Kryesocialisti Edi Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta. Ai tha se edhe bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre investimeve, teksa shtoi se Cërriku të jetë ndër të parët që e ‘përqafon’ këtë ide.Sipas tij, në financim mund të ndihmojë edhe garancia shtetërore.
“Në Cërrik kemi besim se gjërat do të shkojnë më mirë në këtë drejtim se kemi këtu një kryetar bashkie, një nga më të vëmendshmit ndaj bujqësisë se në përgjithësi priren të shohin fshatin si infrastrukturë, jo si zhvillim bujqësor. Histori tradite që kthehet jo me shpejtësinë që kemi fatkeqësisht dëshirë. Në rastin e Cërrikut, kryetari i bashkisë ka bërë gjëra shembullore dhe e kemi përdorur si shembull në mbledhjet e përbashkëta, edhe rastin e përpunimit të mbetjeve bujqësore ku keni krijuar model. Shpresoj se bashkia e Cërrikut do të krijojë modele të bashkëpunimit mes fermerëve, bujqësve dhe bashkisë së vet për prodhimin.
Ministria tha kemi vendosur në dispozicionin tuaj 250 mln euro, me mundësinë e marrjes së një kredie të butë, ku 70% të kolateralit e mbulon shteti dhe është e garantuar nga shteti. Paralelisht me çfarë bëni ju individualisht, të mendoni edhe për investime të përbashkëta, ku të futet edhe bashkia. Nëse flasim për vajin e ullirit, keni mundësi për një sistem siç e ka bota, ku bashkitë dhe fermerët bëhen bashkë. Kooperativat komuniste ishin të gjithë bashkë në prodhim dhe pastaj lëmoshë në fund të muajit. Bashkimet të gjithë sot janë veç në prodhim dhe bashkë në shitje. Bashkitë duhet të futen se keni garancinë shtetërore dhe linjë financimi. Por edhe ju duhet të nxisni për politika të caktuara në nivel bashkie”, u shpreh Rama.
Tag: bashkia
-

“Duhet të bëni investime të përbashkëta me bashkinë”, Rama me fermerët në Cërrik: Keni garanci shtetërore dhe linjë financimi
-

‘Bashkia Tiranë shtron asfalt elektoral’, Këlliçi: Pa projekt, fyese për qytetarët
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar denoncimet e tij ndaj veprimeve të Bashkisë Tiranë, të cilat, sipas tij, përbëjnë shkelje të ligjit elektoral në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka publikuar foto të një rruge lagjeje në Tiranë, ku shihet se po hidhet një shtresë e vetme asfalti, pa praninë e ndonjë projekti teknik apo vendimi zyrtar nga bashkia.
Ai e ka quajtur këtë ndërhyrje si një “make up elektoral” skadent, që i bëhet qytetit për qëllime elektorale, ndërkohë që sipas tij, banorët e kryeqytetit janë përballur për 12 vite me infrastrukturë të degraduar.
“Asfalti elektoral si make up skadent. Këto janë rrugët që ‘shtron’ Bashkia Tiranë. Pa asnjë projekt dhe vendim, vetëm një shtresë asfalti elektoral, fyese për çdo qytetar që për 12 vite jeton me përditshmërinë e infrastrukturës skadente”, ka shkruar Këlliçi.
Në fund të mesazhit të tij, ai u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të reflektojnë dhe të ndëshkojnë abuzimin, duke i thënë “jo” keqmenaxhimit të taksave dhe besimit të dhënë për qeverisjen lokale. -

FOTO – Bashkia Shkodër fiton projekte 4.5 milion euro për infrastrukturën shkollore, Beci jep lajmin…
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Tom Alimhilli” do të rikonstruktohen plotësisht bashkë me palestrën e gjimnazit “28 Nëntori”, ndërsa do të ndërtojmë fushat sportive në shkollën “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina.
4.5 milion euro është vlera e këtyre projekteve të sapofituara të Bashkia Shkodër në thirrjen e hapur të Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kjo është puna jonë që vijon teksa në proces janë investimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, “Kolë Idromeno” dhe terrenet sportive në 3 shkolla, e rikonstruksionin e plotë në shkollat profesionale ” Hamdi Bushati” e “Arben Broci” financuar nga MEKI.
Vlera e këtyre investimeve për shkolla e kopshte i kalon 12 milion euro, por i paçmuar është gëzimi e emocioni i mësuesve, nxënësve, prindërve e sigurisht i imi , për këto punë të mira që po bëjmë bashkë për Shkodrën!Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Ja sa votues ka Qarku i Fierit për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025
Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore, Zyra e Gjendjes Civile në Bashkinë Fier ka afishuar listat përfundimtare të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.
Publikimi i këtyre listave bëhet me qëllim që qytetarët të verifikojnë të dhënat e tyre përpara zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025. Në rast se konstatojnë pasaktësi, zgjedhësit ftohen t’i drejtohen sporteleve të Zyrës së Gjendjes Civile për të kryer ndryshimet e nevojshme. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Sipas përgjegjësit të Zyrës së Gjendjes Civile, në total në Qarkun e Fierit janë 490 qendra votimi dhe 367,628 zgjedhës, nga të cilët një numër i konsiderueshëm janë të regjistruar nga diaspora.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Të dhënat sipas bashkive janë si më poshtë:
Bashkia Fier
Qendra votimi: 227Zgjedhës: 157,761
Diaspora: 12,491
Bashkia Patos
Qendra votimi: 49Zgjedhës: 32,071
Diaspora: 2,918
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Bashkia Mallakastër
Qendra votimi: 49Zgjedhës: 28,341
Diaspora: 2,867
Bashkia Roskovec (në 4 njësi administrative)
Qendra votimi: 42Zgjedhës gjithsej: 24,223
Roskovec: 6,901 (12 QV)Strum: 7,127 (12 QV)
Kuman: 6,373 (10 QV)
Kurjan: 3,822 (8 QV)
Bashkia Lushnjë
Qendra votimi: 156Zgjedhës gjithsej: 106,956
Brenda vendit: 98,951
Diaspora: 8,005
Bashkia Divjakë
Qendra votimi: 67Zgjedhës gjithsej: 40,179
Diaspora: 4,164
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bën apel qytetarëve të kryejnë verifikimin e të dhënave dhe të sigurohen për saktësinë e adresës së banimit. Afishimi i listave është kryer në çdo qendër votimi.
Zgjedhësit kanë ende kohë për të bërë ndryshimet përkatëse në të dhënat e tyre dhe për të garantuar të drejtën e votës në mënyrë të rregullt dhe transparente.
-

Isuf Çela i përgjigjet Shalsit: Ujësjellësi në Viçidol, projekt i qeverisjes së PD
Deputeti demokrat Isuf Çela ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të Eduart Shalsit në hapjen e fushatës së PS në Sheshin Skënderbej. Ai e quajti aktivitetin “festival turbo-tallavaje” dhe deklaratat e Shalsit “të pavërteta”.
Sipas Çelës, furnizimi me ujë i fshatrave të njësive administrative Tropojë(fshat), përfshirë edhe Viçidolin, është bërë nga burimi “Perlinat e Bardha” dhe është financuar nga Bashkia Tropojë në vitin 2016, kur drejtohej nga PD.
Ai theksoi se rrjeti shpërndarës u financua pjesërisht nga bashkia dhe pjesërisht nga një marrëveshje e PD me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Gjermane. Çela shtoi gjithashtu se edhe ujësjellësi i Valbonës është projekt i nisur nga qeverisja demokratike. Ai përfundoi postimin me thirrjen për të votuar numrin 1 në zgjedhje.
Postimi i plotë:
#Sqarim për hokatarin Shalsi lidhur me ato që ai tha sot në hapjen e festivalit të turbo-tallavasë në Sheshin Skenderbej.Megjithëse nuk është hera e parë që ai nuk thotë të vertetën.
#Furnizimi me ujë i fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe Viçidoli, është bërë nga burimi i ujit “PERLINAT E BARDHA”. Depoja e grumbullimit të ujit dhe pjesa kryesore e rrjetit furnizues është financuar nga të ardhurat e Bashkisë Tropojë në vitin 2016, vit ky kur Bashkia drejtohej nga Partia Demokratike. Bashkia Tropojë, me një marrëveshje të berë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Gjermane (KFV), ka rënë dakord për të financuar rrjetin shprëndarës të ujit nëpër fshatra, duke financuar 20% të këtij fondi nga të ardhurat e veta.
Sqarojmë se, nën qeverisjen e PD u financua gjithashtu edhe ujësjellësi i Valbones, i cili furnizon qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat e Njësive Administrative Margegaj dhe Bujan. Pra, zbatimi i projektit për furnizim me ujë të fshatrave të njësive administrative Tropojë (fshat), ku përfshihet dhe fshati Viçidol, është vazhdim i marrëveshjes së hartuar nga qeveria e PD me Kryeministër Sali Berishen, pavarësisht se, një pjesë e kësaj marrëveshje u zbatua në kohën e qeverisjes socialiste.
-

Transformohet rruga “Ismail Qemali” në Tiranë (VIDEO)
Rruga “Ismail Qemali” në Tiranë është transformuar. Pamjet i ka shpërndarë Bashkia e Tiranës në rrjete sociale, ndërsa shkruan se ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët duke krijuar më shumë hapësira për këmbësorët dhe ata që lëvizin me biccikletë.
“Asfalt i ri, trotuare të sistemuara dhe më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçiklistët – një transformim që do t’i shërbejë çdo banori dhe vizitori të zones”, shkruan bashkia Tiranë krahas pamjeve. -

Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj
Një studim i Institutit të Studimeve Politike sugjeron se qarqet e Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Lezhës apo Fierit kanë rrezik të lartë për ndikimin e votuesve nga faktorë që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet klienteliste në zgjedhjet e 11 majit.
Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 majit 2025 paraqesin risk të lartë në disa zona, ashtu si në dy zgedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2017 dhe 2021.
“Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shumë elementëve aty”, thuhet në studim, ku kriteret për vlerësimin e riskut janë; “ekzistenca e korrupsionit në nivele të larta, e grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit të trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale”.
Për të njëjtat motive renditet dhe bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër dhe bashkia Fier.
“Në disa prej këtyre bashkive ekzistojnë zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individë apo grupe informale me ndikim të madh politik dhe financiar,” sugjeron raporti.
Himara, konsiderohet po ashtu një zonë me risk të lartë, por me specifika të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale.
“Kurse bashkitë e vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi apo Mati kanë tipar të përbashkët ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave,” specifikohet në raport.
Ndërkohë, zonat me riskun më të ulët elektoral konsiderohen kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025 si; Përmeti, Maliqi, Konispoli, Finiqi, Dimali, Gramshi, Belshi, etj..Këto zona, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.
Harta e riskut elektoral është bazuar mbi tregues që lidhen me traditën e zgjedhjeve në bashkitë dhe zonat elektorale, cilësitë e kandidatëve për deputetë, rolin e grupeve kriminale në zona, rolin e biznesmenëve dhe individëve “të fortë” me ndikim në zonë, rolin e financimeve informale, votës klienteliste, trafikimit të votës, tensionet paraelektorale, rivaliteti mes partive dhe shanset për rotacion, etj..
ISP sheh po ashtu si risk për ndikime klienteliste në votën e qytetarëve në fushatën që bëhet nga kandidatët në listat e hapura. Ky ndryshim teknik në listë, sipas studimit, ka krijuar dy fushata paralele: ajo midis partive me sistem proporcional dhe ajo brenda vetë kandidatëve të së njëjtës parti me sistem mazhoritar. “Nevoja për mandate ose mbijetesë personale (zgjedhje/rizgjedhje) ka rikthyer masivisht lidhjet informale (lidhjet kriminale, financimet informale, ndikimet e individëve që kontrollojnë zona, ndikime të oligarkëve, etj,” theksohet në raport.
Një problematikë që ngre studimi është pamundësia për të monitoruar votën e Diasporës për këto ndikime, ndërkohë që është hera e parë që praktika e votimit nga jashtë vendit do të zbatohet në zgjedhje. Sipas ISP-së, risku i votës së diasporës mbetet i lartë, sidomos në ato pjesë të saj të kontrolluara përmes sistemit klientelist ose të patronazhimit. -

HARTA e “zonave të kuqe” – Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje
I ftuar në A2 CNN, politologu Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.
Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?
Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.
Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit
I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar që prej zgjedhjeve të vitit 2015, si dhe ka rezultuar i saktë.
Sipas Krasniqit, stafi i ISP-së ka krijuar database me të dhëna për kandidatët, partitë, stafet elektorale, informale mbështetëse të kandidatëve dhe partive, biznesmenët mbështetës, ndikimet klienteliste në zona, grupet kriminale, si dhe lidhjet informale e familjare midis kandidatëve dhe zonave përkatëse. Të dhënat e kryqëzuara ofrojnë një pasqyre të situatës në zona, si dhe ndihmojnë për të kuptuar më mirë faktorët ndikues në votim dhe natyrën e fushatës elektorale.
Zonat me riskun më të lartë për vitin 2025?
Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë te riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shume elementëve aty (ekzistenca e korrupsionit ne nivele te larta, grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit te trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale). Pas tyre dhe për të njëjtat motive vijnë bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër, Fier etj.Zonat me riskun më të ulët elektoral janë kryesisht zonat tradicionale te specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025. Të tilla janë Përmeti, Maliq, Konispol, Finiq, Dimal, Gramsh, Belsh, etj, zona të cilat nuk kanë krim te organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politike dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.
