Tag: bashki

  • Mbetjet, Rama: Na duhet një koorporatë kombëtare, nxorëm mësime nga çfarë ndodhi në tre bashki 

    Mbetjet, Rama: Na duhet një koorporatë kombëtare, nxorëm mësime nga çfarë ndodhi në tre bashki 

    “Ka tepër për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të konsolidohen ujësjellësat. Me bashki që arrijnë deri në absurditete si Vlora që financon me dhjetëra mijëra euro një tv privat. Për nuk e di se cfarë, por nuk mundet të vijojnë kështu. Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë që nga shëmbylltyrat më të turpshme janë kthyer në ndërrmarrje funksionale, me rregulla, balance, për të qenë të gatshme të hyjnë në marrëdhënie me bankat e me radhë. Këtë duhet të bëjmë me ujin që në gjithë hartën e Shqipërisë Sakaq, kemi një kakofoni strukturash për mbetjet. Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tre bashki ku përtej gjithë benefiteve, pasi problematika të lidhur me gjithëfarlloj arsyesh na duhet një Koorporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve.”, tha Rama.

  • “Do ta mbrojmë lumin deri në vdekje”/Dhjetëra banorë hyjnë me forcë në bashki, kundër HEC-it: Pezulloni punimet

    “Do ta mbrojmë lumin deri në vdekje”/Dhjetëra banorë hyjnë me forcë në bashki, kundër HEC-it: Pezulloni punimet

    Banorët shprehen se do ta mbrojnë me çdo çmim zallin e Lusës, me ujin e të cilit vadisin tokat bujqësore. Rezistenca e banorëve të fshatrave të njësisë Suç kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zallin e “Lusës” është zhvendosur këtë të hënë në dyert e Bashkisë së Klosit. Dhjetra banorë u dyndën në ambientet e Bashkisë Klos, duke këmbëngulur të takojnë kryetaren e bashkisë Valbona Kola. Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punimeve për ndërtimin e HEC-IT.
    Pas rezistencës së banorëve të cilët nuk u larguan nga ambjentet e bashkisë edhe pas ndërhyrjes së policisë, kryebashkiakja degjoi shqetesimin e tyre. Ajo premtoi se se shpejti do të zhvillohet një takim me perfaqesuesit e kompanise.
    “Deputeti i zgjedhur i PS Agron Malaj na kishte premtuar se do anulohej leja, por nuk e beri. Ju si kryetare na thoni beni peticion por a ka peticion më të madh se kjo protestë?! Ju keni qenë dhe në dëgjesë publike ndërsa tani kërkoni anën formale?! Unë si kryeplak në emër të banorëve kërkoj: Të pezulloni menjehere punimet për HEC-in”, tha kryeplaku i fshatit.
    “Sot kishim planifikuar një takim mes kryepleqtë, përfaqësuesve të kompanisë së HEC-it dhe bashkisë. Për shkak se ju erdhën në këtë formë (me protestë) ata (kompania) u tërhoqën nga ky takim dhe thanë se do të vijnë në moment më të qetë. Punimet janë të pezulluara derisa ky takim të realizohet”, tha Valbona Kola, Kryetare e Bashkisë Klos.
    Nga ana tjetër, banorët i kërkuan kryebashkiakes të lërë mandatin nëse ndjehet e pafuqishme të mbrojë kauzën e tyre.
    “Ne do ta mbrojmë lumin deri në vdekje! Thonë se lejen e ka dhënë Belinda Balluku. Ne i bejme thirrje ta anuloje mjehere! Po cënoni ujin e pijshëm, ujin e vaditjes, e gjithcka. Kjo bashki të mendohet mirë, kush ka bërë dallavere të largohet se kjo bashki është e popullit jo e maskarenjve”, tha nje banor.
    Prej nje jave banoret e 7 fshatrave te njesise administrative Suç kanë protestuar, kundër ndërtimit të hidrocentralit, ku ka pasur dhe banore te proceduar penalisht për shkak të përplasjes me punëtorët e kompanisë. Banorët kërkojmë që pasi të pezullohen punimet, SPAK-u të hetojë, pasi sipas tyre, leja është dhënë në kundërshtim me ligjin, nga Ministria e Infrastrukturës.

  • Kryebashkiaku i Vlorës paralajmëron ndryshime të tjera: Duhen njerëz që punojnë!

    Kryebashkiaku i Vlorës paralajmëron ndryshime të tjera: Duhen njerëz që punojnë!

    Pas dorëheqjes së 21 drejtorëve në Bashki, Task Forca për lirimin e hapësirave publike ka zbritur në terren në qytetin e Vlorës, në një aksion të gjerë që synon të rikthejë zonat publike në dispozicion të qytetarëve.Në këtë operacion janë angazhuar strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetura nga forcat e policisë së Vlorës dhe nga njësitë e FNSH-së së Fierit.
    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i kritikuar nga Rama për situatën në qytet është angazhuar më shumë në detyrën e tij duke qenë vetë i pranishëm në terren.
    “Nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë çdo metër katror të hapësirës publike për qytetarët. Ky është një proces i pandalshëm”, tha Dredha.
    Ky aksion vjen pas direktivave të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë, ndërsa kryebashkiaku komentoi edhe dorëheqjet e disa drejtuesve të institucioneve të zgjedhur nga vetë ai në bashki, duke ua lënë ish-drejtorëve përgjegjësinë për problemet në qytet.
    “Kemi nevojë për një administratë që punon me përkushtim maksimal. Do të bëjmë një vlerësim të thelluar për punën e çdo drejtuesi dhe do të sjellim emra të rinj që e kuptojnë rëndësinë e shërbimit ndaj qytetit”, u shpreh ai.
    Aksioni pritet të vijojë me intensitet edhe në ditët në vijim, si pjesë e një plani më të gjerë për rritjen e cilësisë së jetesës në Vlorë dhe rivendosjen e rendit urban.

  • “Nuk ka më ndarje pushtetesh”,  Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Rama kontrollon çdo bashki, çdo drejtori

    “Nuk ka më ndarje pushtetesh”, Vasili ‘shpërthen’ ashpër: Rama kontrollon çdo bashki, çdo drejtori

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Kryeministri Edi Rama sillet sikur Shqipëria ka vetëm një bashki, dhe ai është kryetari i saj.
    Sipas Vasilit, Rama ka marrë nën kontroll të plotë pushtetin vendor dhe vendos personalisht për gjithçka që ndodh në çdo qytet, duke e kthyer qeverisjen lokale në një strukturë të centralizuar nën kontrollin e plotë të tij.
    Ai theksoi se shkatërrimi urban, mungesa e shërbimeve dhe largimi i profesionistëve janë pasoja të një regjimi që nuk njeh më ndarje pushtetesh dhe që përdor çdo institucion për të konsoliduar kapjen e territorit.
    Pjesë nga intervista:
    Kryeministri sot është nën akuza, jo vetëm në vendin tonë por edhe në arenën ndërkombëtare, si shkatërruesi dhe grabitësi mafioz i zgjedhjeve të 11 majit. Të gjitha këto përpjekje për ta justifikuar janë si teneqe që u varen qenve të rrugës për të bërë zhurmë e për të mos lejuar që të dëgjohen kambanat e zgjedhjeve.
    Ju e kuptoni më së miri se nuk ka ndodhur asgjë e re, as në Vlorë dhe as në Tiranë. Këto qytete kanë qenë të pushtuara prej më shumë se dhjetë vitesh nga Edi Rama. Nuk janë ngjarje të reja as njerëzit e përfshirë një varg figurash që vendosen, hiqen, dorëhiqen, por në fakt janë po të njëjtët. Të njëjtët që janë përdorur si patronazhistë për të manipuluar, vjedhur dhe kërcënuar qytetarët, vetëm për të marrë votat.
    Sa i përket Tiranës, ai është shkatërruesi i saj. Edi Rama, që prej 28 vitesh në pushtet, ka qenë arkitekti i këtij degradimi. Ai që nisi rrënimin e kryeqytetit dhe i dha goditjen përfundimtare ka qenë vetë Edi Rama. Bashkë me Erion Veliajn e kanë kthyer Tiranën në një vend primitiv.
    Tirana sot është një qytet ku nuk ekzistojnë më hapësirat e gjelbra, një qytet që digjet nga betoni, një qytet ku komunitetet mbeten pa shërbime bazë minimale.
    Pyetja që ngrihet sot është: cila është ajo punë e vetme që është bërë në qytetet shqiptare dhe që ka sjellë përmirësim në jetën e qytetarëve? Përveç grabitjes, nuk ka asnjë vepër funksionale. E gjithë kjo lojë me ndërrime drejtorësh, me largime dhe rikthime në detyrë, është vetëm zhurmë për zgjedhjet.
    Një qytetar i thjeshtë do të pyeste: nëse ai e ka rrëmbyer Bashkinë e Tiranës që në shkurt, kur Veliaj hyri në burg, pse nuk kërkoi lirimin e hapësirave që më 11 maj? Ky pushtet përdoret si legalizimet, sapo mbarojnë zgjedhjet, vijnë fadromat. Kjo është logjika e banditëve.
    Të gjitha këto lëvizje tregojnë se ai sillet si kryetari i vetëm i të gjithë bashkive të Shqipërisë, sikur Shqipëria të ketë vetëm një bashki dhe ai të jetë i vetmi që e drejton. Kemi të bëjmë me një grabitje të pushtetit nga Edi Rama. Po të shohim nga afër: shkatërrimi urban, shkatërrimi i shërbimeve, dhe zhdukja e profesionistëve janë fakte. Sot nuk ekziston më as mendimi i ekspertëve.
     
     

  • “Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita

    “Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita

    Sipas Açkës, mazhoranca ka përgatitur lista me demokratë për t’i futur në punë nëpër bashki, për të rrudhur më tej rradhët e opozitës, për të cilën tha se duhet të jetë e përgatitur.
    Flutura Açka e ftuar në një studio televizive ka zbuluar atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e ardhshme.
    “Nga informacionet që kam, në një bashki është kërkuar që të largohen punonjësit që kanë vokacion të djathtë. Kjo bëhet në formë presioni që të kemi një patronazhim të së djathtës. Nuk është Vlora. Këto gjëra do ndodhin. Këto raprezalje që po bëhen është që të zëvendësohen me demokratë të cikluar që kanë vota nga mbrapa, për të rrudhur demokratët në zgjedhjet e ardhshme.
    Shumë demokratë janë në lista për të marrë punë në bashkë, që nesër të rrudhin opozitën. Është një plan i qartë i mazhorancës. Ajo po abuzon dhe me dëshpërimin e opozitës. Ne duhet të kemi një projekt, ndryshe do të jemi të papërgatitur. Duhet të kuptojmë në çfarë zone të errët jemi”, tha Açka.

  • Rama shkon në Vlorë, takim të papritur në bashki

    Rama shkon në Vlorë, takim të papritur në bashki

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Vlorë, kur iu drejtua ambienteve të bashkisë. Ende nuk dihet qëllimi i këtij takimi në bashki.
    Rama shoqërohej nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, si dhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.

    Në këtë takim pritet të jenë të pranishëm, përveç stafit të bashkisë, edhe deputetët e qarkut të Vlorës.

  • Rama në Vlorë, takim ‘rrufe’ në Bashki

    Rama në Vlorë, takim ‘rrufe’ në Bashki

    Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë këtë mëngjes, kur iu drejtua ambienteve të Bashkisë.

    Ndonëse kjo vizitë nuk ishte bërë publike më herët, duket se kreu i qeverisë është i përgatitur, pasi është paraqitur me një bllok me vete.
    Megjithatë, ende nuk dihet qëllimi i këtij takimi në Bashki.

    Top Channel

  • Në 12 bashki janë regjistruar 18 vatra zjarri! Rrezikun më të lartë e ka Fieri

    Në 12 bashki janë regjistruar 18 vatra zjarri! Rrezikun më të lartë e ka Fieri

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit, nuk raportohet për dëme në njerëz, forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri

    Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit, nuk raportohet për dëme në njerëz, forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri

    Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki. Konkretisht vatrat  e zjarrit kanë rënë në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.

    Gjithashtu bëhet e ditur se të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.

    Njoftimi i Plotë: 

    Situata e zjarreve në rang vendi:

    Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.

    Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte.

    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura

    Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

    I gjithë mekanizimi i Mbrojtes Civile në nivel vendor dhe qendror mbetet i angazhuar dhe në ndjekje të situatës.

    Gjithashtu, mengjesin e sotëm u raportuan dy lëkundje tërmeti: e para me magnitudë 3.9 të shkallës rihter, me thellësi 15 KM dhe epiqendër në Fushë Krujë, Durrës dhe e dyta me magnitudë 3.8, thellësi 15 KM, me epiqendër në Zall Herr, Tiranë. Nuk ka dëme në njerëz apo ndërtesa.

    Për ditën e sotme, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave parashikohen reshje shiu lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë.

    Ndërsa sa i përket zjarreve pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarkun Fier, nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.

    Ftojmë qytetarët të jenë të kujdesshëm në këto ditë me temperatura të larta dhe të raportojnë në kohë reale pranë institucioneve vendore.

  • Zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, PS nis punën për emrat në 3 bashki, Tirana ende pa vendim

    Zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, PS nis punën për emrat në 3 bashki, Tirana ende pa vendim

    Socialistët kanë nisur punën për zgjedhjet e parakohshme në 3 bashki, që mbetën pa kryetar për shkak se drejtuesit e tyre garuan në listën e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuar opsione të ndryshme mbi kandidaturat me të cilat do të paraqiten para qytetarëve.
    Në një intervistë për A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi është i bindur që rezultati do të jetë në favor të të majtëve. “Bashkia e Matit, Beratit dhe Tepelenës, pa dyshim janë në planet organizative të PS. Shkojmë për t’i fituar të treja”, thotë Klosi.
    Mazhoranca nuk po nxiton për të zgjedhur kryetarin e ri të Matit, Tepelenës dhe Beratit, edhe pse këto tre bashki kanë që nga 11 marsi pa drejtues. “Besoj periudha e përcaktuar në kod, pra vjeshta e këtij viti, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.
    Për Tiranën ende nuk ka një vendim nga mazhoranca, pasi, sipas burimeve, po priten proceset e gjyqësorit. Socialistët në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit nuk e kanë marrë në shqyrtim kërkesën e demokratëve për të marrë vendim për mungesën prej më shumë se 4 muajsh të Veliajt.