Një tjetër bashki ku tashmë ka përfunduar numërimi i votave është ajo e Konispolit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, forcë fituese në këtë bashki është Partia Socialiste.
Të dhënat që vijnë nga KZAZ 93, që i përket bashkisë Konispol bëhet e ditur se në total votuan 3973 persona në 16 qendra votimi. Në përfundim të numërimit votat e qytetarëve në këtë bashki ndahen kështu:
Partia Socialiste – 2231 vota
PD-ASHM – 1156 vota
Nisma Shqipëria Bëhet – 380 vota
Partia Socialdemokrate – 120 vota
Partia Mundësia – 33 vota
Lëvizja Bashkë – 24 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 14 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik – 9 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re – 3 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 2 vota
Lëvizja Atdheu– 1 votë
Tag: bashki
-

Përfundon numërimi në bashkinë Konispol, ja si u shpërndanë votat
-

“Madhështorët dhe qumështorët po duan të na bindin se deti bëhet kos”, Spiropali nga Kamza: E kemi transformuar këtë bashki për ju!
Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në një takim e të rinjtë e Kamzës, i shoqëruar nga kryetari i kësaj bashkie Rakip Suli, Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla.
Në fjalën e saj Elisa Spiropali u shpreh se ndryshimet që janë bërë në këtë Bashki pasi drejtimin e mori PS, janë të dukshme.
“Ju e dini sesi ishte Paskuqani para pak vitesh dhe si është sot, si ishte Kamza dhe si është sot. Puna që është bërë nga Rakipi me mbështetjen e Ramës ka ndryshuar situatën e infrastrukturës, shërbimeve dhe situatën e familjeve.
Ne kemi parë këtu jo vetëm një Bashki të lënë pas dore nga një parti që i merrte votën por nuk i kthente asgjë pas, që nuk donin t’ia dinin pasi merrnin votën se ç’ndodhte këtu. A kishte çerdhe, kopshte, shkolla. Vota për Sulin, PS dhe Edi Ramës e ndryshoi këtë realitet. Ata që kanë hedhur votën për PS e kanë kuptuar se ç’vlerë madhështore ka vota. E kemi transformuar këtë bashki për ju që të mos e ulnit kokën kur shkonit në Tiranë”, u shpreh Spiropali.
“Madhështorët dhe qumështorët po duan të na bindin se deti bëhet kos dhe se mund t’i gënjejnë njerëzit me ëndrra të rreme, nuk i gënjejnë dot”, shtoi ajo duke ironizuar premtimet e opozitës.Top Channel
-

“Mall për ju të gjithë”, Veliaj: Dy muaj larg familjes, fushatës dhe punëve në bashki, pasionet e jetës sime
Teksa sot bëhen dy muaj nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, më 10 shkurt 2025, Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale.
Kryebahskiaku thotë se sot bëhen dy muaj larg familjes dhe punës në bashki e fushatës, të cilat ai i cilëson dy pasionet e jetës.
Veliaj shkruan se është burgosur pa gjyq dhe falenderon personat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtij procesi.“Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.
Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!
Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.
Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!
Nuk do t’ua harroj kurrë!
Bekime dhe mall për ju të gjithë”, shkruan Veliaj. -

A do adresohen diku 109 mijë votat e PD-2023?
Nga Ben Andoni
Partia Demokratike e vitit 2023, e cila ishte shkëputur nga Berisha, mundi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për vetëm 14 bashki. Pa Bashën kryetar, pothuaj të dorëhequr, grupi i njerëzve të PD-së që mëtonin ndryshimin, bëri një luftë gati të pamundur ndaj mekanizmit të pushtetit dhe opozitës asokohe pa sigël, e cila drejtohej nga Berisha dhe që kish nisur një fushatë, ku nuk i kursente denigrimet për kolegët. Ajo që u premtua prej njerëzve të PD-së, e cila drejtohej nga Alibeaj, se do të garonin në të gjitha bashkitë dhe se kishin peshën e duhur të strukturave për ta përballur këtë garë të pabarabartë dështoi ashtu si pritej. Ç’ka do të mbahet mënd nga fushata do të ishte kinse apatia e “Bardhi&Co” dhe dalja e këtij grupimi gjoja si ‘rastësisht’ në fushatën e kandidatëve të PD-së asokohe pa sigël dhe vulë. Lulzim Basha nuk mori pjesë në fushatë dhe paçka se në qarqe të ndryshme dihej se do të rikthehej pas dorëheqjes, ai u shmang në pritje të rikthimit të mirëditur. Aman, Bardhi e Gjekmarkaj dhe pak të tjerë e bënë sabotimin në qarqet e mëdha kundër PD-së, asokohe zyrtare, fare hapur në favor të koalicionit Meta-Berisha “Bashkë fitojmë”. Ata zhbënë premtimin se do të ndihnin partinë e tyre të përcillte kandidatë në të gjithë vendin dhe në formë cinike u bashkuan dhe ndihën kundër partisë së tyre, pa iu dridhur qerpiku.
Kronika e zgjedhjeve tashmë është e vulosur: Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 morën pjesë në votime vetëm 38.23% e votuesve të regjistruar në listë. 53 bashki nga 61 në total u fituan nga Kryebashkiakët e PS-së; Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 Kryebashkiakë dhe, një Bashki konkretisht Finiqi ka kryebashkiakë nga Subjekti “MEGA” e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen. Por interesante ishte se megjithë sabotimet, denigrimet dhe fushatën e vështirë, PD e rrudhur dhe në drejtimin e Alibeajt atëherë mori më shumë se 109.000 vota. Sot këto vota i mëton Basha me grupimin e tij të “Euroatlantikëve” dhe e beson shumë se do ketë akses e duhur, paçka se nuk ishte njeriu që mobilizoi në këto zgjedhje; i kërkon tashmë Alibeaj, i cili është në partinë ”Djathtas-1912” dhe në koalicion me Shehin, kurse në vitin 2023 drejtoi PD-në zyrtare dhe konsiderohej si njeriu i Bashës; i llogarit PD-ja aktuale, që nën drejtimin e Berishës mbart ambicien më të madhe të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha…; i kërkojnë të Djathtët e tjerë dhe përpiqet t’i nuhasë edhe Rama me manovrimet e tij…Po të kujt do jenë vallë këtej e tutje, këto 109.000 vota?! Parë gjykimin e ftohtë dhe trim të këtij komuniteti në ato kohë të vështira, ku duhej veç logjikës së zgjedhjes dhe vendosmëria; parë masën e tyre mendojmë se do të jetë e vështirë për ta që të gjejnë një identitet, për të cilin të votojnë. Mbase mund të ishin një rezervuar për partitë e vogla të Djathta, por ato me grindjet dhe paqartësinë ideologjike do ta kenë të vështirë t’i tërheqin, ashtu si vetë grupimi nuk mund të përdoret më për kauza të mbetura udhës. Po ku do shkojnë vallë? Mbase me gjasë, Shqipëria sërish do ketë më pak se 50% të votuesve që janë në lista, të cilët do ta shprehin vullnetin e tyre dhe numri i tyre do të zerohet?! Pasi ndryshimi duket ende i largët, për fatin e keq dhe i kërkuar nga njerëz që e duan Shqipërinë të qëndrojë e tillë…nën diktatin e PS-PD dhe nëpërkëmbjeve të tyre. (Javanews)
-

BE mbështet punësimin e personave me aftësi të kufizuara, përfitues 1400 individë në 19 bashki
Projekti EU4Labour Market Inclusion, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, po ndihmon grupet e cenueshme në 19 bashki të Shqipërisë me mundësi punësimi, trajnime dhe shërbime sociale. Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë njoftoi se, fokus i Projektit “BE për përfshirjen në Tregun e Punës” do të forcojë modelet e punësimit gjithëpërfshirës dhe të zhvillimit të aftësive për grupet e cenueshme në 19 bashki në të gjithë Shqipërinë”. Sipas BE-së, projekti synon të krijojë mundësi më të mira punësimi për të gjithë, veçanërisht për ata që rrezikojnë të mbeten pas. Gjithashtu ai do të ofrojë shërbime gjithëpërfshirëse për mbështetje komunitare dhe të kujdesit social për personat në nevojë. Konkretisht për Programet e punësimit aktiv: ai do të lidh grupet e margjinalizuara me mundësitë e punësimit si dhe do të zhvilloj trajnime të personalizuara, për arsimin profesional që përmbush nevojat e individëve.
Zbatimi i këtij projekti do të sjellë më shumë vende pune për të gjithë: Për më shumë gra dhe të rinj dhe persona me aftësi të kufizuara që do t’i bashkohen fuqisë punëtore. Ndërsa Programe fleksibël të trajnimit për të rinj dhe të rritur, do të adresojnë mundësinë e nevojave të tregut të punës. “Për personat me aftësi të kufizuara, do të ofron programe novatore punësimi dhe aftësimi të hartuara për të mbështetur personat me aftës të kufizuara të rrisin pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore”, njofton BE. Sipas BE-së, nga ky program do të përfitojnë të rinj të moshës 15-29 vjeç, persona me aftës të kufizuara, nënat e reja të papuna, përfitues të skemës së ndihmës ekonomike , dhe përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë 1400 individ.