Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit ka arritur në 17,99% deri në orën 17:00, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga komisionet e qendrave të votimit. Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme mes bashkive, ku disa prej tyre shënojnë pjesëmarrje mjaft të ulët, ndërsa të tjera raportojnë shifra më të larta se mesatarja.
Në Vlorë janë raportuar 174 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 15,712 qytetarë nga gjithsej 130,480 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është vetëm 12.04%, një nga shifrat më të ulëta në rang kombëtar për këto zgjedhje.
Pjesëmarrja në Bashkinë Berat shkon në 18.94%, duke qëndruar rreth mesatares së përgjithshme. Nga 116 qendra votimi janë raportuar 83. Deri në orën 17:00 kanë votuar 11,571 zgjedhës, nga 61,082 gjithsej.
Në Cërrik janë raportuar 45 nga 57 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 7,591 qytetarë nga 30,700 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki arrin në 24.73%, një ndër shifrat më të larta të ditës.
Mati shënon pjesëmarrjen më të lartë ndër të gjitha bashkitë e përfshira në zgjedhje. Nga 47 qendra, janë raportuar 29, ndërsa kanë votuar 7,379 zgjedhës nga 18,903 total. Pjesëmarrja këtu arrin në 39.04%, duke e vendosur Matin në krye të listës për pjesëmarrje.
Në Tepelenë janë raportuar 13 nga 21 qendra votimi. Deri tani kanë votuar 2,420 qytetarë nga 7,184 të regjistruar. Pjesëmarrja në këtë bashki është 33.69%, duke u renditur ndër më të lartat në këtë proces zgjedhor.
Tag: bashki
-

Zgjedhjet e pjesshme lokale, kjo është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00
-

“Opozita nuk po shfrytëzon…”/ Pjesëmarrja e ulët në votime, analisti: PD dhe PS po braktisen nga baza
Analisti Ben Andoni, i ftuar në një studio televizive ka analizuar përqindjen e ulët të pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të vendit. Andoni tha se ajo cka po shikohet nga shifrat e ulëta është braktisja e votimeve nga elektorati i majtë dhe i djathtë.
Sipas analistit, dihet që këto 5 bashki janë bastione të PS dhe Andoni e lidh këtë me mënyrën sesi kryeministri ka trajtuar drejtuesit vendorë. Ndërsa sipas tij, ky është një moment që duhet të ishte shfrytëzuar nga opozita.
“PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës, por dhe nga baza e demokratëve ka mungesë besimi se këto zgjedhje do të përkthehen me më shumë shërbime për ta.
Ben Andoni: ka një lloj dorëzimi të elektoratit në këto zgjedhje, këto dihet që janë bastione të PS, nga ana tjetër kur është parë që opozita nuk ka treguar kujdesin mjaftueshëm dhe ata kanë një lloj dorëzimi, njerëzit që kanë një kulturë për ta votuar, kanë zgjedhur ta braktisin. Por shifrat nuk janë shumë larg zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 11 maj.
Por ka gjithnjë e më shumë refuzim pasi vota e tij nuk përkthehet me shërbimet.
PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Opozita rrotullohet në një qerthull të vogël dhe ata e kanë braktisur bazën.
Një pjesë e madhe e bazës dhe për PS. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës. Disa herë kam menduar se konstatimet e tij janë të drejta por mënyra e kritikës është jo e duhur. Pasi ata janë të zgjedhur nga populli. Gjithnjë e më shumë pjesa e më e madhe e buxheteve të bashkive shkon për rroga por jo për investime. -

Pjesëmarrja deri në orën 16:00/ Zgjedhje vendore në 5 Bashki, KQZ: 16.93 %. Vlora “braktis” votimin
Këtë të diel, 9 nëntor, mbi 334 mijë qytetarë shqiptarë në pesë bashki të vendit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj. Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.
Këto zgjedhje të pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje e Ermal Dredhes në Vlorë. -

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 13:00, bashkia Mat kryeson me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 12.7%.
Bashkia Vlorë: 8.26%
Bashkia Berat: 12.79%
Bashkia Cërrik: 18.3%
Bashkia Mat: 28.46%
Bashkia Tepelenë: 24.96%
Klikoni këtu për të parë rezultatet në kohë realeTop Channel
-

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 12:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 10.82%.
Bashkia Vlorë: 6.94%
Bashkia Berat: 10.99%
Bashkia Cërrik: 15.16%
Bashkia Mat: 24.21%
Bashkia Tepelenë: 21.27%
Klikoni këtu për të parë rezultatet në kohë realeTop Channel
-

Deri në 12:00 votuan 11.02% e qytetarëve! Mati vijon me pjesëmarrjen më të lartë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pubikuar pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit deri në orën 12:00. Deri më tani bashkia me pjesëmarrjen më të lartë të zgjedhësve është Mati me 24.24% ndërsa numrin më të ulët të votuesve e ka Vlora me 7.03%. Në Berat kanë votuar 10.84%, Cërrik 15.04%, Mat 19.21%, Tepelenë 21.03%.
shifrat
Prej orës 07:00, në pesë bashki të Shqipërisë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kreyabshkiakut. Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.
-

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 8.21%.
Bashkia Vlorë: 6,045 votues nga 119,374 të regjistruar → 5.07%
Bashkia Berat: 4,882 votues nga 58,798 të regjistruar → 8.31%
Bashkia Cërrik: 3,363 votues nga 29,014 të regjistruar → 11.59%
Bashkia Mat: 3,843 votues nga 20,007 të regjistruar → 19.20%
Bashkia Tepelenë: 1,197 votues nga 7,795 të regjistruar → 15.36%Top Channel
-

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë:
Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues.
Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues.
Bashkia Cërrik: 7.16% pjesëmarrje, 2,430 votues.
Bashkia Mat: 12.43% pjesëmarrje, 2,672 votues.
Bashkia Tepelenë: 9.21% pjesëmarrje, 844 votues.Top Channel
-

Zgjedhjet në 5 bashki/ KQZ publikon sa është pjesëmarrja në orët e para, kryeson Mati
FOTO
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pubikuar pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit deri në orën 09;00. Sipas të dhënave pjesëmarrja më e lartë deri tani është në Mat, ndjekur nga Tepelena.
Në bashkinë e Vlorës deri në orën 9:30 pjesëmarrja në votim është 1.33 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 2.35%, në bashkinë e Cërrikut 2.9%, në Mat 6.2 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 4.4%. -

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, Rama fton qytetarët: Votoni për kryebashkiakët e rinj
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje për qytetarëve të 5 bashkive të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë.
Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë sot./ZËRI