Tag: bashki

  • Shkarkimet në bashki, Spahiu: Rama po krijon skenare si lëvizje opozitare mediatike

    Shkarkimet në bashki, Spahiu: Rama po krijon skenare si lëvizje opozitare mediatike

    Kreshnik Spahiu mendon se kryeministri Edi Rama po krijon skenarë brenda vetes si lëvizje opozitare mediatike me urdhrat për shkarkimin e drejtorëve të bashkive, meqë opozita në Shqipëri duket se nuk ekziston më.
    Teksa Sali Berisha prej dy muajsh nuk pranon zgjedhjet duke pretenduar farsën elektorale dhe nuk ka më mbështetje, Rama përpiqet të krijojë faktor opozitar brenda vetes.
    “Në skenën politike ka dy lëvizje. E para është ajo e mazhorancës dhe Ramës për spastrimet në bashki. E dyta e opozitës me Berishën për mosnjohjen e zgjedhjeve. Të dyja si të ngjashme, por nuk prodhojnë, xhirojnë në vend. Kemi Ramën për të ndryshuar drejtorët apo administratorët. Mendoj se është si strategji në dukje që qeveria po lëviz: meqë s’kemi rotacion politik, e bëjmë administrativ. Rama krijon skenarë brenda vetes si lëvizje opozitare mediatike. Meqë s’kemi ndryshim partish, heqim disa drejtor bashkish. A thua se këta drejtorë kanë ngrënë kumbulla e dardha në kurriz të kryetarëve”, tha Spahiu.
    Ai sugjeroi që më mirë do të ishte një reformë brenda aministratës lokale, me shkurtime, sesa me shkarkime drejtorësh.
    “Më e udhës është shkurtimi i administratës, sepse heqja e tyre është thes me hiç. Ne nuk jemi 1 mld njerëz, apo si Pekini. Shqipëria është lagje e Berlinit apo Londrës, ka nevojë për administratë sa një lagje e Londrës. Nuk e kuptoj pse duhet 200 mijë administratë. Pjesa më e madhe e tyre rrinë në kafë apo rrinë në zyra duke luajtur në kompjuter. 10% punojnë. Më mirë të ketë reformë të ketë më pak e të paguhen më shumë, edhe trefish”, argumentoi juristi.
    Ai mendon se kjo lëvizje e Ramës është një strategji, për të prodhuar një ngjarje kur nuk ka dhe për më tepër me çështjen që atë e bëri të suksesshëm si kryebashkiak me shembjen e kioskave në Tiranë.
    “Por mendoj se është strategji e Ramës, një lëvizje brenda vetes, kur opozita nuk ekziston apo prodhon ngjarje brenda vetes, në bashki, si me prishje të ndërtimeve, ndryshime në bashki, e të krijohet ideja se ra pakënaqësia, u prekën pronarët që ndërtuan pa leje. Rama hyri në politikë me prishjen e kioskave, ku mori flamurin e suksesit kur ishte kryebashkiak, që i rezultoi e suksesshëm, e tani është rikthyer po aty, te ai moment. Sikurse atëhere, kur të gjithë u kënaqën që u liruan totuaret, tani të gjithë do kënaqen përsëri që po lirohen këto hapësira publike”, u shpreh Spahiu.
    E njëjta situatë edhe në kampin tjetër, që hedh akuza për farsë elektorale, për të krijuar ngjarje dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së humbjes. Spahiu kujtoi rastin e Lulzim Bashës që e larguan sepse humbi, por vetë nuk largohen dhe po përdorin të njëjtat teza si ai për vjedhje votash.
    “E njëjta gjë me Berishën, sulmoi Lulzim Bashën për dorëheqje gjithë kohën për humbjen e zgjedhjeve dhe tani nuk largohet vetë pas humbjes. Akuzonte Bashën që thoshte se zgjedhjet ishin vjedhur, tani thotë vetë se zgjedhjet janë vjedhur”, nënvizoi juristi.

  • Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

    Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    ”Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.

    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    ”Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve. Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti në ”Report TV”.

  • “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    “Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, jo urdhra pa shkresë”, kryebashkiaku i Hasit del kundër Ramës për shkarkimet

    Kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët.
    Në një prononcim Dauti theksoi se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
    “Prej dy vitesh drejtoj këtë bashki dhe çdo muaj dërgojmë stafin në trajnime. Kemi mungesë të theksuar të kapaciteteve dhe nuk jemi në kushte komode për të larguar njerëzit që po i trajnojmë me fondet e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Dauti.
    Duke komentuar aludimet në media se ai nuk po i bindet urdhrit të kryeministrit, Dauti sqaroi se: “Unë nuk jam për të mos iu përgjigjur urdhrit të Kryeministrit. Por jam për zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit si ndaj administratës, qytetarëve, Kryeministrit dhe Ministrisë që jemi në varësi”.
    I pyetur nëse do të zbatojë ose jo urdhrin për shkarkime, ai u përgjigj prerë.
    “Unë e kuptoj Kryeministrin sepse ka bashki që ka gati 20 vite që e drejtojnë të njëjtit njerëz. Është normale që ka vend për ndryshime. Ka vend për punë dhe angazhime më të mëdha. Unë jam i prirur që çdo njeri që është i punësuar dhe paguhet nga taksat e qytetarëve duhet ta justifikojë veten me punë. Dhe vetëm me punë të zbatojnë ligjin. Dhe jam i përkushtuar që çdo moment ai që nuk zbaton ligjin të ndëshkohet.
    Gjithmonë në kompetencat që kemi dhe angazhimet që kemi marrë ndaj qytetarëve. Jo se nuk do të zbatojmë urdhrin. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht ne nuk kemi edhe një shkresë aty ku mund të mbështetemi. Sespe me çdo largim ne përballemi me pjesën e drejtësisë se ata që shkarkohen ankohen.
    Nuk kemi kushte komode që nesër apo pasnesër që gjykatat t’i japin drejt një personi të shkarkuar dhe ne të paguajmë dy paga për një vend pune. Ne do të zbatojmë ligjin. Fatkeqësisht nuk kemi një shkresë zyrtare për t’u mbështetur. Çdo largim duhet të ketë bazë ligjore për të shmangur pasoja financiare për bashkinë”, tha ai.
    Ai nënvizoi se Bashkia e Hasit, e cila përfshin tre njësi administrative, ka arritur rezultate konkrete sidomos në menaxhimin e emergjencave dhe zjarreve, duke falenderuar kontributin e shërbimit pyjor, zjarrfikësve, njësive administrative dhe vullnetarëve.
    “Ne jemi një Bashki me tre njësi administrative. Po përballemi me shumë sfida. Sepse kemi shërbime ndaj qytetarëve për vaditjen, zjarret. Ne jemi një bashki model që i kemi realizuar në kohë reale shuarjen e zjarreve.
    Në këtë aspekt është kontributi i madh i drejtorive të shërbimit pyjor, zjarrëfikëseve, njësive administrative, të forcave vullnetarëve. Mendoj që ne e kemi justifikuar vetën me punë në shërbim të komunitet”, tha Dauti.
    Kryebashkiaku Dauti ndau gjithashtu detaje nga takimi me Kryeministrin Rama, ku ky i fundit përmendi edhe Bashkinë e Hasit si një shembull pozitiv.
    “Kryeministri tha se nuk mund të vë fajin Bashkisë së Hasit, e cila nuk ka kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, në një kohë kur bashki të mëdha me administratë të plotë nuk po e justifikojnë punën e tyre”.
    Në përfundim, Dauti falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen për projektet zhvillimore në Has, duke përmendur konkretisht një projekt për sistemimin e Lumit Krena.
    Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia Kukës ka marrë masa konkrete duke shkarkuar të gjithë administratorët e njësive dhe dy nënkryetarët, për shkak të performancës së dobët.

  • Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Ramës për strukturat vartëse në bashki

    Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Ramës për strukturat vartëse në bashki

    Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë kryebashkiakëve në vend që të ndërmarrin një reformim të thellë të strukturave vartëse në bashki, duke kërkuar largimin – përmes dorëheqjes ose shkarkimit – të nënkryetarëve, drejtorëve dhe administratorëve të njësive vendore.
    Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë dhe vala e dorëheqjeve të detyruara ka përfshirë pozicione të shumta drejtuesish në nivel të lartë dhe të mesëm, kryesisht në bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste. Përjashtim bëjnë bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike, të cilat e kanë konsideruar këtë vendim si një ndërhyrje politike.
    Në shumë prej bashkive të majta tashmë ka nisur një fazë e dytë: publikimi i njoftimeve për vende të lira pune, shpesh vetëm formalisht, për të legjitimuar aplikimet pas dorëheqjeve masive. Deri tani, qindra drejtues, administratorë dhe nënkryetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre.
    Megjithatë, tre bashki vijojnë të qëndrojnë jashtë këtij procesi reformimi. Bëhet fjalë për bashkitë e Himarës, Skraparit dhe Konispolit. Kryetarët përkatës – Vangjel Tavo, Adriatik Mema dhe Ergest Dule – nuk i janë bindur ende urdhrit të Ramës.
    Sidomos Ergest Dule ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij, edhe gjatë një takimi të fundit me Kryeministrin në Durrës, ku u përball me një reagim të fortë nga Rama, i cili i dha një ultimatum: ose jep dorëheqjen vetë, ose shkarko vartësit.
    Nga ana tjetër, Vangjel Tavo ka adoptuar një qasje më të butë, duke deklaruar se ekipi i tij është i përbërë nga të rinj që do të vlerësohen mbi bazën e performancës. Ndërkohë në Skrapar, ‘furtuna’ ende nuk ka mbërritur, ndryshe nga bashkitë e tjera të Qarkut Berat, ku procesi i zbatimit të urdhrit ka nisur me ritme të shpejta.
    Rreth këtyre tre kryebashkiakëve tashmë qëndron një pikëpyetje: sa gjatë do t’i rezistojnë presionit për të ndërmarrë ndryshimet që kërkon Kryeministri?

  • Urdhri i Ramës për dorëheqjen e drejtorëve/ Ja cilat janë bashkitë që e kanë zbatuar përpikmërisht

    Urdhri i Ramës për dorëheqjen e drejtorëve/ Ja cilat janë bashkitë që e kanë zbatuar përpikmërisht

    Prej dy ditësh ka nisur vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e strukturave drejtuese në pushtetin vendor.
    Në disa bashki kryesore të vendit, si Fieri, Durrësi, Vlora, Korça dhe Gjirokastra, dorëheqjet janë dorëzuar në mënyrë zinxhir. Të martën, dorëheqje janë regjistruar edhe në bashkitë Vau i Dejës, Sarandë, Berat dhe Selenicë, ku janë larguar nga detyra zëvendëskryetarë, administratorë dhe drejtorë.
    Megjithatë, jo të gjitha bashkitë i janë bindur kërkesës së kreut të qeverisë. Në jug të vendit, disa drejtues vendorë kanë refuzuar të ndërmarrin shkarkime. Kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, deklaroi për Euronews Albania se drejtorët aktualë janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke shtuar se kërkesa e kryeministrit është keqkuptuar në media.
    Qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe kryetari i Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, i cili theksoi se drejtuesit janë emëruar së fundmi dhe se do të vlerësohet performanca e tyre përpara marrjes së një vendimi.
    Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi pas një mbledhjeje me kryeministrin në Durrës se zëvendëskryetarët në këtë bashki janë të rinj, duke lënë të kuptohet se nuk do të shkarkohen.
    Ndërkohë, një ditë më parë, disa kryetarë bashkish nga radhët e opozitës i janë drejtuar me një letër institucioneve ndërkombëtare, ku kanë shprehur shqetësimin për cenimin e autonomisë vendore si pasojë e vendimeve të fundit të ndërmarra nga kryeministri Rama.

  • Nisin dorëheqjet në disa Bashki, ikin drejtorët e drejtuesit e Njësive Administrative në Elbasan, Korçë e Pogradec

    Nisin dorëheqjet në disa Bashki, ikin drejtorët e drejtuesit e Njësive Administrative në Elbasan, Korçë e Pogradec

    Pas ultimatumit  të prerë të kryeministrit Edi Rama, të gjithë drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve në Bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen.

    Po ashtu jane larguar edhe kryetarët e njësive administrative, duke i hapur rrugë një riorganizimi të plotë të strukturës vendore në këtë Bashki.Lexo edhe :Related Posts
    Edhe në Korçë administratorët e Bashkisë dhe ata të Bashkisë Kolonjë kanë paraqitur dorëheqjet.

    Ndërkohë, në Bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Devollit, ende nuk është ndërmarrë një hap i tillë.
    Sipas komunikimeve me përfaqësues të këtyre njësive vendore, po vijon procesi i vlerësimit të kuadrit ligjor në funksion të zbatimit të kërkesës së bërë nga kreu i qeverisë. Ndërkohë në Kukës 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e Bashkisë janë larguar nga detyra.
    /vizionplus.tv

  • Takimi me kryetarët e bashkive në vend, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull!

    Takimi me kryetarët e bashkive në vend, Rama vlerëson vetëm një prej tyre: Duhet të merrni shembull!

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti në takim këtë të premte me kryetarët e bashkive në vend.

    Gjatë fjalës së tij ai u ndal te kritikat për disa prej bashkive, e ndërsa nuk kurseu edhe fjalët e mira për disa të tjera.
    Një prej bashkive që sipas Ramës duhet të merret shembull, është ajo e Cërrikut, pasi kreu i qeverisë thotë se kjo bashki ka përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.
    “Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri.
    Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria.
    Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha kreu i ekzekutivit.

    Top Channel

  • Rama lavdëron vetëm një Bashki: Merrni shembull, shkoni me vrap dhe mësoni

    Rama lavdëron vetëm një Bashki: Merrni shembull, shkoni me vrap dhe mësoni

    Kryeministri Edi Rama përpos kritikave, pati edhe lëvdata gjatë mbledhjes me kryetarët e Bashkive të të gjithë vendit.
    Sipas kreut të qeverisë, shembull është Bashkia e Cërrikut, nga e cila dhe Elbasani, apo dhe bashkitë e tjera të vendit duhet të mësojmë.
    Rama tha se prej tre vitesh tanimë, kjo bashki është duke i përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.
    “Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri.
    Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria.
    Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.

  • SYRI TV/ Rama shtrin autoritetin në 61 bashki: Deri të hënën të shkarkohen drejtuesit e njësive administrative

    SYRI TV/ Rama shtrin autoritetin në 61 bashki: Deri të hënën të shkarkohen drejtuesit e njësive administrative

    Kryeministri Rama mblodhi në Durrës krerët e Bashkive, të cilëve u vuri ultimatum që deri të hënën të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Teksa tentoi të shtrijë autoritetin e tij te 61 bashkitë e vendit, Rama u përpoq të mbulonte aferën e shekullit me ‘Djegësat’ duke paralajmëruar krijimin e një korpusi kombëtar për trajtimin e mbetjeve. Rama ja faturoi pushtetit vendor edhe dështimin e ujësjellësve dhe shndrrimin e tyre në çerdhe militantësh para zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se do të krijohet Operator i Shpërndarjes së Ujit, ashtu siç është me energjinë elektrike.

    Syri TV

    Kryeministri Edi Rama ka shtrirë autoritetin e tij në 61 bashki të vendit, duke kërkuar të shkarkohen të gjithë drejtuesit e njësive administrative. Me këtë masë ekstreme në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit për qeverisjen vendore, Rama tenton t’u lërë përgjegjësinë e dështimeve, institucioneve vendore. Në mbledhjen me kryebashkiakët në vilën qeveritare në Durrës, Rama vuri ultimatimum që shkarkimet të mbyllen të hënën.

    Duke bërë shou me shkarkimet masive në bashki, Rama u përpoq të mbulonte dështimin e aferës 400 milionë euro me inceneratorët, duke njoftuar krijimin e një korpusi kombëtar për menaxhimin e mbetjeve.

    Në kudër të mbulimit të aferës së shekullit me djegësit, Rama kritikoi kryebashkiakun e Elbasanit Gledis Llatja se nuk ka korrur barin e varrezave, duke shmangur totalisht katastrofën mjedisore e mbytjen e qytetit nga tymi toksik për shkak të inceneratorit të Elbasanit.

    Edhe për dështimin e ujësjellësve, Rama faturën ua la sërish pushtetit vendor, edhe pse prej kohësh menaxhohet nga zëvendësja e tij Belinda Balluku. Ndonëse ujësjellësit u kthyen në çerdhe militantësh për efekte elektorale para 11 majit, kryeministri Rama u kujtua pas zgjedhjeve, të kritikojë fryrjet në ndërmarrjet e ujësjellësve.

    Në takimin me kryebashkiakët Rama nuk kurseu as sulmet ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

    Veç sulmeve e presioneve, nuk munguan as episodet e talljeve me kryebashkiakët, dhe këtë herë në shënjestër ishte ai i Dropullit, Dhimitraq Toli.

  • Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare

    Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare

    Për 2024 nga 64 bashki në rang vend, 8 prej tyre paraqiten me probleme financiare ose në vështirësi financiare për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të prapambetura.Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.Të dhënat u bënë publike nga Ministri i Financave Petrit Malaj në takimin e organizuar me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të pushtetit vendor me tematikën “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore-Performanca e bashkive”.“Kemi klasifikuar si bashki të cilat janë me probleme financiare ato bashki që kanë detyrimeve të prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike.Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.Të gjitha ato bashki që i kanë detyrimet e prapambetura më shumë se 130 % në raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki në paaftësi paguese”, tha Malaj.Ministri Malaj tha tendenca e numrit të bashkive me probleme financiare është në rënie nga 30 që ishte numri i tyre në 2015 në 8 që ka arritur në 2024.Pavarësisht numrit më të ulët të bashkive me probleme financiare, ministri Malaj kërkoi prej tyre që brenda 20 Korrikut të marrin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe për rehabilitimin financiar.“Masat që duhen të marrin bashkitë respektive, pra bashkitë që paraqiten me probleme financiare, duhet që të bëjnë hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve deri në datën 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre përkatës, plan i cili duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Financave dhe MF më tej do të duhet të ndjekë realizimin e shlyerjes së këtyre detyrimeve brenda 12 muajve.Nga ana tjetër, bashkitë që paraqiten me vështirësi financiare duhet të miratojnë planin e rehabilitimit financiar të tyre deri më 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre. Më pas  ky plan duhet t’i kalohet Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime, plan i cili më pas nga MF do t’i kalohet degëve të Thesarit për tu ndjekur për zbatim.Përveç bashkive që kanë probleme financiare, ministri i Financave Malaj tha se ka edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. “Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.