Tag: bashki

  • SYRI TV/ Zgjedhjet e pjesshme, përçarje në PS e matit/Rama zgjodhi kandidatët vete, Suzana Pasha shpall kandidaturën e pavarur

    SYRI TV/ Zgjedhjet e pjesshme, përçarje në PS e matit/Rama zgjodhi kandidatët vete, Suzana Pasha shpall kandidaturën e pavarur

    Caktimi  kandidateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, nga kryeministri Rama pa marrë pëlqimin nga baza, ka nxitur përçarje brenda PS. Në Mat, kryetarja e Forumit të Gruas së PS, Suzana Pasha ka shpallur kandidaturën e pavarur për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ajo kundërshton kandidatin e Ramës Altin Bojni me argumentin Bashkia  e Matit nuk është pronë e disa individëve por duhet tu shërbejë qytetarëve.

    Syri tv

    Caktimi i kandidatëve të pa përlqyer  nga baza në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ka sjellë pakënaqësi dhe përcarje në radhët  e socialisteve. Kryetarja e Forumit të Grave të PS në Mat, Suzana pasha ka deklaruar se do të dalë si kandidate e pavaruar në zgjedhjet që do të zhvillohen në Bashki, duke kundërshtuar kandidaturën e caktuar nga Rama në Mat, Altin Bojni. Pasha argumenton vendimin e saj me faktin se Bashkia nuk është pronë e disa njerëzve, por duhet të ketë mbështetjen qytetarëve Matjan

    Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i përket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve, mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale. Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them unë, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithsecili nga ne që zhvillimi i qëndrueshëm të jetë prezent te çdo Matjan. Në Mat, pushteti është përqendruar. Vendimmarrja është e mbyllur. Fjala e strukturave, e grave dhe e kontribuuesve nuk dëgjohet. Dhe unë qëndroj krah tyre, sepse besoj se një parti e fortë është ajo që dëgjon zërin e anëtarëve të saj, dhe e përmirëson veten nga brenda. Dokumentacioni im është gati. Edhe pse proceset institucionale nuk janë mbyllur ende, qëndrimi im është i qartë:Unë nuk tërhiqem. Sepse zëri i qytetarëve të lirë nuk mund të tërhiqet, nuk mund të heshtet. Bashkia Mat nuk është pronë. Ajo është një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve:

    Pasha mban aktualisht postin e kryetares së gruas socialiste në Mat, teksa ka qenë dy herë kryetare e KZAZ në zgjedhjet e 2023 për bashki dhe mbeshtetëse e ish kreut të bashkisë, tashmë deputet Agron Malaj. Sakaq Bashkëshorti i saj ka mbajtur funksione të larta në administratë si drejtor. Kandidatet e PS në 5 bashki që do ti nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme ne 9 nëntor, u  përzgjodhën nga kryeministri Rama në mbledhjen me drejtuesit e  qarqeve pa bërë më parë negociata apo pa marrë mendimin e bazës.

  • Zgjedhjet në 6 bashki/ PS paditi KQZ në Kolegjin Zgjedhor, zbulohet data kur do të mbahet seanca

    Zgjedhjet në 6 bashki/ PS paditi KQZ në Kolegjin Zgjedhor, zbulohet data kur do të mbahet seanca

    Zbulohet data kur do të mbahet seanca gjyqësore në Kolegjin Zgjedhor për çështjen e ngritur nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se seanca do të mbahet të hënën, ora 10:00.
    Seanca do të zhvillohet pas depozitimit të kërkesëpadisë nga PS më 7 tetor 2025, ndërsa objekti i padisë lidhet drejtpërdrejt me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

    Top Channel

  • PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet në 6 bashki (Emrat)

    PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet në 6 bashki (Emrat)

    Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
    Ogerta Manastirliu, kandidate e PS për Bashkinë Tiranë
    Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit
    Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat
    Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë
    Florenc Toka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik
    Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë

  • Jul Deda revoltohet me PD, pas zyrtarizimit të Florian Binajt: Kur kandidova unë më thanë “nuk shkojmë në bashki për gallatë”

    Jul Deda revoltohet me PD, pas zyrtarizimit të Florian Binajt: Kur kandidova unë më thanë “nuk shkojmë në bashki për gallatë”

    Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
    “Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.
    Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se”, shkruan Jul Deda.
    Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike.
    Ai shpreh mbështetjen për Flor Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë.
    “Florit i uroj me gjithe zemer suksese ne kete gare, shpresoj qe mbeshtetja nga PD dhe opozites te jete e vertete dhe jo “m’ka çu halla me la gojen”, qe te mos perfundoje e djegur edhe nje figure tjeter e mire, si shume te tjera”, përmbyll Jul Deda.

  • “Nuk shkohet në Bashki për gallatë”, Deda revoltohet për kandidaturën e Binajt: Kur doja të garoja unë, më thanë se…

    “Nuk shkohet në Bashki për gallatë”, Deda revoltohet për kandidaturën e Binajt: Kur doja të garoja unë, më thanë se…

    Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit tjetër të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës. Dy vite më parë, edhe Juli ka qenë kandidat në Primaret e PD, por nuk u zgjodh nga lidershipi.
    “Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.
    Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: “nuk do shkojme ne bashki per gallate”. Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se”, shkruan Jul Deda.
    Aktori ka qenë një ndër mbështetësit dhe aktivistët e fortë të Partisë Demokratike, por për shkak të vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, edhe Jul Deda duket se është distancuar nga kjo forcë politike.
    Ai shpreh mbështetjen për Flor Binaj dhe kërkon që edhe mbështetja e opozitës të jetë e vërtetë, jo sa për t’u dukur në publik e për t’a djegur atë si figurë.
    “Florit i uroj me gjithe zemer suksese ne kete gare, shpresoj qe mbeshtetja nga PD dhe opozites te jete e vertete dhe jo “m’ka çu halla me la gojen”, qe te mos perfundoje e djegur edhe nje figure tjeter e mire, si shume te tjera”, përmbyll Jul Deda.

  • Mediat zbulojnë emrat: Kush janë kandidatët e PS në tre bashki

    Mediat zbulojnë emrat: Kush janë kandidatët e PS në tre bashki

    Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, A2 CNN ka zbuluar emrat e disa prej tyre.
    Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se në Cërrik PS do të kandidojë Florenc Dokën, në Berat Ervin Ceca, kurse në Mat do të kandidojë Altin Bojni.
    Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Dino Selimi, Ediola Braha dhe Gramoz Sako janë tre emrat që përfliten për Bashkinë e Tepelenës, por do të vendoset sot në kryesinë e PS-së.
    Ende nuk dihet emrat i kandidatit për Vlorën.
    Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste do të zhvillohet sot në orën 18:00.

  • Gara e 9 nëntorit/ PS m bledh sot Kryesinë, do të zyrtarizohen 6 kandidatët (EMRAT)

    Gara e 9 nëntorit/ PS m bledh sot Kryesinë, do të zyrtarizohen 6 kandidatët (EMRAT)

    TIRANË- Teksa nuk na ndajnë shumë nga 9 nëntori, datë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, ekipi socialist ka nisur vrullshëm punën. 
    Kryesia e Partisë Socialiaste do të mblidhet këtë të martë, 7 tetor, në selinë rozë, në orën 18:00. Në mbledhje do të diskutohet lidhur me zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki dhe sa i takon kandidatëve për Vlorën, Beratin, Tepelenën dhe Cërrikun.
    Deri më tani, PS ka prezantuar kandidaten për Tiranën, ish-ministrja Ogerta Manastirliu. Gjithashtu është zyrtarizuar edhe emri i atij që do të garojë për bashkinë e Matit, Altin Bojni. Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së PS-së në këtë rreth, është vendosur që kandidati i mazhorancës të jetë Altin Bojni.
    Ndërkohë që është zbuluar edhe kandidati potencial i PS-së për Bashkinë Berat. Bëhet fjalë për Ervin Çela, i cili aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie. Më parë Ervin Ceca ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak.
    Është zbuluar gjithashtu edhe emri i kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Cërrikut. Florenc Doka, kryetari i komanduar i Cerrikut do te jetë kandidatura kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.
    Sakaq, Partia Demokratike ka shprehur hapur mbështetjen për Florjan Binajn, për garën për Tiranën, ndërsa ende nuk ka emra të qartë për sa i përket kandidaturave për 5 qarqet e tjera. Pritet që sot, opozita të zyrtarizojë kandidaturën e saj.
    Më 9 nëntor, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përkohshme për 6 bashkitë, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë./ZËRI

  • Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ A do të ketë një emër për Tiranën? Nis mbledhjen Kryesia e PD

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ A do të ketë një emër për Tiranën? Nis mbledhjen Kryesia e PD

    Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. 
    Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor. 
    Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës. 

  • Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja ç’pritet të diskutohet

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë! Ja ç’pritet të diskutohet

    Partia Demokratike

    TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, në orën 13:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit. 
    Gjatë mbledhjes, grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të 9 nëntorit. Diskutime dhe vendimarrje do të ketë gjithashtu edhe mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje.
    Mbledhja e Kryesisë së PD-së vjen vjen në kuadër të konsultimeve që opozita po zhvillon me aleatët, për të intensifikuar diskutimet mes forcave opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët opozitar dhe për të konsoliduar mbështetjen rreth një kandidature të vetme, që do të përfaqësojë opozitën në zgjedhjet e 9 nëntorit.
    Deri më tani, PD s’ka dalë me kandidatë për asnjërën prej Bashkive, përfshirë edhe Tiranën. Nga ana tjetër, PS ka prezantuar më herët Ogerta Manastirliun për kryeqytetin.
    Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive. Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak. Veliaj e akimoi shkarkimin e tij në Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve edhe për Bashkinë Tiranë./ZËRI

  • Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy “pikat” e diskutimit

    Zgjedhjet në 6 bashki, PD mbledh sot Kryesinë. Dy “pikat” e diskutimit

    Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
    Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
    Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.