë me Bashkimin Evropian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’ju thotë vendeve anëtare se Shqipëria ka kryer me sukses negociatat. Më pas kemi parashikuar një tjetër 2-vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë edhe më shpejt, por kemi vendosur maksimumin, prandaj kemi 2030 si një datë. Nuk është një afat imagjinar apo i vendosur thjesht nga dëshira, por është bazuar mbi planin që thashë”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka përparuar me ritme të shpejta në krahasim me vendet e tjera të rajonit që ndodhen në procesin e integrimit, duke kaluar nga fundi i listës në mesin e vendeve më të avancuara.
    “Shqipëria ka qenë në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, etj.” tha ai, duke theksuar se vendi është tashmë në “pararojë” së bashku me Malin e Zi.
    “Kjo nuk është në dorën apo dëshirën tonë. Ne e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë dhe tani jemi në pararojë, së bashku me Malin e Zi, me gjasa që të ecim bashkë në këtë proces. Vendet e tjera kanë probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur. Maqedoninë e Veriut e mban lidhur Bullgaria për të zgjidhur një problem mes tyre, Kosovën dhe Serbinë i pengon fakti i mosnjohjes së ndërsjellë, ndërsa Bosnja është një rast tjetër i komplikuar”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Kryetari i komisionit parlamentar në BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nga Pusteci: Shqipëria, ndër vendet më të avancuara drejt BE-së

    Kryetari i komisionit parlamentar në BE për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nga Pusteci: Shqipëria, ndër vendet më të avancuara drejt BE-së

    Andrei Kovaçeviç, kryetar i Komisionit Parlamentar të BE-së për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, nga Pusteci ka deklaruar se procesi i integrimit europian është thelbësor si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për vendet kandidate.

    Ai theksoi se, në këtë moment të ndjeshëm gjeopolitik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen sa më shpejt në BE, duke u vlerësuar secila sipas meritave dhe përparimit të reformave. Sipas tij, Shqipëria është nkë ndër vendet më të avancuara drejt BE-së.
    Në përfundim, Kovaçeviç përsëriti thirrjen që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseardhura në BE, por vetëm përmes reformave, pajtimit dhe përmbushjes së kushteve europiane.
    Deklarata e plotë:
    Procesi i integrimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja palët, si për Bashkimin Europian, ashtu edhe për vendet kandidate. Në këtë situatë të vështirë gjeopolitike në botë, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, çdo vend vlerësohet sipas meritave të veta dhe sipas përparimit të reformave. Për këtë arsye, ne i shohim të gjitha vendet në mënyrë të veçantë.
    Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të integrimit dhe të procesit të negociatave me Bashkimin Europian. Shpresa jonë është që në vitet e ardhshme të mund t’u themi mirëseardhjen si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që ndër to të jetë edhe Shqipëria.
    Ballkani duhet ta kapërcejë atë që ndoshta në të kaluarën na ka ndarë dhe sot të investojmë vetëm në marrëdhënie të mira fqinjësore, në lidhje infrastrukturore, ekonomike, tregtare e financiare, në lidhjet mes njerëzve. Të ketë më shumë vizita ndërmjet vendeve të ndryshme të Ballkanit, të rinjtë të kenë mundësinë të arsimohen aty ku dëshirojnë, ndërsa kufijtë të jenë simbolikë, ashtu siç ndodh në vendet e tjera, përfshirë edhe vetë Bullgarinë, e cila tashmë është pjesë e kësaj pjese të zonës Shengen.
    Kjo është plotësisht e realizueshme. Kjo varet nga vetë ju dhe unë e konsideroj Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare si një nga më pro-evropianet dhe euroatlantiket. Mendoj se kur shumica dhe opozita kanë të njëjtin qëllim, të kontribuojnë vërtet në anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, kjo do të bëhet realitet. Pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, kjo çështje duhet t’i bashkojë të gjithë dhe, nga ato që kam vëzhguar në parlamentin shqiptar, si qeveria edhe opozita janë të unifikuara në këtë drejtim.
    Unë pres që më në fund të nisin edhe ata negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, sapo të përmbushin kushtet që ka pranuar vetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Ne, si Republikë e Bullgarisë, nuk kemi pasur kurrë problem me emrin Republika e Maqedonisë dhe Bullgaria në asnjë mënyrë nuk e pengon anëtarësimin europian të Maqedonisë. Përkundrazi, ne e mbështesim fuqimisht që vendi të ecë përpara. Kjo nënkupton edhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, njësoj si të gjitha komunitetet e tjera përbërëse të shtetit. Gjithashtu kërkojmë që të mos ketë diskriminim ndaj atyre që deklarojnë hapur identitetin e tyre historik bullgar.
    Një thirrje e qartë se ne i mirëpresim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian, por ato duhet të realizojnë reformat e tyre dhe pajtimin me të kaluarën. Ato vetë duhet të kapërcejnë pengesat që na ndalojnë, e që vijnë nga epokat e shkuara.
    Në Maqedoninë e Veriut ndiqen edhe mediat shqiptare. I bëj apel mikut tim, Hristijan Mickoski, që pas fitores elektorale dhe pas përfundimit të raundit të dytë për partinë e tij, të lërë pas disa nga parullat e vjetra dhe sa më shpejt të nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ne do t’i mbështesim dhe dëshirojmë anëtarësimin e Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe të Shqipërisë, por çdo vend vlerësohet veçmas, në bazë të përparimit të tij.

    Top Channel

  • Integrimi i Ballkanit: Një objektiv, një premtim apo një gënjeshtër?

    Integrimi i Ballkanit: Një objektiv, një premtim apo një gënjeshtër?

    Nga Eljanos Kasaj*
    Bashkimi Evropian prej një kohe të gjatë po zvarrit pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe po humbet ndikimin e tij në rajon, duke ia lënë vendin Rusisë dhe Kinës, kanë deklaruar analistët amerikanë Pablo Rasmussen dhe Robert Benson në një artikull të botuar në portalin “Euractiv”.
    “Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (West Balkan Six-WB6) mbeten të bllokuara në sallën e pritjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Negociatat janë ngadalësuar, të penguara nga lodhja e zgjerimit në kryeqytetet evropiane, ankthet e imigracionit dhe frika se anëtarët e rinj do të paralizonin vendimmarrjen tashmë të vështirë në bllok”, shkruhej në artikull.
    Ekspertët besojnë se procesi i stërgjatur i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shndërruar në një farsë për shkak të vetë mekanizmit të pranimit të anëtarëve të rinj sipas “kapitujve”, domethënë, standardeve të caktuara për përmbushjen e detyrimeve. Sipas analistëve, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit “mbyllin kapitujt e tyre”, marrin pjesë në samite me udhëheqjen e BE-së dhe bëjnë deklarata, por “horizonti i anëtarësimit të plotë vazhdon të zvarritet. Çdo premtim i thyer, çdo veprim i shtyrë zvogëlon ndikimin e Unionit në rajon, duke u sinjalizuar anëtarëve të mundshëm se reformat mund të mos shpërblehen dhe fuqive rivale se angazhimet e Evropës mund të injorohen në mënyrë të sigurt”.
    Sipas portalit, negociatat për pranimin e Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian-ndonëse ato qëndrojnë fort larg standarteve evropiane që Brukseli u ka vënë si detyrë vendeve të tjera kandidate-i kanë dhënë përsëri shpresë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas planeve aktuale bazuar në deklarat e fundit të disa figurave ktçe të Brukselit, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet t’i bashkohen BE-së përkatësisht në vitin 2028 dhe 2030, por datat mbeten fluide. Në të njëjtën kohë, meqenëse anëtarësimi në Bashkimin Evropian shtyhet vazhdimisht, vendet e Ballkanit po forcojnë lidhjet me Rusinë dhe Kinën. Për shembull, Serbia po rrit partneritetin e saj energjetik me Rusinë në kuadër iniciativës së sigurisë energjitike bazuar në burimet ruse midis Beogradit, Budapestit dhe Bratisllavës- në të njejtën kohë qeveria serbe po blen në mënyrë të vazhdueshme sisteme mbikëqyrjeje dhe armatime nga Kina. Ndërsa Mali i Zi, njëkohësisht një vend anëtar i NATO-s, po thellon varësinë e tij financiare nga Kina falë kredive të iniciativës kineze”Një Brez, një Rrugë” që po bëhen një levë e ndikimit kinez në Aleancë. Përveç kësaj, problemi i anëtarësimit në Bashkimim Evropian shkakton një “ikje të trurit”(punonjësve të kualifikuar,ekspertëve,personelit mjeksor)nga rajoni, thonë analistët.
    Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mali i Zi kanë aktualisht statusin zyrtar të kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, ky status, si dhe vetë procesi i integrimit duket se po paguhet me humbjen e sovranitetit kombëtar,bazuar në “lëshime” ose kompromise poshtëronjëse për krenarinë kombëtare të vendeve ballkanike.
    Sot Brukseli po ushtron presion mbi Serbinë për ta detyruar atë që të njohë zyrtarisht pavarësinë e provincës së Kosovë dhe Metohisë-sot de facto baza më e madhe ushtarake amerikane dhe e NATO-s në Ballkan, si dhe për të vendosur sanksione kundër popullit vëlla orthodoks rus. Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe ndonëse vendi ka bërë përparime të pamohueshme në shumë fusha të shtetit të ligjit dhe funksonalizimit të institucioneve qeverisëse, aspiratat e saj evropiane u bllokuan në vitin 2020 prej Bullgarisë, e cila re quan popullin dhr gjuhën maqedonase një degëzim me rrënjë në etnosin bullgar.
    Shqipëria e mori statusin zyrtar të një kandidati për anëtarësim në BE në qershor 2014 dhe ndonëse sot është vendi më pro-evropian/euroentuziast në Ballkan, sërishmi iu desh që të bënte “lëshime” të konsiderueshme ndaj Greqisë në kuadër të ndryshimeve të kufirit territorial detar midis dy vendeve dhe mbi çështjen e të drejtave të minoritetit grek në vend(të cilat i tejkalojnë kufinjtë e diplomacisë evropiane dhe nuk zbatohen reciprocikisht nga pala greke). Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga 15 dhjetori 2022,por vendi përballet gjithashtu me ndërhyrje të paprecedenta atni-kushtetuese prej delegacioneve dhe pjestarëve të stafeve diplomatike prej Bashkimit Evropian në jetën e brendëshme politike.
    Të gjithë këto faktor kanë bërë që sot në Ballkan të lindin ndenjat e euroskepticizmit dhe anti-integrimit evropian-ndenja të cilat sot po përjetohen prej shumë popujve në vended anëtare të Unionit(si në Bullgari,Hungari,Gjermani,etj) dhe që po tregojnë qartë se si premtimet boshe, “burokratizmi i tipit sovjetik”dhe të mos trajtuarit e vendeve kandidate si të barabarta me ato pjesëtare të Unionit,sot po vret ëndërrën evropiane dhe po lëkund themelet e vet kështjellës kafkiane të Brukselit.
    *Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

  • Orban: Hungaria nuk dëshiron ta ketë fatin e Ukrainës

    Orban: Hungaria nuk dëshiron ta ketë fatin e Ukrainës

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se ai nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
    Orban u shpreh se fati i Ukrainës është të jetojë pranë Rusisë,  një fat që Hungaria nuk dëshiron ta ndajë.
    “Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian. Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë”, tha ai për transmetuesin shtetëror të vendit, raporton AP.

    “Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë dhe të jenë vazhdimisht në luftë me rusët. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse ne marrim mbi supe gjithçka nga çfarë vuajnë ata. Duam të shpëtojmë Hungarinë nga fakti që, nëse ukrainasit hyjnë në bllok, edhe ne do të jemi në luftë me rusët. E them përsëri, nëse je në të njëjtin sistem me një vend tjetër, dhe ai sulmohet, herët a vonë do të duhet të japësh ushtarë dhe ne nuk e duam këtë. Nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”, shtoi Orban.

  • Begaj vizitë në Hungari, takohet me kryeministrin Orban: Mbështetje e fortë për integrimin evropian

    Begaj vizitë në Hungari, takohet me kryeministrin Orban: Mbështetje e fortë për integrimin evropian

    Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë.
    Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE.
    Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian.
    Presidenti Begaj theksoi se faktori shqiptar në rajon është bashkëpunues dhe evropianist.
    Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u theksua se investimet e rëndësishme që janë kryer në sektorin bankar, telekomunikacion dhe transportin ajror janë  kthyer në një sukses për investitorët dhe vendin tonë dhe, në këtë kontekst, ai ftoi sipërmarrësit hungarezë të vijnë në vendin tonë. “Të mos hezitojnë të ndjekin shembullin e kompanive shumë të suksesshme hungareze që operojnë tashmë në Shqipëri”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke i shprehur Kryeministrit Orban përkushtimin për të inkurajuar hyrjet e mëtejshme të kapitalit hungarez në vend.
    “Shqipëria inkurajon, gjithashtu, mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun e saj”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
    Në takim u bisedua edhe për rritjen e ndjeshme  të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.
    Gjatë bashkëbisedimit u vlerësuan hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze edhe në fusha të tjera, si: drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi. Presidenti Begaj i shprehu Kryeministrit Orban mirënjohje për bursat e dhëna ndaj studentëve shqiptarë.
    Gjatë vizitës në Hungari, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e tyre që ngrihen në Budapest.