Tag: bashki

  • Rama këshillon kandidaten për kryetare bashkie në Vlorë: Drejtorët të vijnë rresht aty që në 7:30, përndryshe…

    Rama këshillon kandidaten për kryetare bashkie në Vlorë: Drejtorët të vijnë rresht aty që në 7:30, përndryshe…

    Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”.
    Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë.
    Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit.
    Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “që të presë degët e nepotizmit në bashki”.
    “Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi.
    Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje në Vlorë, në administratë, që është një histori e madhe më vete ajo.
    Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë rresht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rreth e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë.
    Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në rresht njëri pas tjetrit.

    Kush nuk vjen në rresht atje të iki dhe të vijë tjetri. Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë vlonjatët”, tha kryeministri Rama.

  • “Mendjen ta ndani në dysh”/ Rama porosit ultimatumet e fundit për kandidatët: 50% e trurit të jetë tek…

    “Mendjen ta ndani në dysh”/ Rama porosit ultimatumet e fundit për kandidatët: 50% e trurit të jetë tek…

    Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashki, ndërsa kryeministri Rama iu dha porosi kandidatëve, por jo vetëm, të gjithë kryetarëve të bashkisë, që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti.
    “Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati, për të qebe aktiv, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga skemat e financimit, por që kanë nevojë për ndryshim mentaliteti, në mënyrë që 200 mln euro që janë atje nga kreditimi i bankës së Shqipërisë apo fonde të tjera që krijohen nga kjo qasje sipërmarrje, të bëjmë lek për bashkinë, kjo është e rëndësishme”, tha Rama.

  • “Drejtorët të vijnë resht aty që në 7:30, përndryshe…”/ Rama i jep direktivat kandidates për kryetare bashkie në Vlorë

    “Drejtorët të vijnë resht aty që në 7:30, përndryshe…”/ Rama i jep direktivat kandidates për kryetare bashkie në Vlorë

    Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”.
    Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë.
    Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit.
    Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “ që të presë degët e nepotizmit në bashki”.
    “Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi. Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje, në Vlorë në administratë që është një histori e madhe më vete ajo.
    Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë resht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rrethe e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë.
    Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në resht njëri pas tjetrit.
    Kush nuk vjen në resht atje të iku dhe të vijë tjetri. Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë Vlonjatët”, tha kryeministri Rama.

  • Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Rama batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Të dielën e 9 nëntorit do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. 
    Të ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama ishin dhe 5 kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki. 
    Në fjalën e tij prezantuese, Rama nuk i kurseu batutat sa i përket veshjes që kishte zgjedhur kandidatja për Bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini. 
    “Këtu me mua është Bruna Mersini. Ka ardhur me të zeza sot që të jetë në harmoni me dekorin dhe ngaqë ndjek linjën time si linjë partie në veshje”, tha Rama. 

  • “5 me 0 të dielën”, Balla ironizon opozitën: Ne jemi në garë se cila bashki do të ketë rezultatin më të thellë

    “5 me 0 të dielën”, Balla ironizon opozitën: Ne jemi në garë se cila bashki do të ketë rezultatin më të thellë

    Seanca maratonë e kësaj të enjteje, ku po diskutohet projektbuxheti, vijon me debate, akuza e kundërakuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
    Në një prej replikave mes tyre, kreu i grupit parlamentar socialist, ndërsa i është përgjigjur deputetit demokrat Blendi Himçi, ka ironizuar opozitën lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit.
    Në fjalën e tij, Balla tha se në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, rezultati do të jetë 5 me 0 në favor të PS-së.

    “Shife çik këtu, shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora, apo Cërriku, apo Burreli. 5 me 0 të dielën, shifemi të hënën”, tha Balla.
    Komenti i Ballës erdhi pasi demokrati Blendi Himçi tha se kandidati për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha, është pushuar nga puna për shkak se kandidon për bashkinë e Cërrikut.

  • Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen

    Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Tashmë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajn ishte i qartë dhe do të zbatohet.
    “Nuk e di, askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi. 
    334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në Vlorë kryebashkiaku Dredha u dorëhoq, në Mat, Tepelenë dhe Berat kryetarët u bënë deputetë, ndërsa në Cërrik i pari i bashkisë u bë Ministër i Bujqësisë./ZËRI

  • Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Auditim pagesës, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Auditim pagesës, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Kontrata 1.4 milion euroshe e Sali Berishës me Chris Lacivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Të njëjtin fat do të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi.
    Për momentin Komisioneri Ilirjan Celibashi sytë i ka drejt zgjedhjeve të së dielës në 5 bashki pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë duke lënë në detyrë Erion Veliajn.
    “Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi më tej ai.
    Të dielën qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik dhe është gati për procesin e pjesshëm vetëm në 5 bashki.

    Top Channel

  • Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

    Auditim pagesës për La Civita, Celibashi: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike 

    Kontrata 1.4 milion euroshe e Sali Berishës me Chris Lacivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 
    Të njëjtin fat do të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 
    “Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi. 
    Për momentin Komisioneri Ilirjan Celibashi sytë i ka drejt zgjedhjeve të së dielës në 5 bashki pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë duke lënë në detyrë Erion Veliajn. 
    “Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi më tej ai. 
    Të dielën qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik dhe është gati për procesin e pjesshëm vetëm në 5 bashki.

  • Auditim pagesës për La Civita, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Auditim pagesës për La Civita, Kreu i KQZ: Ja cila do jetë procedura me deklaratën e dorëzuar nga Partia Demokratike

    Kontrata 1.4 milion euroshe e Sali Berishës me Chris Lacivita pritet të kalojë në sitën e audituesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Të njëjtin fat do të kenë edhe deklarimet financiare të Partisë Socialiste dhe subjekteve të tjera garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.“Është ende herët për të komentuar se sa e si kanë shpenzuar partitë politike në fushatë. Duhet analizë, ne do të bëjmë auditim në KQZ për të parë se si janë shpenzuar këto para dhe për më tepër edhe financimin e partive politike”, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Ceibashi.
    Për momentin Komisioneri Ilirjan Celibashi sytë i ka drejt zgjedhjeve të së dielës në 5 bashki pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë duke lënë në detyrë Erion Veliajn.“Nuk e di, askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi më tej ai.Të dielën qytetarët e Vlorës, Tepelenës, Cërrikut, Matit dhe Beratit pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. KQZ testoi pajisjet e identifikimit elektronik dhe është gati për procesin e pjesshëm vetëm në 5 bashki.

  • Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

    Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

    Edhe pse zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës u rrëzuan sot nga Gjykata Kushtetuese, procesi zgjedhor vazhdon në pesë bashki të tjera të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë një njoftim për të gjithë votuesit e përfshirë në këto zgjedhje.
    KQZ u bëri thirrje qytetarëve që janë pjesë e listave të zgjedhësve për datën 9 Nëntor 2025 në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, të ndjekin hapat e publikuar për plotësimin e rregullt të fletës së votimit.
    Ky njoftim synon të garantojë procesin e rregullt të votimit, duke i udhëzuar votuesit se si të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive.

    Projekti mbështetës ndërkombëtar
    Njoftimi i KQZ vjen në kuadër të projektit “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri (OSCE Presence in Albania). Ky projekt financohet nga disa vende donatore, duke përfshirë Suedinë, Zvicrën, Misionin e SHBA-së në OSBE dhe Poloninë.
    Kjo mbështetje thekson angazhimin ndërkombëtar për rritjen e transparencës dhe integritetit të proceseve zgjedhore në Shqipëri, veçanërisht në zgjedhjet e pjesshme të së dielës së ardhshme.