Tag: bashki

  • Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit

    Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit

    Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve  me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
    Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy ‘pikat’ e diskutimit

    Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy ‘pikat’ e diskutimit

    Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

    Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

    Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.

    Kujtojmë se ende PD-ja ende nuk ka bërë zyrtare emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.

  • PD mbledh Kryesinë sot/ Vendime për zgjedhjet e pjesshme dhe kandidatët në 6 bashki, përfshirë Tiranën

    PD mbledh Kryesinë sot/ Vendime për zgjedhjet e pjesshme dhe kandidatët në 6 bashki, përfshirë Tiranën

    Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit, ku kjo forcë politike ende s’ka dalë me kandidatë, përfshirë Tiranën.
    Gjatë mbledhjes së Kryesisë grupi i punës pritet të janë informacione rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet e 9 nëntorit
    Gjithashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak.
    Edhe pse Erion Veliaj e çoi në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga posti, kjo se ndaloi Presidentin Bajram Begaj të dekretonte datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë.

  • Zgjedhjet në 6 bashki, Rama mbërrin në selinë rozë, ja çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen me strukturat

    Zgjedhjet në 6 bashki, Rama mbërrin në selinë rozë, ja çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen me strukturat

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 Nëntor në Bashkinë e Tiranës dhe në 5 bashki të tjera të vendit.
    Mbledhja pritet të nisë së shpejti dhe konfirmohet se kryeministri Rama ka mbërritur në takim.
    Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë strategjitë elektorale, organizimi në terren dhe përzgjedhja e drejtuesve lokalë të fushatës.

  • Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

    partia demokratike

    TIRANË- Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor. PD do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, në orën 13:00, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
    Sipas njoftimit, bëhet me dije se grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
    “Te dashur miq. Neser diten e Shtune, ne ora 13:00, do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve  me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor. 2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje  .  Faleminderit”,- thuhet në njoftimin ePD-së.
    Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

    Më herët, në një konferencë për mediat këtë të premte, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk do të tërhiqen nga gara. Ai theskoi se i kanë gati të gjithë kandidatët, edhe atë të Tiranës, madje ky i fundit mund të prezantohet edhe brenda javës.

    Zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën, do të mbahën më 9 nëntor. Presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin dhe shpalli zgjedhjet në bashkitë pa kryetar: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. /ZËRI

  • Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh nesër Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit

    Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh nesër Kryesinë, zbulohen dy “pikat” e diskutimit

    Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve  me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
    Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ

    Zgjedhjet në Tiranë, debat PS-PD/ Opozita akuzon presidentin Begaj për shkelje dhe përplasen me socialistët për vakancat në KQZ

    Dita e duelit për Tiranën u shpall nga kreu i shtetit, por dekreti presidencial për garën e kryeqytetit për demokratët është arsye që Bajram Begaj të mos jetë më në zyrën e Presidentit.

    “Shkelja është brutale, Presidentin e Republikës nuk e lënë më të ushtrojë detyrën dhe kjo është një nder arsyet pse Bajram Begaj nuk mund te vijojë me atë detyre. Ne sot kemi një kryeministër qe ka përzgjedhur ai datën, ligji nuk e lejon ketë“-u shpreh Oerd Bylykbashi, nënkryetar i komisionit të ligjeve.
    Zgjedhjet e parakohshme në 6 Bashki përfshirë Tiranën  duket se hasën pengesën e para proceduriale. Komisionit Rregullator, një prej tre organeve  te KQZ, i cili miraton një sërë aktesh për zgjedhjet e pjesshme,  i përfundon mandati me 5 tetor.
    Një ditë pas dekretit presidencial Kuvendi shpalli vakancën dhe socialistët kërkuan zëvendësimin e shpejte të trupës së anëtarëve, por  demokratët  nuk e kane  me nxitim,  te paktën  kur vjen fjala tek përgatitja e  garës se Tiranës.
    “Data e dekretuar është nul sa kohë ka një çështje në gjykatë Kushtetuese për t’u shqyrtuar dhe deri sa të shprehet gjykata ai dekret është i paqenë. Pa u shprehur gjykata nuk mund të ketë proces kushtetues për zgjedhje te pjesshme ne ato Bashki”-tha Bylykbashi.
    “Se ne e miksojmë bisedën mbase me qellim këtu, ka dale dekret për gjashte bashki nëse ka dyshim për një bashki kjo është çështje tjetër nuk ka lidhje se janë dhe pesë bashki të tjera dhe s’kanë lidhje me ligjshmërinë apo jo të dekretit të presidentit“-tha Gjiknuri.
    Parelisht me vakancën e Komisionin Rregullator  u hap dhe ajo për Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i cili do të zëvendësohet për shkak të mbarimit të mandatit.
    Por, kush do të caktojë rregullat për zgjedhjet e pjesshme? Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve ranë dakord që trupa aktuale të  vijojë punën përtej mandatit  deri në miratimi e trupës së re.
    “Ti çojmë drejtorisë juridike një interpretim të ligjit i cili shihet pozitivisht”-u shpreh Ulsi Manja.
    E ndërsa Ligjet shpallën vakancën e organit Rregullator, anëtarëve të këtij organi të KQZ iu mbërriti në dorë projektvendimi  për afatet e zgjedhjeve te pjesshme në 6 bashki.
    Data 1 nëntor propozohet për nisjen e fushatës elektorale,  partitë politike kanë afat të regjistrohen deri më 11 tetor, ndërsa koalicionet jo me vone se 16. Kandidatëve u lihet afat deri me 19 tetor për t’u regjistruar.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në gjashtë bashki, mbi 1 milion shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit në 9 nëntor

    Më 9 nëntor, mbi 1 milion shqiptarë do të thirren për të votuar në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit: Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë. Zgjedhësit do të kenë vetëm një fletë votimi, për kryetarin e bashkisë, pasi këshillat bashkiakë të zgjedhur në vitin 2023 vijojnë detyrën.
    Këto zgjedhje vijnë pas një sërë zhvillimesh politike që çuan në vakanca në drejtimin vendor, duke përfshirë arrestime, dorëheqje dhe emërime të reja në poste qeveritare e parlamentare.
    Tirana është bashkia më e madhe dhe më e rëndësishme në këtë proces, me 940 qendra votimi për rreth 700 mijë zgjedhës, megjithëse në vitin 2023 morën pjesë vetëm afro 300 mijë. Në krahun tjetër, Tepelena është bashkia më e vogël, me vetëm 22 qendra votimi dhe rreth 12 700 zgjedhës, prej të cilëve në zgjedhjet e fundit votuan vetëm 5 mijë.
    Pjesëmarrja historike në këto bashki ka qenë dukshëm më e ulët se numri i zgjedhësve të regjistruar. Për shembull, në Vlorë prej 168 mijë zgjedhësish, vetëm 41 mijë shkuan në votime në 2023; në Berat nga 81 mijë, votuan vetëm 28 mijë. Situata është e ngjashme edhe në Mat e Cërrik, ku pjesëmarrja ka qenë nën gjysmën e elektoratit.
    Kryetarët që do të zgjidhen më 9 nëntor do të ushtrojnë një mandat të pjesshëm deri në pranverën e vitit 2027, në të njëjtën linjë me të gjithë kryebashkiakët e tjerë në vend.
    BASHKIA            QENDRA VOTIMI          VOTUES           PJESËMARRJA 2023
    Tiranë                           940                       700 000                 300 000
    Mat                               49                         30 000                  14 000
    Cërrik                           58                         38 000                  12 000
    Berat                           117                        81 000                  28 000
    Vlorë                            226                       168 000                41 000
    Tepelenë                      22                         12 700                  5 000

  • BIRN: KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

    BIRN: KQZ propozon 1 javë fushatë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit

    Sipas projekt-akteve të përgatitura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, propozohet që data 1 nëntor të jetë çelja e fushatës zgjedhore, duke u lënë kështu kandidatëve vetëm 8 ditë kohë për fushatë.Zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Tiranë, procesi është i kontestuar ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, i cili e konsideron shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave si antikushtetues.
    KQZ propozpn që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje të regjistrohen deri më 11 tetor, ndërsa për emrat e kandidatëve propozohet 19 tetori si afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit.
    Afatet proceduriale po ashtu parashikojnë koalicionet zgjedhore të paraqesin kërkesën për regjistrim deri më 16 tetor, ndërsa zyrat e Gjendjes Civile në këto bashki të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6 tetor. Procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit) në të gjitha qendrat e votimit.
    Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në këto bashki erdhi menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi zyrtarisht për vakancat dhe pse disa prej tyre vakanca ishin krijuar prej disa muajsh.
    Në Tiranë zgjedhjet janë të kontestuara pasi një procedurë shkarkimi i nisur nga Këshilli Bashkiak dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave është ankimuar nga avokatët e Veliajt bazuar në nenin 115 të Kushtetutës që parashikon ‘pezullimin’ e shkarkimit deri në një vendim të gjykatës.
    Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u dorëhoqën që në mars për t’i hapur udhë kandidimit të tyre si deputetë, kryebashkiaku i Vlorë u dorëhoq disa javë më parë pasi kryeministri ndërhyri drejpërdrejt në kompetencat e tij duke kërkua shkarkimin e drejtorëve bashkiakë. Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla dha dorëheqjen nga detyra pasi u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re.

  • Begaj hedh firmën, zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë dhe pesë bashki të tjera në 9 nëntor

    Begaj hedh firmën, zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë dhe pesë bashki të tjera në 9 nëntor

    Presidenti Bajram Begaj ka hedhur sot firmën mbi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 9 nëntor në Tiranë dhe pesë bashki të tjera.

    Vakanca në këto bashki është krijuar për shkak se tre kryebashkiakë në Berat, Mat, dhe Tepelenë kanë marrë mandatin e deputetit, kryebashkiaku i Vlorës ka dhënë dorëheqjen, ai i Cërrikut është emëruar ministër, ndërsa i Tiranës, është shkarkuar nga detyra për shkak se nuk është paraqitur në punë për më shumë se 90 ditë.
    Në një njoftim të Presidencës thuhet se “Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë”.
    Dy ditë më parë, kryeministria njoftoi Presidencën përmes një letre të Sekretarit të Përgjithshëm për krijimin e vakancës në gjashtë bashki, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të pjesshme lokale.

    Top Channel