Tag: bashki

  • Zgjedhjet për Tiranën/ Rama: Duhet një katarsis burimor, e nevojshme për këtë bashki

    Zgjedhjet për Tiranën/ Rama: Duhet një katarsis burimor, e nevojshme për këtë bashki

    Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. 
    Edi Rama u ndal te pikat kryesore ku bashkitë e vendit do duhet që të punojnë, pasi nuk ka rezultate të mira. Sakaq, ai ka paralajmëruar dhe ‘vetëpastrim të bashkisë’ së Tiranës ose ‘katarsis burimor’, që siç shtoi, ky institucion e ka të nevojshme. 
    “Qeveria do t’u bashkohet bashkive në kompaninë e madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përgjegjësinë për ecurinë e procesit që shumë ka zgjatur, duke pritur të ngrihet në nivelin e duhur, duke u bazuar te vendimmarrjet shpeshherë të pakënaqshme në nivel lokal. 
    Do krijojmë një kompani që dhe në fushën e energjisë. Edhe për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ka nisur në gjithë territorin. Mbledhja do vijojë të mbetet detyrë e bashkive. 
    Do ketë kritere për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, procesi do mbështet nga bashkia patjetër. Zgjidhje duan qytetarët për cilësinë e transportit urban, ku ka problematika serioze. Problematika dhe nga të prekurit nga tërmeti. Bashkia për hir të së vërtetës nën drejtimin e nënkryetares në detyrë ka bërë gjithçka të mundur në kushte të vështira, por nevoja për legjitimim udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit është çdo dite më dhe urgjente. Mjaft të shohësh situatën dramatike me prokurimet. 
    Proces katarsisi burimor, vetëpastrim të bashkisë së Tiranës siç bëmë dhe me bashki të tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimimin e kryetarit të ri. Që mos kemi më situata që hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës lokalë’, tha ai. 
     

  • Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, paralajmëron Rama: Duhet një katarsis burimor, e ka shumë të nevojshme kjo bashki

    Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, paralajmëron Rama: Duhet një katarsis burimor, e ka shumë të nevojshme kjo bashki

    Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës.

    Edi Rama u ndal te pikat kryesore ku bashkitë e vendit do duhet që të punojnë, pasi nuk ka rezultate të mira. Sakaq, ai ka paralajmëruar dhe ‘vetëpastrim të bashkisë’ së Tiranës ose ‘katarsis burimor’, që siç shtoi, ky institucion e ka të nevojshme.
    “Qeveria do t’u bashkohet bashkive në kompaninë e madhe publike, por do të udhëheqë duke marrë përgjegjësinë për ecurinë e procesit që shumë ka zgjatur, duke pritur të ngrihet në nivelin e duhur, duke u bazuar te vendimmarrjet shpeshherë të pakënaqshme në nivel lokal.
    Do krijojmë një kompani që dhe në fushën e energjisë. Edhe për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ka nisur në gjithë territorin. Mbledhja do vijojë të mbetet detyrë e bashkive.
    Do ketë kritere për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, procesi do mbështet nga bashkia patjetër. Zgjidhje duan qytetarët për cilësinë e transportit urban, ku ka problematika serioze. Problematika dhe nga të prekurit nga tërmeti. Bashkia për hir të së vërtetës nën drejtimin e nënkryetares në detyrë ka bërë gjithçka të mundur në kushte të vështira, por nevoja për legjitimim udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit është çdo dite më dhe urgjente. Mjaft të shohësh situatën dramatike me prokurimet.
    Proces katarsisi burimor, vetëpastrim të bashkisë së Tiranës siç bëmë dhe me bashki të tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimimin e kryetarit të ri. Që mos kemi më situata që hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës lokalë’, tha ai.
     

    Top Channel

  • “Lushnja, fshati më i madh i Fierit!” Korreshi: Po vuajmë sot për një gabim të 11 viteve më parë

    “Lushnja, fshati më i madh i Fierit!” Korreshi: Po vuajmë sot për një gabim të 11 viteve më parë

    Saimir Korreshi, deputet i PD, anëtar i komisionit të kaluar parlamentar për reformën territoriale, në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN tha se reforma aktuale territoriale nuk arriti uljen e shpenzimeve dhe të administratës, përkundrazi: “Sot ka më pak shërbime, por dyfishim të punonjësve. Korrupsioni është rritur dhe tarifat për shërbime administrative janë gjithnjë më të larta. Lejet e ndërtimit janë koncentruar, dhe kjo ka qenë një dështim.”
    Ai vuri në dyshim motivet e mazhorancës: “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet.”
    Korreshi pranoi se nevojitet një reformë e re, duke theksuar se në disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit shkon për paga, ndërsa qyteti po degradon për shkak të mungesës së institucioneve qendrore. Ai shtoi se për një patentë drejtimi qytetarët duhet të shkojnë në Fier, duke ironizuar se Lushnja po bëhet “fshati më i madh i Fierit”.
    Sa i përket rolit të opozitës, Korreshi u shpreh: “Opozita duhet të marrë pjesë në çdo reformë dhe të thotë mendimin e saj. Sot, kur nuk ke vota, s’ke çbën, por mendimin duhet ta thuash.” Ai kritikoi mungesën e pjesëmarrjes së opozitës në reformën e vitit 2014, duke shtuar se shumë më tepër bashki mund të ishin përfshirë.
    “Opozita vuan sot pikërisht atë ndarje territoriale të vitit 2014, opozitës i janë ofruar shumë më shumë bashki, edhe 84 e kusur bashki. Megjithatë, opozita, me atë budallallëkun e vet, e them me plot bindje nuk ka marrë pjesë. Mund të kishim shumë më shumë bashki sot”, tha Korreshi.

  • Deputeti i Lushnjës gjen shkakun e humbjes së PD: Na kanë lënë si fshat të Fierit

    Deputeti i Lushnjës gjen shkakun e humbjes së PD: Na kanë lënë si fshat të Fierit

    Saimir Korreshi, deputet i PD, anëtar i komisionit të kaluar parlamentar për reformën territoriale,  tha se reforma aktuale territoriale nuk arriti uljen e shpenzimeve dhe të administratës, përkundrazi: “Sot ka më pak shërbime, por dyfishim të punonjësve. Korrupsioni është rritur dhe tarifat për shërbime administrative janë gjithnjë më të larta. Lejet e ndërtimit janë koncentruar, dhe kjo ka qenë një dështim.”
    Ai vuri në dyshim motivet e mazhorancës: “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet.”
    Korreshi pranoi se nevojitet një reformë e re, duke theksuar se në disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit shkon për paga, ndërsa qyteti po degradon për shkak të mungesës së institucioneve qendrore. Ai shtoi se për një patentë drejtimi qytetarët duhet të shkojnë në Fier, duke ironizuar se Lushnja po bëhet “fshati më i madh i Fierit”.
    Sa i përket rolit të opozitës, Korreshi u shpreh: “Opozita duhet të marrë pjesë në çdo reformë dhe të thotë mendimin e saj. Sot, kur nuk ke vota, s’ke çbën, por mendimin duhet ta thuash.” Ai kritikoi mungesën e pjesëmarrjes së opozitës në reformën e vitit 2014, duke shtuar se shumë më tepër bashki mund të ishin përfshirë.
    “Opozita vuan sot pikërisht atë ndarje territoriale të vitit 2014, opozitës i janë ofruar shumë më shumë bashki, edhe 84 e kusur bashki. Megjithatë, opozita, me atë budallallëkun e vet, e them me plot bindje nuk ka marrë pjesë. Mund të kishim shumë më shumë bashki sot”, tha Korreshi.

  • “Mazhoranca s’ngopet kurrë”, Korreshi thirrje opozitës: Merrni pjesë në çdo reformë,  s’duhet të rrijë spektatore

    “Mazhoranca s’ngopet kurrë”, Korreshi thirrje opozitës: Merrni pjesë në çdo reformë, s’duhet të rrijë spektatore

    Deputet i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u ndal sot gjerësisht te roli i opozitës në lidhje me situatën përballë mazhorancës.
    Në një intervistë në një enision televiziv, Korreshi u shpreh se opozita duhet të jetë më aktive dhe e përfshirë, e të marrë pjesë në çdo reformë përmes mendimit, edhe pse nuk ka vota të mjaftueshme për shumicën.
    Korreshi shtoi se kjo është një betejë që nga viti 2014 për opozitën, që vuan për gabimet e vjetra.
    “Nëse do të kishte një logjikë, do të ishte zgjedhur edhe Avokati i Popullit, por këta nuk kanë të ngopur. Këta do ta bëjnë hartën si të duan vet. Disa bashki si Lushnja, 75% e buxhetit shkon për paga, ndërsa qyteti po degradon për shkak të mungesës së institucioneve qendrore. Për një patentë drejtimi qytetarët duhet të shkojnë në Fier.
    Opozita duhet të marrë pjesë në çdo reformë dhe të thotë mendimin e saj. Sot, kur nuk ke vota, s’ke ç’bën, por mendimin duhet ta thuash.
    Opozita vuan sot pikërisht atë ndarje territoriale të vitit 2014, opozitës i janë ofruar shumë më shumë bashki, edhe 84 e kusur bashki. Megjithatë, opozita, me atë budallallëkun e vet, e them me plot bindje nuk ka marrë pjesë. Mund të kishim shumë më shumë bashki sot”,-tha Korreshi.

  • Nga ferma tradicionale tek bashkëpunimi i fermerëve, shteti nis pilotimin e projektit në 5 bashki

    Nga ferma tradicionale tek bashkëpunimi i fermerëve, shteti nis pilotimin e projektit në 5 bashki

    Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri,  me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
    Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.
    Por çfarë është “contract farming?”  Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.
    Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit.

  • Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

    Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

    Edi Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se do të nisë një reformë të re territoriale. Arbjan Mazniku do të drejtojë komisionin e posacëm parlamentar për një ndarje të re të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshimet e shumta demografike që ndodhën këto 10 vitet e fundit.
    Sa i përket qarkut Gjirokastër, tre bashki rrezikojnë të mos ekzistojnë më; Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra. Ndonëse nuk ka ende një draft të publikuar, PS e ka thënë vazhdimisht se është për variantin e uljes së mëtejshme të numrit të bashkive.
    Në një skenar të tillë, Libohova do të bashkohej me Gjirokastrën, Këlcyra me Përmetin dhe Memaliaj me Tepelenën.
    Dropulli për shkak të specifikës si bashki minoritare nuk pritet të preket. Nëse shkohet drejt këtij varianti numri i bashkive në qarkun Gjirokastër reduktohet nga 7 në 4.
    Rama paralajmëroi se do të vijojë punën për këtë reformë edhe nëse opozita zgjedh të mos përfshihet sic bëri në ndarjen e parë kur u shkrinë komunat dhe u krijuan 61 bashki të reja në vend.
    Kësaj radhe PS është edhe më komode në Kuvend sepse i ka votat e nevojshme për të miratuar hartën e re të pushtetit vendor në Shqipëri. ©Argjiroja.net 

  • Dorëheqje, emërime e arrestime/ Drejt zgjedhjeve të parakohshme 6 bashki në vend

    Dorëheqje, emërime e arrestime/ Drejt zgjedhjeve të parakohshme 6 bashki në vend

    Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
    Në këtë listë është edhe bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, për të cilën Kryeministri Edi Rama, sot nga Asambleja e PS, kërkoi që të nisin procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt i cili është i arrestuar dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, zgjedhje priten edhe në Bashkinë e Vlorës, pasi kryebashkiaku la detyrën mbrëmjen e së mërkurës (10 shtator).
    Drejt zgjedhjeve të parakohshme janë edhe 3 bashki, ajo e Matit, Beratit dhe Tepelenës, për shkak se kryetarët e këtyre institucioneve dhanë dorëheqjen pasi u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit (respektivisht Agron Malaj, Ervin Demo dhe Tërmet Peçi).
    Sapo qeveria të shpallë vakancën, këto 3 bashki do të shkojnë drejt zgjedhjeve.
    Emërimi surprizë i Andis Sallës në Ministrinë  Bujqësisë, ditën e sotme në Asamblenë e PS, hap garën për zgjedhje edhe në Bashkinë e Cërrikut.
     

  • 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

    6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

    Në 6 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale për shkak të largimit të kryebashkiakëve.
    Vëmendja kryesore do të jetë në Tiranë ku, pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj, në garë socialistët do të hedhin Ogerta Manastirliun.
    E deleguar si një nga tre drejtueset politike të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Manastirliu, dikur vartëse e Edi Ramës në bashki, do të hyjë sërish në fushatë, këtë herë për ta drejtuar vetë institucionin.
    Ndërkohë zgjedhje do të zhvillohen edhe në Vlorë ku Ermal Dredha dha dorëheqjen vetëm një ditë më parë. I kritikuar shpesh nga kryeministri Rama për drejtimin e bashkisë, ish-diplomati e njoftoi kreun e PS-së pak orë para nisjes së mbledhjes së Asamblesë.
    Zgjedhje do të zhvillohen gjithashtu edhe në Berat, Mat e Tepelenë ku të zgjedhurit e dy viteve më parë tashmë kanë marrë mandatin e deputetit.
    Ndërkohë që vetëm sot është mësuar që në zgjedhje do të shkojë edhe Bashkia e Cërrikut, pasi kryebashkiaku aktual u emërua ministër në qeverinë Rama.
    Tirana, Vlora, Berati, Mati, Tepelena, Cërriku – bashkitë ku do të bëhen zgjedhje.

  • Shkundet harta elektorale, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme në tetor

    Shkundet harta elektorale, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme në tetor

    Gjashtë Bashki të vendit pritet t’i drejtohen zgjedhjve të parakohshme lokale, për shkak se kanë mbetur pa kryetarë.
    Më konkretisht, prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre Tërmet Peçi, Ervin Demo dhe Agron Malaj lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar.
    Po ashtu, edhe Bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar që prej muajit shkurt, kur Erion Veliaj u arrestua në zyrën e tij me urdhër të SPAK dhe ndodhet ende në paraburgim.
    Pasi SPAK dërgoi ditën e djeshme dosjen për gjykim, Edi Rama sot në Asamblenë e PS-së njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë, pasi kryeqytetit sipas tij, nuk duhet të rrijë pa “kokë” dhe i kërkoi Këshillit Bashkiak që mos e zgjatë më shumë se 7 ditë procesin e shkakrimit të Veliajt. Po ashtu, ai shpalli edhe kandidaturën e PS-së, e cila do të jetë Ogerta Manastirliu.
    Një tjetër bashki që do të shkojë në zgjedhje të parakohshme është Vlora. Kjo për shkak se kryebashkiaku Ermal Dredha dha ditën e djeshme dorëheqjen, pas përplasjeve dhe krititave të vazhdueshme që merrte nga Edi Rama.Zgjedhje do të zhvillohen gjithashtu edhe në Bashkinë e Cërrikut, pasi kryebashkiaku aktual Andis Salla do të jetë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i shpallur sot nga Rama dhe pritet që ai të japë dorëheqjen.
    Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat.
    Qeveria priotet të njoftojë zyrtarisht presidentin brenda shtatorit për vakancat dhe më pas kreu i shtetit duhet të caktojë datën brenda 48 orëve. Zgjedhjet do të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
    Burime brenda radhëve të socialistëve bëjnë me dije se zgjedhjet pritet të mbahen në muajin Tetor, për të cilat ata kanë nisur përgatitjen prej kohësh.