Tag: bashki

  • 21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

    21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

    Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet. ”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk janë investim, por iluzion i sigurisë. Nevojitet një rritje e ndjeshme e fondeve dhe një strategji kombëtare ku pushteti vendor të ketë rol real dhe burime të mjaftueshme.
    Nëse i ndajmë 21 milionë euro në mënyrë të barabartë për të gjitha bashkitë, rezulton rreth 344 mijë euro për bashki në vit. Kjo shumë është shumë e kufizuar për të mbuluar domosdoshmërinë për pajisje moderne kundër zjarrit (mjete zjarrfikëse, pompa uji, pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit etj infrastrukturë. Mjafton ky fakt për të kuptuar sa kapacitete ka sektori për të përballua situata të tilla, që po bëhen pjesë e jetës për çdo stine”, thotë për Report Tv, Instituti për Bashkitë.

    Bashkitë me buxhetin më të madh në dispozicion për ‘mbrojtjen nga zjarret’ janë Tirana me 275 mijë euro, Durrësi 94.5 mijë euro, Kukësi me 75.3 mijë euro, më pas është Elbasani me 70 mijë e Shkodra me 67.3 mijë euro. Ka bashki të cilat duhet të shuajnë zjarret me vetëm 19 mijë euro në dispozicion siç janë Divjaka, Rrogozhina, Vau i Dejës apo Vora.

  • Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore, ta kthejmë Tiranën në një normalitet ligjor

    Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore, ta kthejmë Tiranën në një normalitet ligjor

    Në një intervistë të dhënë së fundmi nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti i cili diskutoi për lëvizjet në Bashki pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit.

    Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki.  Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga kreu i qeverisë Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore.

    Teliti theksoi gjithashtu se duhet që Tiranën ta kthejmë në një normalitet ligjor.

    “Aktualisht kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki.  Mund të them se katër postet e reja në Bashkinë e Tiranës janë deleguar nga kryeministri.   Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte, jo si pushtet vendor. Në momentin që ne nuk kemi një kryetar të Bashkisë së Tiranës, zgjidhje e duhur për rizgjedhjen e e tij janë zgjedhjet vendore. Duhet të kthejmë Tiranën në një normalitet ligjor.  Përsa i përket shkarkimeve në bashki, një urdhër i kryeministrit nuk mund të shkelë mbi ligje”, tha ai në News 24

    Gjatë fjalës së tij në studio, nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës u ndal edhe tek zhvillimet politike në opozitë.  Ai tha se opozita po del çdo ditë me fakte për zbulimine së vërtetës së zgjedhjeve dhe se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit nuk është e qartë se sa votues shqiptarë kanë votuar në 11 maj.

    “Ne jemi afërsisht dy muaj pas zgjedhjeve dhe akoma nuk dimë se sa votues shqiptarë kanë votuar. Cdo ditë po dalim me fakte të reja për zgjedhjet e 11 majit.  Po të shikoni komunikimi ka qënë vetëm për zbulimin e të vërtetës së zgjedhjeve. Krimet zgjedhore po i faktojmë çdo ditë , por SPAK nuk i nis hetimet. Kodi i ri Penal ishte i i pakonusltuar dhe i patrajtuar dhe gjithashtu komplikon punën e sistemit gjyqësor”, përfundoi Teliti

  • “Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte”/ Lëvizjet në Bashki, reagon ashpër Nënkryetari: Zgjidhja e duhur…

    “Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte”/ Lëvizjet në Bashki, reagon ashpër Nënkryetari: Zgjidhja e duhur…

    Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki.Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga kreu i qeverisë Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore.
    Në një studio televizive  ishte i ftuar nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti i cili diskutoi për lëvizjet në Bashki pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Teliti theksoi gjithashtu se duhet që Tiranën ta kthejmë në një normalitet ligjor.
    “Aktualisht kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik në bashki. Mund të them se katër postet e reja në Bashkinë e Tiranës janë deleguar nga kryeministri. Bashkia e Tiranës po trajtohet si ndarje torte, jo si pushtet vendor. Në momentin që ne nuk kemi një kryetar të Bashkisë së Tiranës, zgjidhje e duhur për rizgjedhjen e e tij janë zgjedhjet vendore. Duhet të kthejmë Tiranën në një normalitet ligjor. Përsa i përket shkarkimeve në bashki, një urdhër i kryeministrit nuk mund të shkelë mbi ligje”, tha ai.
    Gjatë fjalës së tij në studio, nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës u ndal edhe tek zhvillimet politike në opozitë. Ai tha se opozita po del çdo ditë me fakte për zbulimine së vërtetës së zgjedhjeve dhe se dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit nuk është e qartë se sa votues shqiptarë kanë votuar në 11 maj.
    “Ne jemi afërsisht dy muaj pas zgjedhjeve dhe akoma nuk dimë se sa votues shqiptarë kanë votuar. Cdo ditë po dalim me fakte të reja për zgjedhjet e 11 majit. Po të shikoni komunikimi ka qënë vetëm për zbulimin e të vërtetës së zgjedhjeve. Krimet zgjedhore po i faktojmë çdo ditë , por SPAK nuk i nis hetimet. Kodi i ri Penal ishte i i pakonusltuar dhe i patrajtuar dhe gjithashtu komplikon punën e sistemit gjyqësor”, përfundoi Teliti.

  • ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.
    Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë  për një studio televizive komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.
    “Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.
     
     
     

  • “Laptopi i Lubi Ballukut”/ Denoncimi i Berishës: Ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

    “Laptopi i Lubi Ballukut”/ Denoncimi i Berishës: Ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

    Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë publike sot disa të dhëna që, sipas tij, vijnë nga “laptopi i Lubisë”, një material që ai pretendon se përmban informacion për përdorimin e punonjësve të administratës publike në funksion të fushatave elektorale të Partisë Socialiste.Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për shndërrimin e institucioneve shtetërore në “polici politike elektorale”, duke përmendur edhe emra.
    Sipas ish-kryeministrit, të dhënat nga ky laptop përmbajnë lista me mijëra emra punonjësish të administratës, institucioneve të pavarura, ndërmarrjeve publike dhe organeve të rendit, të cilët janë përdorur si “patronazhistë” dhe “mercenarë elektoralë” gjatë zgjedhjeve në Fier.
    Pjese nga deklarata e Berishes
    Ju e keni parasysh, këto ditë paraqita para jush miliona metër katrorë ndërtime të dhëna me firmën e Edi Ramës dhe Adelajda Rrokës për kartelet e drogës. Adelajda është drejtoresha e përgjithshme e zyrës kombëtare të urbanistikës, motra e dy Rrokove, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës.
    Adelajda në njëfarë mënyrë është Ergys Agasi me pantallona.
    Por Adelajda nuk është pa lidhje me familjen Rama.
    U bëj thirrje medieve me guxim të ndriçojnë këto të vërteta tragjike për shqiptarët.
    Po, iu bëj thirrje medieve të pyesin veten si ka mundësi të bien eksportet nga një vit në një tjetër me 30 përqind në një vend me ekonomik tregu dhe pas kovidit?
    Si mund të ndodhë? Shumë thjeshtë. Narkoeuro. Zhvlerësimi i monedhës evropiane nga narkoeurot në Shqipëri, shkatërroi dhe falimentoi me qindra dhe mijëra ndërmarrje eksporti.
    U bëj thirrje medieve të ndalen pse bie nga viti në vit prodhimi industrial. Si ka mundësi?
    Por mos harroni se eksportet dhe prodhimi industrial janë dy gjeneratorët kryesorë të punësimit.
    Ato bien prej narkoeuros.
    Ato bien sepse ndërtimi është shndërruar në shtyllë kryesore ku trafikantët me në krye kreun e organizatës kriminale kanë gjetur parajsën.
    Bëra këtë hyrjen, e lidhur fund e krye me zgjedhjet, sepse narkozyrtarët, zyrtarët e narkoshtetit, mijëra e mijëra prej tyre, janë shndërruar në polici politike të votës së shqiptarëve.
    Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar.
    Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike.
    Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.
    Çfarë paraqet?
    Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet.
    Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë…
    Vazhdojmë…
    Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ.
    Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.
    Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.
    Për dy vjet pension, kërkon sanitare.
    Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.
    Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.
    Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.
    Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.
    I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.
    Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.
    Ka bërë kurs për grafik dizajn.
    Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.
    Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues.
    I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.
    Kërkon në kopshtin numër 2.
    Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.
    Kërkon sanitare në bashki.
    Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.
    Kërkon të punësohet sanitare.
    Kërkon të punësohet roje në bashki.
    Mund t’u sillja këtu me qindra, mijëra.
    Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.
    Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.
    Por lista e tyre është e pafundme.
    Albpetroli i tëri.
    Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.
    Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.
    Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit.

  • Lufta e humbur me zjarret që po djegin Shqipërinë, vetëm 21 mln euro buxhet për 61 bashki!

    Lufta e humbur me zjarret që po djegin Shqipërinë, vetëm 21 mln euro buxhet për 61 bashki!

    Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.
    Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.
    Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.
    Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tiranë me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024. Tiranë ka 13% të totalit të fondit për mbrojtjen nga zjarri që iu shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar. E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.
    Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dhënë për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakushtëzuar. Bashkia e Elbasanit përfitoi për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.
    Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia përfitoi 63,6 mln lekë apo 31% më shumë. Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.
    Pavarësisht fondeve që u akordohen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali sistemi mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologji moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon kryesisht për rroga, sigurime shoqërore dhe karburant, ndërsa makineritë dhe pajisjet janë të amortizuara.
    “Mungon infrastruktura në terren, nuk ka flotë ajrore, dhe teknologjia për zbulimin e hershëm të zjarreve është pothuajse inekzistente. Shërbimi pyjor është shpesh i neglizhuar dhe investimet në korridore sigurie, rrugë ndërhyrjeje apo stacione uji janë minimale. Në këtë situatë, bashkitë janë të mbingarkuara dhe të pafuqishme përballë rreziqeve që vijnë nga zjarret, sidomos në zonat pyjore e malore”, pohon ai.
    Gjatë vitit 2024, Shqipëria u përball me një nga sezonet më të rënda të zjarreve, me mbi 46 mijë hektarë pyje dhe kullota të djegura sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive “për qeverisjen Vendore. Raport mbi situatën aktuale 2024”.
    Në raport theksohet se pothuajse gjysma e bashkive nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.
    Sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi më pak se një zjarrfikës për 1,500 banorë dhe më pak se një automjet zjarrfikës për 10,000 banorë. Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimit të popullsisë, ndërsa shumë bashki të vogla ndonëse me më shumë personel për frymë, kanë vështirësi infrastrukturore dhe territoriale për ndërhyrje.
    “Të dhënat tregojnë se bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha. Kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë.
    Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet. Mesatarja kombëtare është më e afërt me treguesit e bashkive të mëdha, duke treguar se këto të fundit kanë një ndikim më të madh në përllogaritjen e saj”, thuhet në raport.
    Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është i kufizuar dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare rekomandon rritjen e transfertave sektoriale për këtë funksion.
    Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki; krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund ta përdorin për të përballuar situatat kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane./Monitor

  • Rama njofton konkurse për punë në disa bashki të vendit

    Rama njofton konkurse për punë në disa bashki të vendit

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se modeli i ri organizativ i konceptuar me Institutin Tony Blair do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera për të forcuar qeverisjen vendore në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

  • “Do të ngrihet Agjenci e re e planifikimit dhe zhvillimit”, Rama: Struktura në çdo bashki për menaxhimin e territorit

    “Do të ngrihet Agjenci e re e planifikimit dhe zhvillimit”, Rama: Struktura në çdo bashki për menaxhimin e territorit

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ngrihet një Agjenci e re e planifikimit dhe zhvillimit e cila do të ndihmojë çdo bashki të menaxhojë si duhet territorin.
    “Do e përfshijmë menjëherë dhe ndërkohë do të procedojmë më pas me krijimin e Agjencisë kombëtare të planifikimit dhe zhvillimit si një agjensi me shtrirje në territor dhe përfaqesi në cdo bashki.
    Do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja teknike sa i takon zhvillimit të territorit ku do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh, të krijojmë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Do na japë mundësi të kemi burime njerëzore më cilësore në territor”, tha Rama.
    Edi Rama: Kemi një problem shumë të madh, është toleruar për një kohë të gjatë nga bashkitë, janë kantieret e ndërtimit që skanë lidhje me respektin ndaj të tjerëve, mjedisin, sigurinë, kantiere që sjanë kantiere, rrethime që nuk janë rrethime, ndotje e patolerueshme. Do të bëhet dhe një ndërhyrje kuptimplotë në raport me kantieret, për kriteret që duhet të përmbushin.
    Ka dhe një sport tjetër në Tiranë dhe në zonat bregdetare ata zhvillues që marrin një leje, pa e marrë në dorë, kuturisën të fillojnë të hapin gropa dhe me një abuzivizëm përdoret një nen 6 për punime paraprake që kane prodhuar pallate pa leje. Masat që do të marrim do të jenë drastike. Kemi menduar për gjithçka por është lënë jashtë dhe në mënyrë të përsëritur në kuvend kja patur ndërhyrje në minutën e fundit që kanë shkuar në favor të ndërtuesve,
    Do e përfshijmë menjëherë dhe ndërkohë do të procedojmë më pas me krijimin e Agjencisë kombëtare të planifikimit dhe zhvillimit si një agjensi me shtrirje në territor dhe përfaqesi në cdo bashki.
    Do ta kenë më të lehtë nga pikëpamja teknike sa i takon zhvillimit të territorit ku do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh, të krijojmë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi. Do na japë mundësi të kemi burime njerëzore më cilësore në territor.

  • Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar  strukturë e re organizative për Tiranën

    Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
    Reagimi i Ramës: 
    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre
    APLIKONI me kurajo dhe besim
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

    Top Channel

  • Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës

    Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës

    Pas shkarkimeve masive të drejtorëve në disa bashki të vendit, kryeministri Edi Rama deklaron se se bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan kanë hapur thirrjet që në postet vakante të aplikojnë profesionist të rinj.

    Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se për bashkinë e Tiranës është konceptuar një mënyre e re drejtimit, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg.
    “Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.”-shkruan Rama.

    Postimi i Ramës
    Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
    APLIKONI me kurajo dhe besim
    Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
    Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.