Tag: bashki

  • Eduard Zaloshnja: Premisa për humbje opozitare në 55 bashki

    Eduard Zaloshnja: Premisa për humbje opozitare në 55 bashki

    Nga Eduard Zaloshnja
    Rinumërimi i 44% të votave të vendit sapo ka filluar. Pas rinumërimit, do të kemi ankimimime, apelime, reklamime dhe raportime në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Por sidoqoftë, si përfundim, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në shtator me 140 deputetët e konfirmuar tashmë (ndoshta vetëm me ndonjë ndryshim të vogël brenda llojit).

    Ndërkohë, kryebashkiakët aktualë dhe ata që aspirojnë të bëhen kryebashkiakë kanë filluar llogaritë e votave për garat bashkiake në 61 bashkitë (në disa prej tyre mund të kemi zgjedhje të parakohëshme qysh në shtator).
    Është mëse e kuptueshme që kandidatët për kryebashkiakë t’i bëjnë llogaritë bazuar në votuesit që votuan më 11 maj për partitë që do t’i mbështesin në garat e ardhshme bashkiake (duke shpresuar se pak a shumë të njëjtit votues do të votojnë edhe për ta). Kështu, kandidatët socialistë do të bazohen tek votuesit që votuan për PS-në dhe PSD-në, kurse kandidatët demokratë do të bazohen tek votuesit që votuan për PD-ASHM. Dhe meqë në zgjedhjet bashkiake diaspora nuk voton me postë, llogaritjet bëhen shumë më të thjeshta.
    Në tabelën e mëposhtme janë përmbledhur votat që morën këtu më 11 maj PS+PSD dhe PD-ASHM në territorin e secilës bashki (shifrat janë rrumbullakosur për lehtësi leximi dhe epërsia e PD-ASHM është ngjyrosur blu, ndërsa epërsia e PS+PSD është ngjyrosur violet). Tabela tregon se PD-ASHM pati epërsi në territorin e vetëm 6 bashkive (Tropojë, Has, Mirditë, Kurbin, Krujë, dhe Kavajë), kurse në plot 55 bashki të tjera dominuan PS+PSD.

  • Armand Maho: Drogë në këmbim të votës, qeveria Rama jep leje për të mbjellë 29,000 hektarësh me kanabis sativa

    Armand Maho: Drogë në këmbim të votës, qeveria Rama jep leje për të mbjellë 29,000 hektarësh me kanabis sativa

    Gazetari Armand Maho ka publikuar gjatë ditës së sotme në prani të kreut të PD Sali Brisha një investigim për ligjin e Ramës që mbush ma kanabis Shqipërinë gjatë një fushatave elektorale. Ai ka dhënë detaje të shumta për këtë skandal të madh.

    Ja deklarata e plotë:

    Ligji për LIGJ Nr. 61/2023 PËR KONTROLLIN E KULTIVIMIT DHE PËRPUNIMIT TË BIMËS SË CANNABIS-IT DHE PRODHIMIT TË NËNPRODUKTEVE TË SAJ PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE INDUSTRIALE, u miratua në korrik të vitit 2023, dhe ka hyrë në fuqi në gusht të po atij viti. Ligji u shoqërua me debate të shumta, por gjithsesi mazhoranca socialiste e miratoi me 69 vota pro.

    Ky ligj parashikonte lejimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial, përcaktonte sipërfaqen që do mbillej, mënyrën e dhënies së licencave për kompanitë që do merreshin me këtë proces, sigurinë etj.

    Në nenin 14 të ligjit, ku flitet për procedurën e pajisjes me licencë të subjekteve, në pikat 6, 7 dhe 8 thuhet se:

    * 6. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti ka plotësuar kriteret. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën dhe, në çdo rast, jo më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.

    * 7. Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë.

    * 8. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

    Pra, në rang kombëtar, nuk mund të jepen më shumë se 200 hektarë tokë për kultivimin e kanabisit, një parcelë s’mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe më e madhe se 10, dhe çdo i licencuar sipas pikës 6 të ligjit s’mund të ketë më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.

    Në funksion të këtyre pikave, del dhe VKM nr. 50 më 1 janar të këtij viti, ku në nenin 1 pika d e saj jepet ky definicion:

    “Zonë”, tërësia e parcelave të tokës, ku kultivohet bima e cannabis-it për qëllime mjekësore ose industriale.

    Më tej, më 6 mars të vitit 2025, vetëm 2 muaj e pesë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria do nxjerrë VKM nr. 149 e cila miratonte 10 zona kadastrale në 7 qarqe të vendit nga 11 gjithsej dhe përkatësisht:

    1.     Qarku Shkodër, 2 bashki, 3 njësi administrative dhe 16 fshatra në 16 zona kadastrale

    2.     Qarku Kukës, 1 bashki, 5 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale

    3.     Qarku Dibër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 13 fshatra në 13 zona kadastrale

    4.     Qarku Elbasan, 2 bashki, 5 njësi administrative, 12 fshatra në 12 zona kadastrale

    5.     Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 6 njësi administrative, 24 fshatra në 24 zona kadastrale

    6.     Qarku Vlorë, 2 bashki, 4 njësi administrative, 15 fshatra në 4 zona kadastrale

    7.     Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 20 fshatra në 20 zona kadastrale

    8.     Qarku Gjirokastër, 2 bashki, 3 njësi administrative, 10 fshatra në 10 zona kadastrale

    9.     Qarku Fier, 2 bashki, 2 njësi administrative

    10.   Qarku Kukës, 1 bashki, 1 njësi administrative, 3 fshatra në 3 zona kadastrale

    Gjithsej 10 zona të miratuara për kultivim kanabisi, të ndara në 7 qarqe, 35 njësi administrative dhe 138 zona kadastrale. Pra, një numër jo i vogël bashkish, njësish administrative dhe fshatrash, që sipas vendimit të qeverisë të datës 6 mars përfshihen në këtë proces. Të gjitha këto janë përfshirë në 7 shtojca që i janë bashkëngjitur VKM-së, pasi koordinatat e sakta ekzistojnë vetëm për dy zona të lejimit të kanabisit: Zona 1 dhe Zona 2, në 1100 faqe që shoqërojnë vendimin 149 të datës 3 mars. Koordinatat për 5 zona të tjera nuk ekzistojnë.

    Ishte pikërisht ky portal që na dha një indicie më të qartë në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të kanabisit që do të mbillet në Shqipëri. Nga matjet e kryera me opsionin “mat sipërfaqe” që ta ofron vetë portali, rezulton se sipërfaqja e dhënë është shumë herë më e madhe se ajo që përcakton ligji, i cili e kufizon vetëm në 200 hektarë sipërfaqen e lejuar për të mbjellë kanabis në rang vendi:

    Shkodër zona 1 – sip. 23.96 km² ose 2396 ha tokë

    Kukës zona 2 – 49.63 km² ose 4963 ha tokë

    Dibër – zona 3 – 15.17 km² ose 1517 ha tokë

    Elbasan zona 4 – 32.86 km² ose 3286 ha tokë

    Gjirokastër zona 5 – 22 km² ose 2200 ha tokë

    Vlorë zona 6 – 31.19 km² ose 3119 ha tokë

    Gjirokastër zona 7, 8 – 99.12 km² ose 9912 ha tokë

    Fier zona 9 – 7.91 km² ose 791 ha tokë

    Kukës zona 10 – 13.39 km² ose 1339 ha tokë

    Më datën 12 mars, vetëm 6 ditë pas miratimit në qeveri të VKM-së, Agjencia Kombëtare për Mbikëqyrjen e Kultivimit të Kanabisit, pasi lajmëronte miratimin e vendimit të qeverisë, jepte dhe të dhënat për të interesuarit se ku mund t’i shikonin sipërfaqet e miratuara. Agjencia i referohej portalit asig.gov.al, që është portali zyrtar i Kadastrës Shqiptare dhe përmban të dhënat mbi të gjithë hapësirën gjeografike.

    Qeveria ka shkelur me vetëdije ligjin që ka miratuar po vetë. Miratimi i një zone prej më shumë se 29,000 hektarësh nënkupton leje për mbjellje në të gjithë atë sipërfaqe, edhe pse në praktikë mund të mbillen më pak. Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime, mbjellje ilegale dhe trafik.

    Ligji duhet të ketë për qëllim kontrollin strikt dhe kufizimin e kultivimit, për të parandaluar përhapjen e kultivimit të paligjshëm dhe trafikut të drogës. Miratimi i zonave kaq të mëdha minon këtë qëllim

    Duke parë dhe rezultatet e zgjedhjeve të këtij viti, mund të themi që në më shumë se 80 përqind të zonave të miratuara për kultivimin e kanabisit, Partia Socialiste ka pasur një rezultat të bindshëm në favor të saj dhe një rritje të pajustifikuar për një parti që ka 12 vjet në pushtet.  Në kontekstin e përgjithshëm ky veprim, krijon varësi dhe presion të heshtur për të “shpërblyer” qeverinë me votë. Është e njëjta, ndoshta më favorizuese, edhe se shpërndarja e legalizimeve, parave apo vendeve të punës para zgjedhjeve. Nga ana tjetër, këto parcela mund të kenë shërbyer edhe si premtim për grupe të ndryshme kriminale që merren me trafikun e drogës, duke iu dhënë kështu akses legal në aktivitetin e tyre.

    Por ky veprim i qeverisë shqiptare ka dhe pasoja për vendet fqinje të Shqipërisë. Kjo sepse jo vetëm e kthen Shqipërinë në një Narco-State, tashmë me ligje dhe vendime qeverie, por rrezikon të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale. Në rast se do i hedhim një sy hartës, do shohim se në 80% të rasteve zonat janë përcaktuar në kufijtë e Shqipërisë që e lidhin me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.

    Në kufirin me Greqinë situata është edhe më skandaloze. Në fshatin Radat të Qarkut të Gjirokastrës, Bashkia Dropull, zona kadastrale 3135, distanca nga kufiri është diku tek rreth 10 metra me kufirin grek. Pra si mund të miratohet kultivimi i një bime narkotike, të cilën shteti fqinj e ka të ndaluar me ligj, vetëm dhjetë metra nga kufiri? Kjo ka ndodhur edhe në zonën e Kakavijës, dhe kjo në Qarkun e Gjirokastrës, Bashkia Dropull, ku distanca me kufirin në zonën kadastrale 2030 është jo më shumë se 900 metra nga kufiri me Greqinë.

  • Ndarja e territorit në vitin 1926/Shqipëria kishte 38 bashki, por jo me të njëjtën “klasë”

    Ndarja e territorit në vitin 1926/Shqipëria kishte 38 bashki, por jo me të njëjtën “klasë”

    Në vitin 1926 Shqipëria kishte 38 bashki. Ishte nga ato reformat e para të presidencës së Ahmet Zogut për ndarjen territoriale dhe vlerësohej si një revolucion më vete në këtë drejtim. Kjo u sanksionua me një vendim të veçantë dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare të 8 tetorit 1926. Por pavarësisht këtij statusi, bashkitë ishin ndarë në tre kategori, ose siç shkruhej fiks në atë kohë, tre klasë dhe kjo lidhej sipas rëndësisë, popullsisë dhe madhësisë së territorit.
    Në klasën e parë me statusin bashki ishin pesë qytete: Durrësi, Vlora, Korça, Shkodra dhe Tirana. Katër të para kishin histori urbane që nga antikiteti deri në ditët tona. Bie në sy që për herë të parë Tirana u fut në grupin e bashkive kryesore dhe kjo ndodhi sapo mori statusin e kryeqytetit të përhershëm.
    Në klasën e dytë ishin 15 bashki: Berati, Gjirokastra, Elbasani, Kukësi, Peshkopia, Kavaja, Shijaku, Fieri, Delvina, Përmeti, Saranda, Bilishti, Pogradeci, Lezha dhe Mati. Duket se Berati ka humbur nga shkëlqimi i dikurshëm teksa qyteti me moshë 2400-vjeçare zbriti një kategori më poshtë. Të njëjtin fat patën edhe Gjirokastra dhe Elbasani. Në këtë kategori bën veçanti që qytete të vegjël si Përmeti, Saranda, Pogradeci dhe Mati janë me të nëjtin status si qytetet e mësipërme. I vetmi që nuk të habit është Mati nga vinte presidenti Ahmet Zogu. Epo kush do ishte ai që nuk do ta bënte.
    Interesante janë bashkitë e kategorisë së tretë që për hir të vërtetës shumica ende nuk ishin qytete të mirëfilltë: Lushnja, Kruja, Tepelena, Peqini, Zerqani, Mallakastra, Libohova, Kolonja, Leskoviku, Skrapari, Kurveleshi, Gramshi, Bicaj, Bunjaj, Mirdita, Puka, Dukagjini, Malësi e Madhe. Vetëm gjatë regjimit komunist disa prej tyre u bënë qendra urbane me statusin qytet si Skrapari, Gramshi, Mirdita, Puka, Malësia e Madhe. Ndërsa disa të tjerë mbetën fshatra dhe sot ende janë të tillë si Zerqan, Bicaj dhe Bunjaj. Bie në sy që qytete me lavdi në histori kishin humbur shkëlqimin e dikurshëm si Kruja, Lushnja, Tepelena dhe Leskoviku.

  • “5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë

    “5 bashki këtë vit”, Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën: Në zgjedhje me logon tonë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.
    “Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.
    “Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta

    Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.
    Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.
     
     

  • Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Korrupsioni në Bashki/ SPAK rrëzohet para drejtoreshës së Erjon Veliajt

    Vrulli fillestar i prokurorëve të SPAK për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar që punuan me kompaninë “5D” në Bashkinë e Tiranës rrezikon të shndërrohet në një flluskë sapuni, që pati si qëllim çmontimin e klanit “Veliaj”, por që nuk arriti t’i shkojë deri në fund drejtësisë për krimet e gjetura në bashki.

    Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK për burg ndaj ish-drejtoreshës së klubit sportiv “Tirana” dhe tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke ua konvertuar dënimin në disa orë pune në komunitet. Një vendim që bie ndesh me faktet e publikuara nga vetë SPAK që tregonin për një skemë klasike korrupsioni me zinxhir urdhrash dhe veprimesh të koordinuara nga lart poshtë.

    Në dosjen që kishtë përgatitur SPAK kishte prova të mjaftueshme se drejtoresha në fjalë ishte e përfshirë kokë e këmbë në manipulimin e tenderave, duke eleminuar kompanitë e tjera sipas një procedure të qepur posaçërisht për kompaninë “5D” që e menaxhonin në prapaskenë bashkëpuntorët e ngushtë të Veliajt, Maringlen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

    Njësoj si në rastin e inceneratorëve, edhe këtu funksiononte një skemë e përmbysur e procedurave shtetërore, pasi specifikat e tenderit nuk hartoheshin në zyrat e shtetit, por në tryezat e kompanisë private “5D” me administrator Nestor Muhametllarin.

    Nga zyrat e “5D” Nestori i përvishej punës për të kopsitur dokumentat shtetërore në interes të pronarëve të tij, teksa i duhej të sajonte truke të veçanta për ofertën e radhës në mënyrë që të skualifikonte konkurentët e tjerë në treg.

    I tillë ishte rasti i tenderit për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

    Mesazhet në celularët e sekuestruar të Deborah Keçi dhe Nestor Muhametllari tregojnë se të dy ishin në komunikim gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin. Fillimisht Deborah Keçi i kalonte Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundësonte hyrjen në sistem, duke u pajisur me “user” dhe “passëord” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

    Në dosje është e provuar se pasi skualifikonin kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë”, shpallej fituese kompania “5D” dhe përçudnimi i detyrës shkonte deri aty, sa që në konsultim me Nestor Muhametllarin i kthehej përgjigje ankesave të kompanive që ishin skualifikuar.

    Dikush mund të thotë se drejtoresha e Veliajt nuk ishte e ndërgjegjshme për dëmin që po i shkaktonte shtetit apo se ishte një punonjëse e marrë peng nga presionet dhe intimidimi i atyre më lart. Por faktet flasin ndryshe. Në mesazhet që u gjetën në celularin e Deborah Keçit ajo duket plotësisht e ndërgjegjshme për shërbimet e paligjshme që po u bënte eprorëve, madje në mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke u shprehur: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

    “Më dilni për zot tani” është fjalia me të cilën drejtoresha e Veliajt e mbyll komunikimin për manipulimin e tenderit, një dëshmi e qartë se ishte duke kryer një krim në shërbim të eprorëve të saj.

    Megjithatë, për Keçin dhe tre zyrtarët e tjerë, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, gjykata nuk pa asnjë rrezikshmëri, asnjë abuzim të rëndë, madje ka shfaqur mëshirë duke ua konvertuar burgun në shërbim prove, ndonëse në lojë ishin fondet publike dhe një procedurë e qartë manipulimi.

    Pyetja që lind është: A do të vlejë kjo mëshirë edhe për drejtorët e tjerë të Bashkisë së Tiranës? A do të dështojë SPAK edhe në rastet e tjera të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës?

    Nëse po, atëherë dosja “5D” nuk do të mbahet mend për drejtësinë që dha mbi korrupsionin në bashki, por për luftën e ashpër brenda llojit, që nuk ka fund tjetër, që përdor edhe SPAK me qëllim eleminimin total të kundërshtarit politik./Lapsi.al

  • Njihuni me hartën e divorceve në 61 Bashki, Jugu me numrin më të lartë

    Njihuni me hartën e divorceve në 61 Bashki, Jugu me numrin më të lartë

    Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit.

    Të dhënat nga Censi 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontraste të forta nga Finiqi, me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.

    Grafiku i mëposhtëm i përpunuar nga “Monitor” mbi të dhënat e Cens 2023 në 61 bashki tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në Jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

    Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.

    Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.

    Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.

    Në anën tjetër të grafikut, Bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit, me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.

    Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.

    Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

    Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.

    Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike.

    Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët. Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence. (B.Hoxha)

  • Harta e divorceve në 61 Bashki, ku ndahen më shumë çiftet shqiptare, në jug apo veri

    Harta e divorceve në 61 Bashki, ku ndahen më shumë çiftet shqiptare, në jug apo veri

    Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë.
    Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare.
    Shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa veriu mbetet më konservator.

    Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa.
    Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit.
    Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit.
    Në anën tjetër bashkia e Hasit ka numrin me të ulët me vetëm 2,9 divorce për 1000 banorë, e ndjekur nga bashkia e Pustecit me 4.3, Klosi me nga 5.3, divorce për 1000 banorë.
    Kultura tradicionale familjare shpjegon divorcet e ulëta kryesisht në Bashkitë e Veriut.Bashkitë e mëdha si Tirana (17.6 divorce për 1000 banorë), Durrësi (15.8) dhe Fieri (15.5) kanë norma divorci rreth mesatares kombëtare, duke reflektuar dinamikën e metropoleve me urbanizim, rritje të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
    Të dhënat e divorceve sipas bashkive shtrojnë nevojën për më shumë shërbime sociale si mbështetje ligjore dhe ekonomike për prindërit e vetëm, veçanërisht në bashkitë me emigracion masiv.
    Divorci ka pasoja të shumta sociale dhe ekonomike. Ndërprerja e të ardhurave të përbashkëta, ku zakonisht i vë gratë ne vështirësi ekonomike. Një seri kostosh shoqërojnë procesin e divorcit që nga gjyqet dhe ndarja e pasurisë, duke krijuar de- stabilitet financiar tek fëmijët.
    Anketa të tjera kanë treguar se fëmijët me prindër të divorcuar kanë arritje të ulëta mësimore, përqendrim të ulët dhe rrezik më të lartë për sjellje të rrezikshme në adoleshence./ Monitor

  • Këshilli Bashkiak bën gati shkarkimin e Erion Veliajt, katër bashki shkojnë në zgjedhje brenda korrikut, shqiptarët…

    Këshilli Bashkiak bën gati shkarkimin e Erion Veliajt, katër bashki shkojnë në zgjedhje brenda korrikut, shqiptarët…

    Shqipëria pritet të hyjë në një tjetër cikël zgjedhjesh të pjesshme vendore brenda verës së këtij viti. Me përfundimin e periudhës tre-mujore të mungesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt nga forcat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), është ndezur zyrtarisht motori për largimin e tij përfundimtar nga detyra dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Përpos Tiranës, edhe tre bashki të tjera, Mat, Tepelenë dhe Berat do t’i drejtohen kutive të votimit pas dorëheqjeve të kryetarëve përkatës për shkak të përfshirjes së tyre në zgjedhjet e 11 majit.
    Shkarkimi i Veliajt, një hap larg zyrtarizimit
    Që prej arrestimit të Veliajt në zyrën e tij, Tiranës i ka munguar një drejtues i zgjedhur për të ushtruar kompetencat administrative dhe politike në nivel lokal. Kjo mungesë, e cila ka tejkaluar tashmë pragun ligjor të tre muajve, ka detyruar Këshillin Bashkiak të Tiranës të mblidhet në vijim për të ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me Ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Konkretisht, neni 62, pika c e këtij ligji përcakton se një kryetar bashkie mund të shkarkohet në rastet kur mungon në detyrë për një periudhë të pandërprerë prej tre muajsh, me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në një propozim të Këshillit Bashkiak.”
    Ishin anëtarët e opozitës të cilët kërkuan para disa ditësh thirrjen e një mbledhjeje urgjente për të formalizuar këtë propozim. Dokumentacioni përkatës pritet të dërgohet në Këshillin e Ministrave, duke shënuar fillimin e një procesi që synon të normalizojë funksionimin institucional të kryeqytetit pas një periudhe të gjatë vakance dhe paqartësie. Në sfondin e këtyre zhvillimeve, duket se edhe vetë kryeministri Edi Rama është distancuar nga figura e Veliajt, duke mos ndërhyrë për të bllokuar procesin e shkarkimit.  Paralelisht me Tiranën, edhe tre bashki të tjera do të shkojnë në zgjedhje për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve aktualë: Agron Malaj në Mat, Tërmet Peçi në Tepelenë dhe Ervin Demo në Berat. Të tre kryebashkiakët kanë dhënë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit, duke krijuar vakanca që, sipas legjislacionit në fuqi, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme brenda një afati të përcaktuar.
    Procesi
    Sapo Këshilli i Ministrave të miratojë vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut, përgjegjësia për caktimin e datës së zgjedhjeve i kalon Presidentit të Republikës. Sipas Kodit Zgjedhor, Presidenti ka një afat prej 10 ditësh për të shpallur datën, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i vendimit të shkarkimit. Bazuar në këto afate, qytetarët e Tiranës, Matit, Tepelenës dhe Beratit do të thirren për të votuar kryebashkiakët e rinj brenda muajit korrik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të fillojë menjëherë përgatitjet për procesin, duke përfshirë: Regjistrimin e kandidatëve dhe partive politike. Hartimin dhe miratimin e listave të zgjedhësve. Organizimin e fushatës elektorale. Sigurimin e standardeve të transparencës dhe rregullsisë së procesit. Ndërsa data e zgjedhjeve të pjesshme pritet të jetë shumë afër, intrigat rreth emrave që do të garojnë për postet e kryetarëve në këto katër bashki janë shtuar ndjeshëm.  Nga radhët e Partisë Socialiste flitet fuqishëm se kandidati kryesor për kryebashkiakun e Tiranës do të jetë Blendi Gonxhe. Në të njëjtën kohë, në bashkitë Mat, Tepelenë dhe Berat, gara mbetet e hapur dhe e paparashikueshme, me emra që do të zbulohen veten vetëm pak javë para zgjedhjeve.

  • “U dhanë hektarë me kanabis për vota”/ Berisha:  Krimi ka ndërhyrë në 20 bashki për persona anonim si Sara Mila e…

    “U dhanë hektarë me kanabis për vota”/ Berisha: Krimi ka ndërhyrë në 20 bashki për persona anonim si Sara Mila e…

    Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh i bindur se sipas tij, në zgjedhjet e 11 maji janë punësuar njerëz dhe janë dhënë hektarë më kanabis për të blerë vota. Sipas tij, akte të tilla rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit, ndërsa shtoi se krimi i organizuar ka ndërhyrë në 20 bashki të vendit, për persona sipas tij anonim, si Sara Mila dhe Arkend Balla.
    “Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, e të tjerë“, tha Berisha. Më tej ai theksoi se beteja për mbrojtjen e votës do zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe se ky është qëllimi i PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare.
    Berisha: U paraqitën vendimet e qeverisë 100 euro për votë për çdo pensionistë, u falën 200 milion euro, punësime për votë, dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit. Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, e të tjerë. Në totalitet, do të përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me fjalët e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë në Zambia të diktatorit…
    U them shqiptarëve se ku hap i parë i rëndësishëm në mbrojte të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Ramës, ishte një vazhdimësi dhe sukses në realizmin e qëllimit tonë. Beteja për mbrojtën e votës do zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Zgjedhjet janë proces sa kombëtare dhe ndërkombëtar. Jemi të angazhuar për të mbrojtur dhe për të rikthyer të drejtë për të votuar si qytetarët të lirë. Ky është qëllimi i PD dhe opozitës së vërtetë shqiptarë.

  • Kavaja sërish “blu”, por Qosja ‘zhgënjen’ Berishën: Gati të bashkëpunojmë me qeverinë e majtë

    Kavaja sërish “blu”, por Qosja ‘zhgënjen’ Berishën: Gati të bashkëpunojmë me qeverinë e majtë

    Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, që i dhanë fitore të thellë Partisë Socialiste, Kavaja ishte ndër të paktat bashki ku festoheshin fishekzjarrë nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bastion historik i së djathtës, por që vitet e fundit kishte ndëshkuar lidershipin e PD-së me votë proteste në mbështetje të së majtës, bashkia me 62.890 votues u rikthye në origjinë.
    Pas fitores së bashkisë në vitin 2023, Kavaja i dha edhe një herë besimin demokratëve për Kuvendin e Shqipërisë. Me 10.626 vota ose 53.75 për qind, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore mundën socialistët me një diferencë prej gati 2.900 votash. E megjithatë, rezultati zhgënjyes për të djathtën në rang kombëtar e zbehu entuziazmin për këtë fitore të izoluar. “Pjesa tjetër e Shqipërisë nuk na ndoqi, por ne vazhdojmë përpara”, tha ai.
    Kryebashkiaku Fisnik Qosja u mburr me qytetarinë dhe modelin që kavajasit treguan në këto zgjedhje, ku si procesi i votimit, ashtu edhe ai i numërimit të votave, u zhvilluan pa incidente dhe pa kontestime. Ndaj qeverisë së majtë, z. Qosja jo vetëm që nuk ka kritika, por edhe shtrin dorën e bashkëpunimit, me synimin për të mos e lënë bashkinë e tij një ishull të izoluar në hartën rozë. “Ne nuk do të izolohemi, do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë, për të mirën e Kavajës”, tha Qosja.
    Vetëm 19.960 qytetarë, ose 31.7 për qind e votuesve të regjistruar, iu drejtuan kutive të votimit të dielën e 11 majit në këtë bashki të qarkut të Tiranës — një rënie e lehtë krahasuar me katër vite më parë, kur pjesëmarrja ishte 34.6 për qind.
    Në vitin 2021, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme me diferencë të ngushtë, por në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Kavaja u bë e vetmja bashki ku PD-ja ktheu rezultatin dhe siguroi fitoren me kryebashkiakun aktual, Fisnik Qosja.