Tag: bashki

  • Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon oraret zyrtare të votimit

    Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, KQZ publikon oraret zyrtare të votimit

    Qytetarët në pesë bashki të vendit votojnë të dielën për të zgjedhur kryetarët e bashkive.
    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar ora 18:00.
    Zgjedhjet e pjesshme lokale zhvillohen në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.
    Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit.

  • Sot zgjedhje në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Sot zgjedhje në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Ditën e sotme 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
    Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre.
    Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.

    Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qendra. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
    Tepelena ka 12.667 zgjedhës të cilët do të votojnë në 22 qEndra ndërsa gara do të jetë mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.
    Në bashkinë e Matit janë 29.092 banorë të cilët do t’i drejtohen 47 qendrave të votimit.
    Gara në qytetin verior zhvillohet mes tri kandidatëve. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish-kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha. Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
    Sipas të dhënave nga KQZ, në Bashkinë Cërrik janë 38.724 qytetarë me të drejtë vote ndërsa qëndra votimi do të jenë plot 57.
    Edhe këtu do të jenë tri garues. Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

    Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

    “MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë qytetarë thirren të votojnë, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë qytetarë thirren të votojnë, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

    308 mijë qytetarë në 5 bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 9 nëntorit për kryetarët e ri të bashkive.Në kutitë e votimit do të shkojnë qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit. Fushata zgjedhore sipas përcaktimeve të KQZ zgjati vetëm një javë nga 1 nëntori deri në 7 nëntor.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.​

    Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit e do të mbyllen në orën 18:00. Partia Demokratike dhe opozita do të mbështesin kandidatët të pavarur, që kanë depozituar pranë institucionit të zgjedhjevve dokumentacionin e regjistrimit bashkë me firmat që i nevojiten për të qënë pjesë e procesit, ndërsa PS ka shpallur kandidatët e saj disa javë më parë, të cilët janë propozuar nga kryeministri Rama.Gjithsej janë 13 kandidatë që do të garojnë në 5 bashki.Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS e cila la mandatin e deputetes për kandidatimin si kryebashkiake, do të garojë përballë kandidatit të pavarur të mbëshetur nga opozita, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, që ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur.Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavaruri Amarildo Hoxha që do të marrë edhe mbështetjen e opozitës.Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima. Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur.Kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha do të garojë jo vetëm kundër rivalit politik por më së shumti, një garë brenda llojit kundër kandidatit socialist Alin Bojni.Ndërkohë në këtë bashki, opozita do të mbështesë kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.Në Tepelenë, PS ka propozuar ish drejtuesin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.Ndërkohë zgjedhjet në Tiranë, janë anuluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja pranoi kërkesën e Erion Veliajt për të shpallur të pavlefshme vakancën e shpallur nga këshilli ministrave gjithashtu rrëzoi dhe dekretin e presidentit të republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit në bashkimë të madhe në vend.Erion Veliaj që prej 10 shkurtit është i arrestuar dhe mbahet nën masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në paraburgimin e Durrësit.

  • SHIFRAT/ U zotuan para Ramës për 83% të votave, a do munden kandidatët socialiste të thyejnë rekordet e 2023?

    SHIFRAT/ U zotuan para Ramës për 83% të votave, a do munden kandidatët socialiste të thyejnë rekordet e 2023?

    foto ilustruese

    TIRANË- Le të “FLASIM” pak për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 5 bashki të vendit ditën e nesërme! Në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për të vendosur se kush do të drejtojë secilën bashki. Por kthehemi pas në kohë për të parë se çfarë kanë bërë premtuar kandidatët e PS-së para kryeministrit Rama për rezultatin përfundimtar.
    Më 7 nëntor, Rama uli në tryezën e rrumbullakët të podcastit të tij “FLASIM” pesë kandidatët e PS-së për 5 bashkitë. Duke ironizuar kandidatët e opozitës dhe kandidatët e pavarur që do të mbështeten nga PD, Rama nuk la pa pyetur “të vetët” për pritshmërinë që ka secili prej tyre për rezultatin e zgjedhjeve.
    Të gjithë padyshim e mendonin fitoren!
    Kandidatja e PS-së për Vlorën, Brunilda Mersini, u shpreh se në qytetin bregdetar parashikon që të marrë 80% të votave.Kandidati Ervin Ceca i Beratit synon të marrë 75% të votave. Ndërsa Florenc Doka shprehet se do të marrë 70% të votave në Cërrik. Pretendimin më të ulët mes “kolegëve” e kishte kandidati i Matit, Altin Bojni, i cili pretendon të marrë 65% të votave në këtë bashki. Ndërkohë që më entuziasti dukej kandidati i Tepelenës, Gramoz Sako, i cili u shpreh se parashikon fitoren në zgjedhjet e së dielës me 83% të votave.
    ZËRI bëri një shfletim të shifrave të zgjedhjeve të rregullta lokale të vitit 2023, duke parë se çfarë rezultati arriti të marrë PS në këto 5 bashki.
    Në Vlorë, PS në vitin 2023 me Ermal Dredhën arriti të siguronte 70.55% të votave, ose thënë ndryshe 28,271 vota, duke lënë pas kandidatin e kualicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharrën, i cili siguroi vetëm 11,802 vota ose 29.25% të votave në këtë bashki. E ndërsa Brunilda Mersini do të kalojë rezultatin e Ermal Dredhës.

    Rezultati i zgjedhjeve të 2023-it në Vlorë

    Në Berat, PS mori në 2023 61.46% të votave, ose 16,604 vota me Ervin Demon, i cili aktualisht mban postin si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, duke lënë pas Zija Ismalin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 10,412 vota ose 38.54% të votave në këtë bashki. Ndërsa tani PS me kandidatin Ervin Ceca në Beratit synon të marrë 75% të votave, por do të shohim nëse arrin të thyejë rekordin e ish-kryebashkiakut Ervin Demo.

    Rezultati i zgjedhjeve të 2023-it në Berat

    Në Bashkinë Cërrik, socialistët arritën të siguronin 71.19% të votave, ose 8,454 vota, duke lënë pas kandidatin e opozitës, Servet Duzhën, i cili mori 3,421 vota ose 28.81%. Po ta krahasojmë me përqindjen që jep kandidati Florenc Doka, duket se sipas tij do të ketë një ulje prej 1% të votave, pra ai u shpreh se PS e fiton Cërrikun në këto zgjedhje me 70% të votave.

    Rezultati i zgjedhjeve të 2023-it në Cërrik

    Në bashkinë e veriut, në Mat, PS arriti fitoren me kandidatin Agron Malaj, i cili siguroi 65.92% të votave, duke lënë pas kandidatin opozitar Skënder Gjucin, që arriti të grumbullojë 4,517 vota ose 34.08% në këtë bashki. Altin Bojni, kandidat aktual i socialistëve në Mat, duket se pret sërish të njëjtin rezultat nga ai që korri ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj.

    Rezultati i zgjedhjeve të 2023-it në Mat

    Në Bashkinë e Tepelenës, PS mori me Tërmet Peçin 82.67%, ose 4,093 vota, duke lënë pas dy kundërshtarët e tij, Baftjar Imerin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”, që mori 10.34% të votave, dhe Sokol Gugin e Partisë Demokratike të vjetër, që arriti të merrte vetëm 6.99% të votave.Tani kandidati i PS-së, Gramoz Sako, pretendon të rrisë me 1% numrin e votave në këtë bashki, duke kaluar rezultatin e paraardhësit të tij, Tërmet Peçi.

    Rezultati i zgjedhjeve të 2023-it në Tepelenë

    Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimet dhe parashikimet e kandidatëve socialistë do të përputhen me vullnetin e qytetarëve në kutitë e votimit. Rezultatet përfundimtare do të tregojnë nëse pritshmëritë e larta të PS-së do të kthehen në realitet, apo këtë herë do të ketë surpriza nga opozita dhe kandidatët e pavarur. /ZËRI

  • SYRI TV/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki – Në garë për kryebashkiakë, 13 kandidatë

    SYRI TV/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki – Në garë për kryebashkiakë, 13 kandidatë

    5 bashki të vendit do të shkojnë të dielën në zgjedhje të pjesshme vendore. Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku dhe Mati do të çojnë qytetarët e tyre në kutitë e votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj pasi një pjesë e tyre morën mandatin e deputetit, apo u dorëhoqën si rasti i Ermal Dredhës në Vlorë. PS në këto zgjedhje do të dalë me kandidatët e saj, ndërkohë që Partia Demokratike dhe opozita kanë vendosur të mbështesin një pjesë të kandidaturave të pavarura.

    Syri TV

    308 mijë qytetarë në 5 bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 9 nëntorit për kryetarët e ri të bashkive. Në kutitë e votimit do të shkojnë qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit. Fushata zgjedhore sipas përcaktimeve të KQZ zgjati vetëm një javë nga 1 nëntori deri në 7 nëntor. Partia Demokratike dhe opozita do të mbështesin kandidatët të pavarur, që kanë depozituar pranë institucionit të zgjedhjeve dokumentacionin e regjistrimit bashkë me firmat që i nevojiten për të qenë pjesë e procesit, ndërsa PS ka shpallur kandidatët e saj disa javë më parë, të cilët janë propozuar nga kryeministri Rama.

    Gjithsej janë 13 kandidatë që do të garojnë në 5 bashki. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS e cila la mandatin e deputetes për kandidatimin si kryebashkiake, do të garojë përballë kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, që ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur. Në Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavaruri Amarildo Hoxha që do të marrë edhe mbështetjen e opozitës. Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima. Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur. Kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha do të garojë jo vetëm kundër rivalit politik por më së shumti, një garë brenda llojit kundër kandidatit socialist Alin Bojni.

    Ndërkohë në këtë bashki, opozita do të mbështesë kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës. Në Tepelenë, PS ka propozuar ish drejtuesin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma. Ndërkohë zgjedhjet në Tiranë, janë anuluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja pranoi kërkesën e Erion Veliajt për të shpallur të pavlefshme vakancën e shpallur nga këshilli ministrave gjithashtu rrëzoi dhe dekretin e presidentit të republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit në bashkinë të madhe në vend. Erion Veliaj që prej 10 shkurtit është i arrestuar dhe mbahet nën masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ në paraburgimin e Durrësit.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, IdentiTek mban hapur zyrat edhe në fundjavë: Do shpërndajmë kartat e identitetit

    Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, IdentiTek mban hapur zyrat edhe në fundjavë: Do shpërndajmë kartat e identitetit

    Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku qytetarët do të vendosin me votë për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.
    Në garë janë në total 13 kandidatë, ndërsa në të 5 bashkitë zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve që morën mandatet në zgjedhjet e 2023-it.
    Në kuadër të procesit zgjedhor, IdentiTek ka njoftuar sot se zyrat e tyre do të jenë të hapura edhe në fundjavë për të gjithë qytetarët që duan të tërheqin kartën e identitetit.
    Njoftimi i plotë
    Ju bëjmë me dije se zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura:
    Ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00
    Ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00
    Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, si më poshtë:
    Vlorë
    Berat
    Tepelenë
    Burrel
    Cërrik

  • Shqiptarët votojnë të dielën për kryetarët në pesë bashki! (Çfarë pritet)

    Shqiptarët votojnë të dielën për kryetarët në pesë bashki! (Çfarë pritet)

    Pesë bashki në vend janë në pritje të një kryetari të ri!
    Qytetarët e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës do t’u drejtohen këtë të dielë, 9 nëntor 2025, kutive të votimit.
    Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga ky proces i pjesshëm zgjedhor në vend, përgatitjet kanë nisur…
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë materialet e nevojshme zgjedhore, që nga fletët e votimit e deri te proces-verbalet. Edhe Policia e Shtetit është mobilizuar, me masa që do i vërë në praktikë që të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore…
    612 punonjës dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e 473 qendrave të votimit dhe 9 objekteve të KZAZ-ve, si dhe për shoqërimin e materialeve zgjedhore. Siç është njoftuar, strukturat e posaçme hetimore të Policisë do të monitorojnë çdo tentativë për tjetërsimin e votës.
    Në këto zgjedhje, me pak bujë, nuk do të ketë votim elektronik, por identifikimi i votuesve do të realizohet me anë të pajisjeve elektronike (PEI). Janë publikuar edhe fletët e votimit me renditjen e kandidatëve.

    Po kush janë kandidatët në këtë garë elektorale?
    334 mijë e 539 zgjedhës në pesë qytete do të duhet të votëbesojnë mes emrave si më poshtë, për një mandat që do e mbajnë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, në vitin 2027. Opozita e unifikuar do të mbështesë kandidatët rivalë ndaj socialistëve në këtë garë!
    Mat (Pas dorëheqjes së Agron Malajt)

    PS: Altin Bojni – ekonomist, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak
    PD: Eduart Brahilika
    E pavarur: Suzana Pasha – ish-drejtuese e forumit të grave socialiste
    Cërrik (Pas largimit të Andis Sallës, sot ministër i Bujqësisë)

    PS: Florenc Doka
    PD: Amarildo Hoxha – mjek në profesion
    Eligert Hima – kandidat i “Shqipëria Bëhet”
    Berat (Pas dorëheqjes së Ervin Demos, tashmë ministër për Pushtetin Vendor)

    PS: Ervin Ceca – kryetar i komanduar i bashkisë, krahu i djathtë i Ervin Demos
    Opozita e bashkuar mbështet kandidatin Pavllo Shkarpa
    |Nuk mund të lëmë pa e thënë se hera e fundit që në Berat ka pasur një kryebashkiak demokrat ka qenë viti 1996.|
    Tepelenë (Bashki që u drejtua nga Tërmet Peçi për katër mandate)

    PS: Gramos Sako – ish-Komandant i Gardës së Republikës
    PD mbështet arkitektin 26-vjeçar Grabriel Guma
    Vlorë (Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës)

    PS: Bruna Mersini – ish-deputete, më herët drejtuese e Spitalit Rajonal të qytetit
    Opozita e bashkuar mbështet kandidatin Dionis Sota
    Tjetër kandidat: Gjergji Nika që u fut në listë pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor
    Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.
    Pritet të shohim sa do jetë pjesëmarrja, teksa socialistët kanë parashikuar një fitore të thellë 5-0.
    Jo më larg se mëngjesin  e kësaj të premteje, 7 nëntor, kryesocialisti Edi Rama bëri bashkë në podcastin e tij, pesë garuesit e PS-së për secilën bashki. Kandidatët, ashtu si kreu i qeverisë, u shprehën mjaft optimistë për rezultatin, pavarësisht se fushata ka qenë tejet e zbehtë.
    Madje, Rama nuk ngurroi t’i jepte porositë Mersinit, sapo kjo e fundit në parashikimet e tij, të marrë timonin e bashkisë Vlorë.
    “Drejtorët i dua që në 7 e gjysmë të mëngjesit në punë, rresht, njëri pas tjetrit. Në 100 ditët e para prit pemën e nepotizmit në atë qytet”, i tha Rama socialistes, duke theksuar “se për të tjerat nuk ia ka merakun”.
    Nuk munguan as ironitë e batutat lidhur me kandidaturat e pavarura, një fenomen që këtë herë ka qenë tepër i theksuar.
    “PD-ja në hall, ndjesë pastë, kujt t’ja plasë hallin në derë”, tha Rama, referuar mbështetjes që Partia Demokratike ka shprehur publikisht ndaj kandidatëve pa sigël politike…
    Që kur u caktua kjo datë për mbajtjen e zgjedhjeve, të gjitha diskutimet janë vërtitur rreth Tiranës, bashkia më e rëndësishme në vend. Rama i shtroi rrugën ish-ministres Ogerta Manastirliu, si personi i duhur për t’i dhënë drejtim punëve në Tiranë, të cilat janë “paralizuar” që prej arrestimit të Veliajt…
    Emri më me shumë zhurmë përballë Manastirliut ishte kandidati i pavarur (mbështetur nga PD-ja), aktori i humorit Florjan Binaj.
    Mirëpo, Gjykata Kushtetuese i ktheu zhvillimet në stadin fillestar, duke pezulluar dekretin presidencial mbi zgjedhjet në kryeqytet, e po ashtu duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt. Ky i fundit, edhe pse në qelinë e paraburgimit, mbetet në letër kryebashkiaku i Tiranës. Detyrë, të cilën “do e ushtrojë me çfarë ka në dorë”, ka thënë ai.
    Rama e sqaroi edhe sot që arsyeja e vërtetë pse Këshilli i Ministrave doli me një vendim për shkarkimin e Veliajt, ishte se “Tiranës po i bëhet një dëm prej muajsh, si një trup pa kokë”.
    Sa i takon kryeqytetit pritet të shohim çfarë do të ndodhë, pasi tabloja nuk është aspak e qartë.
    Ndërsa për bashkitë e tjera, sido të jetë rezultati, duhet nënvizuar se kryetarët e rinj do të qeverisin me këshillat bashkiakë të dalë nga zgjedhjet lokale të 2023-it.

  • Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Zgjedhje lokale në pesë bashki, rreth 335 mijë qytetarë votojnë për drejtuesit e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat e Cërrik

    Të dielën 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e përgatitjes të materialeve zgjedhore ndërsa ka nisur dhe shpërndarjen e tyre në qytetet përkatëse.
    Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre.

    Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.
    Në Berat, të drejtë vote kanë 82.161 banorë të cilët do të votojnë në 116 qEndra. Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
    Tepelena ka 12.667 zgjedhës të cilët do të votojnë në 22 qEndra ndërsa gara do të jetë mes Gramoz Sakos nga mazhoranca dhe kandidatit të pavarur Gabriel Guma i cili ka marrë mbështetjen e demokratëve.
    Në bashkinë e Matit janë 29.092 banorë të cilët do t’i drejtohen 47 qEndrave të votimit.
    Gara në qytetin verior zhvillohet mes tri kandidatëve. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish-kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha.  Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës.
    Sipas të dhënave nga KQZ, në Bashkinë Cërrik janë 38.724 qytetarë me të drejtë vote ndërsa qëndra votimi do të jenë plot 57.
    Edhe këtu do të jenë tri garues. Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima.
    E premtja shënon ditën e fundit të fushatës ndërsa e shtuna është heshtje zgjedhore./vizionplus.tv

  • Rama -kandidatëve: Mendjen ndajeni në dysh! Porosia për Vlorën: Drejtorët të vijnë rresht aty që në 7:30, përndryshe

    Rama -kandidatëve: Mendjen ndajeni në dysh! Porosia për Vlorën: Drejtorët të vijnë rresht aty që në 7:30, përndryshe

    Edi Rama me kandidatët

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në podcast kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës. Rama iu dha porosi kandidatëve që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti.
    ‘Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati, për të qebe aktiv, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga skemat e financimit, por që kanë nevojë për ndryshim mentaliteti, në mënyrë që 200 mln euro që janë atje nga kreditimi i bankës së Shqipërisë apo fonde të tjera që krijohen nga kjo qasje sipërmarrje, të bëjmë lek për bashkinë, kjo është e rëndësishme”, tha Rama.
    Një këshillë veç e kishte për kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersinin, të cilës i kërkoi “që të presë degët e nepotizmit në bashki”.
    “Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi. Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje në Vlorë, në administratë, që është një histori e madhe më vete ajo. Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë rresht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rreth e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë. Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në rresht njëri pas tjetrit. Kush nuk vjen në rresht atje të iki dhe të vijë tjetri. Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë vlonjatët”, tha kryeministri Rama.