Tag: bashkia

  • Bashkia Konispol paralajmëron fermerët: Kujdes me spërkatjen, do të përballeni me pasoja

    Bashkia Konispol paralajmëron fermerët: Kujdes me spërkatjen, do të përballeni me pasoja

    Bashkia Konispol paralajmëron fermerët: Kujdes me spërkatjen, ndryshe do të përballeni me pasoja ligjore
     
    Bashkia Konispol ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët e zonës, duke i bërë thirrje që të respektojnë oraret e përcaktuara për spërkatjen me pesticide. Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga sot dhe në vazhdim, spërkatjet e agrumeve dhe të bimëve të tjera gjatë periudhës së lulëzimit duhet të kryhen vetëm pas perëndimit të diellit.
     

     
    Ky urdhër mbështetet në Ligjin Nr. 7662, datë 19.01.1993 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, si dhe në Ligjin Nr. 20/2023 “Për Bletarinë”, të cilët përcaktojnë qartë mbrojtjen e florës dhe faunës, përfshirë këtu edhe ruajtjen e shëndetit të bletëve – të cilat janë thelbësore për polenizimin dhe ekosistemin.
     
    Mosrespektimi i këtij orari do të sjellë pasoja. Bashkia ka paralajmëruar se ndaj çdo fermeri që spërkat gjatë ditës, sidomos në kohë lulëzimi, do të ndërmerren masa administrative sipas ligjit, që mund të përfshijnë gjoba dhe ndëshkime të tjera të përcaktuara nga autoritetet përkatëse.
     
    Kjo thirrje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur sektorin e bletarisë, i cili është dëmtuar rëndë në vitet e fundit për shkak të përdorimit të pakontrolluar të pesticideve. Bashkia u kërkon fermerëve bashkëpunim dhe përgjegjshmëri, në mënyrë që të garantohet si prodhimi bujqësor, ashtu edhe biodiversiteti i zonës.
     
    📌 “Spërkatjet pas perëndimit të diellit janë një domosdoshmëri, jo një sugjerim” – thuhet në njoftimin e Bashkisë.
     
    Fermerët ftohen të informohen më tej pranë Njësive Administrative përkatëse dhe të ndjekin rregulloret e reja, duke kontribuar kështu në një bujqësi më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mjedisin.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • SYRI TV/ Fshati Qatrom në Korçë i harruar, banorët: Bashkia asnjë investim, u kujtuan në fushatë për ca kosha

    SYRI TV/ Fshati Qatrom në Korçë i harruar, banorët: Bashkia asnjë investim, u kujtuan në fushatë për ca kosha

    Banorët e fshatit Qatrom në Korçë prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe kanalizime të ujrave të zeza, duke ndikuar në përditshmërinë e tyre. Edhe pse janë ankuar për këto probleme, bashkia Korçë kujtohet për ta vetëm në prag fushate dhe jo për të zgjidhur shqetësimet e tyre më serioze, por cakton disa vende për vendosjen e koshave të mbeturinave. Banorët e quajnë investim elektoral duke përdorur edhe ironi për pushtetin vendor.

    SYRI TV

    Fshati Qatrom në Korçë prej 12 vitesh vuan nga mungesa e investimeve publike dhe përballen me problematika të shumta. Rrugët e fshatit janë me gropa dhe baltë, ndërsa një tjetër shqetësim serioz për ta është mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza. Ata thonë se derdhja e ujrave të zeza në përrua shkakton ndotje dhe rrezik për ndonjë sëmundje. E vështirë përballen me këto problematika, bashkia Korçë kujtohet në prag fushate për caktimin e disa vendeve për vendosje të koshave. Sipas tyre ky veprim i bashkisë bëhet për qëllim elektoral dhe jo për interesin e banorëve, ndërsa nuk mungojnë as ironitë për pushtetin vendor.

    Pavarësisht se janë taksapagues të rregullt, deri tani bashkia, thonë banorët, nuk ka bërë asnjë investim serioz për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë. Banorët e Qatromit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe investime afatgjata për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ata shpresojnë që institucionet të veprojnë përtej fushatave elektorale dhe të sjellin ndryshime reale për komunitetin.

  • “Nuk më dëmshpërblejnë se jam demokrat”/ Kryefamiljari- Berishës: I gjithë uji që bie jashtë, futet brenda

    “Nuk më dëmshpërblejnë se jam demokrat”/ Kryefamiljari- Berishës: I gjithë uji që bie jashtë, futet brenda

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar një familje në Durrës, e cila ka pësuar dëmtime nga tërmeti i nëntorit 2019. Familja ende nuk ka marrë dëmshpërblimin nga bashkia, pavarësisht se kanë fituar gjyqin.
    Gjatë bisedës me kryetarin e PD-së, kryefamiljari shprehu pakënaqësinë për mungesën e dëmshpërblimit dhe për kushtet e vështira në të cilat jeton me familjen e tij. “I kam hedhur në gjyq, kam fituar edhe gjyqin, por Bashkia e Durrësit nuk më dëmshpërblen. I gjithë uji që bie jashtë, futet brenda. Këtu flemë si familje. Pasi jam demokrat, s’ma kanë bërë shtëpinë,” tha ai.
    Një tjetër qytetar nga Durrësi tregoi se paratë e dëmshpërblimit për fatkeqësinë e tërmetit janë shpërndarë vetëm për ata që janë të lidhur me socialistët, ndërsa ata që janë demokratë nuk kanë përfituar asgjë. “Kam shkuar te bashkia dhe kur u kam thënë që jemi demokratë, më kanë thënë se nuk je demokrat dhe s’ta japim, ndryshe do ta prishim. Ndërsa disa kanë marrë 20-30 milion lekë për tërmetin, ne na kanë thënë që lekët i kanë marrë të tjerët, sepse jemi të varfër,” shprehu ai.
    Ai përmendi se kishte paguar 200 mijë lekë një inspektori për të përfituar dëmshpërblimin. “Kam dhënë 200 mijë lekë. Të tjerët kanë nga 5-6 vila dhe lekët i marrin ata që janë në pushtet, jo fukarenjtë,” tha ai.