Tag: bashkia

  • Punimet në bulevardin “Skenderbeu”, Bashkia Shkodër njofton bllokimin e një tjetër segmenti…

    Punimet në bulevardin “Skenderbeu”, Bashkia Shkodër njofton bllokimin e një tjetër segmenti…

    Të nderuar qytetarë!
    Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në një pjesë të Bulevardit “Skënderbeu”, konkretisht nga kryqëzimi i ish-degës deri pranë kryqëzimit te stacioni i trenit.
    Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 deri në 18:00.
    Bashkia Shkodër kërkon mirëkuptimin e banorëve për realizimin e kësaj ndërhyrjeje që synon përmirësimin e infrastrukturës.
    Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për të ndihmuar dhe orientuar trafikun gjatë kohës së punimeve.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vendimet e manipuluara të Bashkisë që zhvilluan pronën e Ajola Xoxës

    Vendimet e manipuluara të Bashkisë që zhvilluan pronën e Ajola Xoxës

    Gjykata e Tiranës shpalli si të paligjshëm ndërtimin e një rruge, të miratuar nga Bashkia e Tiranës, e cila i hapte shtigje zhvillimit të një prone të poseduar fillimisht nga Ajola Xoxe dhe më pas nga të afërmit të saj, në qendër të Tiranës.
    Pas hetimit gjyqësor rezultoi se Plani përmbante fakte të falsifikuara, pasi rruga “Hajdar Kërçiku” nuk ekzistonte në terren dhe nuk ishte parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor. Gjithashtu, procesi i miratimit të PDV-së është zhvilluar pa respektuar procedurat e konsultimit publik me banorët e zonës, siç kërkohet nga ligji.
    Pas një beteje të gjatë ligjore, gjykata ka vendosur që Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar nga Bashkia Tiranë, i cili parashikonte ndërtimin e kësaj rruge, është i pavlefshëm.
    Për më tepër, u provua se vendimi për ndërtimin e rrugës është marrë në kushtet e konfliktit të interesit, duke marrë parasysh lidhjet familjare të Kryetarit të Bashkisë me pronat ishte vetëm zhvillimi i rrugës së re ua rrit vlerën disafish.
    Gjatë gjykimit, Qendra “Res Publica” e cila përfaqësonte në këtë proces një prej familjeve që u prekën nga planet vendore të Bashkisë, provoi se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi miratimi i ndërtimit të rrugëve të reja bie nën juridiksionin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe jo të Bashkisë.

    Një rrugë për Ajolën

    Credits: LSA – Ajola Xoxa

    Në rrugën mbi Shkollën e Kuqe, pak para se të kryqëzohet me “Rrugën Bardhyl”, ekziston ende një kompleks shtëpish të vjetra tiranase.
    Një prej banesave të vjetra zotërohet nga Lindita Çoku, një mjeke e suksesshme që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ndërsa ajo ndiqte karrierën si kirurge kardiologjie në Boston, në Tiranë Bashkia kishin përfunduar të gjitha procedurat administrative që “uzurponin” pronën e saj.
    Në fillim të vitit 2022 ajo mëson se me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës ishte hartuar një plan i detajuar vendor që merrte përsipër zhvillimin e zonës së shtëpisë së saj të vjetër. Problemi ishte se plani përshkruante ekzistencën e një rruge, e cila në realitet nuk ekziston dhe nuk ishte parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor. Madje në letra rruga ishte pagëzuar me emrin e ish-arkitektit të  Bashkisë së Gracit, Hajdar Kërçiku.
    Bashkia Tiranë miratoi Planin e Detajuar Vendor (PDV) për ndërtimin e rrugës “Hajdar Kërçiku” në vitin 2021, një projekt urbanistik që prekte një zonë të caktuar në Tiranë, pjesë e njësisë administrative TR/7. Ky plan përfshinte ndërtimin e një rruge të re, të cilën Bashkia e prezantoi si një nevojë për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjen e disa zonave të Tiranës.
    Fill pas planet vendore, po me firmë të Veliajt, më 27 dhjetor 2022, u miratua edhe leja e ndërtimit për një godinë shumëkatëshe,  për zhvillimin e së cilës thuajse do të rrënoheshin dhe banesat e vjetra tiranase.
    Pas konstatimeve të anomalive të Planit të Detajuar Vendor, dhe lejes së ndërtimit, mjekja e njohur iu drejtua qendrës “Respublica” për të ngritur një padi ndaj Bashkisë Tiranës në gjykatën Administrative.
    Përveç konstatimit të falsifikimit dokumenteve, Lindita Çoku ngrinte dhe dyshimet se gjithçka është miratuar për t’i siguruar benefite jo të ligjshme Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.
    Megjithatë, Qendra “Res Publica” paditi Bashkinë për shkelje të ligjit, duke argumentuar se ky plan ishte miratuar pa respektuar procedurat ligjore dhe pa pasur një bazë të qartë urbanistike. Sipas padisë, miratimi i këtij plani ishte bërë pa konsultimin e duhur publik dhe pa pasur një analizë të plotë të ndikimit të tij në pronat private dhe në jetën e qytetarëve të zonës.
    Plani i Veliajt parashikonte zgjerimin e rrugës inekzistente në një zonë të mbyllur dhe e bllokuar nga të dy anët me shtëpi dhe oborre, të cilat kanë ekzistuar prej dekadash në atë gjendje.
    Pas një beteje të gjatë dhe të ndërlikuar ligjore, Qendra “Res Publica” arriti të fitojë çështjen kundër Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar vendimin e kësaj të fundit për ndërtimin e rrugës “Hajdar Kërçiku” në zonën TR/7.
    Sipas vendimit të gjykatës, Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar nga Bashkia Tiranë, që parashikonte ndërtimin e kësaj rruge, është i pavlefshëm.
    Gjatë gjykimit, Qendra “Res Publica” provoi se Kryetari i Bashkisë Tiranë ka tejkaluar kompetencat e tij, pasi miratimi i ndërtimit të rrugëve të reja bie nën juridiksionin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe jo të Bashkisë.
    Për më tepër, u provua se vendimi për ndërtimin e rrugës është marrë në kushtet e konfliktit të interesit, duke marrë parasysh lidhjet familjare të Kryetarit të Bashkisë me pronat që vetëm zhvillimi i rrugës së re ua rrit vlerën disafish. Konkretisht pronar i truallit të cilit do t’i shërbejë rruga e krijuar rishtazi, në kohën e miratimit të planit ka qenë Ajola Xoxa, bashkëshorte e Erion Veliajt, dhe nëna e saj (trashëgimtare të Arben Xoxës).
    Përveç mungesës së kompetencës dhe konfliktit të interesit, gjatë gjykimit u provua se Plani Vendor është marrë në shkelje të rënda procedurale nga ana e Bashkisë Tiranë. PDV-ja rezultoi se përmbante fakte të falsifikuara, pasi rruga “Hajdar Kërçiku” nuk ekzistonte në terren dhe nuk ishte parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor. Gjithashtu, procesi i miratimit të PDV-së është zhvilluar pa respektuar procedurat e konsultimit publik me banorët e zonës, siç kërkohet nga ligji.
    “Kryetari i Bashkisë ka kompetenca për të bërë planet të detajuara të vendosjes së zonës, por duhet ta bëjë në përputhje me planin e përgjigjes vendore të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Nuk mund të krijojë rrugë të reja por duhet të qëndrojë besnik planeve që ka miratuar Këshilli i Territorit”, tha për “shteg.org” avokati Dorian Matlija.
    Sipas tij, kushtet e konfliktit të interesit të përfshira, duke marrë parasysh lidhjet familjare të Kryetarit të Bashkisë me pronat që përfitonin nga zhvillimi i rrugës, rriti disafish vlerën e tyre.
    Në fund të hetimit gjyqësor gjykata vendosi në favor të paditësve dhe shpalli të pavlefshëm Planin e Detajuar Vendor për ndërtimin e rrugës “Hajdar Kërçiku”. Gjykata theksoi se miratimi i këtij plani kishte shkelur rregullat e urbanistikës dhe kishte injoruar procedurat ligjore të nevojshme për konsultimin publik dhe shpronësimin e pasurive private.

    Pronarët real

    Credits: LSA – Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

    Valmir Xoxa, muzikant në bandën frymore të Bashkisë së Tiranës, është një ndër personat e dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për transaksione të dyshimta që, prokurorët besojnë janë pjesë e një skeme për të fshehur lidhjen e drejtpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë me pronën mbi të cilën ai më vonë ka firmosur lejen e ndërtimit.
    Valmiri ngjalli dyshimin e prokurorëve pasi u deklaroi prokurorëve se nga kursimet e tij, një rrogë si pedagog në Akademinë e Arteve dhe një pagë shtesë si anëtar i bandës frymore të kryeqytetit, ai arriti të blinte një pronë për 140 mijë euro dhe një makinë për 23 mijë euro nga kushërirat e tij, Ajola dhe Valbona Xoxa.
    Hetimet e prokurorisë flasin pikërisht për pronën që përfitoi dalje në rrugën “Faik Tërnova”, rrugë të cilën Gjykata Administrative konstatoi se ishte miratuar nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
    Vendimet e kryebashkiakut Veliaj që prekin pronën e Lindita Çokut nuk janë përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme por hetimi gjyqësor i Gjykatës Administrative tregoi se plani i detajuar i njësisë TR7 u miratua nga Bashkia e Tiranës duke falsifikuar faktet se aty ekziston një rrugë, ndërsa në të vërtetë kjo rrugë do të krijohet, me qëllimin e zhvillimit sa më optimal, të pronës së bashkëshortes së tij (duke i hapur akses pallatit të ri nga dy rrugë dhe duke rritur mundësinë e hapjes së dritareve e ballkoneve nga lindja), në dëm të pronarëve ku shkel kjo rrugë fiktive.
    Bashkëshortja dhe vjehrra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës kanë hequr emrat e tyre si përfituese përmes një shitjeje, për të cilat SPAK dyshon se janë fiktive tç një personi që nuk ka aftësi paguese, por ndërkohë kujdeset që arkitekti i projekteve personale e familjare të jetë i njëjti që projekton pallatin dhe aplikon për lejen në Bashki.
    Një vit më vonë, Veliaj po ashtu firmos lejen e ndërtimit me përfitues Agron dhe Valmir Xoxa ,të afërm të Ajola Xoxës.
    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se projekti u zhvillua nga Olsi Efthimi, një mik i afërm i Ajolës dhe bashkëpronar i studios “Atelier 4”. Ka qenë pikërisht kjo studio arkitekture që ka bërë aplikimin në Bashki për lejen e ndërtimit dhe ka marrë përsipër edhe projektin e ndërtimit te njësia strukturore TR7, pikërisht në pronën të cilën Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa e kanë shitur te shtetasi Valmir Xoxa.
    Sipas vëzhgimeve të Prokurorisë, Olsi Efthimi dhe Valmir Xoxa nuk japin shenja të njohjes me njëri-tjetrin për zhvillimin e ndërtimit, gjë që provon se nëse shitja e pronave do të ishte e rregullt, atëherë tç dy do e njihnin njëri-tjetrin.
    “Këto rrethana forcojnë dyshimin e arsyeshëm se Valmir Xoxa nuk është realisht në zotërim të pronës që po zhvillohet dhe se për këtë pronë kujdeset Ajola Xoxa, pavarësisht se emri i saj nuk figuron më si pronare e truallit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
    Nga ana tjetër edhe Valmir Xoxa tregohet i paqartë rreth përfitimeve që ai do të gëzonte nga ndërtimi i godinës shumëkatëshe në pronën e tij.
    I pyetur në lidhje me sa ka përfituar nga dhënia e pjesës së tij të bashkëpronësisë për firmën ndërtuese, Xoxa ndryshon disa herë version, por në fund përgjigjet se do të përfitojë një apartament 60 m2, një dyqan 70 m2 dhe një post parkimi.
    Gjithashtu, sipas organit të akuzës, në të njëjtën periudhë që ky shtetas supozohet se dispononte një banesë me rreth 140 mijë euro kursime cash, ka aplikuar dhe ka përfituar një kredi të butë për strehim nga Bashkia Tiranë, për rreth 40 mijë euro.
    Sipas SPAK, me këto të holla, në vend që të siguronte menjëherë një strehim për vete dhe familjen e tij, Valmiri porosit një apartament tjetër, në të njëjtën ndërtesë e cila po ndërtohet mbi truallin në bashkëpronësi të tij.
    Nisur nga deklarimet prokurorët dyshojnë se Valmir Xoxa nuk është realisht në zotërim të pronës që po zhvillohet dhe se për këtë pronë kujdeset Ajola Xoxa, pavarësisht se emri i saj nuk figuron më si pronare e truallit.
    Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehjen dhe deklarim të rremë të pasurisë.
    Më 16 janar 2025, në regjistrin e veprave penale u shtua edhe akuza për “Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, ndërsa më 24 janar 2025 u shtua vepra penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
    Si pjesë e hetimit, SPAK ka dokumentuar një seri të gjatë transaksionesh që tregojnë rrjedhjen e parasë nga Bashkia e Tiranës, përmes kompanive kontraktore dhe sponsorizimeve, tek OJF-të dhe kompanitë e kontrolluara nga Ajola Xoxa.
    Sipas prokurorisë, Veliaj dhe Xoxa, janë në qendër të një skeme të mirëorganizuar për të përfituar rryshfete dhe për të pastruar para nëpërmjet kompanive kontraktore dhe organizatave joqeveritare (OJF) që merrnin fonde nga Bashkia e Tiranës.
    Prokurorët pretendojnë se Veliaj ka përfituar të paktën 1.1 milionë euro në nëntë raste të ndryshme, duke përdorur pozicionin e tij për të siguruar kontrata publike dhe leje ndërtimi për biznesmenë të ndryshëm.
    Nga qelia e burgut, Erion Veliaj, apo dhe nëpërmjet avokatëve të tij, ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si një komplot politik të orkestruar nga kundërshtarët e tij.
    /Shteg.org/

  • Muçollari: Astiri dhe Yzberishti pa shkollë, pronarët e dhuruan truallin, por bashkia ka 6 vite që nuk bën asgjë!

    Muçollari: Astiri dhe Yzberishti pa shkollë, pronarët e dhuruan truallin, por bashkia ka 6 vite që nuk bën asgjë!

    Muçollari: Astiri dhe Yzberishti pa shkollë, pronarët e dhuruan truallin, por bashkia ka 6 vite që nuk bën asgjë!Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

    Ndodhem sot në njësinë nr. 14, në zonën e Astirit dhe Yzberishtit, aty ku jetojnë afro 70 mijë banorë.

    Një komunitet i madh, që prej vitesh ka nevojë jetike për një shkollë 9-vjeçare dhe për një gjimnaz por NUK i ka. Nuk i ka, jo se mungon nevoja, por sepse Qeveria dhe Bashkia nuk i konsiderojnë banorët këtu, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë dhe nuk i përfillin.

    Sipas dokumenteve qe do publikoj tregohet qartë se pronari i kësaj toke pas meje, bashkë me zhvilluesin, në vitin 2019 ia dhuruan Bashkisë së Tiranës plot 10 mijë metra katrorë për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare dhe një gjimnazi.

    Mosbesimi te Bashkia dhe Qeveria ndihet edhe në kontratë, ku dhuruesit kanë bërë njeë dhuratë me kusht, e zeza mbi të bardhë: ky truall mund të përdoret vetëm për shkollë. Sepse e dinin mirë me kë kishin të bënin-që po të mos ishte ky kusht, ndoshta sot këtu do ishin ngritur themelet e ndonjë kulle tjetër për klientët e zakonshëm.

    Ja ku i keni: dokumentet e dhurimit, kontrata noteriale. Të gjitha të rregullta, të firmosura.

    Po çfarë ka bërë bashkia në këto 6 vite?

    Asgjë. Zero. Ja ku është trualli, bosh. Prej gjashtë vitesh, i lënë pas dore. Asnjë projekt, asnjë punë, asnjë interes. Gjashtë vite! Kur për të ndërtuar një kullë për klientët e tyre, nuk iu duhen më shumë se 6 muaj, por për shkolla nuk gjejnë as kohën, as vullnetin. Sepse për ta, më shumë vlen një marrëveshje me oligarkët si ne rastin e stadiumit Selman Stermasi sesa e nevoja jetike e këtij komuniteti.

    Më 11 maj, kjo padrejtësi do marrë fund. Më 11 maj, qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin me votë që këtu të ngrihen dy shkolla të domosdoshme për komunitetin.

    Partia Demokratike, sapo të marrë drejtimin e vendit, do të nisë menjëherë ndërtimin e tyre. Pikërisht këtu, në këtë truall të dhuruar me përgjegjësi dhe vizion qytetar, do të ngrihet me urgjencë një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz.

    Fëmijët e kësaj zonë kanë të drejtën për të mësuar në kushte dinjitoze.

    Dhe kjo e drejtë do të bëhet realitet. Me votën e qytetarëve.

  • Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri nuk po ikën/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Dimër në pranverë! Kukësi “zgjohet” i ngrirë, në Korçë të gjitha akset rrugore të kalueshme, si paraqitet situata

    Dimër në pranverë! Kukësi “zgjohet” i ngrirë, në Korçë të gjitha akset rrugore të kalueshme, si paraqitet situata

    pamje nga Korça

    TIRANË-Pavarësisht se jemi në pranverë po përjetojmë ditë dimri. Një ditë pas reshjeve të borës në veri dhe juglindje të venit, situata është përmirësuar. Dëborë i ka lënë venid ngricës dhe temperaturave të ulëta. 
    Në qarkun e Korçës bëhet e ditur se borëpastruestet kanë qenë në terren për menaxhimin e situatës. Aktualisht në akset kryesore nacionale e turistike, qarkullimi vijon normalisht. Nga Bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ku gjithashtu nuk raportohen problematika.
    Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, Njësia Admin. Bulgarec dhe fshati Dardhë në Njësi. Admin. Mollaj Bashkia Korçë, si dhe në fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë të njës. Adm.Gorë, Bashkia Maliq. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.
    Temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celcius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.  Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. 
    Nga Komisariati i Policisë Pukë, në disa segmente të rrugës së Iballës, situata paraqitet e rënduar për shkak të sasive të mëdha të dëborës në rrugë.
    Nga Bashkia Shkodër, nuk raportohen probleme momentalisht. Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur.
    Nga Bashkia Malësi e Madhe, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Vau i Dejës, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Fushë Arrëz, në territorin e bashkisë reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e saj kalon 30 cm.
    Rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet për automjete të pajisura me zinxhirë. Në rrugët rurale po punohet për pastrimin dhe kthimin e tyre në normalitet./ZËRI

  • Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Dimri ‘trokiti’ sërish/ Mbi 30 cm borë në zonat e Shkodrës, ja si paraqitet situata në rrethe

    Situata e Motit dhe Qarkullimit në Qarkun Shkodër – Raporte të Përditësuara. Komisariati i Policisë Pukë: Situata paraqitet e rënduar në disa segmente të rrugës së Iballës për shkak të sasive të mëdha të dëborës.
    Bashkia Shkodër: Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur, por kërkohet kujdes në lëvizje dhe përdorim i gomave dimërore.
    Bashkia Malësi e Madhe: Nuk raportohet për probleme në qarkullim.
    Bashkia Vau Dejes: Situata është e qetë dhe nuk ka probleme.
    Bashkia Fushë-Arrëz: Reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm. Rrugët janë të hapura për automjete me zinxhirë, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve rurale vazhdojnë.
    Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm, dhe rrugët janë të hapura.

  • Dimri nuk e ka në plan të largohet! Dëbora mbulon qytetet e vendit, temperaturat shkojnë në minus! Si paraqitet situata

    Dimri nuk e ka në plan të largohet! Dëbora mbulon qytetet e vendit, temperaturat shkojnë në minus! Si paraqitet situata

    Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta.

    Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
    Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.
    Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët.
    Korçë:
    Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natës ka pasur reshje dëbore me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë, trashësia e dëborës varion 10 deri 25 cm në zonat malore.
    Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.
    Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ana e tyre nuk raportohen problematika.
    Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, Njësia Admin. Bulgarec dhe fshati Dardhë në njësinë administrative Mollaj, si dhe në fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë të njësisë administrative Gorë, Bashkia Maliq. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Përrenjas.
    Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.
    Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën.
    Shkodër:
    Situata në territorin e qarkut të Shkodrës është si më poshtë:
    Nga Komisariati i Policisë Pukë, në disa segmente të rrugës së Iballës, situata paraqitet e rënduar për shkak të sasive të mëdha të dëborës në rrugë.
    Nga Bashkia Shkodër, nuk raportohen probleme momentalisht. Aktualisht, rruga Bogë – Theth është e hapur.
    Nga Bashkia Malësi e Madhe, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Vau i Dejës, nuk raportohen probleme të EC.
    Nga Bashkia Fushë Arrëz, në territorin e bashkisë reshjet e dëborës kanë pushuar dhe trashësia e saj kalon 30 cm.
    Rrugët nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet për automjete të pajisura me zinxhirë.
    Në rrugët rurale po punohet për pastrimin dhe kthimin e tyre në normalitet.
    Nga Bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC. Trashësia e dëborës në këtë bashki arrin rreth 5 cm, momentalisht rrugët janë të hapura.
    Në këtë version, kam bërë disa korrigjime të vogla për përputhshmërinë me rregullat e drejtshkrimit dhe stilit të duhur.
    Dibër:
    Reshjet e dëborës, ngrica në rrugë!
    Reshjet e dëborës të cilat nisën pasditen e djeshme, sot kanë lënë vendin ngricave dhe temperaturave të ulëta në rrugë, si dhe mund të sjellin dëme në frutikulturë dhe në bujqësi. Aktualisht, në disa segmente ka ngrica në rrugët nacionale, si dhe ato rurale.
    Sa i përket akseve të rrugëve nacionale, Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë janë të gjitha të kalueshme. Probleme ka patur në rrugët që lidhin Lagjen e Re me atë Vjetër, si dhe rrugët brenda qytetit të Bulqizës për shkak të ngricave.
    Për shkak të reshjeve gjatë natës, në aksin rrugor Klos-Tiranë, drejtuesi i një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit, si dhe tre pasagjerët që udhëtonin në atë makinë, të cilët ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë.
    Sa i përket rrethinës së Matit, situata është normalizuar dhe nuk raportohet për dëmtime në frutikulturë dhe bujqësi.
    Në këtë version, kam korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe kam bërë disa përmirësime në lidhjen e frazave për të bërë tekstin më të qartë dhe më të lexueshëm.

    Top Channel

  • PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

    PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe “pastrim të produkteve të veprave penale”.Ajo që pasoi arrestimin ishte një dezinformim dhe propagandë e skajshme me statuse e shkrime denigruese për gjyqtarët dhe prokurorët nga vetë Veliaj dhe njerëzit pranë tij, tashmë e vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga CNA se ishin iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e praraburgimit.

    Ditët pas arrestimit shumë personazhe publikë postuan në rrjetet e tyre sociale statuse inkurajuese, shumë prej tyre morën pjesë dhe në protestat para SPAK-ut, e cila ishte një skandal për nga mënyra sesi nuk u menaxhua nga Policia e Shtetit, duke vënë në rrezik edhe jetën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve. 

    pjesë e këtij skandali u bënë Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi, të cilët u fokusuan nga kamerat.

    Disa e shpallën dhe transformues të kryeqytetit siç ishte rasti i këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, i cili në një story në “Instagram” shoqruar me një foto me Veliajn shkroi:

    “Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!

    Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!

    Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!

    # kambesimtekti #jamerion”

    Në dukje ky ishte një postim i një miku për mikun, por nëse gërvisht pak mbi këtë pëlhurë nuk është kështu.

    Rikujtojmë që në dosjen hetimore të SPAK për Veliajn të zbardhur nga gjyqtari Erion Bani ishin të gjitha transaksionet që bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kishte kryer te artistët përmes OJF-ve në pronësi të saj dhe familjarëve të afërt.

    CNA investigoi pagesat klienteliste që Veliaj kishte bërë për VIP-at e kryeqytetit dhe të gjithë rezultonin të kishin marrë shuma të majme nga Klea Huta, media “Dritare” e Rudina Xhungës, Elhaida Dani Ardit Gjebrea etj.

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës një total prej 300 milionë lekë.

    “Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

    Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

    Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

    Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës”.

    Si të mos mjaftonte ky skandal në përgjimet e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit mbi të cilat u ngrit dhe akuza e tretë ajo e “futjes së sendeve të palejuara në qelitë e paraburgimit” përmendet dhe një personazh me emrin Ardit që nëse bën lidhjen mes fakteve të çon te këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

    Në përgjimet e zbardhura nga CNA në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

    Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    “I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit)”.

    Arditi merr përsipër dhe pjesën motivuese për “mikun” e tij duke e ngushëlluar me frazën “të mendojë sikur është në Big Brother”. Ndoshta do të justifikojë 300 milionë lekët.

    Arditi thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

    Arditi si në filmat thriller futet dhe më thellë duke shkuar deri te personazhi më misterioz në këto përgjime që është “Redaktori” apo siç i drejtohet Arbian Maznikut “Arbri i madh”.

    “Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

    Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. 

    I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

  • Erion Veliaj: Fondi i Komunitetit është një nga projektet me më shumë duk që kemi zbatuar si risi në Tiranë

    Erion Veliaj: Fondi i Komunitetit është një nga projektet me më shumë duk që kemi zbatuar si risi në Tiranë

    Nga Erion Veliaj-
    Fondi i Komunitetit është një nga projektet me më shumë duk që kemi zbatuar si risi në Tiranë, e përmes të cilit kemi sjellë shumë ndryshime në jetën e banorëve të qytetit, sidomos për familjet që banojnë në pallatet e vjetra.

    Suksesi i idesë sonë ishte i menjëhershëm dhe shumë banorë, të cilët kishin probleme me fasadën e pallateve apo vuanin mungesën e një ashensori, aplikuan (përmes një administratori të zgjedhur prej tyre dhe të licencuar nga bashkia) për të përfituar nga Fondi i Komunitetit, sipas parimit 50% të shpenzimeve i jepte bashkia, dhe 50% vetë banorët e pallatit. Ndërkohë që, për pensionistët dhe familjet në nevojë, pagesa mbulohet 100% nga Bashkia e Tiranës.
    Rezultati 227 pallate të rinovuara, ndër të cilët: 147 për veshjen me sistem kapot, 63 vendosje ashensori, dhe 17 vendosje sistem kapot dhe tarracë.
    Ndihem vërtet mirë kur shoh se si të gjitha familjet që janë bërë pjesë ndër vite e Fondit të Komunitetit, sot kursejnë 20% energji  falë vendosjes së sistemit kapot në pallatin ku banojnë, por edhe kanë përfituar 40% rritje të vlerës së pronës së tyre falë ndërhyrjes së bashkisë.
    Më e mira është gjithmonë përpara!

  • Konispol, bashkia paralajmëron fermerët: Kujdes me spërkatjen, ndryshe do të përballeni me pasoja ligjore

    Konispol, bashkia paralajmëron fermerët: Kujdes me spërkatjen, ndryshe do të përballeni me pasoja ligjore

    Bashkia Konispol ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët e zonës, duke i bërë thirrje që të respektojnë oraret e përcaktuara për spërkatjen me pesticide. Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga sot dhe në vazhdim, spërkatjet e agrumeve dhe të bimëve të tjera gjatë periudhës së lulëzimit duhet të kryhen vetëm pas perëndimit të diellit.
    Ky urdhër mbështetet në Ligjin Nr. 7662, datë 19.01.1993 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, si dhe në Ligjin Nr. 20/2023 “Për Bletarinë”, të cilët përcaktojnë qartë mbrojtjen e florës dhe faunës, përfshirë këtu edhe ruajtjen e shëndetit të bletëve – të cilat janë thelbësore për polenizimin dhe ekosistemin.
     
    Mosrespektimi i këtij orari do të sjellë pasoja. Bashkia ka paralajmëruar se ndaj çdo fermeri që spërkat gjatë ditës, sidomos në kohë lulëzimi, do të ndërmerren masa administrative sipas ligjit, që mund të përfshijnë gjoba dhe ndëshkime të tjera të përcaktuara nga autoritetet përkatëse.
     
    Kjo thirrje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur sektorin e bletarisë, i cili është dëmtuar rëndë në vitet e fundit për shkak të përdorimit të pakontrolluar të pesticideve. Bashkia u kërkon fermerëve bashkëpunim dhe përgjegjshmëri, në mënyrë që të garantohet si prodhimi bujqësor, ashtu edhe biodiversiteti i zonës.
     
    📌 “Spërkatjet pas perëndimit të diellit janë një domosdoshmëri, jo një sugjerim” – thuhet në njoftimin e Bashkisë.
     
    Fermerët ftohen të informohen më tej pranë Njësive Administrative përkatëse dhe të ndjekin rregulloret e reja, duke kontribuar kështu në një bujqësi më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mjedisin.