Tag: bashki

  • PD del forcë e parë në Krujë, e vetmja bashki që fiton në qarkun e Durrësit

    PD del forcë e parë në Krujë, e vetmja bashki që fiton në qarkun e Durrësit

    Në Krujë ka fituar Partia Demokratike, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës, që fitohet nga e djathta.
    Partia Demokratike ka marrë fituar rreth 200 vota më tepër se PS.

    Kruja në total kishte 93 qendra votimi. Edhe pse PD fitoi në Krujë, sërish në qarkun Durrës, PS fiton 8 mandate dhe PD 6 mandate.
    Pjesa dërrmuese e votave socialiste ka shkuar për Ani Dyrmishi dhe Arkend Ballën. Ky i fundit ka qenë edhe deputet në legjislaturën e fundit.

  • Mbyllet numërimi në një tjetër bashki, PS fiton me një diferencë të thellë Bulqizën

    Mbyllet numërimi në një tjetër bashki, PS fiton me një diferencë të thellë Bulqizën

    Përfundon numërimi në bashkinë e Bulqizës, ku janë numëruar 49 nga 49 kuti.

    Partia Socialiste ka triumfuar me 7269 vota duke e çuar në 2648 vota diferencën me Partinë Demokratike, e cila ka grumbulluar vetëm 4611 vota.

    Top Channel

  • Në 22 bashki mbyllet numërimi i votës së 11 Majit, detaje sesa vota kanë marrë partitë

    Në 22 bashki mbyllet numërimi i votës së 11 Majit, detaje sesa vota kanë marrë partitë

    Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregon se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet në 22 bashki dhe renditi KZAZ ku janë hasur problematika. ”Është mbyllur procesi i numërimit për 22 bashki. Janë 24 KZAZ nga 93 që kanë përfunduar procesin dhe kanë vendosur që për shkak të lodhjes të fillojnë nesër me votat për kandidatët e listës së hapur. Kemi një ndërprerje në dy KZAZ të Fierit, me ndërhyrjen tonë ka rinisur puna. Në 2 KZAZ në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi dhe për kandidatët”,-tha kryekomisioneri.
    Librazhd

    Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku janë numëruar 55 nga 55 kutitë. Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki me 9253 vota, me një diferencë prej 3374 vota. Koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 3374 vota, duke u renditur forca e dytë në këtë bashki. Në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2021, selia rozë ka marrë 9952 vota, ndërsa PD 5181 vota.
    Vau i Dejës
    Numërimi edhe në Vaun e Dejës ka përfunduar, ku janë numëruar 53 nga 53 kuti dhe çdo gjë është vendosur. Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 4698. Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota. Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.
    Finiq
    Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit. Shumicën e votave i ka marrë Partia Socialiste, duke ngjyrosur me rozë në këtë mënyrë edhe një tjetër bashki. Partia Socialiste-2511 vota, Partia Demokratike-1166 vota. Partia Socialdemokrate-219 vota. Nisma Shqipëria Bëhet-171 vota, Lëvizja Bashkë-17 vota, Partia Mundësia-12 vota, Koalicioni Euroatlantik-11 vota dhe Lëvizja Atdheu-8 vota.
    Shijak
    Mbyllet numërimi në Shijak, duke shpallur triumfues kampin rozë. Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë. PS ka marrë 7118 vota, ndërsa PD ka marrë 5266 vota, ndërkohë Mundësia ka marrë 229 vota, ndërsaNisma Shqipëria Bëhet mori 185.

  • Mbyllet numërimi në bashkinë Librazhd, PS fiton me diferencë të madhe

    Mbyllet numërimi në bashkinë Librazhd, PS fiton me diferencë të madhe

    Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku janë numëruar 55 nga 55 kutitë. Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki me 9253 vota, me një diferencë prej 3374 vota. Koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 3374 vota, duke u renditur forca e dytë në këtë bashki. Në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2021, selia rozë ka marrë 9952 vota, ndërsa PD 5181 vota.

  • Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

    Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

    Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-të e bashkisë së Memaliajt në qarkun e Gjirokastrës.
    Edhe këtë bashki e kryeson bindshëm Partia Socialiste, ndërkohë që Partisë Demokratike renditet e dyta.
    Rezultatet e bashkisë Memaliaj:
    PS:  3003 vota
    PD-ASHM:  1444 vota
    Nisma SHB: 79 vota

  • Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

    Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

    Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë bashki.
    Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5951 vota, Partia Demokratike ka grumbulluar 4698 dhe në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2482 vota.
    Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.

  • Mbyllet numërimi dhe në Përmet, PS merr një tjetër bashki

    Mbyllet numërimi dhe në Përmet, PS merr një tjetër bashki

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Përfundon numërimi në Himarë, PS-ja fiton me mbi 800 vota ndaj demokratëve

    Përfundon numërimi në Himarë, PS-ja fiton me mbi 800 vota ndaj demokratëve

    Në Himarë ka përfunduar numërimi i votave ku fituese është shpallur Partia Socialiste.
    Në këtë bashki, e cila i përket Qarkut të Vlorës, socialistët kanë marrë 3196 vota.

    Nga ana tjetër, PD-ASHM ka marrë 2370 vota, 826 më pak se socialistët, ndërsa forcë e tretë në këtë bashki është renditur Nisma Shqipëria Bëhet me 358 vota.

  • Mbyllet numërimi në Tepelenë, ja cila parti kryeson

    Mbyllet numërimi në Tepelenë, ja cila parti kryeson

    Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit në bashkinë Tepelenë.
    Mësohet se Partia Socialiste kryeson në këtë bashki me 3214 vota.
    E ndjekur nga Partia Demokratike, e cila ka marrë 1003 vota në këtë bashki.
    Vota në Tepelenë gjithashtu kanë marrë edhe Nisma Shqipëria Bëhet me 149 të tilla, Partia Mundësia me 84 vota.
    Ndërkohë në qarkun Gjirokastër nga 198 kuti janë numëruar 119, ku Partia Socialiste kryeson me 14 686 dhe Partia Demokratike me 6410 vota.